LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Celibashi: Rama s'e shkeli Kodin Zgjedhor, Alibeaj në garë me 7 kandidatë minus, simbolet do i përdorë vetëm një grup i PD

• Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se Enkelejd Alibaj do të jetë me minus shtatë kandidatë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në një konferencë me gazetarët, Celibashi tha se të gjithë ata që janë tërhequr nga kandidimi nuk do të shfaqen në fletën e votimit. I pyetur se sa kandidatë ka në total Alibeaj, Celibashi tha se ende nuk kanë një informacion të plotë mbi këtë gjë pasi nuk janë shqyrtuar informacionet e depozituara në KZAZ. • I pyetur për denoncimin e Enkelejd Alibeajt ndaj Sali Berishës lidhur me përdorimin e simboleve të Partisë Demokratike, Celibashi tha se çështja duhet shqyrtuar dhe se në momentin që do të gjenden ngjashmëri që konfuzojnë zgjedhësit, njërës palë do t’i ndalohet përdorimi. • Kreu i KQZ-së u pyet dhe për rritjen e pagave dhe dhënien e shpërblimeve për pensionistëve nga kryeministri Edi Rama në prag të zgjedhjeve lokale dhe tha se kreu i qeverisë nuk e ka shkelur Kodin Zgjedhor. Celibashi tha se Kodi Zgjedhor nuk ndëshkon deklaratat por vendimet dhe si vendim, ai tha se është marrë më herët, ndërsa dje Rama ka bërë një deklaratë. Ai shtoi gjithashtu se Kodi Zgjedhor ndalon veprimtaritë katër muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Alibeaj denoncoi Berishën për përdorimin e simboleve të PD, Celibashi: Nëse gjenden ngjashmëri që konfuzojnë zgjedhësit, njërës palë i ndalohet përdorimi

Celibashi: Rama s'e shkeli Kodin Zgjedhor, Alibeaj në garë me 7
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se çështja e denoncimit të simboleve të Partisë Demokratike do të verifikohet. I pyetur për denoncimin e Enkelejd Alibeajt ndaj Sali Berishës lidhur me përdorimin e simboleve të Partisë Demokratike, Celibashi tha se çështja duhet shqyrtuar dhe se në momentin që do të gjenden ngjashmëri që konfuzojnë zgjedhësit, njërës palë do t’i ndalohet përdorimi.

"Duhet të shohim rastin, nuk e di se çfarë ka ndodhur fiks, por simbolet e një partie nuk përdoren dot nga një parti apo subjekt tjetër zgjedhor, Nëse kjo verifikohet, subjektit që i gjendet simbole të një partie tjetër, subjektit në fjalë i ndalohet përdorimi. Edhe për rastet e ngjashmërisë, nëse krijon konfuzion tek zgjedhësit, do tu ndalohet përdorimi,"- tha Celibashi. 

3 VITE ME PARE

Alibeajt i 'firuan' kandidatët, Celibashi: Nuk do shfaqen fare në fletët e votimit

Celibashi: Rama s'e shkeli Kodin Zgjedhor, Alibeaj në garë me 7
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Enkelejd Alibeaj do të futet me gjashtë kandidatë më pak në zgjedhjet e 14 majit. Kështu deklaroi kryetari i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ku u pyet se si do të veprohet me të gjithë emrat e zgjedhur nga Alibeaj, të cilët janë tërhequr nga gara. Ata, sipas Celibashit, nuk do të shfaqen në fletët e votimit.

"Nëse tërhiqen nuk do jenë pjesëmarrës në garë. Do jenë subjektet e tjera, nuk do jetë në fletën e votimit, do mungojë. Nëse tërhiqen në këtë moment nuk do jenë më në fletën e votimit,"- tha Celibashi. 

Sot u tërhoq nga gara një tjetër kandidat i Alibeajt. Sabah Sheta, i zgjedhur si kandidat për Krrujën u tërhoq duke deklaruar se nuk dëshironte të bëhet pjesë e një fasade. Ai është kandidati i gjashtë nga radhët e Alibeajt që tërhiqet nga zgjedhjet lokale, pas kandidatit të Lezhës, Kurbinit, Librazhd, Vorë dhe Korçë.

3 VITE ME PARE

'Kinezeri partish'/ Celibashi pas deklaratës së Ramës: Çfarë është në ligj zbatohet, sanksionet nuk zgjidhin asgjë sepse s'e paguan ai që bën shkeljen

Celibashi: Rama s'e shkeli Kodin Zgjedhor, Alibeaj në garë me 7
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se ligji e përcakton qartë se kur konsiderohet një deklaratë shkelje e Kodit Zgjedhor. Në një konferencë për mediat, Celibashi u pyet për deklaratën e kryeministrit Edi Rama që i konsideroi rregullat si 'kinezeri partish' dhe tha se nuk ka asgjë për të shtuar. Sipas kreut të KQZ-së, edhe nëse Rama do të sanksionohej, nuk do të ishte ai personi që do të bënte pagesën, pasi si rregull, sanksionet depozitohen në sekretari. 

Pjesë nga fjala e Celibashit: 

Nuk kam asgjë për të komentuar, ajo që di të them është se nëse diçka është e parashikuar në ligj, duhet zbatuar. Gjithsecili prej nesh ka vendime e mendime, por përsa kohë një rregullim është pjesë e ligjit, do të zbatohet në mënyrë strikte. Ne besojmë sepse këto masa kanë efektet e tyre, vlera e sanksioneve mund të ishte edhe më shumë, por nuk besoj se është ajo që standartizon që ruan integritetin e procesit zgjedhor. Për më tepër që një pjesë e sanksioneve nuk u shkon as ministrave, as qeverisë dhe as kryeministrit, por sekretarit të përgjithshëm. Sanksioni nuk është ai që garanton zbatimin e normës sepse vendimet i marrin të tjerët, penalitetet të tjerët.

Një ditë më parë, kreu i qeverisë konfirmoi rritjen e pagës minimale nga 1 prilli në 40 mijë lekë, ndërsa deklaroi ambicien për të ndërhyrë edhe në pagën mesatare në vend, që aktualisht është rreth 60 mijë lekë të reja. Ai tha se paga mesatare pritet të shkojë 900 euro. I pyetur për shkeljen e Kodit Zgjedhor, duke qenë se ky vendim është në prag të zgjedhjeve lokale, Rama tha se nuk do t'i lërë pensionistët të presin 'kinezeri partish'.

3 VITE ME PARE

Sa kandidatë ka nxjerrë Alibeaj? Celibashi: Ende nuk dimë asgjë, është proces voluminoz

Celibashi: Rama s'e shkeli Kodin Zgjedhor, Alibeaj në garë me 7
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se nuk e dinë ende se me sa kandidatë në total do të futet deputeti Enkelejd Alibeaj në zgjedhjet e 14 majit. Në një konferencë me gazetarët, Celibashi tha se ky konfuzion ndodh për fakti nse një pjesë e dokumentacioneve dorëzohen në KQZ, ndërsa një pjesë tjetër në KZAZ. Sipas Celibashit, numri i kandidatëve do të zbardhet sot në darkë, ose nesër. 

"Akoma nuk e kemi atë informacion, kjo pasi një pjesë e dokumentacioneve dorëzohet në KQZ, pjesa tjetër në KZAZ, besoj sot ose nesër do të kemi një informacion zyrtar pasi të kemi bërë dhe vlerësimin e dokumentacionit përkatës. Gjithsesi, disa të dhëna mund t' ju jap, janë 24 subjekte zgjedhore që kanë depozituar listat shumëemërore në KQZ, 39 i kanë depozitar në KZQZ, na rezulton se janë 832 lista me kandidatë për anëtarë të këshillit, 147 kandidatë për kryetarë bashkie, dokumentacion i depozituar për 147 kandidatë, 7 nga zgjedhësit, 5 për këshillit bashkiak dhe 2 për kryetarë bashkie. Në total na rezultojnë 22607 kandidatë që janë në proces verifikimi. Zyrtare konsiderojmë listat që miratuam sot. Është proces voluminoz,"- tha Celibashi. 

3 VITE ME PARE

Shpërblimi i pensionistëve dhe premtimi për rritje pagash, Celibashi: Ishte deklarim, jo vendimmarrje, Kodi Zgjedhor parashikon kufizimet për zgjedhjet parlamentare, jo lokale

Celibashi: Rama s'e shkeli Kodin Zgjedhor, Alibeaj në garë me 7
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk e ka shkelur Kodin Zgjedhor me deklartaën e bërë një ditë më parë për rritjen e pagave dhe shpërblimin e pensionistëve. I pranishëm në një konferencë me gazetarët, Celibashi tha se Kodi Zgjedhor nuk ndëshkon deklaratat por vendimet dhe si vendim, ai tha se është marrë më herët, ndërsa dje Rama ka bërë një deklaratë. Ai shtoi gjithashtu se Kodi Zgjedhor ndalon veprimtaritë katër muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.

Pjesë nga konferenca

Pyetje: A mund të më sqaroni specifikisht aktivitetet e ndaluara 4 muaj para zgjedhjeve, a përfshijnë shpërblimin e pensionistëve, qeveria ka premtuar dhe rritjen e pagave, a janë këto aktivitete të ndaluara?

Ilirjan Celibashi: Shiko, kjo çështja e vlerësimit të veprimtarisë së institucioneve publike është bërë disa objekt diskutimi. Ajo që dua të sqaroj është fakti që vlerësimet i japim rast pas rasti, për aktivitete dhe për aktete e vendimmarrjeve të caktuara. Kjo nuk është aspak qasje refuzuese apo që të konsiderohet si mospërgjigje ndaj pyetjes tuaj, por në momentin që do të ketë një akt të tillë nga kryeministrit apo qveerisë, do t'ju informojmë. Ne ende nuk kemi aktin apo veprimtarinë, ndaj nuk japim dot vlerësime apo gjykime. Nuk do të ishim në rolin tonë si KQZ nëse do ta bënim këtë gjë, por do të dilnim si analistë. Nuk shoh asnjë arsye për të mos iu përgjigjur por ka një dallim mes akteve dhe veprimtarive. Përsa u përket akteve dhe veprimtarive që prodhojnë veprimtaritë publike, kodi ka rregullimin e plotë në lidhje me përcaktimin se cila është veprimtari e një funksionari publik dhe cila është politike. Në vlerësimin tonë kjo është e qartë dhe kjo gjë lidhet me kodin e afatin para zgjedhjeve, 4 muaj para, përsa u përket veprimtarive. Përsa u përket akteve, është e ndryshme për akte të ndryshme. Duhen vlerësuar disa rrethana për ta vlerësuar këtë gjë. Ka akte të cilat të qeverisë apo institucioneve publike që fillon dhe përfundon brenda periudhës 4-mujore. Parë kështu, duket sikur po thyejmë Kodin Zjgedhor. Por nëse e vlerësojmë më tej, do të thotë që është në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Në këtë rast nuk kemi vendimmarrje, por kemi deklarim. Nuk vlerësojmë deklarime. Një gjë dua ta theksoj, Kodi Zgjedhor ka ndalime që lidhen vetëm me zgjedhjet e përgjithshme. 

Një ditë më parë, kreu i qeverisë konfirmoi rritjen e pagës minimale nga 1 prilli në 40 mijë lekë, ndërsa deklaroi ambicien për të ndërhyrë edhe në pagën mesatare në vend, që aktualisht është rreth 60 mijë lekë të reja. Ai tha se paga mesatare pritet të shkojë 900 euro. I pyetur për shkeljen e Kodit Zgjedhor, duke qenë se ky vendim është në prag të zgjedhjeve lokale, Rama tha se nuk do t'i lërë pensionistët të presin 'kinezeri partish'.

ilirjan celibashi kqz 30 mars 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet