LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Buxheti 2023, debate tek Komisioni i Ekonomisë, Braçe ngre zërin

• Sot, dita e dytë që ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj prezanton buxhetin 2023. • Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve janë diskutuar masat që do ndërmerren për vitin që vjen, ndërkohë që ka pasur edhe pakënaqësi. • Mes tyre edhe socialisti Erion Braçe. • Një pikë ku ai ra dakord për opozitën për rishikimin e pensioneve për të konsideruar një skemë tjetër. • Tani pasdite, Komisioni do të mblidhet për të diskutuar lidhur me akcizën që është parashikuar të vendoset për birrën.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Buxheti 2023/ Braçe ngre zërin: Ka fermerë pa marrë naftën, pse? Ku shkuan paratë e shitjes së Bankersit? Ato janë para, jo rrogat

Buxheti 2023, debate tek Komisioni i Ekonomisë, Braçe ngre
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka kritikuar ministren e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj lidhur me buxhetin e caktuar për vitin 2023. Në fjalën e tij, në Komisionin e Ligjeve, Braçe tha se të gjithë fermerët duhet që të marrin rimbursimin e naftës, pasi buxheti ka para mjaftueshëm. Ndërkohë që shtoi se Ministria duhet të tregonte kujdes dhe të kapte njerëzit që shihnin kompanitë e mëdha, duke dhënë edhe shembullin e Bankers. 

"Në harkun e 3 viteve të fundit është shitur kompania që mbante kontratën më të madhe të prodhimit të naftës, nga Bankers tek kompania kineze. Asnjë nuk e di sesa para. Këtu janë para, jo ato të rrogave. Si këto shembuj ka të tjerë plotë. Në këtë vend janë shitur hidrocentrale pa lekë. Sot do kishim situatë tjetër nëse nuk do të kishte ndodhur ajo shitje. Me kapitalin kanë ndodhur nga mashtrimet tek evazioni fiskal. Tek të ardhurat nga kapitali kemi tatim të sheshtë. është kollaj të mbash TVSH në doganë. Të marrësh këto para është e rëndësishme. Këto e mbushin buxhetin. Ose kthejuni bilanceve, ose tregu i karburanteve të fiskalizohet me sistemin e ri. Për hatër të një spekulanti dhe gjithë reagimeve të tij. Një njeri që nuk ngopet me koncesione dhe po pengohet vënia nën kontroll e qeverisë së një ndër tregjeve më fitimprurëse të vendit. Jepini fund kësaj historie, ky treg duhet fiskalizuar që të jemi në rregull me detyrimet ligjore,"-tha Braçe ndër të tjera.

FJALA E PLOTË

Ligji i buxhetit të shtetit është korrekt. Sillni si argument prokurimet publike, por nuk ia kemi dalë që PPP ti çlirojmë nga interesi korruptiv. Nuk të bën njeri hajdut me zor. Kemi problem me administratën. Keni një drejtori për monitorimin e buxhetit. Pse i paguajmë ato njerëz? Çfarë bën? Kemi krijuar një fryrje të administratës dhe na kushton shtrenjtë edhe si paga edhe si shpenzime. Ka ardhur momenti të rishihet puna e gjithsecilit. Aspekti tjetër është për shkak të mënyrës si po qeverisin jemi me sufiçit. Kur marrim përsipër që të japim stimul fiskal për të ndihmuar punën, si shkojmë në shkurtimi. Po ky është shkrutim i fshehtë dhe vë në rrezik edhe politikën e stimulit fiskal. Ju që jeni ministrja duhet të jeni njeriu më me zë. T'ju marr bujqësinë? Deri tani kanë marrë naftën falas, 2/3 e personave që kanë aplikuar. Nuk ka qenë me limit fituesish. Sot që flasim mbeten edhe 1/3 që nuk kanë marrë naftë. Pse kur ne paskemi para pa përdorur? Cila është arsyeja? Çfarë do i japim turistëve për të ngrënë? Sa kohë ka para, nuk kam mirëkuptim për skemën e naftës. Por kur paratë janë në buxhetin e shtetit, brenda ushtrimit buxhetor të këtij viti edhe kur ka para më tepër, pse këta njerëz nuk duhet të përfitojnë? Ose i qëndrojmë planit që kemi, ose kjo më nuk ka kuptim. Në krahun tjetër, të ardhurat janë planifikuar në rrjet. Në harkun e 2 viteve të fundit kompani koncensionare janë shitur dhe asnjë nuk di çmimin. Sa para është vlera e transaksionit. Në harkun e 3 viteve të fundit është shitur kompania që mbante kontratën më të madhe të prodhimit të naftës, nga Bankers tek kompania kineze. Asnjë nuk e di sesa para. Këtu janë para, jo ato të rrogave. Si këto shembuj ka të tjerë plotë. Në këtë vend janë shitur hidrocentrale pa lekë. Sot do kishim situatë tjetër nëse nuk do të kishte ndodhur ajo shitje. Me kapitalin kanë ndodhur nga mashtrimet tek evazioni fiskal. Tek të ardhurat nga kapitali kemi tatim të sheshtë. është kollaj të mbash TVSH në doganë. Të marrësh këto para është e rëndësishme. Këto e mbushin buxhetin. Ose kthejuni bilanceve, ose tregu i karburanteve të fiskalizohet me sistemin e ri. Për hatër të një spekulanti dhe gjithë reagimeve të tij. Një njeri që nuk ngopet me koncesione dhe po pengohet vënia nën kontroll e qeverisë së një ndër tregjeve më fitimprurëse të vendit. Jepini fund kësaj historie, ky treg duhet fiskalizuar që të jemi në rregull me detyrimet ligjore. Përtej hidrocentraleve, shikoni ku po fitohet. Hekuri ka bërë kërdinë. Shikoni sa është rritur. Nuk shkon kjo histori. O të gjithë, o asnjë. Të gjithë të paguajnë dhe shkojnë tek pensionistët paratë. Të mos lejojmë që tregu i punës të monopolizohet. Përqëndrimi i punonjësve në 3-4 duar penalizon ekonominë. 

3 VITE ME PARE

Skema e pensioneve, Dashamir Shehi thirrje ministres: Ta ndryshojmë, në '93 bëmë reformën. Ekspertët e BB thanë do vdesin

Buxheti 2023, debate tek Komisioni i Ekonomisë, Braçe ngre
Dashamir Shehi

TIRANË- Deputeti Dashamir Shehi ka kërkuar më shumë vëmendje dhe ndryshim të skemës së pensioneve për buxhetin e vitit 2023. Në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Shehi tha se duhet ndryshuar skema duke u varur tani tek shkalla e kontributit. Madje në fjalën e tij, tregoi edhe sesi e kishin menduar reformën e pensioneve kur e kishin hartuar me ekspertët e Bankës Botërore në vitin 1993.

"Mos të harrojmë se çmimi i shtëpiave dhe ushqimet kanë shkuar sa në Europë. Të vijë në mënyrë llogjike, ti dalim ne para kësaj pune. Do kemi rritje konsumi, rritje GDP dhe TVSH. Këto njerëz hynë të gjithë tek fasha e taksueshme. Nuk vazhdon dot një i ri në Shqipëri që t'i japësh 350-400 euro. S'ka më, është thyer raporti ka dalë jashtë jsahtë logjikës. Si bëhet sistemi arsimor më i mirë, për 2 vjet? Pas 10-15 vjetëve nuk ka më njeri këtu. Kjo shërben, do të dalë 100 mln. Të kemi kurajo që të rrisim pensionet. Në '93 bëmë reformën e pensioneve se ata që ishin para i dorëzuam. Kur e bënim edhe me Bankën Botërore llogarinë, ata thanë do të vdesin. Edhe ne ashtu menduam. Por kanë kaluar 30 vite dhe janë akoma gjallë. Si do i bëhet kësaj pune? Hajde fillojmë që tani se na ka ardhur dita ne. Kjo skemë nuk bëhet më. Gjithë elementët demografikë kanë rënë, tani ka mbetur shkalla e kontributit,"-tha Dashamir Shehi.

3 VITE ME PARE

Buxheti 2023, ministrja Ibrahimaj: Inflacioni, parashikimi është 3.6%, por edhe mund të rritet

Buxheti 2023, debate tek Komisioni i Ekonomisë, Braçe ngre
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj prezantoi buxhetin e vitit 2023. Edhe sot, në Komisionin e Ligjeve, ministrja është ndalur në leximin e plotë të raportit, duke iu përgjigjur pyetjeve paraprake të deputetëve pjesëmarrës në Komision, ndërkohë që ka lexuar edhe njëherë të gjitha pikat me interes. Më konkretisht u ndal tek shpenzimet, borxhi publik, por edhe efektivi i ndalimit të PPP-ve, e propozuar nga opozita. Sipas saj, të gjitha masat e ndërmarra për të ndihmuar pensionistët dhe shtresat në nevojë do të varen nga inflacioni, që për vitin e ardhshëm parashikohet në vlerën 3.6%.

Shpenzimet kapitale

Janë historikisht të ngadalëta dhe janë të përqëndruara në pjesën e fundit të vitit. MFE si përgjegjëse për monitorimin e buxhetit merr masa për lejimin e fillimit të procedurave dhe zbatimit të buxhetit. Çdo kontatratë do të monitorohet në kohë reale. Edhe pse realizimi i periudhës është ndaltë, fondet e obliguara do të zbatohen. Nga informacionet që unë kam është 72.8%. Mbetet i ngadaltë. Ka një fond për mbështetjen e energjisë elektrike që të mbetet e pandryshuar. Fondi rezevë është në një nivel shumë më të lartë se zakonisht. Mbas miratimit të buxhetit kemi marrë konfirmim nga BE se do të kemi një fond në formën e një granti për krizën energjitike. Duhet të futet në buxhet në zërin e ndihmave. Fondi do i shtohet atyre për përballimin e efekteve të krizës. Sa i përket pensioneve, nuk është i mjaftueshëm nëse inflacioni është më i lartë se parashikimet tona. Për vitin e ardhshëm parashikimi është 3.6%, por edhe aq është nisur nga baza e lartë që inflacioni ka këtë vit. Supozojmë që ritmi i rritjes i vazhdueshëm. Ka gjasa që të jetë edhe më i ulët se kaq. Ne kemi vënë një vlerë 1.20 mld lekë për përballimin e krizës. Në total, indeksimi ka qenë 9.5%. Shporta e pensionistëve ka një specifikë është për atë që kanë konsum më shumë. Sa i përket arsimit profesional, kemi rritje të buxhetit. Në 2023 parashikohen 3.4 mld lekë. Janë brenda edhe programet e nxitjes që të reduktojmë papunësinë për të rinjtë.

Ndalimi i PPP

Më bëhet çdo herë që vij në Komision kjo pyetje. PPP dhe koncesionet janë të lidhur me shërbimet publike, mungesa dhe ndërprerja e tyre do të limitonte shërbimet publike. Janë disa prej tyre që janë të lidhura për ato sektorë që kërkoni rritjen e buxhetit. Nëse do të ndërprejmë kontratat mund të kemi gjyqe dhe albitrazhe për marrjen e këtyre vendimet.

Borxhi publik

Përsa i përket uljes së borxhit publik, e kemi thënë që është qëllimi ynë. E kemi treguar që në 2021 borxhi u ul, ai varet nga rritja nomimale dhe ndikohet edhe nga efektet e kursit të këmbit. Në mesatare ka qenë i qëndrueshëm. Efekti është më i reduktuar. Efekti i çmimeve për 2022 është i ndjeshëm. Në rritjen totale kemi ndikim të inflacionit, të kursit të këmbimit dhe ndërkohë që do të kemi edhe efektin e reduktimit të deficitit. Nuk presim deflacion. Por mund të kemi risqe që janë të larta. Në fakt kemi pasur një reduktim i detyrimeve të prapambetura është mirë që situata të shihet ndër vite. Kemi reduktim 14.4 mld lekë tek detyrimet e praprambetura dhe transparencës për to pasi janë elementë që drejtohen nga drejtoria e financave. Kemi pasur shumë pak projekte të reja për të cilat me të cilat do të jemi të kujdesshëm në çeljen e buxhetit të vitit të ardhshëm. Mund të kemi rishikime të mëtejshme të buxhetit. 

Rishpërndarja e të ardhurave

Janë shpërndarë dhe nuk kanë shkuar për investime. Por kanë shkuar sërish për të ardhura për qytetarët.

Borxhi

Ne jemi shumë të kujdesshëm me privatizimin që të shkojnë paratë tek reduktimi i borxhit. Minimumi jetik do ishte 30 milionë lekë. E kemi diskutuar në shumë raste, do i referohemi INSTAT për metodologjisë. Përdoret dhe është në bazë të eurostatit. Do i referohemi të dhënave zyrtare të INSTAT.

Arsimi i lartë

Kemi pasur rritje të transfertës për universitetin. Kemi parashikuar që të shkojnë në 9.4 mld elekë. Ministria ka marrë masat për rritjen e masave të pedagogëve në nivelin 7% do mbulohet nga fondet e qeverisë, pjesa tjetër po i marrin masat vetë Universitetet. UT ka nisur procedurat për marrjen e këtij vendimi. Transferta ka qenë në rritje nga viti në vit. Nuk e gjej me vend që të thuhet që qeveria i ka harruar.

Fermerët

Nuk e di se si mund të thoni që fermerët nuk po marrin naftë dhe grurë. Kërkesat janë më të larta sesa buxheti. Jemi munduar ta rrisim mbështetjen. Ndërkohë që me aktin e fundit i dhamë mundësisë së bujqësisë që të mbështesin skemën kombëtare. Përsa i përket naftës kemi parashikuar 1.6 mld lekë. Fermerët janë kategori që është e ndikuar nga çmimet e karburanteve, e nëse janë në rritje dhe ne do rrisim mbështetje ndaj tyre. Ne kemi bërë një parashikim.

komisioni i ligjeve buxheti 2023

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën