LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Bilanci i 2022 dhe pritshmëritë e 2023, Krifca: Eksportet ishin kali ynë i betejës, bujqësia me pak kontribut në GDP? Jam optimiste

• Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka dalë sot në konferencë për të sjellë bilancin e një viti dhe pritmshëritë e vitit 2022, ashtu si edhe kolegët e saj. • Gjatë konferencës për shtyp, Krifca ka folur për disa çështje përfshirë vajin e ullirit, blektorinë dhe bujqësinë. •E pyetur për kontributin e prodhimit të brendshëm bruto, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca është shprehur se është optimiste për kontributin e bujqësisë sepse duhet parë në shumë aspekte. • Por tha se sfida e këtij viti është blegtoria.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Vaji i ullirit nuk po shitet, ministrja Krifca: Ne jemi të bekuar me të, kur të takoj ministrin italian do e përfshij në marrëveshje

Bilanci i 2022 dhe pritshmëritë e 2023, Krifca: Eksportet ishin kali
Frida Krifca

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka reaguar lidhur me mosshitjen e vajit të ullirit në Shqipëri. Në një konferencë për mediat, ajo u shpreh se ka vaj të pashitur pasi Shqipëria është e bekuar më këtë bimë. Ndërsa shtoi se në mars, kur të takohet me homologun italian do të nënshkruajë në marrëveshje për eksportimin e vajit. Disa ditë më parë, ajo tha se mungesa e tregut për vajin e ullirit, vinte për shkak të fermerëve, pasi e kishin mbjellë bimën pa planifikim. 

PJESË NGA KONFERENCA: 

Thatë që prodhimi i ullirit është rritur dhe ky është një lajm i mirë, keni ndërmarrë ndonjë masë konkrete për ta shitur dhe çfarë nuk po shkon me këtë produkt që nuk po arrin që të deportojë në tregjet e eksportit. Thatë që do ruanit trendin e mbështetjes për skemat kombëtare? Sa do jetë fondi?

Krifca: Ne jemi të bekuar me ullirin dhe jemi shumë të gëzuar për prodhimin e lartë që ka ndodhur. Ajo që ne po bëjmë është që ullirin e kemi futur me dy skema. E kemi mbështetur me naftë, e do e mbështesim edhe me IPARD.

Thatë që blektoria po kalon një sektor të vështirë, fermerët kërkojnë që të mbështeten në një formë tjetër lekë për litër qumësht. Kur do të jetë gati Shqipëria që të eksportojë vajin e ullirit?

Krifca: Thashë që ne kemi një sektor sfidues, por kemi orientimin e qartë për ta mbështetur edhe gjatë vitit 2023. Jemi në një analizë të sektorit, por flasim me prodhuesit, pasi edhe procesi i analizës së impaktit që skemat e financimit kanë pasur. Kështu që po flasim me sektorin dhe shumë shpejt do të kemi një vendim të këshillit të ministrave për mënyrën sesi do e bëjmë mbështetjen. Certifikimi i vajit të ullirit është e vetmja mënyrë që t'i hapim rrugë eksportit. Kam takuar ministrin italian dhe francez për ta zgjeruar eksportin. Do lidhim një marrëveshje me ministrin italian, ku pjesë do të jetë edhe ulliri.

3 VITE ME PARE

Rama paralajmëroi gjobë për fermerët që s'mbjellin tokat bujqësore, Krifca: Ende nuk kemi dalë në një konkluzion

Bilanci i 2022 dhe pritshmëritë e 2023, Krifca: Eksportet ishin kali
Frida Krifca

TIRANË- Ende nuk ka një vendim për gjobën që kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndaj fermeëve që do të linin djerrë tokën e tyre bujqësore. Në fjalën e saj gjatë një konference për mediat, ministrja Frida Krifca tha se duhet që të takohet me minstra të tjerë për të dalë në një përfundim. 

Në tetor, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nëse fermët e lënë tokën djerrë do të ketë sanksione, çfarë po bëhet me këtë nismë?

Krifca: Është një analizë e lidhur me vitin e kaluar, po bashkëpunojmë për një optikë reale. Mendoj që në Shqipëri prodhohet, vazhdohet që të prodhet. Shumë shpejt do të dalim në një konkluzion se si do qasim këtë çëshjte.

Kryeministri Edi Rama në tetor u foli fermerëve për nevojën e moslënies të asnjë pëllëmbe tokë bujqësore pa u punuar. Ai tha se do të angazhonte Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për të vënë një normë të re ligjore për ata që nuk e punojnë dhe e lënë djerrë tokën bujqësore.

3 VITE ME PARE

Bujqësia me pak kontribut në GDP? Krifca: Jam optimiste, duhet parë shumë më gjerë sektori ynë

Bilanci i 2022 dhe pritshmëritë e 2023, Krifca: Eksportet ishin kali
Frida Krifca

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, e pyetur për kontributin e prodhimit të brendshëm bruto ka komentuar ndikimin e bujqësisë. Në një konferencë me gazetarët teksa bënte bilancin e vitit 2022, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca është shprehur se është optimiste për kontributin e bujqësisë sepse duhet parë në shumë aspekte, pasi në vende të tjera ka shënuar humbje. 

PJESË NGA KONFERENCA: 

Krifca: Në lidhje me blektorinë, e përmenda që është një sfidë, jo vetëm për ne por edhe të vendeve të tjera të BE, që kanë pasur me 10%. E kemi mbështetur më shumë se asnjëherë.

Kontributi në GDP, një rritje 0.05% nuk duhet të na kënaqë, pse ky rezultat me këtë kontribut?

Krifca: Jam e kënaqur duke konsideruar vështirësitë që sektori ka. Italia ka pasur 10% humbje gjatë vitit 2022 edhe për shkak të thatësirës. Por jam optimiste për kontributin e bujqësisë në ekonomi. Jo vetëm në GDP, por jam optimiste për punësimin dhe rivitalizimin në sektore rurale. Duhet parë shumë më gjërë si sektor.

3 VITE ME PARE

Frida Krifca: Eksportet është kali ynë i betejës, ata që thonë ndryshe nuk dinë ç'flasin

Bilanci i 2022 dhe pritshmëritë e 2023, Krifca: Eksportet ishin kali
Frida Krifca

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca u shpreh se sfida e këtij viti është blegtoria. Krifca u shpreh se bazuar në të dhëna, Bujqësia është në nivele të stabilizuara. Në bilancin e bërë për vitin 2022 në një konferencë para mediave, ministrja Krifca tha se ka qenë një vit rezistence por me një bilanc poziti, duke u ndalur më gjatë tek eksporti. 

“Kemi një kontribut pozitiv të bujqësisë në prodhimet e brendshme bruto me 0.05 për qind. Punësimi është rritur në bujqësi gjatë tremujorit të tretë me 6.5 për qind. Rritja e pagës mesatare prej 15.7 për qind në tre mujorin e tretë. Sektori është shumë herë më i formalizuar se një vit më parë. Kemi një numër në rritje të fermerëve me NIPT, 85 mijë. Të dhënat paraprake flasin për një stabilitet të prodhimit dhe një rritje të lehtë. Krahasuar me 2021, kemi ecuri pozitive me rritje të parashikuar si te gruri me 4 për qind, ulliri që ka pasur ecuri fantastike me 39 për qind. Eksportet është kali ynë i betejës, kemi një objektiv të arritur dhe të tejkaluar. Ata që thonë ndryshe nuk dinë ç'flasin. Kemi rritje me 18 për qind në vlerë dhe 15.6 për qind në sasi krahasuar me 2021. Struktura e eksportit ka pësuar ndryshim cilësor si dëshmi e vlerës së shtuar. Kemi siguruar një mbështetje progresive për prodhimin, ruajtjen, magazinat, është shumëfishuar vëllimi i kapaciteve mbrojtëse. Të gjitha këto janë një strukturë e rëndësishme për eksportin. Kemi çarë tregje të reja. Kemi eksportuar në 73 vende, 10 vende të reja sesa një vit më parë. Si e ka ndihmua ministria eksportin? Kemi siguruar një mbështetje progresive për prodhimin, ruajtjen, magazinat, është shumëfishuar vëllimi i kapaciteve mbrojtëse. Të gjitha këto janë një strukturë e rëndësishme për eksportin,"-tha ministrja.

frida krifca

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën