6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Një avion pasagjerësh i kompanisë American Airlines me 64 persona në bord dhe një helikopter Black Hawk i Forcave të Armatosura amerikane u rrëzuan në lumin Potomac pas një përplasjeje në ajër pranë aeroportit kombëtar të Uashingtonit “Reagan” të mërkurën në mbrëmje. • Në bordin e helikopterit ishte 3 persona. • Deri më tani sipas raportimeve të mediave të huaja, 19 trupa janë nxjerrë të pajetë nga ujërat e lumit ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punë për të gjetur të mbijetuar edhe pse nuk ka shpresa për të gjetur ndonjë person të gjallë • Ende nuk ka asnjë të dhënë mbi shkaqet e aksidentit. • Të gjitha fluturimet nga aeroporti “Regan” janë anuluar, ndërsa helikopterë nga agjencitë e zbaimit të ligjit përgjatë gjithë rajonit shkuan në vendngjarje në kërkim të të mbijetuarve. • Administrata Federale e Aviacionit të Shteteve të Bashkuara (FAA) tha të mërkurën mbrëma se avioni i PSA Airlines RJ700 u përplas në ajër me një helikopter të ushtrisë amerikane (Black Hawk) Sikorsky H-60 ndërsa po afrohej në aeroportin kombëtar të Uashingtonit Reagan. • Avioni ishte nisur nga qyteti Wichita, i Kensasit, sipas FAA-së. • Në një deklaratë shkurtër për gazetarët, shefi i zjarrfikësve të zonës thotë se është e paqartë nëse ka apo jo të mbijetuar. • Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar gjithashtu lidhur me përplasjen ajrore të ndodhur pranë aeroportit të Uashingtonit. • Trump më herët në një deklaratë zyrtare tha se ishte i informuar mbi atë që e cilësoi “një aksident të tmerrshëm” dhe se po e mbikqyrte situatën. • Ndërkohë më pak se katër orë pas përplasjes, ai postoi në platformën e tij “Truth Social”, ku shprehej se përplasja tragjike mund të ishte ndaluar. • Kjo sepse sipas tij, avioni ishte në linjën e duhur, ndërsa ishte helikopteri ai që po shkonte drejt tij dhe kjo mund të ishte njoftuar nga kulla e kontrollit.
5 artikuj për këtë temë.
SHBA- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me identitetet e 64 personave që ishin në bordin e avionit të American Airlines që u përplas me helikopterin ushtarak pranë aeroportit të Uashingtonit.
Trajnerët rusë të patinazhit në akull dhe ish-kampionët e botës Yevgenia Shishkova dhe Vadim Naumov ishin në bordin e aeroplanit të American Airlines që u rrëzua në lumin Potomac në Uashington të mërkurën mbrëma, njoftuan mediat e huaja. Shishkova dhe Naumov, të cilët ishin të martuar me njëri-tjetrin, fituan kampionatin botëror në patinazh artistik në çifte në 1994 dhe thuhet se kishin jetuar në Shtetet e Bashkuara që të paktën nga viti 1998, ku stërvitën patinatorë të rinj në akull.
Djali i tyre Maxim, i cili konkurroi për Shtetet e Bashkuara, gjithashtu dyshohet se ishte në bordin e avionit, raportuan agjencitë ruse të lajmeve TASS dhe RIA. Ai kishte qenë duke konkurruar në kampionatin e patinazhit të figurave të SHBA në Wichita, Kansas nga 20-26 janar, sipas faqes së internetit të ngjarjes.
Çifti u raportua se po ktheheshin nga gara dhe po udhëtonin me një grup patinatorësh të rinj. Gazeta ruse e lajmeve Mash publikoi një listë me 13 patinatorë, shumë prej tyre fëmijë të emigrantëve rusë në Shtetet e Bashkuara, për të cilët thuhet se besohet se kanë qenë në aeroplan.
Inna Volyanskaya, një ish-patinatore që garonte për Bashkimin Sovjetik, gjithashtu u raportua se ishte në bord, tha TASS. Ajo ishte një trajnere në klubin e patinazhit artistik të Uashingtonit, sipas faqes së saj të internetit. Një avion rajonal i pasagjerëve të American Airlines dhe një helikopter i ushtrisë amerikane Black Hawk u përplasën në Potomac pas një përplasjeje në ajër pranë Aeroportit Kombëtar të Uashingtonit Reagan të mërkurën mbrëma. Sipas mediave amerikane deri tani janë nxjerrë nga uji 19 trupa të pajetë.
SHBA- Të paktën tetëmbëdhjetë trupa janë gjetur të pajetë deri më tani pasi një aeroplan Air Force One u përplas me një helikopter të Forcave Ajrore të Ushtrisë pranë Aeroportit Kombëtar Ronald Reagan në Uashington. Pas përplasjes avioni i pasagjerëve dhe helikopteri përfunduan në lumin Potomac.
"Fluturimi 5342, i cili u nis nga Wichita, Kansas (ICT) për në Uashington, DC (DCA), u përfshi në një aksident," tha American Airlines në një deklaratë për shtyp, duke sqaruar se avioni i operuar nga filiali i saj PSA kishte "60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit" në bord.
Sipas të dhënave të para të lëshuara nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA), avioni i pasagjerëve CRJ700 u përplas në ajër me një helikopter Sikorsky H-60 Black Hawk teksa iu afrua aeroportit Ronald Reagan në periferi të kryeqytetit. Mediat amerikane kanë publikuar edhe pamjet nga momenti i përplasjes tragjike.
Në një konferencë të mbajtur pak më herët, zyrtarët e qytetit dhe shefat e zjarrfikësve dhe policisë nuk e zbuluan numrin e viktimave, ndërsa kryebashkiakja e Uashingtonit Muriel Bowser konfirmoi vetëm numrin e pasagjerëve në aeroplan dhe helikopter.
Megjithatë, senatori Roger Marshall, i cili përfaqëson Kansasin, nga ku ishte nisur avioni i pasagjerëve Bombardier CRJ700, la të kuptohet se të gjithë në bord janë të vdekur, duke vënë në dukje gjatë një konference për shtyp se është shumë e vështirë të humbësh 60 qytetarë në të njëjtën kohë.
Bowser tha se zjarrfikësit po punojnë intensivisht në errësirë dhe të ftohtë, në kushte jashtëzakonisht të pafavorshme. Operacioni pritet të zgjasë disa orë, tha shefi i zjarrfikësve të aeroportit Reagan. Operacioni përfshin 300 punonjës të ekipeve të kërkim-shpëtimit, të cilët po përpiqen të gjejnë të mbijetuarit nga avioni dhe helikopteri në ujërat e akullta të Potomac.
Të afërmit e pasagjerëve që nxituan në aeroport thanë se zyrtarët nuk iu dhanë pothuajse asnjë informacion, duke u ankuar se mësuan më shumë nga mediat. SHBA nuk ka pasur asnjë aksident të regjistruar avioni pasagjerësh që nga shkurti 2009.
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar lidhur me përplasjen e ndodhur në aeroportin e Uashingtonit mes një avioni dhe një helikopteri të ushtrisë.
Trump më herët në një deklaratë zyrtare tha se ishte i informuar mbi atë që e cilësoi “një aksident të tmerrshëm” dhe se po e mbikqyrte situatën. Ndërkohë më pak se katër orë pas përplasjes, ai postoi në platformën e tij “Truth Social”.
“Aeroplani ishte në një linjë të përsosur dhe rutinë afrimi drejt aeroportit. Helikopteri po shkonte drejt në aeroplan për një periudhë të gjatë kohore. Dritat në aeroplan po flakëronin. Pse helikopteri nuk u ngjit apo nuk u kthye, pse kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë të bënte në vend që të pyeste nëse e panë aeroplanin. Kjo është një situatë e keqe që duket se mund të ishte parandaluar. Jo mirë!!!", është shprehur Trump.
SHBA- Kryebashkiakja i DC Muriel Bowser ka konfirmuar se 64 persona ishin në bordin e avionit të American Airlines dhe tre ishin në helikopterin ushtarak.
“Fokusi tani është shpëtimi i njerëzve dhe kjo është ajo në të cilën është fokusuar i gjithë personeli ynë,” tha Bowser.
Ajo nuk pranoi të komentojë përpjekjet e rimëkëmbjes ose hetimin, të cilin ajo tha se do të udhëhiqet nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, shefi i DC Fire dhe EMS, John Donnelly, u shpreh se varkat gjetën shpejt një nga avionët në lumë. Ai thotë se në fakt ishte duke dëgjuar radio kur erdhi telefonata. Kur u pyet për të mbijetuarit, shefi i zjarrfikësve thotë se është e paqartë nëse ka të tjerë, por se reaguesit e parë po punojnë për të gjetur viktimat.
"Ne nuk e dimë nëse ka të mbijetuar," thotë ai.
Donnelly thotë se ndërsa prioriteti i parë i reaguesve të parë është të kërkojnë të mbijetuar, ata gjithashtu do të punojnë me Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit për të ndihmuar në ruajtjen e provave.
"Ne do të rivlerësojmë se ku jemi me një operacion shpëtimi në mëngjes, kur ta kuptojmë më mirë," thotë ai.
SHBA- Një avion pasagjerësh i kompanisë American Airlines me 64 persona në bord dhe një helikopter Black Hawk i Forcave të Armatosura amerikane u rrëzuan në lumin Potomak pas një përplasjeje në ajër pranë aeroportit kombëtar të Uashingtonit “Reagan” të mërkurën në mbrëmje, njoftuan zyrtarët.
Një burim i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se ka shumë viktima, por bilanci është i paqartë. Nuk ka ende ndonjë të dhënë mbi shkaqet e aksidentit. Të gjitha fluturimet nga aeroporti “Regan” janë anuluar, ndërsa helikopterë nga agjencitë e zbaimit të ligjit përgjatë gjithë rajonit shkuan në vendngjarje në kërkim të të mbijetuarve.
Gazeta “Washington Post”, duke cituar burime, raportoi se nga uji janë nxjerrë disa trupa. Sipas gazetës, deri tani nuk ka patur të mbijetuar.
Senatori nga Teksasi, Ted Cruz tha në një postim në rrjetet sociale “se e dimë që ka viktima”, por nuk dha më shumë hollësi.
Miq, familjarë dhe të afërm të pasagjerëve u mblodhën në aeroportin kombëtar të Uashingtonit “Reagan” duke kërkuar më shumë informacion.
Një grua i tha një zyrtari të aeroportit, "Nuk e di nëse hipi apo jo në avion", duke iu referuar dukshëm një pasagjereje në avionin e rrëzuar. Më pas gruaja shpërtheu në lot.
Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara thanë në një deklaratë se mund të "konfirmonin se në incidentin e natës së sotme ishte përfshirë një helikopter i ushtrisë -UH-60- i bazës Fort Belvoir, Virxhinia. Ne po bashkëpunojmë me zyrtarët lokalë dhe do të japim informacion shtesë sapo të jetë e mundur".
Nuk ka pasur një aksident fatal me avion pasagjerësh në SHBA që nga shkurti i vitit 2009, por një sërë incidentesh në vitet e fundit kanë ngritur shqetësime për sigurinë.
Pamje të regjistruara nga kamera e vendosur në qendrën “Kennedy” në Uashington tregonin një shpërthim në ajër përgjatë lumti Potomak rreth orës 21:47 të mbrëmjes me orën lokale, dhe avionin në flakë që bie me shpejtësi.
Administrata Federale e Aviacionit të Shteteve të Bashkuara (FAA) tha të mërkurën mbrëma se avioni i PSA Airlines RJ700 u përplas në ajër me një helikopter të ushtrisë amerikane (Black Hawk) Sikorsky H-60 ndërsa po afrohej në aeroportin kombëtar të Uashingtonit Reagan.
Avioni ishte nisur nga qyteti Wichita, i Kensasit, sipas FAA-së.
Policia tha se agjenci të shumta janë përfshirë në një operacion kërkim- shpëtimi në lumin Potomak.
Aeroporti njoftoi të mërkurën se ishin ndëprerë të gjitha fluturimet dhe se personeli i urgjencës iu përgjigj një aksidenti ajror.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha se ishte informuar mbi atë që e cilësoi “një aksident të tmerrshëm” dhe se po e mbikqyrte situatën.
“Zoti i bekoftë shpirtrat e tyre”, shtoi ai. “Faleminderit të gjithë ekipeve të emergjenvave për punën e jashtëzakonshme që po bëhet. Po e ndjek situatën dhe do të jap hollësi sapo të jetë e mundur”.
Në një postim në mediat sociale, kompania “American Airlines” tha se ishte në dijeni të njoftimeve se një prej avionëve të saj ishte përfshirë në incident dhe se do të jepte më shumë hollësi sapo të ishte e mundur. Aeroporti do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 5 të pasdites, me orën lokale, të premten./VOA