LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Zgjedhorja'/ Debate në Komision, PD propozon fushatë 'ekonomike': Fonde vetë nga anëtarësia dhe shteti. PS: Zbatojmë rekomandimet e OSBE-ODIHR

  • Debate në Komisionin për Reformën Zgjedhore. • Deputetët e PD thanë në Komision se drafti me ndryshimet ka mbërritur me vonesë pasi ka 1 javë që është dekretuar dhe ka hyrë në fuqi data e zgjedhjeve, 14 maj 2023. • Në propozimin e bërë nga Partia Demokratike parashikohen fushata elektorale të varfra ndërsa specifikohet në dy pika, pika c dhe ç të nenit 86 të Kodit Zgjedhor, heqja e mundësisë për të marrë kredi, dhurata apo hua nga partitë dhe kandidatët. • Të vetmet fonde për fushatë do të jenë ato të anëtarësisë dhe buxhetit të shtetit. PD propozon ndalimin e fushatës përmes veprimtarive shtetërore. • Ndërkohë që PS kërkon zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ ODIHR në lidhje me listat e zgjedhësve dhe influencën politike. • Debati përfshiu Petrit Vasilin dhe Damian Gjiknurin në lidhje me kohën e miratimit të ndryshimeve. 

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"Zgjedhorja"/ Prezantimi i raportit të PD shkakton DEBAT, Mediu ikën nga salla, Alibeaj: Sefa ka punuar, PS e ka për terezi

'Zgjedhorja'/ Debate në Komision, PD propozon fushatë
Fatmir Mediu dhe Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Debati tek Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Shkak është bërë Indrit Sefa dhe Viktor Gumi, të cilët kanë depozituar ekspertizën e tyre lidhur me reformën zgjedhore. Por ekspertët e tjerë janë ankuar për kohën që kanë marrë shkresën, duke u shprehur se nuk kanë pasur hapësirën e nevojshme për ta diskutuar dokumentin. Përfaqësuesit e aleatëve kanë kërkuar shtyrjen e seancës, ndërsa Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që për të respektuar punën e ekspertëve, sot së paku duhet të dëgjonin prezantimin.

PJESË NGA DEBATI NË KOMISION:

Mediu: Do ishte mirë që për çështje të kemi diskutim paraprak. Jo të vijmë këtu e të bëjmë diskutim, njëri në një anë, tjetri në një anë. Rolin e bashkëkryetarit ta rishikojmë në një konsultim paraprak para se të vijmë këtu. Të vijmë këtu më të unifikuar

Alibeaj: Mirë do ishte që sot meqë thoni i keni marrë dokumentat të shtunën, sot të ecim me prezantimin.

Mediu: Materiali i zotit Bumi ka nevojë për ta respektuar. Ka një gjë të thjeshtë, nëse sjellin ekspertët vetëm rekomantimet nuk ka nevojë për komision. Ka nevojë vetëm për ju të dy dhe pastaj të rrimë kot. Nuk ka funksionuar kurrë kështu. Ka pasur mendim të ekspertëve, debat. Kjo që thoni ju është e thjeshtë. Secili sjell materialin e tij, ia dërgon partisë. Partia vendos dy burra të mençur dhe e vendos vetë vete apo jo materiali. Kjo nuk është reforma e PD, PS apo PR. Ka nevojë për të diskutuar. Nëse nuk do të ketë komunikim me diskutim paraprak, atëherë më mirë të tjerët të ikin dhe të flasë zoti Gumi dhe Sefa. Çështë është ç'organizimi që kemi për veten tonë.

Alibeaj: Këtë nuk e pranoj. Ti mund të ikësh, por unë nuk e pranoj. Kërkuat ekspertizë dhe ja ku i keni. Por që të ndodhë dhe të punojë eksperti i Partisë Demokratike dhe të kërkohet që në kuadër të opozitës, eksperti të kërkojë dritë jeshile nga ekspertët e partive të tjera, kjo nuk ka për të ndodhur. Materialet më masive në funksion të zgjedhjeve të ndershme do vijnë nga PD-ja, këtë e di. Por edhe ekspertët e tjerë do të duhet që të punojnë. Jo vetëm që nuk ka as ekspertë, përkundrazi, ajo që unë kam bërë është që ekspertiza të jetë e njëjtë dhe në kushte të njëjta. Çdo material që do përgatitet gara se të diskutohet, t'i jepet çdo eksperti. Kur të vijnë dhe të diskutojnë ta dinë se ku janë divergjencat. Do kemi dhe kjo është e sigurtë. Mesa duket... Për herë të tjera të dashur ekspertë është  mirë që edhe ju të jeni aktivë siç ka qenë zoti Sefa. 

Silva Caka: Vetëm një kujtesë. Me aq sa kujtoj unë kur u ndamë ekspertët. U caktuan Gumi dhe Sefa që do të mblidhnin draftet tona. Gjithashtu është thënë që do jenë ekspertët. Kam dërguar një mesazh për të kërkuar një takim për të reflektuar opinionet. Në një draft që bie në orën 11 të darkës, në gjykimin tim është i pamjaftueshëm. E kam kërkuar që dhe ne të ulemi, sepse ky Parlament ka parë dy lloj prezantimesh, ai i reformës në Drejtësi dhe drafte të ndara nga secili ekspert. Korrenspondenca me emaileve është e pamundur. 

Gjiknuri: Mesa po kuptoj Gumi dhe Sefa janë si skllevër. Ne të gjithë në jetë atë synojmë, dikush tjetër të punojë më shumë se ne. Ju tani thoni që; pse punojnë këta skllevërit? Ju jeni ata që draftoni, por po iu jap një këshillë. Nuk janë marrë parasysh këto elementë. Ose po nuk ka konsensus mes jush, bini dakord e mos ejani fare. Këta të dy po pergatisin brumin, ju do bëni komentet tuaja. Unë nuk e kam problem që edhe kjo mbledhje të mos zhvillohej, le t'i dëgjojmë nga është nisur edhe zotëria që është futur në momentin e fundit. Megjithatë le ta dëgjojmë dhe atë, mos bëjmë komente, ta mbyllim këtu. 

Vasili: Pse mos të funksionojmë si të gjithë komisionet mor derëzi? Ky parlament nuk ka lindur sot. Nuk kemi ardhur sot në Parlament. Ti materialin ma ke sjellë në orën 9 të mëngjesit, edhe kjo është e vërteta. Tani çfarë thua? Ti thua nuk keni bërë vërejtje. Statusi profesional është ai që i ngre më lart. E dëgjon apo jo? 

Alibeaj: Sefaj ka punuar. Mirë që ka punuar, ka lënë gjithë punët e tjera, jo vetëm të vendimit të Kuvendit, por edhe nga udhëzimet që i kam dhënë e kam të papranueshme situatën kur nga ekspertiza tjetër të qortohet. Nëse ekspertët e tjerë iu duket se koha është e shkurtër për të reaguar, le të kërkojmë kohë dhe të mblidhemi më shpejt. Të bëjë prezantimin eksperti ynë, të njihet publiku dhe të ketë mundësi që edhe shoqëria civile të ketë mundësinë e reagimit. Nëse doni të bëni lojë, ne sot kemi rënë dakord për një rend dite. Eksperti ynë ka punuar. Kanë pasur kohë për të reaguar, nuk e kanë bërë. Doni ta ktheni në lojë politike? Asnjë nuk ka sjellë diçka. Unë kam nevojë që të ecim shpejtë se këta e kanë në terezi. Opozita e ka detyrimin që të ecë një orë e më parë. Të punojnë edhe espertët e tjerë.

Vasili: Anëtarët e komisionit në orën 9.30 kanë marrë materialin përkatës. Unë do e bëj publike këtë. Nuk iu lejon njeri që të bëni rregulloren si të doni. Unë jam anëtar i Komisionit.

3 VITE ME PARE

Dosja e ekspertizës së Indrit Sefës shkakton probleme tek "Zgjedhorja", Arian Madhi: Na e solli ditën e shtunë

'Zgjedhorja'/ Debate në Komision, PD propozon fushatë
Arian Madhi

Eksperti i Partisë Republikane, Arian Madhi: Materiali na ka ardhur ditën e shtunë, jo të gjithë kanë mundësinë që ta kontollojnë. E ka sjellë në orën 7 mbasdite të ditës së shtunë. Vendosni një rregull strikt për propozimet. Nuk mjaftojnë 24 orë që t'i japim kuptimin teknik. Të gjendet një mënyrë që të punohet me efikasitet. 

3 VITE ME PARE

Reforma zgjedhore, Bylykbashi kërkon zgjidhje: Ka nisur procesi zgjedhur, duhen ndryshime por pa cënuar zgjedhjet

'Zgjedhorja'/ Debate në Komision, PD propozon fushatë
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi kërkoi më shumë punë nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Në mbledhjen e sotme, ai tha se për diskutimin e përdorimit të administratës dhe buxhetit duhet të ishte diskutuar pasi tashmë ishte tepër vonë. 

"Së pari ka një javë nga sot që presidenti ka dekretuar datën e zgjedhjeve. Ka filluar procesi dhe afatet zgjedhore. Duhen vendosur piketa për matjen e afateve. Ky Komision po bën ndryshime që cënojnë procesin zgjedhor. Ne duhet të shohim çfarë nuk cënon procesin. Jemi përballë diçkaje që nuk ka precedentë,"- tha Bylykbashi.

3 VITE ME PARE

"Zgjedhorja"/ Vasili ankohet për kohën, Alibeaj: Ne si opozitë na bashkon një gjë, që këta zgjedhjet i vjedhin. Gjiknuri: Gati ta pranoj dështimin tim (DEBATI I PLOTË)

'Zgjedhorja'/ Debate në Komision, PD propozon fushatë
Enkelejd Alibeaj dhe Damian Gjiknuri

TIRANË- Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore po diskuton sot lidhur me shqetësimet mbi kufizimet e parashikuara për përdorimin e fondeve publike, veprimet e administrates, prokurimet publike dhe investimeve në fushatën elektronike për fushatën zgjedhore. Pas kritikave të përfaqësuesëve të opozitës, bashkëkryetari i komisionit, Damian Gjiknuri tha se është i gatshëm të pranojë dështimin e punës dhe të pranojë kërkesën e opozitës që të mos preket Kodi Zgjedhor, për hir të stabilitetit politik. Ndërkohë që Alibeaj tha se përdorimi i administratës për zgjedhje dhe buxheti duhen adresuar. Ndërkohë që nuk munguan kritikat nga përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ndërsa nga ana tjetër Oerd Bylybashi u shpreh i shqetësuar për afatin. 

PJESË NGA DEBATI NË KOMISION:

Petrit Vasili: Bini një material për ekspertët, më e pakta që mund të bëhet është që këta ekspertë të mblidhen. Puna e votave është relative, korrektësia është ajo që mban. Kush ia mbajti dorën komisionit t'i shqyrtonte gjërat në kohë? Po të donit ta referonit. Mos e privatizoni dhe mos e personalizonin komisionin. Harxhuam muaj që Komisioni nuk bëri gjë, edhe pse kemi kohë, prapë nuk kemi kohë. Ju keni detyrë ta administroni këtë punë, po nuk e bëni dot thoni, nuk e bëjmë dot.

Enkelejd Alibeaj: Kur ne themi që një nga çështjet kryesore që dëmtojnë zgjedhjet, janë: përdorimi i administratës, buxhetit, i prokurimeve publike, këto kërkojnë nevojë për tu adresuar sa më shpejt aq më mirë. Jam dakord të ecet me prezantimin sot të materialeve, deputetët të njihen e të rimblidhet komisioni për të diskutuar e miratua.

Bylykbashi: Së pari ka një javë nga sot që presidenti ka dekretuar datën e zgjedhjeve. Ka filluar procesi dhe afatet zgjedhore. Duhen vendosur piketa për matjen e afateve. Ky Komision po bën ndryshime që cënojnë procesin zgjedhor. Ne duhet të shohim çfarë nuk cënon procesin. Jemi përballë diçkaje që nuk ka precedentë.

Damian Gjiknuri: Nëse për arsye se preket stabilitet zgjedhor pasi presidenti i ka dekretuar, nuk është e mirë, më vjen keq që do pranoj një dështim të mos realizimit të punës sime por për hir të stabilitetit politik mund të mos e bëjmë. Ne kemi thënë që opozita të jetë sa më e qetë brenda parimeve të pranueshme. S’ka asnjë frikë këtu ligji zgjedhor është ligj politik, ne këtu bëjmë politikë. Do i referohem dhe zotit Vasilit që ka bërë një letër. Letra ishte një deklarim poltik, zgjatim i atyre që thuhen në konfernca thuhet që Shqipëria në rrezik, nuk i dhashë rëndësi të vecantë se mu duk si trakt politik, që dhe aty theksohej shqetësimi që ka partia e tij apo opozita. Nëse opozita do që mos prekim asgjë meqë kemi zgjedhjet vendore e për të ruajtur stabiliotetin ligjor ja ku jam e pranoj dështimin tim le mos merremi fare me Kodin Zgjedhor, të ecim para me punët që janë bërë, e ne mblidhemi prapë, që ka të bëje vetëm me kufizime të administratës shtetërore. Opozita e ka merak rolin e shtetit, por shteti nuk mund të ngrijë se ka zgjedhje. Mos ta shikojmë shtetin armik është mbi palët. Nëse keni ide ta ndrpresim këtë punë unë shkoj për stabilitetin e vendit dhe për qetësinë e opozitës.

Petrit Vasili: Unë as kisha dëshirë të krijoja acarim, më vjen keq që po ta them haptaz që ti nuk di cfarë flet kur unë citoj konstatimet e OSBE ty të duket zgjatim i një konference. Nëse ke marrë angazhim të bësh një militant që nuk ka arsye, shko edhe gjej një vend tjetër. Unë citova probleme madhore që kanë të bëjnë me hetimin e zgjedhjeve.

Enkelejd Alibeaj: Unë përfaqësoj aq sa mundem opozitën, nuk kam asgjë për të pasur kufizime se ne na bashkon një gjë si opozitë që në këtë vend këta zgjedhjet i vjedhin, shqitparët nuk votojnë lirshëm e skemi pse të kemi asnjë diferencë në këtë pikë, por pranoj që eksperti i PD të jetë ai që bën punën e pjesa tjetër ta sodisë e të vijnë këtu e të thonë nuk kemi kohë këtë nuk e pranoj dot. Për ne përdorimi i administratës, buxhetit janë çështje që ne e dimë që janë përdorur nga mazhoranca në zgjedhjet e 2021 e kjo është ajo që duhet t’i adresojmë.

reforma zgjedhore 2022 enkelejd alibeaj damian gjiknuri

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën