LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Biden nis vizitën 4 ditore në Irlandën e Veriut, fjalimi në Universitetin Ulster: E ardhmja juaj është e ardhmja e Amerikës! Mbërrin në Dublin për t'u takuar me presidentin irlandez

•Presidenti amerikan Joe Biden ka nisur vizitën katër-ditore të planifikuar në Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës. • Biden u përshëndet nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak pas uljes në Air Force One të martën mbrëma. •  •Vizita e tij vjen në kuadër të 25 vjetorit të Marrëveshjes së së Premtes së Mirë, një marrëveshje paqeje që ndihmoi t'i jepet fund 30 viteve të konfliktit të dhunshëm në Irlandën e Veriut. •Presidenti amerikan Joe Biden ka mbajtur një fjalim në Universitetin Ulster. •Ai reflektoi mbi përparimin e bërë në Irlandën e Veriut në 25 vitet që nga Marrëveshja e së Premtes së Mirë, dhe kërkoi një kthim në ndarjen e pushtetit për Asamblenë e Irlandës së Veriut. •Biden u takua me krerët e pesë partive kryesore politike të Irlandës së Veriut, si dhe me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak. •Të dy udhëheqësit shprehën shpresën se institucionet në Irlandën e Veriut do të rivendoseshin sa më shpejt të jetë e mundur. •Biden përshëndeti nënshkrimin e Marrëveshjes së të Premtes së Mirë 25 vjet më parë paqja është fuqia e vërtetë e kësaj marrëveshjeje. •Ai tha se Irlanda e Veriut u transformua dhe u plotësua nga paqja. •Ai zotohet se SHBA do të vazhdojë të jetë partneri i Irlandës së Veriut në ndërtimin e së ardhmes që të rinjtë e botës meritojnë. •Presidenti amerikan, Joe Biden ka përfunduar fjalimin e tij në Universitetin Ulster në Belfast duke krahasuar Irlandën e Veriut 25 vite më parë me ditët e moderne, ku tha se kjo është një dëshmi e fuqisë së paqes. •Udhëheqësi i Partisë Unioniste Demokratike (DUP), Sir Jeffrey Donaldson tha se ai pati një diskutim shumë të shkurtër me presidentin amerikan Joe Biden sot. •Teksa iu referua ngërçit politik në Stormont, Donaldson tha se presidenti Biden e bbëri të qartë që nuk do të ndërhyntë në këtë çështje. •Në ditën e parë të vizitës në Belfast, kryeqytetin e Irlandës së Veriut, presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar takime me liderët e partive kryesore të Irlandës së Veriut. •Udhëheqësja e Partisë së Aleancës Naomi Long tha se presidenti amerikan foli për ekonominë e vendit dhe rëndësinë e stabilitetit politik për të maksimizuar potencialin e saj. Udhëheqësi i SDLP, Colum Eastëood e përshkroi takimin e tij me Biden si një angazhim pozitiv. Ai tha se Biden ishte një anëtar themelues i grupit të Miqve të Irlandës në Kongresin e SHBA në vitet 1970. Udhëheqësi i UUP-së, Doug Beattie tha se diskutuan me presidentin Biden për mundësitë ekonomike për Irlandën e Veriut. • Gjatë udhëtimit të tij shumëditor, Biden do të takohet gjithashtu me presidentin irlandez Michael D Higgins dhe do të vizitojë County Mayo, ku ai ka lidhje të vjetra familjare. • Biden do të mbajë gjithashtu një fjalim në County Mayo për të festuar lidhjen historike mes dy vendeve.

12 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Joe Biden përshëndet qytetarët në Dublin/ Fëmijët e pyesin për qenin, presidenti: Është mirë

Biden nis vizitën 4 ditore në Irlandën e Veriut, fjalimi
Joe Biden përshëndet qytetarët në Dublin

IRLANDË- Presidenti i SHBA Joe Biden ka përshëndur qytetarët që janë mbledhur për ta pritur në stacionin e zjarrfikësve të Aeroportit të Dublinit. Ai falënderoi stafin e ambasadës amerikane dhe fëmijët e tyre, duke thënë se të gjithë mendojnë se puna është magjepsëse, por mund të jetë edhe sfiduese. Ai gjithashtu u pyet nga një grup fëmijësh për qenin e tij.  

"Qeni im po shkon mirë," thotë Biden.

I pyetur se cili është çelësi i suksesit, ai iu tha qytetarëve se sa herë që nuk pajtohen me dikë është në rregull të vihet në dyshim gjykimi, por nuk është kurrë në rregull të vihet në dyshim motivi. 

Presidenti amerikan Joe Biden ka mbajtur një fjalim në Universitetin Ulster. Ai reflektoi mbi përparimin e bërë në Irlandën e Veriut në 25 vitet që nga Marrëveshja e së Premtes së Mirë, dhe kërkoi një kthim në ndarjen e pushtetit për Asamblenë e Irlandës së Veriut. Biden u takua me krerët e pesë partive kryesore politike të Irlandës së Veriut, si dhe me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak. Të dy udhëheqësit shprehën shpresën se institucionet në Irlandën e Veriut do të rivendoseshin sa më shpejt të jetë e mundur.

3 VITE ME PARE

Biden mbërrin në Dublin, pritet nga kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar

Biden nis vizitën 4 ditore në Irlandën e Veriut, fjalimi
Joe Biden

IRLANDË- Presidenti amerikan Joe Biden sapo ka mbërritur në Dublin me Air Force One, përpara angazhimeve të mëtejshme në Republikën e Irlandës. Ai është në aeroport nga kryeministtri i vendit Leo Varadkar, ku do të drejtohen për në County Louth. Shtëpia e Bardhë thotë se Biden do të vizitojë gjithashtu Kalanë e Carlingford. 

Presidenti amerikan Joe Biden ka mbajtur një fjalim në Universitetin Ulster. Ai reflektoi mbi përparimin e bërë në Irlandën e Veriut në 25 vitet që nga Marrëveshja e së Premtes së Mirë, dhe kërkoi një kthim në ndarjen e pushtetit për Asamblenë e Irlandës së Veriut. Biden u takua me krerët e pesë partive kryesore politike të Irlandës së Veriut, si dhe me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak. Të dy udhëheqësit shprehën shpresën se institucionet në Irlandën e Veriut do të rivendoseshin sa më shpejt të jetë e mundur.

3 VITE ME PARE

Biden në Belfast/ Zbardhen takimet me liderët e partive kryesore të Irlandës së Veriut: Diskutime për ekonominë dhe rëndësinë e stabilitetit politik

Biden nis vizitën 4 ditore në Irlandën e Veriut, fjalimi
Joe Biden

IRLANDA E VERIUT- Në ditën e parë të vizitës në Belfast, kryeqytetin e Irlandës së Veriut, presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar takime me liderët e partive kryesore të Irlandës së Veriut. Udhëheqësja e Partisë së Aleancës Naomi Long tha se presidenti amerikan foli për ekonominë e vendit dhe rëndësinë e stabilitetit politik për të maksimizuar potencialin e saj.

"Fjalimi i presidentit ishte pozitiv, i balancuar, optimist dhe shpresëdhënës për të ardhmen", tha ajo.

Udhëheqësi i SDLP, Colum Eastwood e përshkroi takimin e tij me Biden si një angazhim pozitiv.

"Ai ka qenë mbështetës i procesit tonë të paqes para se të ekzistonte", tha ai. 

Ai tha se Biden ishte një anëtar themelues i grupit të Miqve të Irlandës në Kongresin e SHBA në vitet 1970.

Udhëheqësi i UUP-së, Doug Beattie tha se diskutuan me presidentin Biden për mundësitë ekonomike për Irlandën e Veriut. 

Presidenti amerikan Joe Biden ka nisur një vizitë katër-ditore në Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës. Vizita e tij vjen në kuadër të 25 vjetorit të Marrëveshjes së së Premtes së Mirë, një marrëveshje paqeje që ndihmoi t'i jepet fund 30 viteve të konfliktit të dhunshëm në Irlandën e Veriut. Presidenti u përshëndet nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak pas uljes në Air Force One të martën mbrëma.

3 VITE ME PARE

Ngërçi politik në Stormont/ Kreu i partisë Unioniste Demokratike: Bisedova pak me presidentin Biden! E bëri të qartë që nuk do të ndërhyjë në këtë çështje

Biden nis vizitën 4 ditore në Irlandën e Veriut, fjalimi
Jeffrey Donladson

IRLANDA E VERIUT- Udhëheqësi i Partisë Unioniste Demokratike (DUP), Sir Jeffrey Donaldson tha se pati një diskutim shumë të shkurtër me presidentin amerikan Joe Biden sot. Teksa iu referua ngërçit politik në Stormont, Donaldson tha se presidenti Biden e bëri të qartë që nuk do të ndërhynte në këtë çështje. 

"Ai e bëri të qartë se nuk është këtu për të ndërhyrë," shtoi ai, duke iu referuar ngërçit aktual politik në Stormont. 

Donaldson tha se nuk e kuptonte se presidenti po i kërkonte partisë së tij të bënte më shumë për të rivendosur ndarjen e pushtetit.

"Sigurisht, si të gjithë ne, ai dëshiron të shohë përsëri institucionet politike në funksion, por ne jemi shumë të qartë se kjo mund të ndodhë vetëm kur të kemi themelet e forta që na duhen", tha ai. 

Ai shtoi se mirëpriti komentet e presidentit për kontributet e Ulster-Scots në Amerikë.

"Ai e kuptoi nevojën për të sjellë ekuilibër në atë që kishte për të thënë", tha ai. 

Presidenti amerikan Joe Biden ka nisur një vizitë katër-ditore në Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës. Vizita e tij vjen në kuadër të 25 vjetorit të Marrëveshjes së së Premtes së Mirë, një marrëveshje paqeje që ndihmoi t'i jepet fund 30 viteve të konfliktit të dhunshëm në Irlandën e Veriut. Presidenti u përshëndet nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak pas uljes në Air Force One të martën mbrëma.

3 VITE ME PARE

Pas fjalimit në Universitetin Ulster/ Biden niset nga Belfasti për në Republikë, pritet takimi me homologun e tij

Biden nis vizitën 4 ditore në Irlandën e Veriut, fjalimi
Joe Biden shkon në Republikë

IRLANDA E VERIUT- Pas përfundimit të fjalimit në Universitetin Ulster, presidenti amerikan Joe Biden është nisur nga kryeqyteti Belfast drejt Republikës, me një makinë të blinduar. 

Ai pritet të zhvillojë një takim me homologun e tij, presidentin irlandez, do t'i drejtohet parlamentit dhe do të takohet me kushërinjtë e tij deri të premten. Sipas zyrtarëve irlandezë, Biden duhej të udhëtonte me helikopter në Qarkun Louth, por për shkak të motit të keq ai do ta vijojë udhëtimin me makinë.

Presidenti amerikan Joe Biden ka nisur një vizitë katër-ditore në Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës. Vizita e tij vjen në kuadër të 25 vjetorit të Marrëveshjes së së Premtes së Mirë, një marrëveshje paqeje që ndihmoi t'i jepet fund 30 viteve të konfliktit të dhunshëm në Irlandën e Veriut. Presidenti u përshëndet nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak pas uljes në Air Force One të martën mbrëma.

3 VITE ME PARE

'Fuqia e paqes'/ Biden mbyll fjalimin në Universitetin Ulster në Belfast, MESAZHI: Dikur telat me gjemba prenë qytetin, sot gjejmë një katedrale të mësimit

Biden nis vizitën 4 ditore në Irlandën e Veriut, fjalimi
Joe Biden

IRLANDA E VERIUT- Presidenti amerikan, Joe Biden ka përfunduar fjalimin e tij në Universitetin Ulster në Belfast duke krahasuar Irlandën e Veriut 25 vite më parë me ditët e moderne, ku tha se kjo është një dëshmi e fuqisë së paqes. 

"Aty ku dikur telat me gjemba e prenë qytetin, sot gjejmë një katedrale të mësimit, të ndërtuar prej xhami", tha ai. 

Presidenti amerikan Joe Biden ka nisur një vizitë katër-ditore në Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës. Vizita e tij vjen në kuadër të 25 vjetorit të Marrëveshjes së së Premtes së Mirë, një marrëveshje paqeje që ndihmoi t'i jepet fund 30 viteve të konfliktit të dhunshëm në Irlandën e Veriut. Presidenti u përshëndet nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak pas uljes në Air Force One të martën mbrëma.

 

3 VITE ME PARE

Biden përshëndet nënshkrimin e Marrëveshjes të së premtes së Mirë 25 vjet më parë: Irlanda e Veriut u transformua dhe u plotësua nga PAQJA

Biden nis vizitën 4 ditore në Irlandën e Veriut, fjalimi
Joe Biden

IRLANDA E VERIUT- Në fjalimin e mbajtur në Universitetin Ulster në Belfast, Biden përshëndeti nënshkrimin e Marrëveshjes së të Premtes së Mirë 25 vjet më parë paqja është fuqia e vërtetë e kësaj marrëveshjeje. Ai tha se Irlanda e Veriut u transformua dhe u plotësua nga paqja. Ai zotohet se SHBA do të vazhdojë të jetë partneri i Irlandës së Veriut në ndërtimin e së ardhmes që të rinjtë e botës meritojnë, shkruan BBC. 

"Kjo ka rëndësi për ne, për amerikanët dhe për mua personalisht. 25 vite të jashtëzakonshme duhet të festohen duke u përkushtuar për rinovim dhe riparim dhe duke e bërë paqen të drejtën e lindjes së çdo fëmije të Irlandës së Veriut për të gjitha ditët në vijim," shton ai.

Presidenti amerikan Joe Biden ka nisur një vizitë katër-ditore në Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës. Vizita e tij vjen në kuadër të 25 vjetorit të Marrëveshjes së së Premtes së Mirë, një marrëveshje paqeje që ndihmoi t'i jepet fund 30 viteve të konfliktit të dhunshëm në Irlandën e Veriut. Presidenti u përshëndet nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak pas uljes në Air Force One të martën mbrëma.

3 VITE ME PARE

'Këtë vendim duhet ta merrni ju, jo unë'/ Biden nga Belfast: Shpresoj që Kuvendi dhe Ekzekutivi të rikthehen bashkë për të përmirësuar marrëdhëniet veri-jug

Biden nis vizitën 4 ditore në Irlandën e Veriut, fjalimi
Joe Biden

IRLANDA E VERIUT- Presidenti amerikan Joe Biden në fjalimin e tij në Universitetin Ulster në Belfast tha se shpreson që Kuvendi dhe Ekzekutivi të rikthehen bashkë, me mundësitë për të përmirësuar marrëdhëniet midis veriut dhe jugut. 

"Një qeveri efektive e transferuar që pasqyron popullin e Irlandës së Veriut dhe është përgjegjëse ndaj tyre, që punon për të gjetur mënyra për të përballuar problemet e vështira së bashku, do të rrisë mundësi më të mëdha për rajonin. Ky është një vendim që duhet ta merrni ju, jo unë", tha ai. 

Presidenti amerikan Joe Biden ka nisur një vizitë katër-ditore në Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës. Vizita e tij vjen në kuadër të 25 vjetorit të Marrëveshjes së së Premtes së Mirë, një marrëveshje paqeje që ndihmoi t'i jepet fund 30 viteve të konfliktit të dhunshëm në Irlandën e Veriut. Presidenti u përshëndet nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak pas uljes në Air Force One të martën mbrëma.

3 VITE ME PARE

Fjalimi në Universitetin Ulster/ Biden: Të rinjtë në Irlandën Veriore janë në përparësi të së ardhmes

Biden nis vizitën 4 ditore në Irlandën e Veriut, fjalimi
Joe Biden

IRLANDA E VERIUT- Presidenti i SHBA, Joe Biden në fjalimin e mbajtur në Universitetin Ulaster në Belfast ka folur edhe për të rinjtë që largohen nga Irlanda e Veriut për punë. Ai garantoi se shumë shpejt kjo gjë nuk do të ndodhë më sepse ekonomia në vend do të rritet. Presidenti amerikan shton se të rinjtë në Irlandën Veriore janë në përparësi të së ardhmes, shkruan BBC. 

Presidenti amerikan Joe Biden ka nisur një vizitë katër-ditore në Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës. Vizita e tij vjen në kuadër të 25 vjetorit të Marrëveshjes së së Premtes së Mirë, një marrëveshje paqeje që ndihmoi t'i jepet fund 30 viteve të konfliktit të dhunshëm në Irlandën e Veriut. Presidenti u përshëndet nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak pas uljes në Air Force One të martën mbrëma.

3 VITE ME PARE

Vizita 4-ditore në Irlandën e Veriut/ Biden mban fjalimin nga Universiteti Ulster: E ardhmja juaj është e ardhmja e Amerikës

Biden nis vizitën 4 ditore në Irlandën e Veriut, fjalimi
Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden ka mbajtur një fjalim në Universitetin Ulster në Belfast, kryeqytetin e Irlandës së Veriut, në kuadër të 25 vjetorit të Marrvëshjes të së Premtes së Mirë. 

Historia juaj është historia jonë dhe më e rëndësishmja, e ardhmja juaj është e ardhmja e Amerikës. E vërteta e thjeshtë është se paqja dhe mundësitë ekonomike shkojnë së bashku", tha ai. 

Biden u bën homazh irlandezëve që krijuan mundësi përtej Atlantikut duke mbjellë ferma dhe duke krijuar komunitete, por duke mos harruar kurrë lidhjet e tyre me këtë ishull, shkruan BBC. 

 "Burrat e lindur në Ulster ishin midis atyre që nënshkruan deklaratën e pavarësisë, duke premtuar jetën, pasurinë dhe nderin e tyre të shenjtë për kauzën e lirisë. Njeriu që shtypi dokumentin revolucionar ishte John Dunlop - nga County Tyrone. Të tjerë të panumërt krijuan jetë të reja. Nuk e harruan kurrë lidhjen me këtë ishull”, shtoi ai. 

Presidenti amerikan Joe Biden ka nisur një vizitë katër-ditore në Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës. Vizita e tij vjen në kuadër të 25 vjetorit të Marrëveshjes së së Premtes së Mirë, një marrëveshje paqeje që ndihmoi t'i jepet fund 30 viteve të konfliktit të dhunshëm në Irlandën e Veriut. Presidenti u përshëndet nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak pas uljes në Air Force One të martën mbrëma. 

3 VITE ME PARE

25 vjetori i Marrëveshjes/ Joe Biden takohet për një çaj me Rishi Sunak

Biden nis vizitën 4 ditore në Irlandën e Veriut, fjalimi
Joe Biden dhe Rishi Sunak

IRLANDË- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden është takuar me Rishi Sunak. Mediat e huaja raportojnë se të dy homologët janë takuar si pjesë e vizitës historike të Biden për të shënuar 25 vjetorin e Marrëveshjes të Premtes së Mirë.

Biden është takuar me kryeministrin Rishi Sunak në hotelin Grand Central në Belfast dhe kanë konsumuar një çaj së bashku. Të dy udhëheqësit gjithashtu do të diskutojnë investimet e SHBA në Irlandën e Veriut së bashku me përpjekjet e përbashkëta për të mbështetur njerëzit në luftën në Ukrainë gjatë takimit të tyre 30 minuta.

Presidenti amerikan u ka thënë gazetarëve se është "këtu për të dëgjuar" teksa takoi Sunak. Biden u përball me një mori pyetjesh nga gazetarët, duke përfshirë nëse ai kishte një mesazh për partitë e Irlandës së Veriut dhe pse ai nuk po diskutonte një marrëveshje tregtare gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar.

joe biden ne irlande joe biden

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet