LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha: Rikthehem si Steve Jobs! Thjeshtra dhe baxhanaku i Ramës do përgjigjen para ligjit, Veliaj të shpjegojë lidhjet me Iranin. Synojmë hetimin e çdo deputeti pas vitit 1992

• Kryedemokrati Sali Berisha ka krahasuar veten me Steve Jobs. Në një bashkëbisedim që pati sot me qytetarët përmes Facebook, Berisha tha se ai do të rikthehet, por jo me Iphone, por me një zhvillim për Shqipërinë. Ai tha se objektiv ka që Shqipëria të ketë paga sa Sllovenia. • Berisha ka përsëritur thirrjen nga Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të hetojnë ambasadoren Yuri Kim, duke shtuar se ajo ka prona në vendin tonë dhe është përfshirë në afera që duhen hetuar. • Berisha është shprehur se ccdo punonjës administrate do të përjashtohet, nëse është përfshirë në fushatë elektorale. • Ai u ka bërë thirrje emigrantëve që të vijnë në Shqipëri që të votojnë më 14 maj ose të orientojnë të afërmit e tyre. • Kandidatët e dalë nga grupet e tjera, përveç Belind Këlliçit, kryedemokrati Sali Berisha i konsideron paterica të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të kryeministrit Edi Rama. Berisha e ka konsideruar projektin më të tmerrshëm për vjedhje Rilindjen Urbane. • Ai tha se krimi komandon gjithçka në Shqipëri, ku bandat marrin valixhe me para dhe kryejnë vrasje, duke qenë të sigurtë se nuk të përballen me ligjit. Sipas tij, ministri Bledi Çuçi është garancia për të gjitha flukset e drogës që futen në vendin tonë. Berisha tha se edhe Linda Rama kërkon që prokurorët ta arrestojnë atë.

11 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Zotimet e Berishës: Anulohet projekti për Portin e Durrësit dhe shembja e ndërtesa 50-vjeçare. Veliaj të shpjegojë çfarë e lidh me terroristët e Iranit

Berisha: Rikthehem si Steve Jobs! Thjeshtra dhe baxhanaku i Ramës do
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se në momentin që do të vijë në pushtet do të anulojë çdo vendim që e konsideron të paligjshëm. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Berisha përmendi vendimin për shembjet e ndërtesave mbi 50-vjeçare.

“Një nga vendimet e para që do anulohet është vendimi për prishjen e ndërtesave me vendim qeveritar që janë të ndërtuara 50 vite me parë. Ai vendim do hidhet në kosh, sepse kjo do të thotë se dora e zeza e mafies dhe trafiqeve shqiptare të zgjedhe çdo vend që i pëlqen, çdo pozicion të përshtatshëm dhe të fusë kontrollet e veta për ta marrë trafikanti dhe mafia. Çdo ndërtim që do prishet do shpërblehet mbi bazën e çmimeve të tregut. Kjo është absolute dhe të gjitha prishjet që janë bërë në kundërshtim me ligjin do paralizohen ata që i kanë prishur,”- tha Berisha.

Ai gjithashtu tha sapo të vijë në pushtet do të anulojë projektin e Portin e Durrësit, që e konsideroi një vjedhje e madhe me qëllimin e vetëm për të pasuruar kryeministrin Edi Rama.

“Kjo vjedhje e madhe ka për qëllim të bëjë miliarder Edi Ramën. Natyrisht të shtojë miliardat tek Alabbari i Edi Ramës. Por kjo kurrë nuk do pranohet. Do anulohet. Ne kemi filluar denoncimet. Ndaj dhe do bëjmë gjithçka ta anulojmë,”- shtoi Berisha.

Kreu i PD-së ripërsëriti ligjin e depozituar në Kuvend dhe tha se ka për qëllim hetimin e çdo deputeti nga viti 1992, por që është kryeministri Edi Rama ai që s’e pranon.

“Ju e dini që unë kam dërguar në parlament një ligj që heq parashkrimin për ministrat, kryeministrat.  Rama nuk e pranon. Por zotimi im solemn është se ai ligj do votohet në javët apo në muajt e parë të mandatit të parë. Ai ligj është jetik. Parashkrimi për hajdutët e pushtetit është një amnisti për ta. Parashkrimi u bën të mundur atyre të krijoni parajsa përrallore. A do hetohet? Pa diskutim, edhe ata që kanë abuzuar. Parashkrimi do ketë efekte prapavepruese nga 22 marsi i vitit 1992 për të mos thënë 31 mars 91 e në vazhdim,”- shtoi ai.

Kryedemokrati akuzoi sërish kryebashkiakun Erion Veliaj se është i përfshirë në një aferë me Iranin për inceneratorin.

“Denoncimi i lidhjes iraniane të Erion Veliajt dhe ortakut të Ali Aliabadit, ish-komandantit të Gardës Revolucionare terroriste të Iranit, mbeti pa asnjë përgjigje prej tij. Në një kohë kur një nga ortakët e kompanisë Integrated Energy, sjell fakte dhe prova se Bruno Preseci është ortak me ish-komandantin e Pasdaranit dhe se po lajnë para në djegësin e Tiranës. Kemi të bëjmë me një specie mafioze të rrezikshme në çdo aspekt. I them Erion Veliajt, dil e shpjego se çfarë lidhjesh ke me Bruno Presecin, me Miliad Lopën dhe Ali Aliabadin? Është ky ekip hajnash, mafiozësh, një konglomerat i mafies rajonale dhe ndërkombëtare që garojnë më 14, por që do të shkojnë aty ku e meritojnë,”- tha Berisha.

3 VITE ME PARE

"Arrestoni Saliun"/ Denoncimi i Berishës: Zonja Rama tërbohet e kap prokurorët, thjeshtra vrapon pas tenderave në mënyrë të paligjshme

Berisha: Rikthehem si Steve Jobs! Thjeshtra dhe baxhanaku i Ramës do
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi familjen e kryeministrit Edi Rama se do të përgjigjen para ligjit për çdo shkelje që kanë kryer. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Berisha tha se edhe Linda Rama kërkon që prokurorët ta arrestojnë atë. Sipas kreut të PD-së kjo sjellje e barazon me ambasadoren Yuri Kim, të cilën e konsideron guvernatore. Berisha tha gjithashtu se thjeshtra e kryeministrit Rama, Rea Xhillari vrapon pas tenderave publikë, duke ditur që ligjërisht nuk duhet të përfitojë. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Vetëm tenderat e baxhanakut të Edi Ramës, një Fangu, janë me dhjetëra, në mos qindra deri më tani.
Pas Fangut, Olsi Rama, i vëllai i kryeministrit, ortaku i Amant Josifit, qëndron mburoja e vjedhjes 2.2 miliard eurove të qyetarëve europianë. Për dijeni, Amanti e ka mamanë drejtoreshë ër shërbimit civil dhe nuk guxon ta prekë kush se ka mbështetjen e ortak-Olsit. Olsi është njeriu që mori përsipër të zhvillojë Spitallën me një kompani kineze, që doli të ishte kompani që merrej me menaxhimin e azileve. Nuk mbetet mbrapa thjeshtra. Unë e di se zonja Rama tërbohet dhe humbet kontrollin dhe kap prokurorët si guvernatorja se pse nuk arrestojnë Sali Berishën. Problemi i thjeshtrës është se vrapon pas tenderave në mënyrë të paligjshme. Nuk ka pse shtrin duart familja Rama. Asnjë pjesëtar i familjes nuk mund të marrë pjesë në prokurime, direkt apo indirekt. Asnjë prej tyre nuk mund të përfitojë nga koncesionet. Megjithatë, këta do përgjigjen para ligjit një ditë.

3 VITE ME PARE

"10 të vrarë e 15 të plagosur"/ Berisha: Krimi merr valixhe me para, kryen vrasje pa ju hyrë ferr në këmbë

Berisha: Rikthehem si Steve Jobs! Thjeshtra dhe baxhanaku i Ramës do
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se krimi komandon gjithçka në Shqipëri. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Berisha u pyet për situatën në vend dhe tha se bandat marrin valixhe me para dhe kryejnë vrasje, duke qenë të sigurtë se nuk të përballen me ligjit. Ai tha se ministri Bledi Çuçi është garancia për të gjitha flukset e drogës që futen në vendin tonë. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Kriminaliteti nuk është në situatë kritike, por krimi sot e kontrollon plotësisht rendin. Rendi dhe siguria janë në duart e krimit të lidhur me qeverinë. Në një seri procesesh gjyqësore false, qeveria ka bërë të gjithë favoret ndaj bandave të saj. Ka shpërndarë para, ka dërguar çanta dhe valixhe me para për bandat. Ka lejuar të vrasin dhe ekzekutojnë pa u hyrë ferra në këmbë. Çuçi është ministri i familjes. Ai ka një qëllim, të garantojë flukset e drogës në Shqipëri. Nëse ju, e mbani mend një serë në Berat, në të cilën punonin 100 gra mëditëse. E kujt ishte sera, thoni ju? Lidhjet e serës të çonin te vetë ministri. Pasi Aranit Arapi, një bajloz droge i përjashtuar nga policia për këto qëllime, dhe i marrë këshilltar nga ministri i familjes, qëndronte pas serës.

3 VITE ME PARE

Berisha: Rilindja Urbane është projekti më i tmerrshëm për vjedhje! Shpenzuan 2.3 mld euro për pllaka guri, ne do u kthehemi fshatrave

Berisha: Rikthehem si Steve Jobs! Thjeshtra dhe baxhanaku i Ramës do
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar projektin më të tmerrshëm për vjedhje Rilindjen Urbane. Në një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Facebook, Berisha tha se maxhoranca ka shpenzuar 2.3 miliardë euro për të zbukuruar me gurë sheshet e bashkive, ndërkohë që nuk është bërë asnjë investim. Kreu i PD-së tha se ai vetë do tu kthehet investimeve në fshatra dhe zonat rurale. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Në vitin 205-2013, nga 11 mijë kilometra rrugë, 8400 ishin në Shqipërinë rurale. Përsëri mbeten rreth 3 mijë kilometra rrugë të paasfaltuara në zonat rurale. Mbeten të paktën edhe 300 ujësjellësa për t’u ndërtuar. Pra mbeten një seri investimesh të cilat ishin të domosdoshme në mënyrë që zonat rurale të kenë atë infrastrukturë që kanë lagjet e qyteteve. Duheshin edhe të paktën 2 miliardë euro. Gjithçka ndaloi. Ky projekt stopoi dhe u kthye çdo gjë në vendosjen e pllakave të gurit në sheshet e qyteteve. Rilindja Urbane është projekti më i tmerrshëm për vjedhjet se çdo projekt tjetër. A mund të imagjinoni që për shtrimin me pllaka guri të shesheve të bashkive, të jenë shpenzuar 2.3 miliardë euro, të cilat së bashku nuk mund të shkonin më shumë se 400 milionë euro. Por aty është bërë një nga gropat më të mëdha të vjedhjes në këtë vend. Nuk ka diskutim se një Shqipëri rurale është kushti i të gjitha kushteve që Shqipëria të jetë një vend i zhvilluar. Ne i kthehemi zhvillimit rural si kusht për zhvillimin e Shqipërisë.

3 VITE ME PARE

"Ç'ju bën kaq të sigurt?"/ 'Erion Braçe' pyet LIVE Berishën, kryedemokrati: Nuk do udhëtoj kurrë me avion me dhomë gjumi

Berisha: Rikthehem si Steve Jobs! Thjeshtra dhe baxhanaku i Ramës do
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komunikuar me një person që është vetëquajtur Erion Braçe në Facebook. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha u pyet nga personi në fjalë se ku e gjente bindjen se do të fitonte dhe tha se u referohet planeve që ka për transformimin e vendit.

Pa i bërë përshtypje emri nga i cili iu bë pyetje, Berisha tha se duke pasur parasysh që nuk do të ndërtojë kurrë rrugë me 60 milionë euro, shkolla me 10 milionë euro dhe 22 milionë euro në fluturime, ka bindjen që do të fitojë.

"E vërteta është se një seri bashkish janë tërësisht të falimentuara. Por, nuk mundet kurrë një njeri të qëndrojë duarkryq përpara të keqes. Kur sheh të keqen me sy, detyra më kryesore është ta ndalosh atë. Aty ku ndalon të keqen, lind shpresa, lind mundësia. Ka qenë viti 1992, gjithsej arka e shtetit kishte 4 milionë dollarë. 80 përqind e qytetarëve ishin të papunë. Por reforma dhe guximi për t’i ndërmarrë ato, bënë të mundur që çdo vit, të ardhurat të dyfishohen. Unë mund t’u them ju zoti Erion, se qeveria e ardhshme nuk do ndërtojë kurrë rrugë me 24 milionë euro, por me 2, 3 milionë euro kilometri. Qeveria e ardhshme nuk do ndërtojë shkolla me 6 milionë euro, por me 700 mijë euro. Kryeministri i ardhshëm nuk do shpenzojë 22 milionë euro me fluturime me avion me dhomë gjumi, të blejë vazo 4 milionë euro. Nuk do lejojë kurrë që ministrat të ulen në dreka dhe darka me 10 mijë euro, apo që të udhëtojë 15 rrugë me helikopter për Peshkopi. Mundësitë janë të mëdha nëse vendosim ligjin dhe qytetarin në epiqendër të qeverisjes,"- tha Berisha. 

3 VITE ME PARE

Berisha: Çdo kandidat tjetër përveç Këlliçi, është veç paterica e Erion Veliajt, kanë kaluar në sqetullën e Ramës

Berisha: Rikthehem si Steve Jobs! Thjeshtra dhe baxhanaku i Ramës do
Sali Berisha

TIRANË- Kandidatët e dalë nga grupet e tjera, përveç Belind Këlliçit, kryedemokrati Sali Berisha i konsideron paterica të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të kryeministrit Edi Rama. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Berisha shkruan se të gjithë janë njerëz që futen në garë për të dëmtuar të djathtën. Kreu i PD-së tha se e djathta nuk mund të bëhet kurrë me njerëz si Alibasha dhe Lulzim Brava, siç i quan ai deputetët. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Çdo kandidat përveç Belind Këlliçit, është kandidat i Edi Ramës. Ai kandidon për të ndihmuar kandidatin e Edi Ramës, që përbën në vetvete falsititetin më të madh, një nga njerëzit më të korruptuar të këtij vendi, një nga njerëzit më mashtrues dhe më pa ndjenja për qytetarët. Të gjithë kandidatët e Alibashës dhe Bravës janë vetëm paterica të Erion Veliajt. Janë njerëz që kanë kaluar në krah, në sqetullat e Edi Ramës, nuk kanë asgjë të përbashkët me të djathtën. Nuk besoj kurrë se e djathta mund të bëhet me njerëz si Alibasha dhe Lulzim Brava, të cilët janë pengje në lidhje krimi të Edi Ramës.

3 VITE ME PARE

Emigrantët/ Berisha: Më 14 maj ejani në Shqipëri, bëni gjithçka për të votuar se Rama ju pengon

Berisha: Rikthehem si Steve Jobs! Thjeshtra dhe baxhanaku i Ramës do
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje emigrantëve që të vijnë në Shqipëri që të votojnë më 14 maj. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Berisha tha se vota e emigratënve është penguar nga vetë kryeministri Rama, ndaj ata duhet të kthehen vetë në atdhe për të votuar. Sipas Berishës, edhe ata që nuk kanë mundësi të vijnë, duhet të bindin të gjithë të afërmit e tyre se për kë duhet të votojnë, duke kujtuar se për shkak të kushteve ku ndodhet vendi, kanë marrë rrugët e emigracionit. 

Pjesë nga deklarata e Berishës: 

Normalisht çdo emigrant kudo që ndodhet, më 14 maj duhet të votonte aty ku gjendet. Sot teknologjia e bën të mundur votimin në kohë reale kudo që ndodhet shqiptari. Por pengesa e vetme për këtë është Edi Rama, i cili nuk pranon dhe nuk do të pranojë që në këto zgjedhje të votojë emigracioni. Por, këto janë zgjedhjet e jetës sonë, në kuptimin e asaj që ne ftohemi pas 32 vitesh te kutitë e votimit për të rivendosur pluralizmin dhe përmbysur monizmin. Në këtë kontekst, në këtë betejë, angazhimi i emigracionit, qoftë duke qartësuar rolin jetik që ka pluralizmi për shoqërinë shqiptare, qoftë duke marrë ato kursime që kanë për të ardhur për të votuar, është i një rëndësie shumë të madhe. Me këtë rast i ftoj të gjithë emigrantët për të qenë më 14 maj në Shqipëri dhe për të votuar për pluralizmin. Sikundër i ftoj ata që nuk kanë mundësi, të bëjnë gjithçka me telefonata, jo vetëm me familjarët, por edhe më të afërmit e tyre, t’u kujtojnë se pse nuk ndodhen në Shqipëri. T’i ftojnë të votojnë kandidatët e primareve, të votojnë ndryshimin.

3 VITE ME PARE

Ç'do ndodhë me administratën që përfshihet në fushatë? Berisha: Përjashtim fishek! Për krim elektoral

Berisha: Rikthehem si Steve Jobs! Thjeshtra dhe baxhanaku i Ramës do
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se ccdo punonjës administrate do të përjashtohet, nëse është përfshirë në fushatë elektorale. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Berisha tha se në momentin që ata merren me fushatë, kthehen në militantë dhe nuk meritojnë të punojnë në administratë. 

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Një punonjës administrate që përfshihet në fushatë do të përjashtohet fishek nga administrata për krimn elektoral. Punonjësit e administratës janë një pasuri, por në momentin që përfshihen në fushatë, ata kthehen në militantë dhe nuk mund të jenë më punonjës. 

3 VITE ME PARE

Berisha përsërit thirrjen: SHBA të hetojë aferat dhe pronat e Yuri Kim në Shqipëri, jam i gatshëm në ndihmoj me çdo provë

Berisha: Rikthehem si Steve Jobs! Thjeshtra dhe baxhanaku i Ramës do
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka përsëritur thirrjen nga Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të hetojnë ambasadoren Yuri Kim. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Berisha tha se Kim ka prona në vendin tonë dhe është përfshirë në afera që duhen hetuar. Sipas Kryedemokratit, ajo është kokë e këmbë e përzierë me korrupsionin dhe e krahasoi me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal. Sipas Berishës, Kim është bashkuar me qeverinë për të luftuar opozitën në mënyrën më të paprinciptë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Unë kam respekt të madh për zotin Menendez, udhëheqës i Komisionit për Politikën e Jashtme të Senatit të SHBA.
Ambasadorja, të cilën unë e quaj guvernatore, ka tejkaluar çdo lloj limiti të mandatit të saj, të normave, të respektit, të sovranitetit të një vendi. Për shkak të mashtrimeve që ajo i ka bërë qeverisë së saj, ajo ka ndërmarrë akte të dënueshme ndaj drejtësisë shqiptare. Mjafton të kujtoj këtu se prokurorët që ajo ka kapur vazhdimisht me kërkesën staliniste se pse nuk e arrestoni Sali Berishën. Disa prej tyre do kishin dashur t’ia plotësonin atë dëshirë, por kanë marrë përgjigje se nuk rezulton asnjë fakt, asnjë dokument. Por ky është vetëm një aspekt i saj. Aspekt tjetër shumë i rëndë është qëndrimi në aferën McGonigal. Ajo është kokë e këmbë e përzier dhe një kopje me fustan e McGonigal në kuptimin e korrupsionit nga kjo qeveri për të luftuar opozitën në mënyrën më të paprinciptë.
Unë kam zgjedhur të mbroj interesat e publikut shqiptar duke e denoncuar atë në çdo rast. I kam bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të DASH, Kongresit të SHBA, FBI, të hetojë aferat korruptive, përfshirë pronat e saj në Shqipëri. I garantoj se PD është e gatshme të ndihmojë në transparencën e këtij hetimi.

3 VITE ME PARE

Berisha: Objektivi im, të arrijmë pagat e Sllovenisë, prioritet do të ketë rinia

Berisha: Rikthehem si Steve Jobs! Thjeshtra dhe baxhanaku i Ramës do
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka krahasuar veten me Steve Jobs. Në një bashkëbisedim që pati sot me qytetarët përmes Facebook, Berisha tha se ai do të rikthehet, por jo me Iphone, por me një zhvillim për Shqipërinë. Ai renditi prioritetet që do të ketë si kryeministër dhe tha se rinia do të jetë një nga prioritetet e tij. Berisha përmendi gjithashtu rikthimin e emigrantëve, ndërkohë që shtoi se kryeministri Edi Rama ka shkelur çdo rregull në këtë fushatë elektorale. Ai tha se objektiv ka që Shqipëria të ketë paga sa Sllovenia.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Çështja më themelore që duhet të zgjidhë PD nesër në pushtet është rikthimi i besimit te të rinjtë shqiptarë dhe te shqiptarët në tërësi, se e ardhmja mund të ndërtohet në Shqipëri dhe se Shqipëria është një vend i bekuar me pasuri mahnitëse. Nuk ka diskutim se rinia do jetë prioritet i të gjitha prioriteteve. Së pari, një mundësi reale që të shkollohen në të gjitha shkallët e arsimit. Së dyti, një përpjekje e gjithanshme për punësimin e tyre, një sistem kreditimi për strehimin dhe bizneset e tyre, bonuse për sipërmarrësit që punësojnë të rinjtë. Pra, një kompleks masash, të cilat jo vetëm do bëjnë që të rinjtë të mos largohen nga Shqipëria, por kam besim se qindra dhe mijëra të rinj të rikthehen në këtë vend për të ndërtuar të ardhmen e tyre. Qeveria e Edi Ramës nuk ka legjitimitet. Ai ka humbur që në krijimin e saj. Kjo qeveri u votua mbi sistemin e patronazhistëve dhe makinerinë e grabitjes së votës. Qëllimi numër një është rikthimi i të drejtës së shqiptarëve për të votuar si qytetarë të lirë. Unë ju garantoj se do bëhet gjithçka për t’i shkurtuar jetën qeverisë së Edi Ramës dhe që qytetarët të votojnë të lirë. Edhe në këtë fushatë, Rama po shkel çdo rregull dhe parim të zgjedhjeve të lira dhe të barabarta. Në fund, fatura do i shkojë vetëm atij. Ne do fitojmë! Rikthimi i tretë i Sali Berishës në qeverisje do jetë më i suksesshmi. Do e krahasoj edhe njëherë me Steve Jobs, i cili pasi e larguan nga ndërmarrja e tij, u rikthye dhe i bëri botës iPod, iPad dhe iPhone. Një rikthim i tretë do ketë momente kulmore, gjithçka në interes të shqiptarëve. Ne arritëm me ato reforma ekonomike që ju thoni, të kalojmë nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta, në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Arritëm të jemi njerëzit më të paguar në Ballkan, madje më të paguar se bullgarët dhe rumunët. Objektivi ynë ishte të kapnim sllovenët se ata janë me rroga më afër me vendet e 15-shes së BE. Ku e bazoja unë këtë objektiv? Asnjë vend në Ballkan, as Sllovenia, as Serbia, nuk ka pasuri përrallore të Shqipërisë. Në këtë kontekst, është në detyrën e një qeverie që këto pasuri t’i kthejë një mirësi, në mirëqenie, në rroga, në pensione, begati dhe progres të qytetarëve. Kështu që unë mbetem i sigurt në realizimin e këtyre objektivave.

3 VITE ME PARE

Ç'i ka ndodhur? Berisha shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore: Më falni, e kam zërin e çjerrë, fushata i shkakton këto

Berisha: Rikthehem si Steve Jobs! Thjeshtra dhe baxhanaku i Ramës do
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shfaqur në gjendje jo të mirë shëndetësore përballë qytetarëve. Ai ka nisur një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Facebook, por kërkoi ndjesë që në fillim të fjalës. Fajin për zërin, Berisha ia vuri fushatës dhe fjalimeve të mbajtura para demokratëve në qytete të ndryshme, ku dhe ka prezantuar kandidatët për kryetarë bashkie.

"Mirëdita, të dashur miq të rrjteve sociale, Facebook-ut, Instagramit, Tik Tokut e Tëeeterit, për një kohë të gjatë nuk kam mundur që të flas me ju hapur për shkak të fushatës dhe angazhimit të përditshëm. Jam këtu për t'ju përgjigjur çdo pyetjeje. Zërin e kam pak të çjerë, por del direkt nga zemra, pasi natyrshëm, fushata ndikon tërësisht në zë,"- tha Berisha. 

sali berisha sali berisha 10 prill 2023

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje