LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shqipëria fal shumë, Polonia na përmbys në Varshavë dhe na shuan ëndrrën për Botëror

• Shqipëria nuk ia del në Poloni! • Goli i Arbër Hoxhës në pjesën e parë ishte thjesht një iluzion. • Në Varshavë fitojnë polakët me dy gola në pjesën e dytë dhe sigurojnë ndeshjen tjetër me Suedinë, që i mban ende në lojë. • Shqipëria e nisi ndeshjen në mënyrë të kujdesshme, pa rrezikuar shumë në fazën sulmuese, duke ia lënë iniciativën vendasve! • Polonia, e gjitha me sytë te Lewandowski, u përpoq të luante shpejt dhe me agresivitet, por kuqezinjtë arritën të rezistojnë mirë. • Dëmtimi i Ajetit në minutën e 15’, që la fushën e lojës për shkak dhimbjesh në krah, nuk ndryshoi sjelljen e Kombëtares në fushë. • Në vend të tij u fut Ismajli, një tjetër mbrojtës me cilësi që i tregon muskujt që në start. • Dueli përgjithësisht u zhvillua në mesfushë dhe gradualisht kuqezinjtë arritën të imponohen, kryesisht me kombinimet nga e majta Mitaj-Hoxha. • Sinjalin e parë të qartë e dha Laçi me një gjuajtje të fuqishme në minutën e 36’, ndërsa goli erdhi 6 minuta më pas. • Hysaj hedh një top të gjatë prej 50 metrash drejt sulmit, mbrojtësi polak Bednarek gabon dhe Hoxha, që është në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, nuk fal, duke e dërguar topin në rrjetë. • Në pjesën e dytë Shqipëria e nis me vetëbesim dhe ka rastin të dyfishojë me Bajramin në minutën e 54, por mesfushori gabon një rast të artë! • Dhe kur nuk shënon, ndëshkohesh! • Nëntë minuta më pas, kuqezinjtë pësojnë golin e barazimit nga Lewandowski, që shfrytëzoi në një goditje këndi një gabim në markim të mbrojtjes kuqezi dhe një gabim po ashtu edhe të Strakoshës në dalje. • Shqipëria ka megjithatë një rast të artë me dy lojtarë të sapofutur në fushë, Broja dhe Pilo. Mesfushori i AEK-ut, në minutën e 72, mori një pasim fantastik nga Broja, por gaboi. • Vetëm një minutë më pas, Polonia na shënon sërish me Zielinskin, me një gjuajtje nga distanca. Silvinjo hedh edhe Muçin në fushë, por nuk mjafton për të ndryshuar fatin e ndeshjes. •Shqipëria nuk e realizoi dot ëndrrën e një shekulli për të shkuar në Botëror. • Në ndeshjen tjetër me Suedinë, që mundi Ukrainën, do të luajë Polonia.

10 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Shuhet ëndrra e Shqipërisë për Botërorin 2026, kuqezinjtë humbin ndaj Polonisë

Shqipëria fal shumë, Polonia na përmbys në Varshavë dhe

POLONI- Shqipëria nuk ia doli me Poloninë. Kuqezinjtë humbën 2-1 përballë Polonisë në gjysmëfinalet e fazës “play-off” në Varshavë. Edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Arbër Hoxhës në pjesën e parë të lojës, kuqezinjtë nuk mundën të ruanin rezultatin, pasi polakët përmbysën gjithçka në pjesën e dytë.

Pak para se polakët të barazonin shifrat në 1-1 me anë të Robert Lewandowskit, Shqipëria humbi dy raste të arta për të mbyllur ndeshjen, fillimisht me anë të Laçit e më pas me anë të Pilos. Dy futbollistët kuqezi shpërdoruan në mënyrë amatoreske dy raste të pastra për të shënuar.

Ndërsa Polonia shënoi edhe golin e dytë me anë të Zielinskit, i cili me një gjuajtje potente nga jashtë zone nuk i dha asnjë mundësi Strakoshës për të reaguar. Në fazën finale, Polonia do të përballet me Suedinë, e cila ka fituar 1-3 përballë Ukrainës./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Polonia ndëshkon kuqezinjtë, shënojnë sërish gol

Shqipëria fal shumë, Polonia na përmbys në Varshavë dhe

POLONI- Polonia ka kaluar në avantazh me shifrat 2:1 përballë Shqipërisë. Fillimisht ishte Robert Lewandowski, i cili shfrytëzon një goditje këndi dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë duke ndëshkuar portierin Thomas Strakosha.

Më pas, ishte Zielinski, i cili në miniutën e 74′ me një goditje të fortë kaloi polakët në avantazh. Kuqezinjtë kaluan fillimisht në avantazh nga një gabim në prapavijë e kundërshtarit dhe Arbër Hoxha me një goditje të bukur përshëndeti rrjetën në minutën e 42′./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Ndeshja në Varshavë/ Barazon Polonia 1-1, Robert Lewandowski ndëshkon Strakoshën

Shqipëria fal shumë, Polonia na përmbys në Varshavë dhe

POLONI- Polonia ka barazuar në nisje të pjesës së dytë. Robert Lewandoski ka shënuar në minutën e ’63. Kuqezinjtë kaluan fillimisht në avantazh nga një gabim në prapavijë e kundërshtarit dhe Arbër Hoxha me një goditje të bukur përshëndeti rrjetën në minutën e 42′. Kaq mjaftoi dhe festa u ndez nga tifozët shqiptarë në stadium./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Nis pjesa e dytë e ndeshjes, kuqezinjtë udhëheqin me golin e Arbër Hoxhës

Shqipëria fal shumë, Polonia na përmbys në Varshavë dhe

VARSHAVË- Ka startuar pjesa e dytë e ndeshjes Poloni- Shqipëri. Shqipëria ka shënuar kundër Polonisë më Arbër Hoxhën në pjesën e parë, duke e kaluar kombëtaren në avantazh.

Kuqezinjtë përfituan nga një gabim në prapavijë e kundërshtarit dhe Arbër Hoxha me një goditje të bukur përshëndet rrjetën në minutën e 42′. Kaq mjaftoi dhe festa u ndez nga tifozët shqiptarë në stadium./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Festë për Kombëtaren në Varshavë/ Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria në avantazh

Shqipëria fal shumë, Polonia na përmbys në Varshavë dhe

VARSHAVË- Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Poloni- Shqipëri. Kuqezinjtë kanë shënuar kundër Polonisë më Arbër Hoxhën. Kuqezinjtë përfituan nga një gabim në prapavijë e kundërshtarit dhe Arbër Hoxha me një goditje të bukur përshëndet rrjetën në minutën e 42′.

Që nga viti 1949 e deri më sot, ndaj Polonisë kemi luajtur 15 herë, kemi fituar dy ndeshje, që të dyja në kryeqytetin tonë me shifrat 2-0, dhe kemi dalë tri herë barazim./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Shqipëria kalon në avantazh, shënon golin e parë ndaj Polonisë

Shqipëria fal shumë, Polonia na përmbys në Varshavë dhe

VARSHAVË- Shqipëria ka shënuar golin e parë në Varshavë përballë Polonisë në fundin e pjesës së parë. Arbër Hoxha ka shfyrtëzuar në maksimum gabimin e mbrojtjes polake, duke u treguar më pas i ftohtë përballë portierit.

Goli ka sjellë ovacione te mbi 3 mijë tifozë kuqezinj, që po e ndjekin në stadium përballjen historike./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Ndeshja Poloni- Shqipëri/ Starton dueli historik, shkelmohet topi i parë në Varshavë

Shqipëria fal shumë, Polonia na përmbys në Varshavë dhe

VARSHAVË- Ndeshja Poloni-Shqipëri ka startuar. Kombëtarja e Shqipërisë nis takimin me historinë dhe kërkon ta rishkruajë atë në Varshavë, në ndeshjen e parë në “play off” e “Botërorit 2026”.

Që nga viti 1949 e deri më sot, ndaj Polonisë kemi luajtur 15 herë, kemi fituar dy ndeshje, që të dyja në kryeqytetin tonë me shifrat 2-0, dhe kemi dalë tri herë barazim.

Sylvinho ka vendosur që sonte porta do të mbrohet nga Strakosha, ndërsa në mbrojtje do të jetë Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Mesfusha do të përbëhet nga Asllani dhe Shehu, ndërsa Laçi do të luajë më i avancuar. Krahët do të mbulohen nga Uzuni dhe Hoxha, ndërsa në majën e sulmit do të luajë Bajrami./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

VIDEOLAJM/ Dueli Poloni-Shqipëri, atmosferë elektrizuese pak minuta para fillimit ndeshjes në Varshavë 

Shqipëria fal shumë, Polonia na përmbys në Varshavë dhe

VARSHAVË- Kombëtarja shqiptare, do të luajë sonte në orën 20:45 për herë të parë në fazën “play off”, për kualifikueset e Botërorit 2026. Shqipëria kërkon një rezultat historik, ndërsa asnjëherë nuk është larguar me fitore nga transferta e Polonisë. Siç shihet edhe në pamje, atmosfera në tribunat e mbushura është elektrizuese, me tifozë nga të dyja skuadrat që po presin startimin e ndeshjes.

Formacionet zyrtare janë publikuar. Sylvinho ka vendosur që porta do të mbrohet nga Strakosha, ndërsa në mbrojtje do të jetë Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj.

Mesfusha do të përbëhet nga Asllani dhe Shehu, ndërsa Laçi do të luajë më i avancuar. Krahët do të mbulohen nga Uzuni dhe Hoxha, ndërsa në majën e sulmit do të luajë Bajrami./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

PAMJET nga dhomat e zhveshjes, zbulohet fanella që do të veshë Kombëtarja në përballjen me Poloninë

Shqipëria fal shumë, Polonia na përmbys në Varshavë dhe

VARSHAVË- Kombëtarja shqiptare përballet këtë të enjte me Poloninë në orën 20:45, në PGE Narodowy të Varshavës për gjysmëfinalen e play-off-it të Kupës së Botës 2026. Federata Shqiptare e Futbollit ka ndarë pamjet nga dhomat e zhveshjes, duke zbuluar fanellën që lojtarët e Kombëtares do të veshin gjatë kësaj ndeshjeje të rëndësishme.

Shqipëria fal shumë, Polonia na përmbys në Varshavë dhe

Nëse Shqipëria arrin të kalojë këtë pengesë në sfidën teke, katër ditë më vonë do të luajë në transfertë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë-Suedi, me objektivin për të siguruar një vend në finalet e Botërorit që zhvillohen këtë verë në SHBA, Meksikë dhe Kanada./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Ndeshja Poloni-Shqipëri, zbulohet formacioni zyrtar i Kombëtares, Uzuni dhe Hoxha mbështesin Bajramin në krye të sulmit

Shqipëria fal shumë, Polonia na përmbys në Varshavë dhe

VARSHAVË- Shqipëria luan “finalen” e parë për tu kualifikuar për në Botëror, me kuqezinjtë që do të masin forcat e tyre në Varshavë kundër Polonisë. Porta do të mbrohet nga Strakosha, ndërsa në mbrojtje do të jetë Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj.

Mesfusha do të përbëhet nga Asllani dhe Shehu, ndërsa Laçi do të luajë më i avancuar. Krahët do të mbulohen nga Uzuni dhe Hoxha, ndërsa në majën e sulmit do të luajë Bajrami.

Formacioni Zyrtar:

Shqipëria (4-2-3-1): Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj, Asllani, Shehu, Uzuni, Laçi, Hoxha, Bajrami.

Trajner: Sylvinho

Nga ana tjetër, është publikuar edhe formacioni zyrtar i ekipit polak.

Shqipëria fal shumë, Polonia na përmbys në Varshavë dhe

ndeshja poloni shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet