LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha me mjekët: Rama iu detyron të emigroni, ngrihuni ta rrëzojmë. Po marrim ilaçe serbe

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar që mjekët t’i bashkohen revoltës së Opozitës për t’i shkurtuar ditët qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se në Shqipëri mjekët po përçmohen, nuk po paguhen dhe se Rama po i detyron të emigrojnë. Berisha u shpreh se ligji i parë që ndryshoi qeveria e Ramës kur erdhi në pushtet është ai për ndalimin e importit të ilaçeve që nuk tregtohen në BE. Kreu i PD tha se kanë vendosur ligjin që në Shqipëri do hynin ilaçe që tregtohen vetëm ne vendet e BE, pasi ishin të sigurta. Por, ai shtoi se ligjin e hoqi Vilma Nushi për të cilën tha se përfaqësonte ndërmarrjen farmaceutike publike të Beogradit.

10 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Alarmi i mjekes Shosha: Brenda 1 jave u larguan jashtë vendit 70 infermierë! Kjo është dramë

Berisha me mjekët: Rama iu detyron të emigroni, ngrihuni ta
Lida Shosha

TIRANË- Mjekja kirurge, Lida Shosha, ngriti alarmin për largimin e bluzave të bardha, jo vetëm mjekët, por gjithnjë e më shumë edhe infermierët. Në tryezën e organizuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me profesionistët e shëndetësisë, Shosha tregoi se nga spitali ku ajo punon aktualisht brenda 1 jave janë larguar nga Shqipëria 70 infermierë.

"Jam kirurge e përgjithshme. Prej më shumn se çerekshekulli kam shërbyer në spitalin e Traumës dhe së fundmi jam në një spital privat. Prej vitesh kemi parë se si sistemi shëndetësor dhe se si armata e shquar e mjekëve është përpjekurt me mish dhe shpirt t';i gjendet popullit në ditët e tij më të vështira, t'i gjendet qytetarit në sfidat e mëdha që ka kaluar ky tranzicion i zgjatur.

Nuk ka qenë e lehtë, ka qenë e vështirë, por mendoj që armata mjekësore ka qenë stoike. Ku jemi sot? Sot jemi përballë sfidave të jashtëzakonzhme të cilat do të kenë një kosto drastike në shëndetin e popullatës dhe kjo ka të bëjë me situatën aktuale të sistemit shëndetësor dhe largimin masiv të bluzave të bardha dhe jo vetëm të mjekëve, por edhe të infermierëve, teknicienëve, kanë ikur edhe staf të administratës nga spitalet.

Brenda 1 jave, nga spitali ku unë punoj u larguan 70 infermierë brenda një jave. Kjo është dramë. Megjithatë, shpeshherë e kam ngritur zërin dhe kam folur për problematikat e sistemit shëndetësor. As e ka vënë kush ujin në zjarr. Jemi baltosur, kanë hedhur topa balte ndaj nesh", tha mjekja Shosha.

4 VITE ME PARE

Berisha-mjekëve: Të ngrihemi të shkatërrojmë këtë diktaturë, po bien sirenat e një drame të madhe

Berisha me mjekët: Rama iu detyron të emigroni, ngrihuni ta
Sali berisha

TIRANË- ISh-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje qytetarëve dhe mjekëve që të ngrihen dhe të rrëzojnë regjimin monist të kryeministrit Edi Rama. Berisha në fjalën e tij tha se mjekët duhet të përdorin influencën e tyre për të rrëzuar qeverinë, duke theksuar se sirenat për rrëzimin e kësaj qeverie po bien. 

"Po bien sirenat e një drame të madhe për shqiptarët. Ju jeni dëshmitarë sesi po shpërbëhemi dhe kurrë nuk meritojmë një gjë të tillë. Ndaj dhe kam besim të madh se përkushtimi juaj ndaj profesionit, humanizmi juaj, djersa që keni derdhur do të jenë një apel, të bashkojmë të gjitha forcat. Të bëjmë gjithçka për të dalë nga kjo diktaturë e vërtetë. Kjo diktaturë e vërtetë në kuptimin e një pushteti absolut. Sot kjo parti është parti shtet njëlloj siç ka qenë para shkurtit 1991. Se në shkurt Ramiz Alia krijoi një këshill presidencial që përfshiu edhe të tjerë. Sot nuk ka asnjë drejtues që të mos jetë i PS. Nuk ka ndodhur kurrë, së fundmi mori edhe presidentin. Ky është një kushtrim për ne. Kjo erdhi në vazhdimësi, por arriti deri këtu. Detyra jonë është të ngrihemi. Aq sa duket i fuqishëm ky regjim, aq është edhe i kalbur. Këta vjedhin dhe vetëm vjedhin. Shpresoj tek ju dhe bashkërisht do bëjmë gjithçka për të ndërruar këtë qeveri, këtë sistem," tha Berisha.

4 VITE ME PARE

Berisha: Nushi hoqi ligjin që të futeshin ilaçet serbe, edhe letrat higjenike blihen me tendera sekretë

Berisha me mjekët: Rama iu detyron të emigroni, ngrihuni ta

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e së martës një tryezë diskutimi me mjekët për të folur mbi problematikat në sistemin shëndetësor. Berisha u shpreh se ligji i parë që ndryshoi qeveria e Ramës kur erdhi në pushtet është ai për ndalimin e importit të ilaçeve që nuk tregtohen në BE.

Kreu i PD tha se kanë vendosur ligjin që në Shqipëri do hynin ilaçe që tregtohen vetëm ne vendet e BE, pasi ishin të sigurta. Sipas ish-kryeministrit ligjin e hoqi Vilma Nushi për të cilën tha se përfaqësonte ndërmarrjen farmaceutike publike të Beogradit. Sakaq, kreu i selisë blu deklaroi se Vilma Nushi nuk është gje tjetër veçse një oligarke.

"Ligji i parë që ndryshoi qeveria e Ramës kur erdhi në pushtet është ai për ndalimin e importit të ilaçeve që nuk tregtohen në BE. Vilma Nushi e hoqi, përfaqësonte ndërmarrjen farmaceutike publike të Beogradit dhe duhet të futeshin ilaçet serbe që nuk futeshin dot, sepse nuk kishin standarde për tu tregtuar në BE. U hoq ligji dhe Vilma Nushi u shndërrua në oligarkun, pastaj mori edhe check up-in. Shpreh para jush bindjen time të thellë se kushti i të gjitha kushteve për t’i dhënë një përgjigje problematikave të mëdha të mjekëve është angazhimi i bluzave të bardha në një lëvizje të fuqishme kundër kësaj qeverie. Një punonjëse bashkie, na bëhet ministre. Dhe kjo ministre, dhe letrat higjienike i blen me tender sekret. Prandaj nuk rriten rrogat tuaja. Janë me dokumente të gjitha këto. Kjo ministre, porosit 50 respiratorë kur ato ishin aparate jetëshpëtimi. Erdhën 5 nga 50. Edhe sot nuk ka paguar asgjë për atë që bëri. Sepse është mik i qeverisë dhe ministres," tha Berisha.

4 VITE ME PARE

Situata në spitale, Berisha: Protestuesit kanë gardianë tek koka e tek dera, as në diktaturë nuk ndodhte

Berisha me mjekët: Rama iu detyron të emigroni, ngrihuni ta

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e së martës një tryezë diskutimi me mjekët për të folur mbi problematikat në sistemin shëndetësor. Berisha iu bëri thirrje mjekëve që të ngrihen për të rrëzuar regjimin monist të Edi Ramës. Sipas kreut të Partisë Demokratike mjekët duhet të përdorin influencën e tyre për të rrëzuar qeverinë.

"Ju jeni dëshmitarë se sa kanë ndryshuar pagat tuaja në nëntë vite. Cili është ndryshimi, ju them se me borxhin që ka marrë kjo qeveri, rrogat tuaja mund të ishin rritur edhe katër herë. Edhe katër herë mund të ishin rritur. Edhe të infermierëve, me radhë. Por, këto nuk kanë qenë në axhendën e qeverisë. përcmimi ëstë për mua i pashlyeshëm. Skena në spitalin e Traumës, ne n aka rastisur që në diktaturë na thërrisnin edhe në spitalin e burgut, ose thërrisnin të burgosur. Gardiani nuk futej në vendin që ne i vizitonim, rrinte tek dera. Ndërsa tek Trauma një demonstruesi i rrinin dy tek koka, dy tek dera," tha Berisha.

4 VITE ME PARE

Mjeku Alban Harxhi: T'i themi ndal hemorragjisë së mjekëve! Sistemi po lëngon!

Berisha me mjekët: Rama iu detyron të emigroni, ngrihuni ta
Mjeku i njohur Alban Harxhi bëri thirrje nga tryeza e organizuar nga Partia Demokratike me bluzat e bardha, për t'i dhënë fund largimit të mjekëve jashtë vendit.

Sistemi shëndetësor shqiptar, tha Harxhi, po lëngon nga keqadministrimi dhe keqqeverisja, duke e lënë figurën e profesionistit shëndetësor gjithnjë e më larg misionit të vend.

"Ky është një takim misionar. Ashtu si të gjithë ne e nisim karrierën tonë profesionale me fjalën betohem, kështu që jemi mbledhur sot për të kërkuar të prezantojmë shëndetësinë shqiptare si një aksion që ne duhet të nisim si profesionistë për ti dhënë jetë një sistemi që po lëngon nën kthetrat e strukturave qendrore duke e lënë figurën e profesionistit shëndetësor gjithnjë e më larg misionit të vend. Ne jemi sot këtu për t'u betuar se do të kërkojmë që nën suportin e politikave demokratike dhe figurave elitare të sistemit shëndetësor shqiptar t'i themi ndal hemorragjisë së bluzave të bardha jashtë vendit, t'i themi ndal keqmenaxhimit financiar shëndetësor, t'i themi ndal orvatjeve të pacientit, t'i themi ndal mosvlerësimit të mjekut dhe bluzave të bardha në shëndetësi. Jemi këtu për t'i thënë shoqërisë shqiptare se do të kërkojmë të ofrojmë një sistem shëndetësor ku objektivi të jetë shëndet për të gjithë. Të ofrojmë politika sa më efiçentë për pacientin dhe personelin shëndetësor, të ofrojmë mirëqenie shëndetësore me qasje europiane. Do të arrihet kjo falë bashkëpunimit tonë dhe politikave që po ndërmerr Partia Demokratike dhe veçanërisht Prof.Dr Sali Berisha", u shpreh Harxhi.

4 VITE ME PARE

Mjeku Xhepa: Shteti të kthejë sytë tek QSUT! Studentët po largohen nga vendi

Berisha me mjekët: Rama iu detyron të emigroni, ngrihuni ta
Gezim Xhepa

TIRANË- Mjeku Gëzim Xhepa tha se ajo që ka marrë kolpon kryesore për problematikat në sistemin shëndetësor në Shqipëri është QSUT dhe problem kyç është përgatitja e studentëve dhe specializantëve. Gjatë tryezës së mjekëve Shepa tha se shteti duhet të kthejë sytë tek QSUT pasi në këtë situatë ku ndodhemi rrezikojmë që të largohen edhe studentët e specializantët drejt perëndimit.

"Goditjen fatale sistemit arsimor ja ka dhënë unifikimi i titujve. Duke unifikuar titujt akademik me titujt e research imponuan në gjithë personelin mjekësor të tentojnë me aftësi apo paaftësi të vihen në dispozicion të studentëve. Të ndahen dy titujt si më parë, bashkëpunëtori i vjetër shkencor nga docenti, mjeshtri i kërkimeve nga profesori, përndryshe për interesat tona personale marrim përsipër të dëmtojmë të ardhmen e studentëve. Të kthehet vëmëndja në lëndët e informimit. Kështu si ka ardhur do na largohen studentët dhe specializantët duke kërkuar perëndimin, jo vetëm mjekët”, tha Xhepa.

4 VITE ME PARE

Mjekja Shosha: Në kohën e Ministrit Beqaj u futën në treg medikamente jo cilësore

Berisha me mjekët: Rama iu detyron të emigroni, ngrihuni ta
Lida Shosha

TIRANË- Mjekja e njohur Lida Shosha akuzoi ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj për futjen në treg të medikamenteve jo cilësore. Gjatë tryezës së mjekëve, Shosha tha se për cilësinë jo të mirë të medikamenteve, qytetarët ua hidhnin fajin mjekëve.

Duhet një reformë në sistemin farmaceutik. Në kohën e ministrit Beqaj u lejua që në tregun shqiptar të operonin kompani aspak serioze, që futën në treg barnat apo medikamente jo cilësore dhe pasojat i patën qytetarët. E dini se çfarë ndodhte? Familjarët apo pacientët ia hidhnin fajin mjekëve për mos efikasitetin e mjekimit, ndërkohë që fajin e kishin pikërisht këto medikamente që ishin jo cilësore”, tha ajo.

4 VITE ME PARE

Mjekët: Në Shqipëri duhet të krijohet një institucion si FDA

Berisha me mjekët: Rama iu detyron të emigroni, ngrihuni ta
Fatos Kadeshi

TIRANË- Mjeku Fatos Kadeshi ka deklaruar se në vendin tonë duhet që të krijohet një institucion për kontrollin e barnave si FDA-ja. Gjatë tryezës së mjekëve, Kadeshi ka deklaruar se cilësia e medikamenteve është shumë e rëndësishme dhe se ekspertët për këtë institucion duhet që të specializohen jashtë vendit. 

"Duhet të krijohet një institucion për kontrollin e barnave si FDA-ja. Cilësia e medikamenteve është shumë e rëndësishme. Duhet të specializohen komisioni i GNP-së si dhe i farmakovigjilencës. Institucioni si FDA-ja duhet që të futet në axhendë sa më shpejt si dhe ekspertët duhet që të specializohen jashtë shtetit," tha  Kadeshi.

Ndërsa mjeku Admir Nake ka deklaruar se nëse një mjek largohet nga vendi, ai ka marrë bashkë me veten edhe shpresën e qytetarëve. Gjithashtu Nake ka shtuar se shëndetësia si dhe arsimi duhet që të konsiderohen si prioritet kombëtar në vend. 

“Nëse ju shikoni një mjek që largohet, dijeni se ai ka marrë me vete edhe shpresën e shqiptarëve. Nëse mjeku ikën, ikën oksigjeni, dhe nëse oksigjeni bie ju e dini se çfarë ndodh. Shëndetësia dhe arsimi duhet të konsideron si prioritet kombëtar”, tha Nake.

4 VITE ME PARE

Tryeza e mjekëve, Shehu: Sistemi shëndetësor në Shqipëri është më i nënfinancuari në Evropë

Berisha me mjekët: Rama iu detyron të emigroni, ngrihuni ta
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka deklaruar se sistemi shëndetësor është shumë larg parametrave dhe objektivave të duhur. Gjatë tryezës sotme me mjekët, Shehu tha se sistemi financiar në vend është më i nënfinanciuari në Evropë.

"Fatkeqësisht sot ne të gjithë bashkë, ju të gjithë mjekët që jeni pranë qytetarit, sistemi ynë shëndetësor është larg parametrave dhe objektivave, larg elementëve për të cilët jemi mbledhur për të diskutuar. Sistemi shëndetësor është me i nënfinancuari në Europë me 2.1 të GDP nga buxheti dhe 0.8 nga kontribute diskete kur mesatarja europiane është 9. Kjo qeveri aktuale premtoi shëndetësi falas, por është kokëposhtë”, tha Shehu.

Shehu theksoi se, shërbimi shëndetësor është i mbushur me korrupsion shtetëror ndërsa përmendi PPP-të korruptive.

“Më i centralizuar se ka qenë në kohën e sistemit komunist. Shembull është drafti i fundit në parlament, ligji për spitalet. Shërbimi shëndetësor është i mbushur me korrupsion shtetëror, mjafton të shohim PPP-të e famshme që kanë krijuar monopole private nacionale të financuara nga shteti, gërryese të sistemit tonë shëndetësor. Goditen qytetarët, mjekët, goditen për dy arsye, e para për të maskuar realitetin korruptiv shtetëror dhe e dyta për të terrorizuar kolegët tanë”, tha Shehu.

4 VITE ME PARE

Berisha tryezë me mjekët për problemet e sistemit shëndetësor

Berisha me mjekët: Rama iu detyron të emigroni, ngrihuni ta
Pamje nga tryeza

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një tryezë bisedimi me mjekët. Tryeza ka për qëllim nxjerrjen në pah të problemeve të sistemit shëndetësor në vendin tonë.

berisha tryeze me mjeket

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet