Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Mjeshtri i madh Zef Deda është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit. • Pas mbajtjes së homazheve në ambientet e teatrit "Migjeni", kortezhi me trupin e pajetë të të aktorit të mirënjohur të humorit është drejtuar për në varrezat e Shkodrës. • Në homazhet e aktorit që mbante titullin "Mjeshtër i madh" kanë marrë pjesë figura të njohura të kulturës dhe titullarë të lartë institucionesh. • Në dhënien e lamtumirës gjatë homazheve aktori i njohur i humorit Agron Llakaj, shprehu i prekur se Deda la pas të qeshurën dhe dashurinë për qytetin. • Edmond Halili, miku i tij dhe aktori i humorit shkodran rrëfehu momentin kur takoi bashkëshorten e të ndjerit pas vdekjes së tij, e cila i kishte thënë se mes bisedave të fundit Zef Deda e kishte kërkuar t'i vinte për vizitë. • Zyliha Miloti një tjetër aktore dhe partnere në skenë e Zef Dedës e prekur shprehet se "kujtonte se do të ishte Zef Deda që do mbante arkivolin e saj", duke thënë se ai iku para kohe. • Edhe Benet Beci, Kryetari i Bashkisë së Shkodrës i cili mori pjesë në homazhe doli dhe foli për mediat duke e quajtur një legjendë që ndihmoi në rritjen e emrit të qytetit të Shkodrës.
6 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Artisti i madh Zef Deda është përcjellë sot për në banesë të fundit. Pas përfundimit të homazhëve në teatrin Migjeni, të cilin Deda e konsidentonte si shtëpinë e tij të dytë, familjarët, të afërmit dhe kolegët e Mjeshtrit të madh, e kanë përcjellë me një duartrokitje për në banesë të fundit. Djali i tij, aktori Julian Deda deklaroi në fund të homazheve se ishte një baba dhe një artist i jashtëzakonshëm.
“Ju falënderoj shumë. Kam dëshirë që të falënderoj Zef Dedën për atë që ishte. Babai i jashtëzakonshëm, burrë i jashtëzakonshëm, gjyshë i jashtëzakonshëm, artist i madh. Nuk e di se sa duhet të mundohemi të ruajmë emrin e mirë që ka dalë prej Zefit. Shpresoj t’ia dalim, me ndihmën edhe të babait nga lart. Me punën e tij, me moralin e tij dhe me mënyrën se si është sjellë në jetë, na e ka bërë jetën edhe më të lehtë. E falënderoj nga zemra. Sot nuk di s’i t’i rreshtoj fjalët. Dua t’ju falënderoj dhe kolegët e babës. Jeni një brez që i keni ruajtur marrëdhëniet njerëzore. Jeni shembull për ne. Falënderoj nga zemra dhe publikun e tij. Sot meqë është hera e fundit që është në teatrin Migjeni, dua t’i dhurojmë një duartrokitje të fortë”, tha Julian Deda.
SHKODËR-Benet Beci, Kryetari i Bashkisë së Shkodrës ka marrë pjesë ditën e sotme në homazhet e ndarjes nga jeta të aktorit të njohur Zef Dedës. Beci tha se Deda ishte një legjend e qytetit dhe një nder në historinë e Shkodrës.
Nga ana tjetër Beci shtoi se Deda ka rritur emrin e Shkodrës me një trashëgimi të çmueshme.
“Është një humbje e madhe ne sot përcjellim me një respekt të jashtëzakonshëm, gjithë qyteti, por besoj gjithë kombi shqiptar, një figurë shumë dimensionale artistike. Me Zefin jemi rritur një brez i tërë, në festa e gëzime, por edhe në ditë të vështira na ka dhënë nga një buzeqëshje. Ai do mbahet mend për shumë role, do mbahet mend si Chaplini shqiptar.
Ne sot e përcjellim me dhimbje por mendoj se një legjendë do të mbetet gjithmonë me një buzëqeshje në kujtimin e qytetit, një inspirim për brezat si një ikonë që ka shtuar në nderin e Shkodrës faktin e qytetit të artit. Që ka pas gjithmonë artisitë të mëdhenj, kemi për detyra ta cojmë më tej këtë trashëgimi, që i ka dhënë qytetit një emër i madh si Zef Deda.”- u shpreh Beci.
SHKODËR-Zyliha Miloti, aktorja e njohur ka folur ditën e sotme për fiugurën e aktorit Zef Deda, pas humbjes nga jeta ditën e djeshme. E ftuar në emisionin e mëngjesit “Aldo Morning Show”, shprehet se Shkodra sot u zgjua pa një nga figurat e nderuara, pa një artist të madh.
Mes lotësh ajo rrëfen se kishte menduar se jeta e saj do merrte fund më shpejt se e Zef Dedës pasi ajo e tregon atë energjik dhe e quan artistin “alegria e estradës”.
A të vjen ndërmend kur e ke parë për herë të parë fare?
Zyliha Miloti: Zefi ka pasur babin piktor, skenarist në Teatrin “Migjeni”. Zefi ka qenë 5 vjeç kur e ka puthur skenën e Teatrit “Migjeni”. Zefi ka qenë alegria e estradës, “Benjamini” siç i thojnë në Shkodër. Ai krijonte atmosferë para se të fillonte shfaqja. Bënte zhurmë, kërkonte, krijonte atmosferë të bukur për ne. Ka qenë i shkathët, i mirë i dashur. Janë rritur jetim 3 fëmijë sepse babai i ka vdekur shumë i ri. Kanë vuajtur shumë në jetë të shkretit. Zefi është nga ato njerëz që kam përshtypjen se nuk harrohen kurrë.
Zyliha Miloti: Sigurisht. Ai fizikisht nuk është më, por veprat e tij dhe arti i tij do të mbeten për të gjithë jetën. Çudi e madhe që t’i ndodhë Zefit, por thuaj ti nuk pyet… Ka qenë shujmë i shkathët. Nuk kam menduar kurrë se Zefi do të vdesë para meje sepse unë jam më e madhe. Kam menduar se Zefi do të mbajë arkivolin tim, por këto janë fatkeqësitë. Më vjen keq se po na shuhen artistat.
Cila gallatë të vjen ndër mend për Zefin nga ato që nuk kanë dalë?
Zyliha Miloti: Kur udhëtonim në autobusat e asaj kohe, por Zefi ishte sa në fund të autobusit, sa në fillim. Sigurisht që atje ka pasur të moshuar dhe nganjëherë i bërtisnim “Zef nuk të durojnë të gjithë se të durojmë ne”. Por ishte natyra e tij që të mos qëndronte në një vend. Ka qenë i jashtëzakonshëm. Ka 2-3 ditë sepse kemi shkuar vazhdimisht me e pa dhe shkuam madje me drejtorin dhe po bisedonim, qeshte, fliste dhe pranë tij ishte edhe zonja e tij, Roza. I thotë Arjani “unë nuk e di se kush është i sëmurë sot, a mund ta në tregosh?” I shkreti Zef! Kam kujtime shumë të bukura. E vështirë sot për ne që të përcjellim kolegun tonë.
SHKODËR- Edmond Halili, aktori i njohur shkodran i humorit është shprehur i prekur ditën e sotme në homazhet e vdekjes së aktorit Zef Deda në teatrin "Migjeni". Halili i përlotur përpara e kamerave lavdëroi mikun e tij të ngushtë si një brilant dhe i pazëvendësueshëm.
Nga ana tjetër ai rrëfeu bisedën me bashkëshorten e Dedës, pas vdekjes e cila i kishte thënë se i ndjeri e kishte përmendur pak para vdekjes duke thënë "Mondi nuk erdhi të më takonte sot". Halili i prekur vijon duke thënë se "më mirë mos të ma kishte thënë, do e kem peng".
“Ndihem jashtëzakonisht keq, e kemi dashur shumë njëri-tjetrin. Ishte një aktor i mrekullueshëm, brilant, i pazëvendësueshëm. Nga Durrësi erdha në Shkodër ta takoja. Shkova tek shtëpia e Zefit, takova një djalë që po dilte nga banesa me çantë. E pyeta ku ishe, më tha isha tek shtëpia e Zefit dhe më tha: “Zefi na la, dha shpirt, Erdha nga Durrësit për ta takuar (qan). Takova gruan e tij sot në mëngjes dhe më tha se në mëngjes se Zefi ishte shprehur, “si nuk erdhi Mondi të më takojë” Më mirë të mos ma thoshte, do më mbesë peng gjithë jetën, më ka përmendur në momentet e fundit të tij. Zefi është i paarritshëm, nuk harrohet më. Kam thënë që nuk zëvendësohet, nuk bë nëna si Zef Deda.”-tha Halili.
SHKODËR-Agron Llakaj aktori i njohur, ka marrë pjesë në homazhet që u mbajtën për artistin e madh Zef Deda që humbi jetën ditën e djeshme në moshën 73-vjeçare.
Ai ka folur për mediat duke thënë se humbja e Zefit ishte e parakohshme duke shtuar se ai ishte një person që e mbështeti gjithmonë artin. Më tej ai uroi që dy fëmijët e tij të trashëgojnë artin e të atit.
“Të zotit jemi dhe një ditë do të largohemi. Por ikja e Zefit është e parakohshme. Artistët me emrin e Zefit, në momentin e parë të shkaktojnë dhimbjen, por la pas të qeshurën pas dhe dashurinë e publikut që e ka dashur shumë. Mendoj se duhet një punë nga institucionet për t’i treguar brezit të ri se kush ka qenë arti i vërtetë. Sikur trupa profesionistë e humorit shqiptar më shumë është në qiell se sa në tokë dhe atyre iu bashkua dhe Zef Deda. Shpresoj që dy fëmijët e tij të jenë të zotët që të trashëgojnë disa nga talentet e tij. Ne e quajmë veten si të ‘Fundit e Moikanëve’. Dhimbja është e madhe.”-është shprehur Llakaj.
SHKODËR- Sot i jepet lamtumira e fundit artistit të madh dhe mjeshtrit të madh Zef Deda. Aktori i madh shkodran humbi jetën mesditën e djeshme në moshën 73-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Pas ndarjes së tij nga jeta, djali i tij dhe aktori Julian Deda njoftoi se homazhet për të do të mbahen ditën e sotme në hollin e Teatrit “Migjeni”.
“Me dhimbje te thelle, ju njoftoj per ndarjen nga jeta te babait tim, Zef Deda. Homazhet do behen neser (e Shtune, 25 Nentor) ne hollin e Teatrit “Migjeni”, qe ishte edhe shtepia e tij e dyte, duke filluar nga ora 09:00. Pas homazheve, ne oren 13:00, kortezhi niset per meshen e drites, me pas percjellja per ne banesen e fundit, ne varrezat e Rrmajit”, shkroi aktori.
Kush ishte Zef Deda?
Zef Deda lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. U shkollua në qytetin e tij të lindjes dhe në Politeknikumin e Ndërtimit në Tiranë. Filloi shkollën e lartë për Gjuhë - Letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore.
Ka punuar për më shumë se 40 vjet në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Talenti i tij spikati që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike, ai arrinte të realizojë qindra figura artistike, prandaj ishte dhe ka mbetur mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë shkodran.
Pas një shkëputje prej 6 vjetësh për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai u kthye në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit , të cilin e vazhdoi me shumë sukses.
Në përvjetorin e tij të gjashtëdhjetë, Presidenti i Republikës i akordoi titullin " Mjeshtër i Madh". Zef Deda është i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Dedën dhe Marjan Dedën, të dy artistë. Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.