LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha me Metën në Durrës, prezantojnë kandidatin Igli Cara: Më 14 maj ua kthejmë bashkinë qytetarëve

•Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme para durrsakëve kandidatin për Bashkinë e Durrësit, Igli Carën. • Në fjalën e tij, Berisha tha se Rama po bën gjithçka për t’i larguar qytetarët nga Shqipëria. •Kryedemokrati tha se Cara do të sjellë ndryshimin dhe do t’ua kthejë bashkinë qytetarëve. •Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u shpreh se më 14 maj Durrësi do t’i kthehet qytetarëve. • Gjatë fjalës së tij, Meta tha se Cara është politikani model që do të shpëtojë qytetin nga babëzia qeverisë Rama. •Nga ana tjetër, kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" në Durrës, Igli Cara kërkoi votën e qytetarëve durrsakë, me premtimin për t’ja kthyer këtë institucion ‘pronarëve të vërtetë’.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

“Dako dhe Çela, dyshja më mafioze”/ Berisha: Gjush thuaj durrsakëve sa para nga taksat e tyre i ke dhënë McGonogal

Berisha me Metën në Durrës, prezantojnë kandidatin Igli
Sali Berisha

DURRËS- Kryetari i Partisë Demokratike, Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj Vangjush Dakos dhe Ardian Çelës, të cilat i ka quajtur “dyshja më mafioze në Shqipëri e Ballkan”. Berisha deklaroi se ata janë “mikpritësit e Massimo Denaro, nxënësit e tij në Shqipëri”. Ndërsa i bëri thirrje Vangjush Dakos “durrsakëve sa para nga taksat e tyre i ke dhënë McGonogal”.

“A nuk është një thirrje t’i largojmë. Nuk paguajmë asgjë më shumë se sa indiferencën tonë, s’duhet të ecim të përgjumur. Ju ftoj që këto ditë që kemi para deri më 14 maj të bëjmë gjithçka, të trokasim në çdo zemër dhe çdo derë për të vendosur Igli Carën kryetar të Bashkisë. Ajo zonja që është del nga sirtarët e Gjushit, ka një dyshe më mafioze në Shqipëri por edhe në Ballkan e më gjerë. Gjushi dhe Ardian Çela, mikpritësit e Massimo Denaro, nxënësit e tij në Shqipëri. Gjush thuaj durrsakëve sa para nga taksat e tyre i ke dhënë McGonogal. Do ta gjejmë dhe do të bëhesh përgjegjës për to.

Në respekt të qytetarëve të Durrësit i sugjeroj Igli Carës ta ftoj në debat Sakon, të marrë suflerët me vete, Gjushin e Çelën aty mbrapa, ti marrë, ti marrë se nuk flet dot ajo. Ndërton konstruksione betoni vetëm për të vjedhur, Në Durrësin e ri kolektori i hapur, rrugë të pashtruara. Nuk pyesin për qytetarët, pyesin vetëm për llogaritë e tyre bankare. 14 maji është fundi i Gjushit, fundi i Ardian Çelës, fundi i Edi Ramës"

3 VITE ME PARE

"Votoni ndryshimin"/ Berisha prezanton Igli Carën në Durrës: Më 14 maj do rivendosni pluralizmin e do i thoni ndal së keqes

Berisha me Metën në Durrës, prezantojnë kandidatin Igli
Sali Berisha

DURRËS- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Igli Cara. Gjatë fjalës së tij, ai tha se Cara i ka të gjitha potencialet e mëdha të këtij rrethi të bekuar do t’i shndërrojë në shërbime për qytetarët e tij. Berisha i ftoi të gjithë të votojnë ndryshimin, duke votuar Carën.

“Mesazhi juaj në këtë ditë të shenjtë dy herë, ditë Ramazani, por edhe prag i pashkëve është një mesazh që tejkalon Durrësin dhe pushton mbarë Shqipërinë. Është një mesazh fantastik, është një mesazh historik. Mesazhi juaj është mesazhi i ndryshimit të Durrësit. Mesazhi juaj është për mbarë shqiptarët, ndryshimi i Shqipërisë, mesazhi juaj është mesazhi i pashuar i shpresës te shqiptarët. Qytetarë të Durrësit ne sot jemi këtu për idealet tona të lirisë. Jemi sot këtu për idealet më fisnike të njeriut, për të mbështetur së bashku Igli Carën, kandidatin e lirisë, kandidatin e vullnetit tuaj, qytetarin shembullor, intelektualin e shkëlqyer, politikanin e urtë, të vendosur, njeriun që sintezën në një virtytet morale më të mira tuajat, dashurinë e pakufishme për durrsakët, për Durrësin, plazhet, fshatrat, qytezat. Është nderi madh për mua të paraqes para jush Igli Carën, me bindjen më të thellë se Igli Cara me besimin tuaj, me votën tuaj, me mbështetjen tuaj do të dëshmohet një shërbëtor i përulur para jush, një drejtues, zyrtar i përkushtuar para qytetarëve të Durrësit. Igli Cara me mbështetjen tuaj do ndryshojë Durrësin dhe do ndikojë në ndryshimin e mbarë Shqipërisë. Igli Cara të gjitha potencialet e mëdha të këtij rrethi të bekuar do t’i shndërrojë në shërbime për qytetarët e tij. Më 14 maj ju me Igli Carën në një mision historik do rivendosni në Durrës pluralizmin. Më 14 maj ju me Igli Carën do t’i thoni ndal së keqes. Mençuria e durrsakëve fton çdo qytetar të votojë ndryshimin”, tha Berisha.

Ai theksoi se Rama po bën gjithçka t’i largojë shqiptarët nga Shqipëria dhe se të rinjtë durrsakë që mund të ishin të punësuar në turizmin e qytetit të tyre janë larguar në emigracion.

“Një fjalë e urtë popullore thotë, e keqja nuk ka fund, nuk ka të vërtetë më të hidhur se sa kjo. E keqja nuk ka fund vetëm atëherë kur burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat e mirë qëndrojnë indiferentë ndaj saj.

Kam bindjen se më 14 maj ju do votoni për ndryshimin e Durrësit, ndryshimin e Shqipërisë. Durrsakët të cilët kanë të regjistruar në memorie çdo muaj, çdo vit të kohërave të Durrësit kam bindjen se në memorien e tyre shfaqen si në filma kohërat kur plazhi juaj vlerësohej dhe cilësohej më i bukuri në Europë. Kjo nuk është një ekzagjerim, por një realitet. Çfarë ndodhi në 23 vite? Në 23 vite plazhi pothuajse u asgjësua, bukuria e plazhit të Durrësit u asgjësua, u betonizua. Çfarë ndodhi në 23 vite janë ndërtuar me qindra e qindra pallate. A është ndërtuar një hotel tjetër i dytë si ai që trashëgohet nga diktatura, asnjë. Jo se nuk janë shpenzuar para, por si ka mundësi të mbetet një relikë në kohërat më moderne, në kohërat e një vrulli të këtij qyteti, të mos ketë një të dytë si ai. Babëzia nuk lejoi, sepse duhej të ndërtohej në çdo moment beton. Më 14 maj të votojmë Igli Carën. Durrësi është një kompleks natyror që mund të vendosej në çdo parajsë tokësore dhe mbitokësore, me brigjet, tokat, kodrinat, nuk ka një bukuri më përrallore se ç’është Durrësi dhe përsëri të rinjtë e Durrësit marrin rrugët e botës. Në vend se të punojnë në industrinë e tyre turistike, shkojnë e shërbejnë në vende të tjera. Po largohen për shkak një politike gjenocidiale. Edi Rama po bën gjithçka t’i largojë shqiptarët nga Shqipëria”, tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Kandidati i opozitës në Durrës/ Igli Cara: Përfundojmë rindërtimin brenda 2024, ulje të taksave dhe transparencë

Berisha me Metën në Durrës, prezantojnë kandidatin Igli
Igli Cara

DURRËS- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, ka marrë fjalën në takimin elektoral që po zhvillohet në Durrës me praninë kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Përpara qytetarëve të Durrësit, Igli Cara përmblodhi premtimet bazë të tij si kryebashkiak.

Ai u shpreh se do bëjë gjithçka për ta kthyer bashkinë në një institucion real të qytetit dhe të qytetarëve, përmes programeve afatshkurtra dhe afatmesme.

"Të gjithë biem dakord që zgjedhjet e 14 Majit kanë rëndësi të jashtëzakonshme për fatin e Durrësit dhe të Shqipërisë. Të gjithë biem dakord që eksodi i viteve 90, shpopullimi i vendit në këto vite të fundit nuk janë e njejta gjë, të gjithë e dimë që fëmijët tanë po ikin dhe duan të ikin. Të gjithë biem dakord se pasuritë natyrore më keq se në Durrës nuk janë menaxhuar gjëkundi në Shqipëri, duke cenuar edhe identitetin kulturor. Të gjithë biem dakord që për betonin e Dakos betonizuam qytetin, zumë detin me ndërtime, cenuam vijën bregdetare.

Nëse do të gjenin disa fjalë për të përshkruar bashkinë e këtyre viteve, ato janë arrogancë, mungesë transparence dhe larg qytetarit, një bashki si agjenci shërbimesh e qeverisë, madje të duket sikur ka drejtoreshë qeverie dhe kryetare bashkie. Ne së bashku do të bëjmë gjithçka për ta kthyer bashkinë në një institucion real të qytetit dhe të qytetarëve, përmes programeve afatshkurtra dhe afatmesme.  Prioritet i rëndësishëm do të jetë përfundimi i procesit të rindërtimit brenda vitit 2024. Ky është premtim! Integrimi i zonave të reja urbane  dhe mbulimi me shërbim transporti publik, infrastrukturë"

3 VITE ME PARE

"Me Carën Durrësi do t’i kthehet qytetarëve"/ Meta: I vetmi që paralajmëroi se nga ndërtimet pa leje mund të kishte viktima nga tërmeti

Berisha me Metën në Durrës, prezantojnë kandidatin Igli
Ilir Meta

DURRËS- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u shpreh se më 14 maj Durrësi do t’i kthehet qytetarëve. Ai mori pjesë ditën e sotme në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit Igli Cara. Kreu i 'PL' u shpreh se Cara është politikani model që do të shpëtojë qytetin nga babëzia qeverisë Rama.

“Durrësit do t’i kthehet ndryshimi dhe do të largohet kjo bandë që ka plaçkitur qytetin. Secili nga jua nga sot e deri më 14 maj është vetë Igli. Sepse Igli vjen nga vota e juaj e lirë dhe transparente. Ai gëzon mbështetjen e tuaj, të të gjithë qytetarëve të Durrësit. Durrësi ka ende shumë për të shpëtuar dhe shpëtimtari është Igli Cara bashkë me të gjithë ju.

Është një politikan model dhe i vetmi deputet që në 2016 ka paralajmëruar se nga babëzia e ndërtime pa leje mund të ndodhte një tërmet që do të sillte viktima dhe ashtu ndodhi. Por Durrësi me 14 maj do të votojë që vendimet e Këshillit të Bashkisë të merren në transparencë të plotë. Do të votojë për modelin më të shkëlqyer, Igli Carën. Të vazhdojmë të bashkuar deri më 14 maj, derë më derë e lagje më lagje për t’i thënë po ndryshimit. Kur të hapen kutitë e votimit do të jemi sërish këtu, por më të shumtë në numër”, ka thënë Meta.

sali berisha ilir meta igli cara

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet