LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Bisedimet për Qeverinë e re malazeze/ Takimi me presidentin Milatoviç, kreu i PES optimist: Do të kemi shumicën për mandatin

•Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç ka nisur sot konsultimet me partitë politike për mandatin e formimit të qeverisë së re malazeze. •Kreu i shtetit zhvilloi fillimisht një takim me liderin e Lëvizjes Evropa Tani (PES) Milojko Spajiç, rreth orës 9:00 në rezidencën në Cetinje. •Pas takimit, në një intervistë të shkurtër me gazetarët Spajiç shprehu bindjen se do të ketë shumicën për mandatin, por edhe për formimin e qeverisë. •Nga ana tjetër, deputeti Danijel Zhivkoviç u shpreh se askush nuk ka nivelin e duhur të mbështetjes për të marrë një mandat për formimin një qeveri të re. •Zhivkoviç vlerësoi se pa DPS-në dhe listën e koalicionit të udhëhequr nga ajo parti në zgjedhjet parlamentare të qershorit, nuk ka qeveri të qëndrueshme evropiane. •Në takim, kanë marrë pjesë edhe anëtari i Kryesisë së PES-së Boris Pejoviç, deputeti nga lista e asaj lëvizjeje Seid Haxhiç dhe deputetja e PES-së dhe anëtarja e Alternativës Jelena Nedoviç. •Pasi të emërohet, mandatuesi do të ketë 90 ditë për të formuar kabinetin. 

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Bisedimet për qeverinë e re/ Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve: Pa DPS nuk ka qeveri stabile dhe evropiane

Bisedimet për Qeverinë e re malazeze/ Takimi me presidentin
Mal i Zi

MAL I ZI- Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Danijel Zhivkoviç tha se nga takimi me kreun e shtetit Jakov Milatoviç arriti në përfundimin se aktualisht askush nuk ka nivelin e duhur të mbështetjes për të marrë një mandat për formimin një qeveri të re. I pyetur nëse ka pasur negociata mes Lëvizjes Evropa Tani (PES) dhe DPS-së për konstituimin e pushtetit ekzekutiv, Zhivkoviç u përgjigj se nuk ka pasur, shkruan Vijesti. 

"Duhet të jemi seriozë dhe të përgjegjshëm ndaj interesave shtetërore. Ne nuk nxitojmë të jemi qeveri në Mal të Zi, duam të jemi pjesë e asaj qeverie që respekton parimet dhe vlerat themelore. Ato parime përfshijnë ruajtjen e karakterit civil të shoqërisë dhe arritjen e një objektiv kyç i politikës së jashtme, që është anëtarësimi i Malit të Zi në BE. Këto janë parime vlerash mbi të cilat ne mund të bashkëpunojmë, nëse do të kishim marrë ftesë për këtë, sigurisht që do të kishim biseduar. Deri më tani nuk ka pasur bisedime të tilla. Nëse ka, do të informoheni”, u tha Zhivkoviç gazetarëve pas konsultimit me Milatoviq për mandatin që u mbajt në Cetinje.

Zhivkoviç vlerësoi se pa DPS-në dhe listën e koalicionit të udhëhequr nga ajo parti në zgjedhjet parlamentare të qershorit, nuk ka qeveri të qëndrueshme evropiane.

"Nëse dikush dëshiron të përfshihet në manovra të caktuara politike, nëse dëshiron të eksperimentojë përsëri - nuk ka problem. Ne do të jemi përsëri një opozitë shtetformuese, e fortë, kritike," përfundoi ai. 

Milatoviç sot ka nisur konsultimet për zgjedhjen e përfaqësuesit për përbërjen e qeverisë. Në takim, përveç Danjiel Zhivkoviç morën pjesë edhe Boris Pejoviç, anëtar i Kryesisë së PES-së, Seid Haxhiç, deputet nga lista e asaj lëvizjeje dhe Jelena Nedoviç, deputete nga lista e PES dhe anëtare e Alternativës. 

2 VITE ME PARE

Bisedimet për qeverinë e re/ Kreu i Lëvizjes Evropa Tani pas takimit me Milatoviç: Mendoj se do të kemi shumicën për mandatin

Bisedimet për Qeverinë e re malazeze/ Takimi me presidentin
Milojko Spajiq

MAL I ZI- Lideri i Lëvizjes Evropa Tani (PES), Milojko Spajiç shpreh bindjen se do të ketë shumicën për mandatin, por edhe për formimin e qeverisë, shkruan Vijesti. 

“Mendoj se e kemi bindur presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç se e kemi shumicën për mandatin, por edhe për formimin e qeverisë”, tha ai. 

I pyetur nëse pret të ketë mbështetjen e dyzet e një deputetëve, e cila është e nevojshme për zgjedhjen e qeverisë, Spajiç është përgjigjur pozitivisht.

“Ne jemi të bindur që kemi shumicën për mandatin dhe se pas kësaj do të kemi edhe shumicën për të formuar qeverinë... Detyra e mandatit është të kërkojmë shumicën prej 41, pra pjesëmarrjen aktive të Dyzet e një deputetë.Ne pamë që qeveria e shumicës dhe jo pakicës është një skenar optimal.Për të mos përsëritur gabimet e paraardhësve mendojmë se duhet të synojmë një qeveri të shumicës dhe një qeveri që do të kanë mbështetje të qëndrueshme në parlament”, u tha ai gazetarëve në Cetinje, pas takimit me Milatoviç.

Milatoviç sot ka nisur konsultimet për zgjedhjen e përfaqësuesit për përbërjen e qeverisë. Në takim, përveç Spajiçit, morën pjesë edhe Boris Pejoviç, anëtar i Kryesisë së PES-së, Seid Haxhiç, deputet nga lista e asaj lëvizjeje dhe Jelena Nedoviç, deputete nga lista e PES dhe anëtare e Alternativës. 

2 VITE ME PARE

Kriza në Mal të Zi, sot nisin bisedimet për qeverinë e re

Bisedimet për Qeverinë e re malazeze/ Takimi me presidentin
Jakov Milatoviç

MAL I ZI - Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, sot do të fillojë konsultimet me partitë politike për mandatin e formimit të qeverisë së re malazeze. Në rezidencën e presidentit në Cetinje, Milatoviç do të flasë me përfaqësuesit e Lëvizjes Evropa Tani në orën 9:00, me Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) në orën 12 dhe me përfaqësues të Demokracisë së Re Serbe (Nova) në orën 15:00.

Milatoviç ka thënë më herët se edhe pse ka një afat prej 30 ditësh, pret që konsultimet të përfundojnë më shpejt, pra brenda 15 ditëve të ardhshme.

“Ne duhet të kemi një qeveri të qëndrueshme dhe evropiane sa më shpejt të jetë e mundur. Unë do të bëj pjesën time dhe mendoj se duhet të ketë përgjegjësi dhe seriozitet të mjaftueshëm nga të gjitha anët e spektrit politik,”- tha Milatoviç.

Përfaqësuesit do të shpallin programin e tyre në Kuvend dhe do propozojnë përbërjen e qeverisë. Parlamenti vendos njëkohësisht për programin e mandatit dhe propozimin për përbërjen e qeverisë. Në mbledhjen e re të Kuvendit, Lëvizja Evropa Tani (PES), e udhëhequr nga Milojko Spajić kishte më së shumti deputetë - 24, ndërsa koalicioni Zajedno, ka 21 deputetë. Sipas rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 11 qershor, Koalicioni për Ardhmërinë e Malit të Zi mori 13 mandate; ndërsa Koalicioni i Demokratëve dhe Lëvizja Qytetare URA kanë nga 11 vende dhe Partia Boshnjake, 6.

Koalicioni i Partisë Popullore Socialiste dhe Demos dhe Forumi Shqiptar kanë nga 2 përfaqësues në parlament dhe Nisma Qytetare Kroate dhe Aleanca Shqiptare kanë nga 1.

Por duhen së paku 41 deputetë që të krijojë shumicën e thjeshtë parlamentare. Kriza e tejzgjatur politike ka lënë në pushtet si kryeministër Dritan Abazoviçin që në parlament zotëron 12 mandate.

Abazoviç u ka kërkuar prokurorëve të hetojnë pretendimet se tregtari i arratisur i kriptomonedhave nga Koreja e Jugut Do Kwon kishte marrëdhënie financiare me Milojko Spajiç të cilit i ka financuar fushatën. Pas akuzave të Abazoviç drejtuar Spajiç ky i fundit ka përjashtuar mundësinë për bisedime me Lëvizjen Ura. Nga sa duket deri tani, pakicat kombëtare do të jenë vendimtare në fatin e krijimit të qeverisë së re malazeze në të kundërt në vjeshtë zgjedhësit mund t`ju drejtohen sërish kutive të votimit.

qeveria e re ne mal te zi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet