LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha: Pronari i skafit ishte Adhurim Kushi, janë zhdukur kamerat që kanë filmuar tragjedinë në Himarë

• Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia u vra nga gomonia e drejtuar nga komisari Arjan Tase. • Në konferencën për mediat, Berisha tha se pronari i skafit ishte Adhurim Kushi që punon në Britaninë e Madhe, duke e lidhur me Tualant Ballën. • Madje dhe e akuzon për blerjen e skafeve. • Po ashtu, ndër të tjera Berisha tha se Arjan Tasee nuk plotësonte kushtet për rikthimin në detyrë, por kishte lidhje të forta me ministrin Bledi Cuci dhe ministren Mirela Kumbaro. • Gjithashtu pretendoi se janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit në Himarë. • Sali Berisha tha se nuk është ulur në një tavolinë me Ilir Metën për të koordinuar aksionin kundër qeverisë Rama por thotë me bindje se është opozitar i vërtetë. • Premtoi edhe aksion opozitar në shtator.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VD-PARALAJMËRIMI/ Berisha-Ramës: Bëj ç’të duash, e ke kohën e numëruar!

Berisha: Pronari i skafit ishte Adhurim Kushi, janë zhdukur kamerat që
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e përjavshme theksoi edhe një herë se opozita e ka shpallur armik kryeministrin e vendit Edi Rama. Ish-lideri i PD i kujtoi kryeministrit Rama se do të vijojnë betejën kundër tij, pasi të gjitha akuzat Partia Demokratike ai i ka me fakte, duke e cilësuar çështjen e inceneratorëve si aferën më të madhe në vend. Ndër të tjera, Berisha tha se Rama e ka kohën e numëruar pavarësisht se çfarë bën.

"Opozita e ka shpallur armik Edi Ramën. Kjo është një periudhë që ai vazhdon me metodat e tij grabitqare, por kjo nuk do të thotë që ne kemi hequr dorë nga beteja. Ne do mobilizohemi dhe do t’i japim atë që meriton. Deklaratat dhe akuzat tona janë të bazuara në fakte, por kalë beteje do të jetë çështja e djegësve. Ky zotëri ka firmosur në kundërshtim me ligjin e vendit, duke pasur shkresën e Agjencisë së Prokurimeve Publike se nuk mund të firmoset, ka firmosur tenderin për të vjedhur. Ky nuk mund të shpëtojë, le të bëjë ç’të dojë. Ky i ka kohërat e numëruara dhe në mënyrë figurative djegësit atje ku djegin plehrat do të djegin qeverinë e tij. Ne i kemi të gjitha me fakte dhe dokumente. Beteja do të jetë vendimtare, tha Berisha. kryeministri mund ta ketë bllokuar drejtësinë, por jo popullin,"-tha Berisha.

3 VITE ME PARE

VD-Sali Berisha: Ilir Meta është opozitar i vërtetë, do të bashkërendojmë aksionin

Berisha: Pronari i skafit ishte Adhurim Kushi, janë zhdukur kamerat që
Sali Berisha

TIRANË- Vetëm pak minuta pasi Ilir Meta, tha se do të bashkëpunonte ngushtë me Sali Berishën, ky i fundit ka lëshuar deklarata pozitive ndaj kreut të Partisë së Lirisë. Sipas Berishës, Ilir Meta është një opozitar i vërtetë dhe do të bashkëpunojë me të. Deri më tani sipas Berishës nuk janë ulur në tavolinë me Ilir Metën, por do të bashkërendojnë në çdo veprim.

“Nuk jemi ulur për aksionin opozitar. Por Ilir Meta është opozitar i vërtetë. SPAK është bërë SKAP. Do të bashkërendojmë çdo veprim me Metën dhe partinë e tij. Ne i kemi të hapura gjërat ne jua themi qytetarëve,”- tha Berisha.

3 VITE ME PARE

VD-Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Mos bini pre, mos blini apartamente

Berisha: Pronari i skafit ishte Adhurim Kushi, janë zhdukur kamerat që
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një thirrje për qytetarët. Sot në konferencën e tij me gazetarët, Berisha këshilloi qytetarët që të blinin apartamente në aferën e Portit të Durrësit.

"E morët vesh që në Portin e Durrësit kanë nisur të shesin apartamente. U bëj thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimit se do jenë subjekt konfiskimi. Mos vendosni asnjë investim në një skemë gjigante vjedhje që shkon deri në 4-5 miliardë euro,"-tha Berisha.

3 VITE ME PARE

VD-Tragjedia në Himarë/ Berisha: Janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit

Berisha: Pronari i skafit ishte Adhurim Kushi, janë zhdukur kamerat që
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal sot tek ngjarja kriminale e ndodhur tre ditë më parë në Potam të Himarës ku polici Arjan Tase, vrau me skaf një 7-vjeçare. Në konferencën e tij të përjavshme për shtyp, Berisha tha se skafi i përket Adhurim Kushit duke e cilësuar si një nga “çunat e Londrës” duke nënkuptuar veprimtaritë ilegale që ata merren. Berisha ka akuzuar edhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi se është anëtar i një shoqate detare ku bëjnë pjesë edhe trafikantë droge.

"Skafi ishte i Adhurim Kushit, një nga çunat e Taulant Ballës në Angli. Pra, e kuptoni vetë origjinën e skafit. Adhurim Kushi punon akoma në Britani dhe blen skaf. Autori jo vetëm tentoi të largohet, por janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit. Qytetarët janë të revoltuar. Nuk mund ta kapërcejë Edi Rama me halucinacione. Arjan Tase, me origjinë nga Përmeti, u rikthye në detyrë nga dy ministrat. Ai nuk plotësonte asnjë kusht, përveç lidhjeve të forta me dy ministrat. Të dhënat tjera janë shumë tronditëse. Ministri i Brendshëm apo ministri i familjes, rezulton të jetë anëtar i një shoqate të mbushur me trafikantë dhe kontrabandistë, për të cilët media ka nxjerrë emra dhe fakte,"-tha Berisha.

FJALA E BERISHËS:

Falënderoj të gjithë qytetarët që vetorganizuan një proteste qytetare të madhe, për një çështje thellësisht tronditëse për shoqërinë shqiptare dhe për çdo vend, po të kishte ndodhur. Të dhënat që dalin rreth këtij problem, gjithçka flasin për një krim të mirëfilltë shtetëror. Skafi ishte me të gjitha ligjet i ndaluar të përdorej aty ku u ndodh. Skafisti ishte i palicencuar për përdorimin e skafit. Skafi ishte pronar i Adhurim Kushit, një nga çunat e Taulant Ballës në Londër, pra e kuptoni vetë origjinën e skafit. Adhurim Kushi punon akoma në Britani dhe blen skaf. Arjan Tase u rikthye në punë dhe është me origjinë nga Përmeti. U rikthyer në detyrë nga dy ministrat, nga Bledi Veltari dhe ministrja Kumbaro. Arjan Tase nuk plotësonte asnjë kusht për rikthimin e tij në detyrë përveç lidhjeve të forta që kishte me të dy ministrat. Të dhëna të tjera janë shumë tronditëse, ministri i Brendshëm, apo ministri i familjes siç e quajnë rëndon rezulton të jetë anëtari i një shoqate të mbushur me trafikantë dhe kontrabandistë për të cilën mediat kanë nxjerrë emrat dhe dhënë faktet.

sali berisha 5 berisha me gazetaret 5 gusht 2022

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet