LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha prezanton kandidatin në Rrogozhinë: Votojeni të ndalim shpopullimin, sekti i Rilindjes dhe zdromsi vetëm vjedhin. Hoxha: Do të të nxij jetën

• Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar kandidatin për Bashkinë e Rrogozhinës, Shgkëlqim Hoxha. Në fjalën e tij para qytetarëve të Rrogozhinës, Berisha tha se Hoxha është një demokrat i fillimeve më të para të demokracisë dhe një demokrat, i qëndresës në ditët më të vështira të PD-së. Ai e konsideroi Hoxhën një person mjaft të përgatitur. • Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për Partinë Demokratike më 14 maj. Berisha tha se duke votuar PD-në, ndalojnë shpopullimin e vendit teksa shtoi se deri më tani kanë ikur mbi 1 milionë shqiptarë. • Berisha komentoi arrestimin e kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla. Ai tha se të gjithë janë si Alla, vjedhin paratë e qytetarëve dhe korruptohen. • Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj. Berisha e quajti 'zdroms' kryebashkiakun Veliaj. Ai tha se Veliaj vjedh para nga rindërtimi i shkollave. • Ndërsa vetë Shkëlqim Hoxha, me tone humori, tha se do 't'ia nxinte jetën' Berishës duke i kërkuar fonde për Rrogozhinën.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Berisha: Të gjithë kryebashkiakët e Rilindjes janë si Lefter Alla i Bulqizës, po vodhi kryeministri, e bëjnë dhe vartësit e tij

Berisha prezanton kandidatin në Rrogozhinë: Votojeni të ndalim
Sali Berisha

RROGOZHINË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se të jgithë kryetarët e bashkive që janë zgjedhur nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij janë të korruptuar dhe vjedhin. I pranishëm në Rrogzhinë, ku prezantoi kandidatin e tij për kryebashkiak, Berisha përmendi arrestimin e kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla. Ai tha se të gjithë janë si Alla, vjedhin paratë e qytetarëve dhe korruptohen. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Demokratë e demokrate të Rrogozhinës dhe mbarë Shqipërisë. Nuk duhet të harrojmë se në monizmin e Edi Ramës, PD ka përgjegjësinë e vete. Sepse PD ja dorëzoi zgjedhjet lokale atij. Ne jemi ata që njohim gabimet tona. Ne nuk themi nuk gabojmë, ne gabojmë por korrigjojmë gabimet. Sot çdo demokrate dhe demokrat në Rrogozhinë dhe në mbarë Shqipërinë duhet të votojnë kandidatët e primareve dhe nuk duhet të bëjnë kurrë lojën e Edi Ramës. kandidatët e primareve janë kandidatët e lirisë, janë kandidatët tuaj, janë kandidatët që ju i votuar, i përzgjodhët, i besuat, ata guxuan, ai guxoi erdhi para jush, ju tha unë jam Shkëlqim Hoxha, ky që më njihni. Më besoni se unë besimin tuaj do ta kthej në shërbime ndaj jush. Ku është kandidati tjetër? Çfarë ndodh me kandidatin tjetër? Ku ti kapësh për burg janë. Apo them ndonjë gjë të pavërtetë këtu. Merrni me radhë. Atë e burgosin, tjetrin e thërrasin dhe i thonë, je në paraburgim. Absolutisht ju garantoj ju se si ai i Bulqizës dhe disa herë më shumë janë pa përjashtim të gjithë bashkiakët e sektit të rilindjes. Po pse, mund të më thoni ju mua. Miqtë e mi, po vodhi kryeministri vjedhin me radhë vartësit e tij dhe nuk pyesin fare. Pra a duhet të pyesim veten ne. A mund të votojmë ne ata të cilët ndërtojnë rrugën me 24 mln euro kilometrin, ndërtojnë shkollën me 6 mln euro. A mund të votojmë ne ata të cilët bëjnë 250 tendera sekrete të paparë. A mund të votojmë ne atë të cilin firmos për 420 mln euro për djegësa të cilët nuk ekzistojnë kërkund. A mund të votojmë ne për kryetar bashkie si ai i Tiranës që për çdo ton plehrash që depozitojmë në Sharrë vjedh 18 euro dhe i ndan me Edi Ramën. Kontrata thotë 11 euro për ton, kurse ai u merr qytetarëve 29 euro për ton. I merr sikur po i djeg dhe nuk djeg 1 kg. A mund të votojmë njerëz si puna e tij i cili u vë qytetarëve taksë për ndërtimin e shkollave. E ndaluar me Kushtetutë, kushtetuta e këtij vendi u garanton ju shkollimin falas për fëmijët tuaj. Ai nuk ka kushtetutë, hajduti nuk ka kushtetutë, ligj e moral.

3 VITE ME PARE

Berisha: Shkollat nuk ndërtohen me 6 mln euro siç bën zdromsi i Tiranës, ai vjedh 80% të fondit

Berisha prezanton kandidatin në Rrogozhinë: Votojeni të ndalim
Sali Berisha

RROGOZHINË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj. Në një takim ku prezantoi kandidatin e tij për Bashkinë e Rrogozhinës, Berisha e quajti 'zdroms' kryebashkiakun Veliaj. Ai tha se Veliaj vjedh para nga rindërtimi i shkollave.

Pjesë nga prononcimi i Berishës: 

Nëqoftëse kjo qeveri nuk do të kryente punë publike me çmime 6-10 herë në të larta rrogat tuaja do të ishin më të së paku trefishuar. Ju jeni dëshmitarë. Ne në vitin 2005-2013, rrogat, pensionet i dyfishuam, por ndërkohë ndërtuam 11 mijë kilometra rrugë, sepse ne nuk ndërtonim rrugë në fushë me 24 mln euro. Rrugën në fushë ne e ndërtonim me 1-2 mln euro dhe këto janë të vërtetueshme. Ne nuk ndërtonim një shkollë me 6 mln euro, sepse në të gjitha manualet e ndërtimit në SHBA dhe botë, shkolla ndërtohet me 700 mijë euro. Dhe nëse shkolla ndërton siç bën zdromsi i Tiranës, ndërton shkollën me 6 mln euro, ai vjedh aty të paktën 80% të fondit. Si ka mundësi, a duhet të ishte qëllim kryesor, a duhet të jetë qëllim kryesor i një njeriu të votuar nga ju, një njeriu që i keni dhënë besimin, i një deputeti, i një kryebashkiaku, i një ministri i një kryeministri, mëkëmbja juaj, mirëqenia juaj, përmirësimi i jetës tuaj. Nëse ai ka ndjenjat minimale njerëzore ky dhe vetëm ky duhet të jetë qëllimi kryesor i tij dhe i ka të gjitha mjetet për të ju përmbajtur asaj. Kurse këta jo. Për këta ju jeni qenie inferiore, të përçmuara. Po pse ju konsiderojnë të tillë ata. Vetëm e vetëm se ju vjedhin. Është raporti. Këta qeveritarë kanë me ju, raportin që ka hajduti me viktimën. Mos e harroni këtë. Se vetëm një njeri që ka një raport të tillë, mund ti lejojë vetes të udhëtojë me çarter me dhomë gjumi, 22 mln euro, pavarësisht se e di që ai pensionisti nuk arrin të marrë as gjysmën e ilaçeve që i duhen. Një njeri që ka përçmim për qytetarët dhe thotë ata kështu janë mirë, mirë e kanë. Blen vazo për oborrin e tij 4 mln euro. Nuk kam dëgjuar kurrë një kryeministër që të bëjë një gjë të tillë. Sepse në ato 4 mln, 3 të paktën i vjedh dhe vetëm i vjedh.

3 VITE ME PARE

Berisha: Mbi 1 mln shqiptarë janë larguar nga vendi, votoni më 14 maj, thuajini 'ndal' shpopullimit

Berisha prezanton kandidatin në Rrogozhinë: Votojeni të ndalim
Sali Berisha

RROGOZHINË- Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për Partinë Demokratike më 14 maj. Në fjalën që mbajti në Rrogozhinë, në prezantimin e kandidatin për kryebashkiak, Shkëlqim Hoxha, Berisha tha se duke votuar PD-në, ndalojnë shpopullimin e vendit. Ai u shpreh se nga vendi ynë kanë ikur mbi 1 milionë shqiptarë dhe se kjo gjë nuk mund të vazhdojë kështu. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Dua të ju them këtu se 14 maji vërtetë është një ditë në të cilën jeni të ftuar të ndryshoni me votën tuaj Rrogozhinën, në 14 maji ndryshimi është në duart tuaja, por zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet më të rëndësishme të zhvilluara nga 22 marsi i vitit 1992 e deri më sot. Për të realizuar rëndësinë e jashtëzakonshme të këtyre zgjedhjeve, mjafton që secili nga ne, çdo banor i kësaj bashkie të mendojë për një moment; ç’po ndodh me Rrogozhinën në këto vite, ç’po ndodh me Shqipërinë në këto vite? Po ndodh një braktisje masive, sikur të mos ishte një dhe i bekuar, por sikur të ishte një tokë e mallkuar. Ndërkohë që Rrogozhina është një bashki me potenciale të jashtëzakonshme për të begatuar, lumturuar, mëkëmbur të gjithë banorët e saj, për të mbajtur në trojet e veta, bijtë dhe bijat dhe për ti prosperuar ata më shumë se kudo tjetër. Pse atëherë ikin, çfarë ndodh me fëmijët tanë, çfarë ndodh me fqinjin tonë, me miqtë, të afërmit, fisin, kushërinjtë, pse ata ikin? Pse ne sot kemi më shumë se 1/3 e tyre të larguar dhe të tjerë që mendojnë të largohen sa më parë.
Në pamje të parë ky është një shpopullim i frikshëm. Nëse në 8 vite nga Shqipëria, Rrogozhina dhe çdo zonë e këtij vendi u larguan më shumë se 1/3 e popullatës. 937 mijë shqiptarë janë larguar vetëm në hapësirën e Shengen, mbi 1 milion në të gjithë botën. Imagjinoni për një moment të vazhdojë kështu, të vazhdojë me këtë sistem me këtë qeverisje. Në 8 vitet e ardhshme, më shumë se kaq dhe pas 16 vitesh askush nuk e di sa qytetarë do kenë mbetur në Rrogozhinë, sa shqiptarë do kenë mbetur në Shqipëri. A nuk është ky një apel, a nuk është ky një kushtrim për të përdorur në 14 maj votën për ndryshimin e madh, për ndryshimin për të cilin Shqipëria ka nevojë jetike për të marrë kthesën e madhe. Ka nevojë njëlloj si ajri, që zogu ka nevojë për të fluturuar, ka nevojë si i sëmuri për oksigjen. Pse ndodh kjo miqtë e mi? Po të mos vinim nga diktatura këtë shpjegim ndofta dhe nuk do ta bëja, por ne e dimë mirë, më mirë se kushdo tjetër në Europë, se ç’do të thotë monizëm, sundim i një partie shtet, se ç’do të thotë kur të gjitha pushtetet merren në një dorë. Monizmin e parë e kaluam në diktaturë komuniste. Ai bazohej në ideologjinë marksiste-leliniste dhe varfëroi shqiptarët si asnjë vend në botë. Monizmi i dytë, ky i sotmi është një tragjedi kombëtare. Të gjitha pushtetet janë në dorën e një njeri i cili edhe presidentin e Republikës, e tall dhe përqesh sikur ta kishte një shërbëtor të vetin dhe jo përfaqësues. Një despot që nuk njeh ligj, që ska ligj, ska rregull, normë, standard, nuk ka flamur, ska nder, nuk ka asgjë.

3 VITE ME PARE

Berisha në Rrogozhinë: Shkëlqim Hoxha do ta shndërrojë bashkinë në një model për qytetarët dhe bashkitë fqinje, është njohës i shkëlqyer i ekonomisë dhe biznesit

Berisha prezanton kandidatin në Rrogozhinë: Votojeni të ndalim
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar kandidatin për Bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha. Në fjalën e tij para qytetarëve të Rrogozhinës, Berisha tha se Hoxha është një  demokrat i fillimeve më të para të demokracisë dhe një demokrat, i qëndresës në ditët më të vështira të PD-së. Ai e konsideroi Hoxhën një person mjaft të përgatitur. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokrate e demokratë, banorë të bashkisë së Rrogozhinës! Një përshëndetjet të përzemërt dhe vëllazërore për këtë pritje të zjarrtë. Vij këtu për të paraqitur para jush kandidatin tonë për qytetar të parë, kryetar bashkie, Shkëlqim Hoxhën. Shkëlqim Hoxha është e theksoj dhe vetë, një demokrat i fillimeve më të para të demokracisë, por është edhe një demokrat, i qëndresës në ditët më të vështira të PD-së, i cili në vitin 1997-98-99, në një kohë kur PD luftonte për mbijetesë bëri gjithçka aty ku ishte në emigracion dhe më vonë erdhi në Shqipëri për të mbështetur atë dhe suksesin e saj. Në të gjitha detyrat e ngarkuara ai ka treguar aftësi të veçanta, përkushtim të madh në përmbushjen me nder të detyrave që ju ngarkuan gjatë qeverisjes së PD. Unë ju garantoj ju se Shkëlqim Hoxha me aftësitë e tij, përkushtimin e tij, dashurinë dhe respektin që ai ushqen për ju, qytetarët, qytetaret, fermerët, banorët e kësaj bashkie do të bëjë gjithçka që të ua rikthejë ju Bashkinë e Rrogozhinës si shtëpinë tuaj të parë. Do të bëjë gjithçka që të përmirësojë çdo muaj dhe çdo vit jetën tuaj, infrastrukturën në territorin e kësaj bashkie, suksesin e bizneseve në territorin e kësaj bashkie. Suksesin e bizneseve në territorin e kësaj bashkie, zhvillimin e fermave dhe suksesin e fermerëve të territorit të kësaj bashkie. Zhvillimin e turizmit, një degë për të cilin Rrogozhina ka një potencial të madh për tu zhvilluar edhe më shumë. Ju garanton se Shkëlqim Hoxha, si njohës i shkëlqyer i ekonomisë dhe biznesit, bashkinë e Rrogozhinës do ta shndërrojë në një bashki model për qytetarët e saj, bashkitë fqinje dhe vendin.

sali berisha shkelqim hoxha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet