LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Dëm 3 milion euro”/ Prokuroria zbulon skemën e mashtrimit me TVSH, 13 biznesmenë në burg

•3 milionë euro dëm i kanë shkaktuar shtetit 13 biznese në vend. •Prokuroria e Tiranës ka njoftuar ditën e sotme se këto 13 kompani që kanë shërbyer si kompani furnitore kanë lëshuar fatura fiktive dhe nuk kanë paguar detyrimet tatimore. • Sipas Prokurorisë, këto fatura iu janë dhënë shoqërive të ndryshme dhe përmes kontabilizimit kanë ulur pagesën e TVSH. •Në hetimin e prokurorisë janë shënjestruar edhe funksionarë të administratës publike. • Në njoftimin e bërë publik, Policia e Tiranës njofton se 7 persona janë vënë në pranga ndërsa ka shpallur në kërkim gjashtë të tjerë, të cilët akuzohen se kanë krijuar skemë mashtrimi financiar. •Kompanitë që akuzohen për mashtrim janë: “No-El Construction”, “G.S Construction”, “Fam Construksion”, “Tirana Universal Construksione', “Glob Construksion”, “Fredi 2021”, “Xhersi 2021”, “Aluku Grup”, “Joam”,“Mihola”, “E.L.2020 construksion”, “Amarildo Hasrama” dhe “Priam 20”. •Në pranga kanë përfunduar personat: Besim Rreshit Ruçi, Anxhelo Besim Ruçi, Bledar Vasfi Gupe, Amarildo Xhuvan Hasrama, Xhersi Riza Sulaj, Nelit Novruz Mihola dhe Ajet Xhevdet Aluku. 

4 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

13 kompani i vodhën shtetit 3 mld lekë, Policia: 7 u arrestuan, shpallen në kërkim 6 persona

“Dëm 3 milion euro”/ Prokuroria zbulon skemën e
Policia

TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimet e kryera pas zbulimit që 13 biznesmenë kanë kryer ndaj shtetit shqiptar përmes TVSH-së. Sipas forcave blu, 7 persona janë vënë në pranga ndërkohë që 6 janë shpallur në kërkim. Policia dyshon se përmes mashtrimit, këta persona kanë krijuar dhe menaxhuar subjekte tregtare fiktive, nëpërmjet të cilave kanë qarkulluar vlera të konsiderueshme parash, të padeklaruara në organet tatimore, duke i shkaktuar kështu shtetit shqiptar, një dëm financiar prej 3 milionë eurosh.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Damage”. Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Finaciare në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Vihen në pranga 7 shtetas, shpallen në kërkim 6 të tjerë. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Damage”. Si rezultat i operacionit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

- B. R., 54 vjeç, A. R., 25 vjeç, B. G., 33 vjeç, A. H., 32 vjeç, Xh. S., 24 vjeç, N. M., 34 vjeç dhe A. A. 40 vjeç. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit M. R., 52 vjeç, M. G., 60 vjeç, M. K., E. M., 29 vjeç, S. S., 34 vjeç dhe A. D., 29 vjeç. Këta shtetas, dyshohet se përmes mashtrimit, kanë krijuar dhe menaxhuar subjekte tregtare fiktive, nëpërmjet të cilave kanë qarkulluar vlera të konsiderueshme parash, të padeklaruara në organet tatimore, duke i shkaktuar kështu shtetit shqiptar, një dëm financiar prej 3 milionë eurosh.

Këto kompani, sipas Prokurorisë i kanë shkaktuar një dëm shtetit prej 3 milionë euro. Prokuroria njofton se janë 13 kompani që kanë lëshuar fatura fiktive. Këto kompani kanë shërbyer si kompani furnitore që nuk kanë kryer asnjë blerje dhe nuk kanë paguar detyrimet tatimore. 

2 MUAJ ME PARE

EMRAT/ 13 të arrestuar, kush janë biznesmenët e prangosur për skemën e mashtrimit me TVSH

“Dëm 3 milion euro”/ Prokuroria zbulon skemën e
Policia

TIRANË- Policia ka arrestuar 7 personave për skemën e mashtrimit në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar. Hetimet janë kryer nga krimi ekonomik, duke zbardhur dhe skemën sesi keto persona nëpërmjet faturave fiktive i kamë shkakruar shtetit 3 mln euro dëme.

EMRAT:

1. Besim Rreshit Ruçi i datelindjes 30.06.1968
2.Anxhelo Besim Ruçi i datelindjes 20.07.1997
3.Bledar Vasfi Gupe i datelindjes 13.02 1989
4.Amarildo Xhuvan Hasrama i datelindjes 11.06.1990
5. Xhersi Riza Sulaj dtl 01.11.1998
6.Nelit Novruz Mihola dtl 23.04.1988
7. Ajet Xhevdet Aluku dtl 25.11.1982

Këto kompani, sipas Prokurorisë i kanë shkaktuar një dëm shtetit prej 3 milionë euro. Prokuroria njofton se janë 13 kompani që kanë lëshuar fatura fiktive. Këto kompani kanë shërbyer si kompani furnitore që nuk kanë kryer asnjë blerje dhe nuk kanë paguar detyrimet tatimore. 

2 MUAJ ME PARE

EMRAT- Vodhën përmes TVSH-së, kush janë 13 kompanitë që mashtruan shtetin

“Dëm 3 milion euro”/ Prokuroria zbulon skemën e
Policia

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për 13 kompanitë që kanë vjedhur shtetin nëpërmjet skemave të mashtrimit  me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar me dëm mbi 3 mln euro. Dosja.al, ju sjell listën me kompanitë të cilat kanë mashtruar dhe administratorët përkatës. 

KOMPANITË:

“No-El Construction” me nipt L72302057R, me administrator Masimiliano Carli

“G.S Construction” me nipt M01704017D, me aministrator Erigers Muça

“Fam Construksion” me nipt L81408017V,- me administrator MAURO GUADAGNOLI

“Tirana Universal Construksione me nipt L81721022Q, me administratore Vjollca Lame

“Glob Construksion”, me nipt M21416014J, me administratore Vjollca Lame

“Fredi 2021”, me nipt M11505007T, me administrator Alfred Dumi

“Xhersi 2021”, me nipt M11705012P, me administrator Xhersi Sulaj

“Aluku Grup”, me nipt M01922011F, me administrator Roada Ujka

“Joam”, me nipt M12315033I, me administrator Ajet Alku

“Mihola”, me nipt L81616001M me adiminstrator Mihola dhe Kristi Mihola

“E.L.2020 construksion”, me nipt M01420028U, me administrator Gezim Jonuzaj

“Amarildo Hasrama”, me nipt L61410014F, me aministrator Amarildo Hasrama

“Priam 20”, me nipt M02006001I me administrator Besim Ruci

Këto kompani, sipas Prokurorisë i kanë shkaktuar një dëm shtetit prej 3 milionë euro. Prokuroria njofton se janë 13 kompani që kanë lëshuar fatura fiktive. Këto kompani kanë shërbyer si kompani furnitore që nuk kanë kryer asnjë blerje dhe nuk kanë paguar detyrimet tatimore. 

2 MUAJ ME PARE

3 mln euro dëm/ Lëshuan fatura fiktive dhe ulën TVSH, zbulohet skema e mashtrimit, 13 biznesmenë të arrestuar në Tiranë

“Dëm 3 milion euro”/ Prokuroria zbulon skemën e
Foto ilustruese

TIRANË- 3 milionë euro dëm i kanë shkaktuar shtetit rreth 13 biznese duke çuar në burg 13 biznesmenë. Prokuroria njofton se janë 13 kompani që kanë lëshuar fatura fiktive. Këto kompani kanë shërbyer si kompani furnitore që nuk kanë kryer asnjë blerje dhe nuk kanë paguar detyrimet tatimore. Këto fatura iu janë dhënë shoqërive të ndryshme dhe përmes kontabilizimit kanë ulur pagesën e TVSH.

Ata akuzohen për mashtrim. Në hetimin e prokurorisë janë shënjestruar edhe funksionarë të administratës publike. 

NJOFTIMI I PLOTE: 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të Procedimit Penal Nr.1054 të vitit 2020, pas një pune disa mujore me metoda speciale të hetimit bënë të mundur ekzekutimin e Vendimit nr.1981 Regj.Them. datë 24.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masë sigurimi “arrest në burg” ndaj 13 shtetasve si dhe masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” ndaj 4 shtetasve, të lidhur ngushtë me subjektet fiktive “No-El Construction” me nipt L72302057R, “G.S Construction” me nipt M01704017D, “Fam Construksion” me nipt L81408017V, “Tirana Universal Construksione me nipt L81721022Q, “Glob Construksion”, me nipt M21416014J, “Fredi 2021”, me nipt M11505007T, “Xhersi 2021”, me nipt M11705012P, “Aluku Grup”, me nipt M01922011F, “Joam”, me nipt M12315033I, si dhe të lidhur ngushtë me subjektet përfituese “Mihola”, me nipt L81616001M “E.L.2020 construksion”, me nipt M01420028U, “Amarildo Hasrama”, me nipt L61410014F, “Priam 20”, me nipt M02006001I.

Sa më sipër, nga analizimi dhe studimi i të dhënave të shoqërive objekt hetimi, rezulton se kanë funksionuar si furnizuese, kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor

. Këto fatura fiktive janë injektuar në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fusha të ndryshme, në vlerën totale 1,257,082,590 lekë, duke i shkaktuar shtetit një dëm finaciar në TVSH dhe TF, afërsisht 300,000,000 lekë, këto të fundit me kontabilizimin e kësaj vlere kanë ulur pagesën e TVSH mujore, si dhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore kanë ulur normën e TF. Këto subjekte në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar elementë të veprës penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe “Bashkëpunimit”, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25 e Kodit Penal. Nga ky aktivitet kriminal, shtetasit nëpërmjet subjekeve fiktive kanë mundur të përfitojnë nga mos pagimi i detyrimeve tatimore dhe përfitimi i tyre në mënyrë të kundraligjshme, duke shkaktuar një dëm monetar dhe financiar shtetit në vlerën mbi 3 milion Euro. Gjithashtu, dyshohet se në këtë skemë kriminale mashtrimi janë të përfshirë persona dhe subjekte të tjera, si dhe funksionare të administratës shtetrore, për të cilat vazhdojnë hetimet dhe veprimet proceduriale për të dokumentuar të gjithë veprimtarin kriminale.

skema e mashtrimit me tvsh

Sondazh

Poll

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra

VIDEO E SHERRIT/ Berisha akuzon Ballen per vrasjen e avokatit Ravik Gurra

PA KOMENT- Shkodra 'nën ujë', ja si duket qyteti

Protesta kundër traut në Divjakë, një betoniere brenda parkut

EKSKLUZIVE- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin ne Panairin e Librit, merr me vete edhe vajzën

Balla: Berishës iu dogjën tre marrëveshje tek Porti i Durrësit, koncensionarët po i kërkojnë lekët

Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër

Ndërtimi i rrugëve/Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë:Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Balla 'lëshon' gojën: Saliut i rri mendja tek vëllezërit Kariç, na vjen dhe zor t'i përmendim...

Elisa Spiropali realizon "ëndrrën" e fëmijërisë me Berishën, del LIVE me të, tregon 2 gishta

Perplasje mes banoreve dhe Policise ne Divjake

Berisha 'shënjestron' Ulsi Manjën: Vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd

Berisha bllokon foltoren dhe del në Facebook: Jam live në gjithë botën, mos ma qani hallin mua!

Berisha: Parlamentin e komandojne grupet kriminale

Dëshmia e Orges Xhelilit para avokatëve: Policët bashkiakë më goditën

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Protesta e opozitës, pamjet nga Bulevadi, mijëra qytetarë të mbledhur

Sherri i plotë i Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj!

Balla: Kokoneshi jashtë rrezikut për jetën

Veliaj takon Papa Françeskun: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës

Droge mes karameleve ne Tirane

Grida Duma lë mandatin, kolegët e saj në lot, Açka dhe Gjekmarkaj të përlotur

Grida Duma lë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike

Masakra e Lushnjes, babai i Leart Haxhiut: Djali im është i pafajshëm, se di ku është

Përdhunues serial, MOMENTI i arrestimit të Spartak Dyrmishit

Nga një armë në çdo raft rrobash, çfarë gjeti Policia gjatë aksionit në Shkodër

Dalin PAMJET nga megaaksioni në Korçë

Qeni i prish mitingun Ramës, të gjithë meken, kryeministri: Po lëre në punën e vetë...

Ibrahim Lici mesazh audio nga Turqia: Jetoj i lirë, nuk jam arrestuar

Arrestohet Agim Gjata, qelloi mbi RENEA

Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës

Pakti PD PL, Meta: Kryetari i Keshillit super politikan

Paloka 'korrekt' me orarin, takohet me Bardhin në një lokal para parlamentit

Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për...

Flet avokati i vellezerve Mollaj: Tina genjen, e shantazhojne

Durrësi zgjohet nën ujë

Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: E mirëpres. S'tërhiqem nga Primaret

Demokrati emocionet për 'doktorin'! I bie telefoni kur po fliste me Berishën,e përplas në tokë

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE