LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Censi i Popullsisë dhe Banesave/ Rama: Proces sipas standardeve europiane, INSTAT i çliruar nga politika

•Më 18 shtator do të nisë Censi i Popullsisë dhe Banesave, i cili do të ketë kohëzgjatje përreth 6 javë. •Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës hapëse të Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023 theksoi se është një punë e përgatitur prej katër vitesh. •Ai nënvizoi se janë pjekur kushtet, pasi janë dy faktorë, partnerët dhe teknologjia për këtë proces të rëndësishëm. •Teksa e cilësoi si një "ushtrim" të vështirë për t’u realizuar, kreu i qeverisë tha se do të bëhet sipas standarteve evropiane. •Po ashtu, kreu i Qeverisë tha se INSTAT tashmë është çliruar nga politika dhe sa vjen e bëhet më profesionale përkunder të kaluarën e hidhur ku fshikullohej nga ndërkombëtarët për statistika të pabesueshme.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Procesi i censit, i rëndësishëm për rrugën drejt BE”, Luigi Soreca: Privilegj të rikthehem në Shqipëri

Censi i Popullsisë dhe Banesave/ Rama: Proces sipas standardeve europiane,
Luigi Soreca

TIRANË- Ish-ambasadori Luigi Soreca, aktualisht drejtues i Delegacionit të BE u shpreh sot para mediave se ndihet i privilegjuar që është rikthyer në Shqipëri.

“Është privilegj për mua të rikthehem në Shqipëri në një moment kaq të veçantë të vendit, procesi i anëtarësimit në BE. Shqipëria mbërrin në këtë moment në një formë mjaft të mirë, gati për takim mjaft të rëndësishëm në dhjetor në Bruksel. Kam marrë pjesë në ato takimi të një procesi të gjatë dhe të komplikuar, por me jep një kënaqësi që ky proces është në pikën që do të fillojë”, tha ai.

Ai tha se ky cens dhe zhvillimi i mëtejshme i sistemit statistikor, është i rëndësishëm edhe  për procesin e negociatave për rrugën e Shqipërisë në BE.

“Është e rëndësishme të ketë informacion të besueshëm statistikash sa i përket kësaj çështjeje. Ky cens dhe zhvillimi i mëtejshme i sistemit statistikor është i rëndësishëm edhe për procesin e negociatave për rrugën në BE. Dua t’i uroj INSTAT shumë energji dhe fat në muajt që vijnë”, u shpreh ai.

Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot se do të nisë censi i popullsisë dhe banesave, ku tha se me këtë proces do të tregohet numrin real të shqiptarëve që jetojnë në vend.

2 VITE ME PARE

Censi i popullsisë dhe banesave/ Rama: INSTAT i çliruar nga politika, nuk merret me qoka

Censi i Popullsisë dhe Banesave/ Rama: Proces sipas standardeve europiane,
edi rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot se do të nisë censi i popullsisë dhe banesave, ku tha se me këtë proces do të tregohet numrin real të shqiptarëve që jetojnë në vend.

Gjatë fjalës së tij Rama foli për institucionin e INSTAT ku tha se është i çliruar nga politika, ndërsa përmendi se eksperienca e INSTAT në Europë është eskperiencë e konsoliduar

“Regjistrimi u bë me të meta. Hetimet që kemi bërë në prefektura, dhe shumë katunde as nuk janë regjistruar fare. Kështu shkruhet në librat e regjistrimit. Që nga ajo kohë janë bërë 11 censuse. Disa janë bërë në kohëra kryengritjesh, disa nën indoktrimimin e regjimit totalitar. Sot besoj se janë pjekur kushtet që të nisim një proces me kaq rëndësi dhe ta bëjmë sipas standardeve europiane. Pikë së pari për të identifikuar realisht se sa shqiptarë, sa qytetarë jetojnë në këtë vend sot dhe sa është numri i pasurive të tyre. E them se janë pjekur kushtet, pasi kemi dy faktorë që janë garanci. Partnerët francezë, gjermanë, apo dhe të gjithë ata që kanë shpirtin e saktësisë për eksperiencën e tyre të të qenit të saktë në numërim dhe me mbështetjen e Këshillit Europian me një fond të konsiderueshëm. INSTAT ka një vijueshmëri të madhe, që është garanci në këtë proces. Është një nga institucionet e pakta në këtë vend që kur thua që është plotësisht i depolitizuar, askush nuk ngre dorën për të bërtitur ‘jo’. Eksperienca e INSTAT në Europë është eksperiencë e konsoliduar. Kemi dhe një ekspertizë ndërkombëtare në këtë proces kaq të ndërlikuar. Jam krenar që INSTAT sot është i çliruar nga politika, nuk merret më me qoka politike dhe nuk përgatit limonta me rritje dy-shifrore për zhvillimin më të shpejtë në botë, diku aty pak hapa pas Kinës. Nuk bëhet më fjalë që Shqipëria të fshikullohet për statistika të fryra. Kjo është punë që po përgatitet prej 4 vitesh. Regjistrimi do të bëhet në kohë reale, në bazë të të gjithë zonave të regjistruesve, falë përdorimit të teknologjisë.”, tha Rama.

2 VITE ME PARE

'E dimë se ka gjëra për të..."/ Rama: Leksion për minoritetet Shqipërisë nuk i jep mend askush

Censi i Popullsisë dhe Banesave/ Rama: Proces sipas standardeve europiane,
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama tha se është shumë krenar për legjislacionin që Shqipëria ka për minoritetet. Gjatë fjalës së tij të prezantimit të censit të banesave dhe popullsisë, Rama tha se nuk ka asnjë njeri që të ankohet për diçka, për shkak se i përket një etniteti të caktuar, pasi trajtohen njësoj si ata me etni shqiptare.

‘Dua të theksoj edhe për minoritete në Shqipëri. Jam shumë krenar për shumë gjëra për Shqipërinë po një nga gjerat që më bën më shumë krenar është se Shqipëria ka legjislacionin më të theksuar europian. Legjislacionin e ri për minoritete e kemi bërë pa na e kërkuar njeri dhe deshëm të bënim legjislacion optimal rrezatuese. Jam krenar për mënyrën sesi Shqipëri i ka trajtuar komunitetin minoritar. Nuk ka asgjë të ndryshme. S’ka asnjë minoritar të vetëm që të ngrihen dhe të thotë kam një problem se lidhet me faktin se jam në një etni tjetër. Ne e dinim shumë mirë se ka në çdo aspekt gjëra për të përmirësuar. Leksion për minoritetet Shqipërisë nuk i jep mend askush 0.’- tha Rama.

2 VITE ME PARE

'Legjendat ikin, por rikthehen sërish'/ Rama batuta për ambasadorin Soreca: Meriton titullin legjendar

Censi i Popullsisë dhe Banesave/ Rama: Proces sipas standardeve europiane,
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur në një konferencë se do të nisë censi i popullsisë dhe banesave. Gjatë fjalës së tij Rama ka shkëmbyer një batutë me ambasadorin Luigi Soreca, për të cilin tha se meriton titullin legjendar. 

”Soreca meriton titullin legjendar, sepse vetëm në legjenda ndodh që ata që ikin përgjithmonë të rikthehen përsëri. Duke pasur parasysh se sa shumë punë të mira dhe sa projekte të rëndësishme janë realizuar në Shqipëri pas këtyre lloj prezantimeve në kohën e qëndrimit këtu të Luigi Sorecës. Këmba e Luigit është e mbarë dhe me siguri do të jetë një ogur i mirë i prezantimit këtu.“- u shpreh Rama.

Luigi Soreca i cili ka shërbyer si ambasador në vendin tonë për tre vite e shtatë muaj. Ai erdhi në Tiranë në shtator të vitit 2018 dhe u largua në prill të 2022. Soreca u rikthye në sërish në Shqipëri ku nga 1 shtatori ka marrë drejtimin e Delegacionit të BE-së në Tiranë deri në ardhjen e Shefit të ri të Delegacionit.

2 VITE ME PARE

'Kemi 2 faktorë që na japin garanci'/ Censi i Popullsisë dhe Banesave, Rama: Sot janë plotësuar kushtet për këtë proces

Censi i Popullsisë dhe Banesave/ Rama: Proces sipas standardeve europiane,
Edi Rama

TIRANË- Dy janë faktorët që kanë ndikuar në zhvillimin e procesit të censit të popullsisë dhe banesave. Sipas kryeministrit Edi Rama, i pari janë partnerët francezë, zvicerianë, gjermanë, ndërsa faktori i dytë është teknologjia e lartë. 

PJESË NGA FJALA 

"Sot janë plotësuar kushtet që të vazhdojmë këtë proces. është i vështirë, për të mbledhur sipas planit të statistikave të gjitha të dhënat që janë nevojë absolute për shumë arsye. Për të identifikuar realisht, konkretisht sa shqiptarë dhe qytetarë të këtij vendi jetojnë në këtë vend sot dhe sa është numri i pasurive të tyre të patundshme. Kemi 2 faktorë që janë një garanci, 1-partnerët francezë, zvicerianë, gjermanë. Të njohur për shpirtin e tyre të saktësisë. 

Me një fond të konsiderueshëm, ku 55% është vendosur në dispozicion nga qeveria shqiptare dhe pjesa tjetër nga këto partnerë. Faktori tjetër është teknologjia e lartë e cila na vjen në ndihmë të rëndësishme për të përdorur atë që përdoret në realitetet më të zhvilluara si mjet që garanton integritetin e shifrave në kohë reale"

2 VITE ME PARE

Nis Censi i Popullsisë dhe Banesave, Rama: Operacioni më i rëndësishëm statistikor!

Censi i Popullsisë dhe Banesave/ Rama: Proces sipas standardeve europiane,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama bën të ditur se nga sot do të nisë censi i popullsisë dhe banesave. Në një konferencë, kreu i Qeverisë thotë se ky është një operacion i rëndësishëm statistikor për të lexuar të sotmen dhe për të zhvilluar të ardhmen e vendit. 

'Nis Censi i Popullsisë dhe Banesave, numërimi i të gjithë popullsisë dhe banesave, operacioni më i rëndësishëm statistikor për të lexuar të sotmen dhe zhvilluar të ardhmen e Shqipërisë- thotë Rama. 

edi rama censi i popullsise dhe banesave

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet