LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha: Martinaj paguante Veliun 30 mijë € në muaj, i bleu vilë, tani mbret i basteve është Olsi Rama

• Kryetari i Partisë Demokratike ka komentuar për herë të parë zhdukjen e biznesmenit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se Martinaj ishte njeri me influencë në Policinë e Shtetit e se madje ish-drejtorin Ardi Veliu e paguante 30 mijë euro në muaj. Veliut, Berisha tha se Martinaj i bleu dhe një vilë. • Referuar rikthimit të basteve sportive, kreu i PD-së u shpreh se me zhdukjen e Martinajt, ‘industria e mëkatit’ po legalizohet sërish, por që tani do të ketë mbret vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi. • Berisha komentoi dhe ndërtimin e Portit të Durrësit e tha se pas kompanisë arabe Allabbar fshihen gangsterët e Ballkanit e ato të Presidentit rus Vladimir Putin. Ai përmendi këtu Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, vëllezërit Kariç në Minsk dhe vetë kryeministrin Edi Rama. • Referuar aksionin opozitar, Berisha tha se ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta me të cilin kanë vendosur të kthehen fuqishëm me protesta, por ende nuk kanë caktuar një datë. • Kryeministrin Edi Rama e akuzoi edhe se bashkë me ‘kompaninë’ e tij bën orgji nëpër resorte.

10 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VD-Berisha: Rama u trajtua si vasal në Beograd, "Ballkani i Hapur" është nismë antishqiptare

Berisha: Martinaj paguante Veliun 30 mijë € në muaj, i bleu
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama u trajtua si vasal në Beograd. Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se Ballkani i Hapur është një nismë antishqiptare e se nuk po vendos asnjë rregull në tregun e lirë.

'Nëse sheh protokollet, ai është trajtuar si vasal. Të themi atë që është. Kjo nuk duhet të bëjë përshtypje, se ai është vasal. Vuçiç nuk ka nevojë ta shprehte këtë. Por ajo që dua të them, Ballkani i Hapur është në çdo aspekt, një nismë antishqiptare. Aleksandër Vuçiç, një serbomadh sa Millosheviçi, sa Xhorxheviçi, po e përdor Ballkanin e Hapur në çdo aspekt. Po e përdor për t’iu kundërvu Nismës së Berlinit, për të vendosur hegjemoninë serbe në Ballkan dhe influencën ruse. Po e përdor për të shkatërruar prodhimin në Shqipëri dhe Maqedoni, pasi asnjë rregull nuk është përcaktuar në tregun e lirë. Po e përdor për të dejonizuar politikisht Prishtinën, por kjo i dështoi.

I dështoi sepse Perëndimi e ka të qartë se kufiri i tij në Ballkan është kufiri me Kosovën. E përdor në rrafshin psikologjik me doktrinën e vjetër se kemi të bëjmë me dy shqiptarë, shqiptarci dhe albanci, këta të fundit janë të mirë dhe në Shqipëri, kure shqiptarci janë të këqinj dhe janë në Kosovë. Kjo është përdorur me dekada nga Beogradi. Rama është bërë argument kryesor i kësaj dogme.'- u shpreh Berisha.

3 VITE ME PARE

VD-Berisha: Nuk jam për industrinë e mëkateve dhe bixhozit, jam penduar që i lejova

Berisha: Martinaj paguante Veliun 30 mijë € në muaj, i bleu
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se industria e lojërave të fatit nuk duhet lejuar. Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se ajo është një industri mëkatesh. Madje shtoi se është penduar që i ka lejuar të funksionojnë gjatë qeverisjes së tij. 

"Unë nuk jam për industrinë e mëkateve dhe bixhozit, jam penduar që janë lejuar gjatë qeverisjes sime dhe nuk do lejohen, sepse janë burim fatkeqësish. Tani ky i legalizon, ky që nuk tha gjë për to. Masivisht thuhet se vëllai i tij është mbrapa,"- tha Berisha. 

3 VITE ME PARE

VD-Berisha flet për herë të parë për Ervis Martinajn: Rama ktheu bastet fill pas zhdukjes së tij, bëri mbret Olsin

Berisha: Martinaj paguante Veliun 30 mijë € në muaj, i bleu
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për herë të parë për zhdukjen e biznesmenit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se është e çuditshme që fill pas zhdukjes së Ervis Martinajt, bastet u rikthyen. Ai shton më tej se tashmë 'mbret' të lojërave të fatit, do bëhet Olsi Rama, vëllai i vetë kryeministrit Edi Rama. 

"Olsi Rama mori dhe bastet. Dy kanë qenë personat në fushën e basteve, i pari Ervis Martinaj, ai ka qenë i njohur në këtë industri, ai ka qenë, dihet. Dhe Olsi Rama gjithashtu. E vërteta është se fill pas zhdukjes së Ervis Martinajt, bastet u rikthyen. Lëvizjet e fundit që ai ka bërë, janë një pjesë të grushtit të shtetit. Është kështu apo jo? Sot mbreti i basteve u bë Olsi Rama,"- tha Berisha.  

3 VITE ME PARE

VD-E FORTË! Berisha: Rama dhe kompania e tij bëjnë orgji nëpër resorte

Berisha: Martinaj paguante Veliun 30 mijë € në muaj, i bleu
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama kryen orgji në resorte së bashku me kompaninë e tij. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha tha se i ka bërë publike dhe më parë këto skandale në të cilat është përfshirë Rama. Ai kërkon dënim të madh për këto akte. 

'Orgjitë e eksponetëve të lartë në resort unë i kam bërë publike. Strehimin e afganëve unë i respektoj, akt bujar, përputhet me traditat shqiptare, po se shkojnë dhe bëjnë orgji Rama me kompaninë në resort kjo për mua është një dënim shumë i madh.'- u shpreh Berisha.

3 VITE ME PARE

VD-Berisha zbërthen takimin me Metën: Rikthehemi me aksion të fuqishëm opozitar!

Berisha: Martinaj paguante Veliun 30 mijë € në muaj, i bleu
Sali Berisha

Sali Berisha: Jam takuar me zotin Meta, nuk kemi fiksuar një datë por kemi rënë dakort për një aksion të fuqishëm opozitar, për tu përballur me këtë regjim që po shtrëngon çdo ditë e më shumë monizmin e tij, vjedhjen, plaçkitjen e qytetarëve shqiptarë dhe sundimin e krimit. E theksova dhe e theksoj përsëri, zhvillimet e dy ditëve të fundit kanë qenë zhvillime që në një farë mënyre në një shtet normal të kujtojnë grushte shteti të pjesshme. Në ç’kuptim? Ti je kryeministër por nuk e heq dot drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pa motive të forta dhe publike. Je kryeministër por nuk mund të ndryshosh drejtorin e SHISH, pa e shkarkuar fillimisht atë tjetrin. Se Helidoni paska qenë i pashkollë.

Vijon….

3 VITE ME PARE

VD-Alibeaj u rikonfirmua si kryetar grupi, Berisha: Treni i PD nuk ndalet, mbetemi të hapur

Berisha: Martinaj paguante Veliun 30 mijë € në muaj, i bleu
Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u pyet ditën e sotme për fatin e PD-së dhe për vendimin e marrë një ditë më parë nga disa deputetë për rikonfirmimin e Enkelejd Alibeajt në krye të grupit parlamentar të partisë. Berisha u shpreh se PD është e pandalshme dhe nuk mund ta ndalojë njeri trenin e saj. 

'PD është e pandalshme, treni i saj nuk ndalet, natyrisht ajo mbetet e hapur. Gjatë një viti u bënë të gjitha llojet e përpjekjeve për ta ndarë. Gjatë kësaj kohe u bënë të gjitha përpjekjet për ta ndalë, ai vetëm sa rriti shpejtësinë.'- u shpreh Berisha.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Berisha: Ardi Veliu merrte 30 mijë euro në muaj nga Ervis Martinaj, i bleu dhe vilë

Berisha: Martinaj paguante Veliun 30 mijë € në muaj, i bleu
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka qenë një nga personat që paguhej nga Ervis Martinaj, biznesmeni i lojërave të fatit që rezulton i zhdukur. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se Martinaj i jepte Veliut 30 mijë euro në muaj. Ai shtoi se biznesmeni i kishte blerë edhe vilë Veliut. 

"Thuhet se Ardi Veliu paguhej me 30 mijë euro nga Ervis Martinaj, ia merrte çdo muaj dhe i kishte blerë edhe vilë madje. Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë e heq vetëm kryeministri, asnjë tjetër,"- tha Berisha. 

 

3 VITE ME PARE

VD-Largimi i Gledis Nano, Berisha: Nuk e shkarkon dot ministri, u largua nga Rama

Berisha: Martinaj paguante Veliun 30 mijë € në muaj, i bleu
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se nuk ka asnjë respekt për ish drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Ai u shpreh se Nano u hoq nga puna nga kryeministri Edi Rama pasi ministri nuk e largoi dot. 

'Nuk kam ndonjë respekt për Gledis Nanon se u zgjodh mbi kritere politike, por largimi i tij ishte politik, se u shkeli në kallo. Thuhet se largimi i tij ka lidhje me kontejnerin që u la pesë javë në port derisa u vodh e gjithë kokaina. Kjo e tërboi Edi Ramën. Thuhet se ky takoi Jetmir Ladën, i cili ndër të tjera i tha se Ardi Veliu paguhej 30 mijë euro në muaj nga Ervis Martini. E sigurt është që fillimi është brenda familjes Rama. Atë nuk mund ta hiqte asnjë njeri tjetër përveç kryeministrit. Ministri nuk e heq dot. Kështu ky u hoq për afera të Edi Ramës. Po pse, për Ardi Veliun e hoqi ai? E ka hequr për veten e tij, për familjen e tij.'- tha Berisha. 

3 VITE ME PARE

VD-Shembjet tek "Prestige Resort", Berisha: Akt politik, dënojmë çdo ndërhyrje me background politik

Berisha: Martinaj paguante Veliun 30 mijë € në muaj, i bleu
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar shembjet që kanë nisur tek "Prestige Resort" këtë mëngjes. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se aksioni i nisur është politik. Ai tha se kryeministri Edi Rama po përpiqet të shuajë të gjitha zërat kritikë. Kreu i PD-së tha se ky është një akt shumë i shëmtuar.  

"Fakti që ka dhënë leje e bën atë përgjegjës për shembjen e paligjshme të këtij resorti. Të gjitha të dhënat e deritanishme tregojnë se kemi të bëjmë me një përpjekje të hapur për të shkatërruar lirinë e medias, një biznes që nuk u përputh me kërkesat politike të Edi Ramës. Në çdo rast, çdo ndërhyrje, me background politik, ne jemi kundër dhe e dënojmë me forcën më të madhe. Akti është shumë i shëmtuar dhe është shpërthimi i një urrejtjeje nga një regjim që nuk di ku të fusë kokën dhe përpiqet të shuajë mediat, të shuajë zërat kritikë,"- tha Berisha. 

3 VITE ME PARE

VD-Berisha: Porti i Durrësit bashkon gangsterët e Rajonit dhe ata të Putinit

Berisha: Martinaj paguante Veliun 30 mijë € në muaj, i bleu

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar sërish ndërtimin e Portit në Durrës nga sipërmarrësi Muhamed Alabbar. Në konferencën për mediat, Berisha thotë se ky ndërtim ka bërë bashkë gangsterët e rajonit dhe të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Të dhënat dëshmojnë se tentakulat e mafies, Rama-Alabbar vëllezërit Kariç dhe më të dashurit e Lukashenkos. Kemi të bëjmë me një dorëzim të Portit më të rëndësishëm të Shqipërisë, mafias, vëllezërit Karriç dhe Vuçiç pas tyre. Vëllezërit Kariç janë ortakët kryesorë në Bograd, kjo kompani arabe ka tentakulat e saj. Ka marrë përsipër dhe ndërtimet në Minsk, në vendin ku ka ortak ndihmësin e Lukashenkos. Rama po ndërton Dubain e familjes së tij. Në këtë aferë multimiliardëshe, kemi të bëjmë me një bashkëpunim të gangsterëve politikë të rajonit me ata të Putinit në Bjellorusi. Partia Demokratike e denoncon këtë projekt dhe u bën thirrje qtytetarëve që të mos shpenzojnë asgjë për të blerë apartamentet në këtë zonë,”- tha Berisha ndër të tjera.

sali berisha olsi rama ervis martinaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet