LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Bisedimet për dialog/ Lajçak takim me Kurtin dhe Listën Serbe! Kurti: Marrëveshja të zbatohet e plotë. Lista Serbe: S'kthehemi në institucione pa Asosacionin

•Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak gjatë vizitës së tij në Kosovë ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurtin. •Pas takimit, Lajçak njoftoi se në fokus të bisedimeve me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi ishte procesi i dialogut Kosovë-Serbi dhe rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, pas takimit të 2 majit në Bruksel. •Lajçak shprehu se BE është duke punuar që situata mes Kosovës edhe Serbisë të normalizohet.•Gjithashtu edhe kryeministri Albin Kurti ka reaguar mbas takimit me emisarin evropian ku njoftoi se ka diskutuar se është e nevojshme që marrëveshja të zbatohet e plotë, ndërsa ka kërkuar që Serbia të mbajë përgjegjësi për shkeljet e saj. •Emisari Evropian gjatë ditës së sotme ka zhvilluar gjithashtu një takim me Listën Serbe. Pas takimit, partia ka reaguar duke thënë se ata nuk kthehen në institucione derisa të formohet Asociacionit i Komunave me Shumicë Serbe. •Në takim u fol edhe për vendimin e privatizimit të tokave në Leposaviç e Zubin Potok, ku sipas kësaj partie, ky është proces i paligjshëm dhe do ta kundërshtojnë me mjete demokratike. •Pas vizitës në Prishtinë, Lajçak pritet të shkojë edhe në Beograd.  •Zyrtarët nga Bashkimi Evropian kanë thënë se vizita e Lajçak në Kosovë e Serbi synon të përgatisë hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut mes mes dy vendeve, që ndërmjetësohet nga BE-ja. •Në vizitat në të dy kryeqytetet, Lajçak pritet të takohet edhe me kryenegociatorët e dy shteteve në dialog, përkatësisht me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviç. 

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Takimi me Lajçak/ Lista Serbe: S'kthehemi në institucione pa Asosacionin e komunave me shumicë serbe

Bisedimet për dialog/ Lajçak takim me Kurtin dhe Listën Serbe!
Goran Rakiç

SERBI- Partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe, ka zhvilluar sor një takim me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Pas takimit, partia ka reaguar duke thënë se ata nuk kthehen në institucione derisa të formohet Asociacionit i Komunave me Shumicë Serbe. Në takim u fol edhe për vendimin e privatizimit të tokave në Leposaviç e Zubin Potok, ku sipas kësaj partie, ky është proces i paligjshëm dhe do ta kundërshtojnë me mjete demokratike.

"Ritheksuam se vendimi i popullit serb është që të largohemi nga institucionet dhe të mos marrim pjesë në zgjedhje të rrejshme dhe se asnjë nga serbët e veriut nuk do të kthehet në institucione derisa të formohet Asociacioni në përputhje me marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015 dhe t’i tërheqin të gjitha njësitet speciale nga veriu", thuhet në reagim. 

Në Bruksel më 2 maj Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit. Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën sa ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti.

3 VITE ME PARE

Takimi me Lajçak/ Kurti: Marrëveshja e Ohrit dhe e Brukselit të zbatohen të pa kushte dhe të plota

Bisedimet për dialog/ Lajçak takim me Kurtin dhe Listën Serbe!
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti deklaron se Kosova insiston në zbatim të plotë e të përpiktë të marrëveshjes të arritur në Bruksel dhe Ohër. Kurti përmes një konference për media tha se takimi me emisarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është si vazhdim i takimit të 2 majit që u zhvillua në Bruksel, siç u shpreh ai përgatitje e takimit që do të zhvillohet me ekipin negociator.

Insistimi ynë është ajo çfarë jemi dakorduar: zbatim i plotë, i përpiktë i secilit nen pa vonesa dhe pa kushte. Ne e dimë që pala tjetër ka bërë deklarata se marrëveshjen nuk e pranon në përmbajtje por vetëm në koncept dhe se zbatimi i saj ka kufizime. Për neve këto janë të papranueshme dhe për neve ishte e rëndësishme që sot ta konfirmojmë më emisarin lajcak që marrëveshja është ajo me 11 nene nga 27 shkurti në Bruksel dhe me 12 pika aneksi i zbatimit në Ohër. Tash jemi të interesuar që të bashkëpunojmë e ta shkruajmë bashk më tej një vizion për komunitetin serb në Kosovë sa i përket nivelit adekuat të vet menaxhimit, siç e sheh neni 7 i marrëveshjes së dakorduar duke mos anashkaluar edhe nenin 10. Ky është synimi ynë paralelisht me atë që duhet të ketë implementim të plotë dhe më të shpejt. Bisedimet janë duke u zhvilluar. Pas Kosovës Lajçak do të shkoj edhe në Serbi dhe në javën e ardhshme besoj që do të kemi një takim”, ka thënë Kurti.

Sot emisari e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Në Bruksel më 2 maj Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit. Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç në kohën sa ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti.  

3 VITE ME PARE

Pas takimit me Kurtin, Lajçak në Veri të Kosovës: Nuk duhet të ketë vendime të njëanshme

Bisedimet për dialog/ Lajçak takim me Kurtin dhe Listën Serbe!
Miroslav Lajçak

KOSOVË- Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas vizitës me Albin Kurtin ka vizituar veriun e Kosovës, ku është takuar me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza.

Gjatë takimit kur Lajçak është pyetur për çështjen e hapjes së urës mbi Ibër dhe shkarkimin e ekipit menaxhues për Asociacionin, ai është shprehur se nuk duhet të ketë vendime të njëanshme dhe që shkaktojnë reagim te komuniteti tjetër.

 “Bashkimi Evropian është shprehur për të gjitha këto çështje dhe qëndrimet tona janë të njohura dhe unë vetëm mund ta përsëris edhe një herë, se ne po angazhohemi që e gjitha që ndikon në jetën e njërit dhe tjetrit komunitet duhen të dakordohet në dialog, që të mos ketë vendime të njëanshme dhe që shkaktojnë reagim negativ nga komuniteti tjetër”, ka thënë ai.

3 VITE ME PARE

Kurti pas takimit me Lajçak: Marrëveshja të zbatohet në tërësi, Serbia të mbajë përgjegjësi për shkeljet

Bisedimet për dialog/ Lajçak takim me Kurtin dhe Listën Serbe!
Miroslav Lajçak dhe Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për takimin që mbajti sot në mëngjes me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak. Me anë të një postimi në Twitter Kurti tha se në takim ka theksuar që është e nevojshme që marrëveshja të zbatohet në tërësi, derisa ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për shkeljet e saj.

“Mirëprita Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak në zyrat tona të qeverisë. Theksova nevojën që Marrëveshja Themelore të zbatohet në tërësi dhe nevojën që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të asaj Marrëveshjeje”,- ka shkruar Kurti në Twitter.

3 VITE ME PARE

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Të hënën kemi takim dy palësh me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviç

Bisedimet për dialog/ Lajçak takim me Kurtin dhe Listën Serbe!
Petar Petkoviç, Miroslav Lajçak dhe Besnik Bislimi

KOSOVË- Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se të hënën në Bruksel do të zhvillohet një takim ndërmjet kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç. Lajçak pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi tha se janë kuptuar për radhën e hapave që duhet hedhur dhe tha se me ta pati “një diskutim të rëndësishëm”.

Diplomati sllovak tha se duhet të bëhet e qartë se cili do të jetë hapi i parë, hapi i dytë dhe hapi i tretë.

“Pra, kjo është shumë e rëndësishme që ne të kemi qartësi se si të kemi një marrëveshje, ne kemi aneksin, kështu që duhet të kemi një kuptim të qartë të hapit 1 hapit 2 dhe hapit 3, kështu që ky ishte qëllimi që kishim siç thashë një diskutim shumë intensiv por shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm me kryeministrin”, tha Lajçak.

3 VITE ME PARE

Lajçak: Mes Kosovës dhe Serbisë mund të ketë normalizim ose konflikt, BE-ja po punon për të parën

Bisedimet për dialog/ Lajçak takim me Kurtin dhe Listën Serbe!
Miroslav Lajçak

KOSOVË- Përfaqësuesi i Bashkimit Evopian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi ka thënë se takimi ka ardhur

"Erdha të diskutoj me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi rrugën përpara drejt normalizimit pas takimit të 2 majit. Është e rëndësishme që ne kemi kuptuar qartë sekuenca e hapave dhe ne kishim një diskutim të rëndësishëm në të gjitha aspektet. Të njëjtin diskutim do ta kem nesër edhe në Beograd”, tha Lajçak.

Ai bëri të ditur se të hënën në Bruksel do të ketë takim me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç.

“Pra, kjo është shumë e rëndësishme që ne të kemi qartësi se si të kemi një marrëveshje, ne kemi aneksin, kështu që duhet të kemi një kuptim të qartë të hapit 1 hapit 2 dhe hapit 3, kështu që ky ishte qëllimi që kishim siç thashë një diskutim shumë intensiv por shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm me kryeministrin”, tha Lajçak.

Lajçak theksoi se sot pasdite do të vizitoj edhe veriun e Kosovës, sipas tij, për ta kuptuar dhe parë vetë situatën atje duke shpresuar se do të ketë një zgjidhje politike për tu fokusuar në normalizim dhe marrëveshje.

“Ne mund të kemi ose normalizim, ose konflikt. Sigurisht se ne duam të fokusohemi plotësisht në normalizim, prandaj duam të shmangim çfarëdo përshkallëzimi, nuk është në interesin e askujt”, u shpreh Lajçak. 

3 VITE ME PARE

Miroslav Lajçak mbërrin në kryeministri, nis takimi me Kurtin

Bisedimet për dialog/ Lajçak takim me Kurtin dhe Listën Serbe!
Miroslav Lajçak

KOSOVË- Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka mbërritur në Qeverinë e Kosovës, ku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Takimi ishte paralajmëruar të fillojë nga ora 07:30.

Nga BE e kanë konfirmuar se vizita e tij ka të bëjë me hapat e ardhshëm ne kuadër te dialogut i cili ndërmjetësohet nga BE. Pas Kosovës, Lajçak do të vizitojë të premten edhe Serbinë.

miroslav lajçak ne kosove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet