LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, porosi anëtarëve: Organizohuni! Në janar nisim betejën. Zgjedhja e Dumanit në krye të SPAK? Përplasje mes klaneve mafioze

• Mblidhet Këshilli Kombëtar të Partisë Demokratike. • Qëllimi është përcaktimi i aksionit opozitar. • Sali Berisha ka deklaruar se ardhja në vitin e ri kërkohej një angazhim më i madh politik dhe se kryefjala duhej të ishte organizimi i seksioneve. • Po ashtu, në fjalën e tij, Sali Berisha u shpreh i bindur për fitoren në zgjedhjet lokale të 14 majit, ndërsa shtoi se kishin edhe betejën me kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij po tentonte të përçante PD-në. • Berisha komentoi edhe zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Altin Dumani, për të cilin tha se kishte një përplasje e ashpër mes klaneve mafioze. • Ai tha se përveç përfshirjes së ambasadores Yuri Kim në këtë proces, kishte pasur përfshirje edhe nga drejtues të tjerë të Partisë Socialiste. • Pas fjalës së Berishës, mbledhja u mbyll për mediat.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Rama kërkon ta shuajë PD-në'/ Berisha: Po kërkon të ja varë në qafë një grup pengu që quhet Enkelejd dhe Lulzim

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, porosi anëtarëve:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se të gjithë anëtarët e PD duhet të zbresin në seksionet e PD, të nisin takimet dhe të bëjnë bilancet. Berisha shtoi se do nisë ndarja e punës për çdo seksion ndërsa nënvizoi se nuk duhet t’u mohohet anëtarëve të së njëjtës familje të bëhen pjesë e të njëjtit aksion.

'Ne kaluam primaret për drejtuesit tanë të degëve. Ajo ishte një eksperiencë e shkëlqyer. Në tërësi ato me përjashtime shumë të rralla nuk krijuan qarje, hatërmbetje të pariparueshme. Po në këtë frymë kaluan dhe primaret për qeveritarët vendorë.  Po në këtë frymë do të kalojnë kandidaturat për deputetë dhe qeveritarë qendror. Por cili është mesazhi i madh në rrafshin partiak për çdo anëtar të kësaj partie, të guxojë të kandidojë.
I zgjedhuri Duhet të investojë tek ata tek të cilët do ti përfqësojë, duhet të fitojë besimin, të bëjë avokatinë e tyre dhe duhet ta konsiderojë veten njëri prej tyre.

Këto arritje janë shumë të rëndësishme dhe janë një presmisë e mirë për fushatën tonë elektorale. Ne hyjmë në një fushatë elektorale si njerëz të lirë, me kandidatët tanë të përzgjedhur në mënyrën më demokratike. Ky është një avantazh, një epërsi e padiskutueshme aq sa ka liria epërsi.

Ne hyjmë në këtë fushatë gjithashtu në kushtet kur regjimi degradon gjithnjë e më shumë. Në kushtet kur regjimi rëndon gjithnjë e më shumë mbi shpatullat e shqiptarëve. Në kushtet kur regjimi kalbëzohet çdo javë e më shumë. Në kushtet kur Edi Rama dëshmon qartë se është i vendosur të bëjë gjithçka deri sa ti japim vendin që meriton, për të shkatërruar PD dhe për të spastruar Shqipërinë, e për ta shndërruar atë në parajsën e krimit, korrupsionit dhe klaneve me pasaporta të arta e me radhë.

Ne sot jemi para një alternative me këtë armik që kemi përballë. Ky kërkon ta shuajë PD-në dhe çdo demokrat duhet të jetë i ndërgjegjshëm për këtë. PD-në kërkon të ja varë në qafë një grup pengu që quhet Enkelejd, Lulzim apo si quhet. Ky kërkon në dhunim flagrant të çdo lloj parimi të votës, shumicës etj., që partia që përmbysi etërit e tij, të ndëshkohet nga ky bastard në pushtet. Ky kërkon që duke asgjësuar PD-në, si e tillë pas rithemelimit të saj, të vazhdojë pushtetin e tij aq sa ta lejojë natyra. Edi Rama pas marrjes së pushtetit duke dhunuar votën, mendon në mënyrën më kriminale, të godasë përfundimisht pluralizmin. Mendon dhe beson se mund të tjetërsojë PD-në. Kjo është çështja jonë, e çdo demokrati/ demokrateje, e çdo shqiptari dhe shqiptareje që do lirinë e pluralizmin.'- tha Berisha.

3 VITE ME PARE

'Rama me metodat e Enver Hoxhës'/ Berisha: Kandidaturat për deputetë dhe ministra do të përzgjidhen përmes primareve

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, porosi anëtarëve:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se modeli i primareve do të përdoret për të përzgjedhur deputetët dhe qeveritarët qëndrorë, që nënkupton ministrat e shtetit. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha tha se kryeministri Edi Rama përdor metodën e Enver Hoxhës, mbledh byronë dhe cakton sekretarë dhe kryetarë të degëve.

'Çfarë ndodh kur përjashton lirinë, kur përjashton votën. Se çfarë ishte në fund të fundit, procesi i skapit, çfarë ishte. Ai duhej të ishte një proces vote, anëtarët e atij forumi duhej të votonin me votë të fshehtë, paçka se votuan haptas se nuk i la njeri të votonin fshehtas, se nuk dihej se si do të shkonte vota.

Në rrafshin politik filozofik, ishte përjashtimi i lirisë, i votës. Ishin skena, procese në të cilat vota nuk duhej të diktohej, vota është formale. Ndaj dhe, primaret në mënyrë të padiskutueshme, larg çdo lloj objeksioni ishte risia më madhore që PD ka sjellë nga themelimi, gjer sot. Nuk ishin të përsosura, por në tërësinë e tyre, ato mbeten një zhvillim historik jo vetëm për PD-në, por edhe për demokracinë shqiptare. Çdo problem i krijuar gjatë tyre do të shqyrtohet, analizohet, pasqyrohet në praktikën tonë. Ato janë praktika më demokratike që një forcë politike mund të përdorë. Shihni palën tjetër që kalojnë nga ekrani në ekran si hije. Kemi metodën tonë, thotë Rama. Po çfarë metode, ajo është metoda e Enver Hoxhës. Enveri e bëntë, mblidhte byrojë dhe caktonte sekretarët e parë dhe njoftohej. Edhe ky mbledh kryesinë dhe cakton kryetarët e degëve.

Në këtë kontekst, kandidatët tanë, me kandidatët e tij ndryshojnë si nata me ditën. Ja ku janë, kanë ardhur me një proces demokratik dinjitoz, kurse të tjerët dalin nga klanet mafioze të pushtetit, grupet kriminale e me radhë. Këtë e kemi arritur dhe duhet ta përsosim. Është në meritën e demokratëve, që këtë proces e realizuam me përkushtim, vendosmëri, civilitet.

Ne kaluam primaret për drejtuesit tanë, ajo ishte një eksperiencë e shkëlqyer, me përjashtime të rralla. Nuk krijuan çarje apo hatërmbetje të pariparueshme. Po në këtë parim do kalojnë kandidaturat për deputetë dhe qeveritarë qëndrorë”, tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Berisha: Beteja e ashpër ka shpërthyer mes klaneve mafioze të pushtetit

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, porosi anëtarëve:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se beteja e madhe nuk është mes tyre mirëpo mes mafias së shtetit. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Berisha tha se beteja e ashpër ka shpërthyer mes klaneve mafioze të pushtetit.

'Tani beteja nuk është më vetëm mes nesh dhe mafias shtetërore, por betejë e ashpër ka shpërthyer mes klaneve mafioze të pushtetit. Të gjithë kësaj stuhie të pashembullt ndonjëherë në të cilën ne përdorëm si mburojë, instrument, mjet, lirinë dhe vetëm lirinë e anëtarëve tanë. Votën e lirë të tyre. Kjo betejë u kurorëzua me primaret për qytetarët të parë të bashkive tona, nga anëtarësia dhe simpatizantët tanë. Sot të gjithë kandidatët tanë për primare vijnë produkt i votës së anëtarësisë dhe simpatizantëve tanë. Sot ata vijnë dhe paraqiten me një dinjitet të madh para qytetarëve shqiptarë. Krahasoni rivalët e tyre se si dalin nga shpella e mafias. Nëse në Tiranë shkëlqeu një garë e hapur mes 7 kandidatëve, të vetëdeklaruar, propozuar, mbështetur nga ju, në krahun tjetër bëhet një betejë e koskave mafioze që pasqyrohet në tërë veprimtarinë e saj.'- tha Berisha. 

3 VITE ME PARE

Kreu i SPAK/ Berisha: Gara ishte mes klaneve mafioze në PS, mes Ramës dhe Veliajt. Vota duhet të ishte e fshehtë, por s'i la kush...

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, porosi anëtarëve:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti garën për drejtuesin e SPAK si garë mes klaneve mafioze në PS, mes Edi Ramës dhe Erion Veliaj. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, Berisha tha kjo përplasje ishte një nga betejat më të turpshme. Në fjalën e tij, numri një i PD tha se anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë duhet që të kishin votuar në fshehtësi, por nuk u lanë. 

"Çfarë ndodhi me zgjedhjen e kreut të skap. Në pamje të parë beteja ishte mes Edi Ramës dhe guverantores, që do hyjë në historinë politike të një vendi dhe çdo vendi. Një nga betejat më të turpshme. Një proces i cili duhet të kalonte në përputhje me ligjin e kushtetutën jashtë ndërhyrjeve, u shndërruar në një plasdarmë të paimagjinueshme. Në shumicë menduan se guvernatorja Kim fitoi betejën. Në fakt, nuk është se nuk u përzije guvernatorja, por beteja ishte mes klaneve më mafioze të PS. Ata numra dhe vota kishin pas tyre Edi Ramën në njërën anë, Erion Veliajn, Ulsi Manjan, etj., dhe jo më pak aktive Belinda me Ogertën që shohin çdo natën veten kandidate. Ajo ç’ka shqiptarët panë ishte vetëm perdja, sepse pas perdes ishte beteja më e ashpër që u zhvillua mes klaneve mafioze të një pushteti, që nuk njeh ligj, kushtetues dhe moral. Nuk i la kush të votonin fshehurazi, por në rrafshin filozofik ishte përjashtimi i lirisë dhe votës. Ishin skena, procese në të cilat vota nuk duhej që të diktohej. është formale. Ndaj dhe primaret në mënyrë të padiskutueshme, larg çdolloj objeksioni që PD ka sjellë nga themelimi gjeri më sot. Nuk ishin të përsosura, por në tërësinë e tyre ato mbetën një zhvillim historik edhe për Shqipërinë dhe demokracinë shqiptare. Një ta keni të sigurtë, ato janë praktika më demokratike që një forcë politike mund të përdorë. Shihni palën tjetër që kalojnë nga ekrani në ekran si hije, kemi metodën tonë thotë Edi Rama. Metoda e Enver Hoxhës. Enveri e bënte, mblidhte byrojë dhe caktonte sekretarët e parë dhe njoftohej. Edhe ky mbledh kryesinë dhe cakton kryetarët e degëve. Në këtë kontekst, kandidatët tanë, me kandidatët e tij ndryshojnë si nata me ditën. Ja ku janë, kanë ardhur me një proces demokratik dinjitoz, kurse të tjerët dalin nga klanet mafioze të pushtetit, grupet kriminale e me radhë. Këtë e kemi arritur dhe duhet ta përsosim. Është në meritën e demokratëve, që këtë proces e realizuam me përkushtim, vendosmëri, civilitet,"-tha Berisha në fjalën e tij.

3 VITE ME PARE

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Berisha: Ishte vit i vështirë për PD, vit i paprecedentë në historinë e një force politike

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, porosi anëtarëve:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në Këshillin Kombëtar se viti që po mbyllet ishte shumë i vështirë për parinë. Përballë demokratëve, Berisha tha se ishte viti që ia dolën të transformojnë PD-në, nga një forcë politike e cila kishte hyrë në një letragji, në një opozitë të vërtetë. 

'Ne mblidhemi sot pas 1 viti përpjekjesh intensive, pas 1 viti në të cilin ne së bashku ja dolëm të transformojmë PD-në, nga një forcë politike e cila kishte hyrë në një letargji, për të mos thënë në një agoni, në një opozitë të vërtetë, të fuqishme, në një opozitë e cila rivendosi në themelet e saj, riktheu vlerat mbi të cilat ajo ishte themeluar. Ky ishte një vit i vështirë për PD-në. Do ta quaja një vit të paprecedentë në historinë e një force politike. Kundër saj, për ta mbajtur atë fasadë opozitë, u përdorën të gjitha mjetet, u përdorën i gjithë potenciali korruptiv i qeverisë më të korruptuar në Europë. U përdor i gjithë potenciali kriminal, i qeverisë më të lidhur me krimin në Europë. U përdor mafia ndërkomvbëtare e Sorosit. Të gjitha këto në funksion të një regjimi i cili ka vendosur monizmin e plotë në Shqipëri. Në funksion të një regjimi që ka vendosur praktika genocidale për qytetarët shqiptarë, me qëllim që ata të largohen nga vendi i tyre. Të gjitha këto, duke përdoru çdo lloj, të tre pushtetet, apo për të mos thënë të gjitha pushtetet, në mënyrë që forca jonë politike të mos ngrihej në këmbë, të mos ishte sovrane, mos ishte një forcë politike qëndrimet e së cilës ti përcaktonin bizneset e kryetarit me mafian shtetërore, qëndrimet e së cilës, ti përcaktonin korrupsioni, mafia e Soros, armik i egër i vlerave demokratike dhe interesave kombëtare të shqiptarëve. Rrallë ndonjëherë mund të ketë ndodhur që të jetë ushtruar një presion i tillë ndaj një force politike. gjithçka zhvillohej që kjo forcë të vendosej në kontrollin e plotë të qeverisë dhe mafias qeveritare. Kushdo tjetër të vendoste, por jo shqiptarët. E kam fjalën këtu për shqiptarët që i thonë vendit të tyre atdhe dhe që besojnë se mundin dhe djersën e tyre, në këtë vend mund të ndërtohet e ardhmja.- tha Berisha. 

3 VITE ME PARE

FOTOLAJM- Berisha del për herë të parë pa syze

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, porosi anëtarëve:
Sali Berisha

TIRANË- Numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha del për herë të parë pa syze që nga sulmi i datës 6 dhjetor, kur edhe u qëllua me grusht në fytyrë nga Gert Shehu. Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme, Berisha ka hequr "RayBan-sat" e tij, duke ekspozuar edhe shenjat që i kanë mbetur nga grushtimi. Por pas 2 javësh, ka vendosur që të heqë aksesorët, me të cilat mbulonte të enjturën dhe të nxirat e tij. 

pd mbledh keshillin kombetar

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet