Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i ka dhënë përgjigje Enkelejd Alibeajt se nuk do të heqë dorë nga procesi i Primareve për të zgjedhur kandidatët që do të dalin për zgjedhjet vendore të 2023. Në një bashkëbisedim live me ndjerkësit e tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se tani betejen e ka me PD e rithemeluar. E po ashtu, u bëri thirrje të rinjve të bëhen pjesë e garës së primareve në PD, ku do dalë kandidati për bashkitë e qyteteve.
Pyetje: Dr. Berisha, si do të veproni ju si PD për të dalë me një kandidaturë të vetme dhe jo me dy kandidatë siç tha deputeti Alibeaj?
Sali Berisha: Partia Demokratike e vërtetë e rithemeluar ka përcaktuar një procedurë të cilën nuk ka demokrat që normalisht ta refuzojë. Por, z. Ylli, kur tetë muaj apo një vit më parë, unë kaloja nga Foltorja në Foltorja për të folur për peng-Bashën në atë kohë, kishte që e besonin, por edhe të tjerë skeptikë. Sot besoj, pas të gjitha të dhënave, është e qartë se të gjitha ato janë totalisht përpjekje të Edi Ramës dhe s’kanë asgjë të përbashkët me PD-në. Në këtë kontekst, unë kam qenë, jam dhe do të jem i hapur, që çdo deputet i kësaj partie, çdo eksponent dhe anëtar i kësaj partie, të kandidojë në primare, të propozojë cilindo për primare. Unë s’jam kurrë i hapur të heq dorë nga primaret, as dhe të zëvendësoj primaret me sondazhe. Këtë s’e bën askush në botë. S’kam pse unë të vendos një standard të tillë pasi vetëkuptohet, Edi Rama betejën e ka me 11 Dhjetorin, me Partinë Demokratike të rithemeluar, sepse atë tjetrën, ç’është e vërteta, siç provuan kohërat, e kishte në xhep. Të rinjtë po afron dhe do marrin rol gjithnjë e më të madh në PD, duhet të theksoj në këtë rast. PD është parti e rithemeluar, ishte vendimtar për ekzistencën dhe misionin e saj. Ajo do hapë dyert dhe janë këto primare në të cilat kanë vendosur, dhe unë ftoj sa më shumë të rinj të garojnë, për qytetarë të parë të bashkive të vendit. Ndërkohë po krijohen një tërësi departamentesh, në tërësi intelektual të fuqishëm të rinj janë anëtarësuar ose kanë marrë drejtimin në këto departamente. Do ketë ripërtëritje të padiskutueshme të elitës politike të PD. Ne epiqendër të ekonomisë shqiptare do të vendosen ëndrrat e të rinjve