Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka konsideruar një ligj anti-Meta e të bazuar në shpifje projektligjin e Partisë Socialiste për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. Berisha tha se Partia Demokratike është e gatshme që ta kthejë ligjin e lustracionit, por jo për ta përdorur politikisht atë. • Për projektin e qeverisë për t’i dhënë shtetësi shqiptare për shtetas të huaj dhe të pasur që duan të investojnë në Shqipëri, Berisha tha se synimi është të shndërrojë Shqipërinë në vend të rrezikshëm, në parajsën e drogës, trafiqeve dhe krimit rajonal. Ai shtoi se PD do ta kundërshtojë me forcë këtë projekt pasi bllokon procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. • Për zgjedhjet vendore, Berisha tha se do të ketë koalicion, por nuk bëri me dije nëse ky do të bëhet me Partinë e Lirisë të kryesuar nga Ilir Meta apo jo. • I pyetur se çfarë do të ndodhë në shtator me pozicionin e Enkelejd Alibeajt, të cilin ai nuk e njeh si kryetar të grupit parlamentar, Berisha tha se kjo gjë do të bëhet me dije në komunikimet në vijim.
9 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së përjaveshme të zhvilluar me gazetarët iu përgjigj pyetjeve në lidhje me atë që ai e cilëson si "ligji anti-Berishë".
Berisha u shpreh se nuk i druhet aspak një ligji që ka të bëjë me ish-sigurimin e shtetit dhe as ndonjë ligji që ndalon non-gratat të kandidojnë për një vend në legjislativ, përkundrasi pasi sipas tij kjo do e shtonte edhe më shumë hovin dhe frymën opozitare.
Pyetje: Z. Berisha, ju thatë se ligji që socialistët pretendojnë ta kalojnë në Kuvend në shtator për dekriminalizimit, në fakt ishte projekt për të lënë Metën jashtë Kuvendit, pasi një nga pikat ishte të linin jashtë Kuvendit personat që kishin lidhje me ish-Sigurimin. Por një pjesë tjetër e këtij projektligji është të mos lejohen të kandidojnë dhe të mbajnë poste të rëndësishme, personat e shpallur non grata nga SHBA apo shtetet e BE. Si do të veproni në rast se ky projektligj do të kalojë në Kuvend?
Sali Berisha: Berisha: Në një tekst që kam parë unë kjo nuk ekziston, por nëse dëshirojnë i ftoj ta bëjnë. Nuk kam asnjë lloj. Ka standarte europiane të qarta, ka rezoluta Parlamenti Europian për të gjitha këto. Në qoftë se do të bëjnë një ligj anti-Berishë, ta provojnë! I siguroj se vrulli dhe hovi vetëm do të rritet. Në ligj, që të jemi saktë, në draftin e tyre që ma kanë sjellë bashkëpunëtorët e mi, ata kanë “Lustracionin”.
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë zhvilloiu ditën e sotme një konferencë për mediat nga selia e PL-së ku ndër të tjera foli "pasaportat e arta". Ai kundërshtoi me forcë këtë nismë duke u shprehur se në fund kryeministri Edi Rama do të marrë përgjigjen që meriton.
Ilri Meta: Kjo çështja e pasaportave të arta është sipas konceptit të tij për Ballkanin e hapur. Ky është ogiç i atij tjetrit. Kjo është në kurriz të interesit kombëtar, të interesit drejt BE. Kjo është tentativë e hershme që e kam kundërshtuar shumë qartë prej kohësh dhe në detyrën e presidentit të republikës. Ai është në proces largimi dhe përpiqet që të përfitojë për klanin e tij. Kjo është nismë për të bërë marrëveshje me persona që kanë para dhe dëshiron që t’i pastrojnë ato. Do të marrë pjesën e tij. Ai do të përgjigjet për gjithçka deri në një. Jo vetëm ai po dhe ata që kanë abuzuar. Lekët do të vijnë në Shqipëri, do të riatdhesohen në shërbim të popullit të Shqipërisë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është shumë i domosdoshëm për kapërcimin e krizës. Kjo deklaratë u tha gjatë konferencës me gazetarët, aty ku Berisha e quan rëndësi të madhe takimin që u zhvillua në Bruksel mes dy vendeve.
'Në Bruksel ka pasur zhvillime shumë të rëndësishme për rajonin. E kam quajtur dhe e konsideroj të një rëndësie shumë të madhe, takimin që u zhvillua në selinë e NATO-s, midis Sekretarit të Përgjithshëm , Presidentit të Serbisë, Vuçiç dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në këtë takim, Stoltenberg, përsëriti vendosmërinë e NATO-së për të garantuar stabilitetin e Kosovës. Stabiliteti i Kosovës është për rajonin dhe më gjerë dhe këtu morën një mesazh të fortë dhe të qartë, të gjithë ata që punojnë për projektin e Putinit në Ballkan, Aleksandër Vuçiç por dhe sivëllai i tij Edi Rama. Po kështu, Sekretari i Përgjithshëm u kërkoi palëve që kundërshtitë t’i zgjidhin me dialog dhe e mbështesim plotësisht këtë qëndrim të Sekretarit të Përgjithshëm që kontribon në mënyrë paqësore në paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë. Të nesërmen e takimit, Kryeministri Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Vuçiç zhvilluan takime me z. Borrell dhe emisarin e BE për Dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak.
Një takim mund të themi, edhe pse nuk pati rezultatet konkrete për çështjet, ishte pozitiv sepse të dy palët ranë dakord që të mos bëjnë shumë diplomacinë e altoparlantit po të vazhdojnë bisedimet dhe negociatat dhe urojmë që të dominojë arsyeja. Beogradi të heqë dorë nga projekti i Putinit për të hapur një konflikt të ri në Ballkan. Të gjitha që unë kam lexuar, deklarata të paanashme, flasin se çështja e targave dhe letërnjoftimeve siç e kërkon qeveria e Kosovës është e parashikuar në marrëveshjet e mëparshme të arritura midis dy palëve në Bruksel. Sidoqoftë, unë mendoj dhe besoj se dialogu midis palëve është i domosdoshëm për kapërcimin e krizës të krijuar nga qëndrime absolutisht të pambështetura në marrëveshje të Vuçiç ndaj problemit të targave dhe letërnjoftimevetë serbëve në Kosovë“.'- u shpreh Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh i qartë ditën e sotme se do të ketë koalicion për zgjedhjet vendore. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha tha se PD nuk do të heqë dorë nga primaret pasi i cilësojnë si risinë e dytë më të madhe pas vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri.
'Koalicion unë vlerësoj se do të ketë. Koalicioni do përcaktojë rregullat e tij, por çfarë do jetë në këtë koalicion për Partinë Demokratike, aksionet e PD, ato të gjitha do të zgjidhen me primare. Ne nuk heqim dorë kurrsesi. Ne konsiderojmë primaret si risinë e dytë më të madhe pas vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri. Vendosja e pluralitetit brenda partive është fundi i kryetarokracisë, forma më e vërtetë e demokracisë brenda një partie. Për ato që jemi zotuar, ne qëndrojmë plotësisht.'- tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama është ai që po tenton që të bllokojë negociatat me Bashkimin Europian.
'BE po kundërshton nismat e Ramës, ai servir nisma për krimin e drogën. Të gjitha këto përbëjnë shqetësim për Europën. Këto janë arsyet se përse Komisioni Europian po nxjerr kartonin e kuq. Dënoj me ashpërsinë më të madhe pasaportën e artë të Edi Ramës, si një thirrje për trafikantët, kriminelët, por edhe terroristët nga mbarë bota, paguani që të mblidheni në Shqipëri. Paralajmëroj Edi Ramën se këto praktika me sa duket kanë edhe një qëllim të dytë politik, bllokimin e procesit të negociatave me BE. Është e vërtetë që konferenca e parë është mbajtur, sikundër që negociatat nuk janë hapur në kuptimin që procesi do rifillojë pas disa shqyrtimeve që do të bëhen gjatë këtyre muajve në një konferencë të dytë. Ka një mënyrë për ta shtyrë në kalenda konferencën e dytë, është kjo që bën Edi Rama me pasaportën e artë dhe dhënien me koncesion të shtetësisë. E paralajmëroj në mënyrë serioze se këto praktika do të kundërshtohen me të gjithë potencialin që ka opozita. Sikundër, paralajmëroj çdo person, aplikimi mbi bazën e kësaj praktike nuk do të njihet nga opozita shqiptare. Ndaj të mos bien pre e një skeme të madhe mashtrimi. Ky është qëndrimi i PD ndaj këtij procesi në të cilën Edi Rama kërkon të forcojë pushtetin e tij nëpërmjet krimit, drogës dhe mafies.. '- tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur projektligjit të PS për ish bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit duke thënë se është ligj anti-Meta që bazohet në shpifje. Ndër të tjera thekson se PD është e gatshme që ta kthejë ligjin e lustracionit.
'PD gjatë periudhave të saj në pushtet ka miratuar dy ligje për lustracionin. Në praktikën europiane dhe botërore, ligjet e dekriminalizimit janë tjetër, ligjet e lustracionit janë tjetër. Janë kategori të ndryshme. Me ligjet e lustracionit PD përjashtonte nga funksionet publike agjentët, informatorët e Sigurimit të Shtetit dhe nomeklaturën e lartë komuniste. Ligji është vënë në zbatim në vitin 1996, është kopje e ligjit çeko-sllovak. Ky ligj u amendua nga socialistët në pushtet duke hequr komponentin lustracion. Për këtë arsye, PD në vitin 2008 miratoi në Parlament ligjin e lustracionit. Në 1995 PD miratoi ligjin për dënimin e krimeve të komunizmit. Mbi bazën e këtij ligji u dënuan 73 zyrtarë nga presidenti i Republikës te një komandant poste që zvarriti trupat e të rinjve të pushkatuar në kufi. Ky ligj u quajt kushtues nga Gjykata Kushtetuese dhe është edhe sot në fuqi. Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi për ligjin e lustracionit, kjo nuk mund të ketë asnjë hezitim. Atë që bën PS, ai duket se është një ligj po ta quajmë ligji anti-Meta, e cila bazohet në një shpifje të qartë të hedhur poshtë nga vetë autori për të cilin akuzohet zoti Meta. Nëse PS është e gatshme të rikthejë ligjin e lustracionit, autoriteti i hapjes së dosjeve ekziston, nuk ka nevojë të ngrihet. Ne jemi për lustracionin.'-tha Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama po inkurajon bandat për të kryer vrasje, duke u thënë që 'të hanë kokat e tyre'. Berisha shprehet se dënon me ashpërsinë të madhe këtë qëndrim që po mban Rama si dhe tha se dënon vrasjet që po ndodhin në rrugë dhe sheshet e qyteteve.
'Gjatë kësaj jave, shqiptarët kanë parë se rendi dhe siguria e tyre janë tërësisht në dorë të bandave dhe krimit. Në një hark kohor 12 orë u përgjakën rrugët e Elbasanit, Sarandës dhe Panajasë në Vlorë. Nuk duhet të marr hua një shprehje në të cilën policia rezulton për të numëruar gëzhojat, por dua të them se policia rezulton për të na thënë kryesisht se vrasësit u zhdukën në drejtim të paditur. E vërteta është se, substrati i këtyre përgjakjeve, i këtyre vrasjeve, qëndron në faktin se janë bandat e krimit që kontrollojnë në çdo qelizë këtë shtet. Janë në një farë mënyre shteti real i këtij vendi. Ndërkohë, platforma zyrtare e Edi Ramës për luftën kundër krimit siç e dini është hani sa më shumë kokën e njëri-tjetrit. E thotë këtë një kryeministër i cili qeveris në një vend që ka firmosur Konventa Ndërkombëtare dhe e ka ndaluar me Kushtetutë dënimin me vdekje. Pra, atë që shteti e ka ndaluar, kryeministri i vendit ua lejon bandave dhe inkurajon bandat me thirrjet e tij për vrasje. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim, dënoj vrasjet e shëmtuara në rrugët dhe sheshet e qyteteve. Garantoj shqiptarët se qëndrimi ynë do të jetë zero tolerancë ndaj krimit. Ne do t’u japim bandave të qeverisë atë vend që meritojnë së bashku me qeverinë e tyre.'- u shpreh Berisha.

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti nismën e pasaportave të arta si thirrje e kryeministrit Edi Rama ndaj narko trafikantëve. Gjatë konferencës për mediat, kreu i PD-së tha se pasaporta e artë është mekanizmi i tretë e i fundit i trinomit të shndërrimit të Shqipërisë në parajsën tokësore të drogës e trafiqeve dhe krimit rajonal. Sipas Berishës, vendi ynë po kthehet në një kanal të zi për të larë narko-eurot e trafikantëve të pashpirtë të rajonit, Evropës e botës.
'Jam sot për të deklaruar në emër të PD, se pasaporta e artë e Edi Ramës është thjesht një thirrje: “narko-trafikant dhe kriminel të të gjithë rajonit, Evropës dhe botës bashkohuni në Shqipëri”. PD deklaron se pas nisjes për legalizimin e kanabisit, ligjin për amnistinë fiskale, legalizimin e parave të krimit që hyjnë nga jashtë, pasaporta e artë është mekanizmi i tretë e i fundit i trinomit të shndërrimit të Shqipërisë në parajsën tokësore të drogës trafiqeve dhe krimit rajonal evropian dhe botëror. Pasaporta e artë, në vendet ku shteti ligjor funksionon është një mundësi e përdorur nga ato qeveri dhe vende për të thithur investime të huaja. Kurse pasaporta e artë në narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Evropë, Shqipëri, është kanal i zi për të larë narko-eurot e trafikantëve të pashpirtë të rajonit, Evropës e botës në Shqipëri, një kanal i zi për paranë toksike të bosëve të drogës dhe krimit, para e cila me kullat monumente nacionaliste korruptive si i ka quajtur shtypi ndërkombëtar në Tiranë po shkatërron pamjen, urbanistikën trafikun e mjedisin e saj'- tha Berisha.