LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Denoncimi për pengmarrje në Astir/ Zbardhen emrat e 5 djemve të shpallur në kërkim, e reja ndryshon versionin: Shkova me dëshirë, u frikësova kur pash armët!

• Denoncim i një vajze se është dhunuar dhe marrë peng nga disa persona ka ngritur në këmbë RENEA-n në zonën e Astirit në Tiranë ditën e djeshme. • Mësohet se ishin 8 persona, 3 vajza dhe 5 djem të cilët prej mbrëmjes së të mërkurës ndodheshin në dy apartamente në katin e 8 të pallatit ku i kishin marrë me qira ditore. • Të rinjtë e kanë kaluar natën e së mërkurës deri në mesditën e së enjtes te të dy apartamentet, ku dyshohet se kanë konsumuar edhe lëndë narkotike. • Mesditën e djeshme 7 të rinjtë e tjerë, 2 vajzat dhe 5 djemtë kanë zbritur poshtë pallatit për të konsumuar kafe, ndërsa Sajma Qordjan e kanë lënë në dhomë në gjumë dhe kur është zgjuar nga gjumi e reja ka parë dy armët e zjarrit pistoleta dhe jelekun antiplumb dhe më pas ka filluar të shfaqë paranoja dhe të bërtasë e frikësuar, ulërima që janë dëgjuar edhe nga banorët në pallat. • Mes të pranishmëve që kanë qënë në apartament është dhe i dashuri i saj, i identifikuar si Joni Sadikaj. • Vajza në dëshminë e saj në Polici, pasi është qetësuar, ka deklaruar se nuk është dhunuar dhe ka shkuar vetë me dëshirë te shtëpia me djemtë, ndryshe nga versioni i parë që ka dhënë kur ka telefonuar policinë. • Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim të rinjtë Skerdi Sina, Ogert Alia, Joni Sadikaj, Arnold Jaho dhe Anduel Alia.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Ngjarja në Astir/ Zbulohen emrat e pesë të shpallurve në kërkim, merren në pyetje tre vajza

Denoncimi për pengmarrje në Astir/ Zbardhen emrat e 5 djemve të
Astir

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rrëmbimin e 21-vjeçares, Sajma Qordja në apartamentin e katit të 8-të në Astir. Ditën e sotme u raportua se janë shpallur në kërkim 5 persona. Ndërkohë janë zbardhur emrat e 5 personave në kërkim. Të rinjtë e shpallur në kërkim janë Skerdi Sina, Ogert Alia, Joni Sadikaj, Arnold Jaho dhe Anduel Alia. Nga ana tjetër janë pyetur në lidhje me ngjarjen tre vajza midis tyre edhe 21-vjeçarja.

5 të rinjtë e shpallur në kërkim në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur të mbyllur 21-vjeçaren në apartamentin ku ndodhej, i marrë me qira ditore. Gjithashtu, ishte marrë me qira ditore apartamenti përballë në të cilin shërbimet e Policisë, ditën e djeshme gjetën gjatë kontrollit, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale që do t’i shërbejnë hetimit. Vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të shpallur në kërkim.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Nga armët e deri te paratë, ja provat materiale të sekuestruara nga policia ditën e djeshme te pallati në Astir

Denoncimi për pengmarrje në Astir/ Zbardhen emrat e 5 djemve të
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Policia ka publikuar videon nga ambientet e brendshme të apartamentit ku ndodhej vajza 21-vjeçare dje në zonën e Astirit. Nga pamjet duke se policia ka gjetur armë, para, mjete identifikuese etj.

 


5 persona janë shpallur në kërkim ditën e sotme për ngjarjen e djeshme në Astir. Mësohet se të 5 këta persona dyshohet se kanë mbajtur të mbyllur 21-vjeçaren Sajma Qordja në apartamentin e katit të 8-të në Astir.

Personat që janë shpallur në kërkim janë i dashuri i Qordjas, Joni Sadikaj dhe 4 persona të tjerë me inicialet S. S 29 vjeç, A. A. 36 vjeç, O. A.31 vjeç dhe A. J. 40 vjeç.

1 VITE ME PARE

Ngjarja në Astir/ Policia njoftim zyrtar: 5 persona mbajtën të mbyllur në banesë 21-vjeçaren

Denoncimi për pengmarrje në Astir/ Zbardhen emrat e 5 djemve të
Policia

TIRANË- 5 persona janë shpallur në kërkim ditën e sotme për ngjarjen e djeshme në Astir. Mësohet se të 5 këta persona dyshohet se kanë mbajtur të mbyllur 21-vjeçaren Sajma Qordja në apartamentin e katit të 8-të në Astir. Personat që janë shpallur në kërkim janë i dashuri i Qordjas, Joni Sadikaj dhe 4 persona të tjerë me inicialet S. S 29 vjeç, A. A. 36 vjeç, O. A.31 vjeç dhe A. J. 40 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për shtetasen S. Q. që kërkoi ndihmën e Policisë, ndërkohë që ndodhej në katin e tetë të një pallati në Astir, policia bën me dije se: Si rezultat i veprimeve hetimore te kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:

S. S., 29 vjeç, A. A., 36 vjeç dhe O. A., 31 vjeç, të tre banues në Tiranë; J. S., 26 vjeç, banues në Tepelenë; dhe A. J., 40 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera për këtë rast dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen S. Q., në apartamentin ku ndodhej, i marrë me qira ditore. Gjithashtu, ishte marrë me qira ditore apartamenti përballë në të cilin shërbimet e Policisë, ditën e djeshme, gjetën gjatë kontrollit, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale që do t’i shërbejnë hetimit.

Vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të shpallur në kërkim. Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

1 VITE ME PARE

FOTO/ I arrestuar disa herë më parë, kush është i dashuri i 21-vjeçares që ngriti RENEA-n në këmbë në Astir

Denoncimi për pengmarrje në Astir/ Zbardhen emrat e 5 djemve të
Joni Sadikaj

TIRANË- Dosja.al ka mundur të zbulojë detaje të reja nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Astir. Nga ngjarja në kërkim janë shpallur 4 djem që kanë qenë në apartamentin ku dhe është dhënë alarmi për një rrëmbim nga një vajzë 21-vjeçare.  

E reja në gjendje të rënduar psikologjike ngriti alarmin dhe më pas refuzonte që të hapte derën. Ndërkohë që mësohet se të 4 djemtë ishin me tre goca në apartament, mes tyre dhe Sajma Qordja. Mes të pranishmëve që kanë qënë në apartament është dhe i dashuri i saj, i identifikuar si Joni Sadikaj. 

Ndërkohë që bëhet me dije se Sadikaj nuk është person i panjohur për autoritetet policore. Në vitin 2017, Sadikaj bashkë me 4 djem të tjerë është arrestuar në Kavajë për tentativën e transportimit të 1.3 tonë kanabis drejt Italisë. Ndërkohë që në vitin 2022 ai është vënë në pranga për armëmbajtje pa leje.

1 VITE ME PARE

Armë dhe kokainë në apartamentet me qira në Astir, në kërkim 4 persona. Identifikohet i dashuri i 21-vjeçares

Denoncimi për pengmarrje në Astir/ Zbardhen emrat e 5 djemve të
Pallati ne Astir

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Astir. Mësohet se në kërkim janë shpallur 4 djem që kanë qenë në apartamentin ku dhe është dhënë alarmi për një rrëmbim nga një vajzë 21-vjeçare.  

E reja në gjendje të rënduar psikologjike ngriti alarmin dhe më pas refuzonte që të hapte derën. Ndërkohë që mësohet se të 4 djemtë ishin me tre goca në apartament, mes tyre dhe Sajma Qordja. Mes të pranishmëve që kanë qënë në apartament është dhe i dashuri i saj, i identifikuar si Joni Sadikaj. 

Vajza pasi është qetësuar, ka deklaruar se nuk është dhunuar dhe ka shkuar vetë me dëshirë te shtëpia me djemtë, ndryshe nga versioni i parë që ka dhënë kur ka telefonuar policinë. Sipas saj, është frikësuar në momentin që ka parë njërin prej djemve me pistoletë me pistoletë dhe ka njoftuar policinë. Aktualisht, në pyetje po merret njëra prej vazjave që kanë qenë brenda apartamentit, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

1 VITE ME PARE

"Vajza ulërinte e frikësuar!" Denoncimi për dhunë dhe pengmarrje dje në Astir/ 6 persona kishin marrë 2 apartamente me qira, dyshohet se konsumuan drogë, familjarët negocionin me të renë pas dere

Denoncimi për pengmarrje në Astir/ Zbardhen emrat e 5 djemve të
Sajma Qordja

TIRANA- Denoncim i një vajze se është dhunuar dhe marrë peng nga disa persona ka ngritur në këmbë RENEA-n në zonën e Astirit në Tiranë ditën e djeshme. Të tjera detaje kanë dalë në dritë sot lidhur me ngjarjen teka mësohet se ishin 6 persona, 3 vajza dhe 3 djem të cilët prej mbrëmjes së të mërkurës ndodheshin në dy apartamente në katin e 8 të pallatit ku i kishin marrë me qira ditore. Sipas informacioneve, apartamentet ishin marrë me qira nga një djalë me të cilin frekuentohej 21-vjeçarja Sajma Qordja. Të rinjtë e kanë kaluar natën e së mërkurës deri në mesditën e së enjtes te të dy apartamentet, ku dyshohet se kanë konsumuar edhe lëndë narkotike.

Mesditën e djeshme 5 të rinjtë e tjerë 2 vajzat dhe 3 djemtë kanë zbritur poshtë pallatit për të konsumuar kafe, ndërsa Sajma Qordjan e kanë lënë në dhomë në gjumë dhe kur është zgjuar nga gjumi e reja ka parë dy armët e zjarrit pistoleta dhe jelekun antiplumb dhe më pas ka filluar të shfaqë paranoja dhe të bërtasë e frikësuar, ulërima që janë dëgjuar edhe nga banorët në pallat.  E reja ka telefonuar familjen e saj, nënën, duke i thënë se ndjehet e rrezikuar dhe e frikësuar dhe se gjatë gjithë natës është dhunuar nga disa persona dhe po mbahej peng.

Bëhet me dije se kanë qenë familjarët e saj që më pas kanë lajmëruar policinë duke i thënë se vajza e tyre është rrëmbyer nga persona që kanë edhe armë dhe që e kanë dhunuar. Ndryshe nga njoftimi zyrtar i parë i policisë së Tiranës që deklaron se në sallën operative ka telefonuar vajza, por në polici, sipas gazetarit Igli Çelmeta, ka telefonuar babai i vajzës dhe daja ka bërë denoncim në polici.  Fillimisht pas telefonatës së familjarëve të vajzës, në katin e tetë pranë apartamentit kanë shkuar dy efektivë të forcave të rendit, por vajza e cila herë pas here ulërinte e frikësuar duke shfaqur paranoja nuk i ka hapur derën. Më pas edhe familjarët e saj kanë shkuar aty për ta bindur.

Ka qenë i ati i cili ka komunikuar me video call me vajzën pas derës ku ndodhej bashkë me policinë, por vajza sërish nuk ka hapur derën. Më pas efektivët e rendit kanë lajmëruar FNSH dhe forcat RENEA të cilët u futën në apartament nga dritarja duke zbritur nga taraca e pallatit. Ndërkohë 5 personat e tjerë 3 djemtë dhe dy vajzat e tjera, në momentin e parë që kanë konstatuar që në katin e 8 pranë apartamenteve që kishin marrë me qira u ngjitën dy efektivë të forcave të rendit janë larguar. Por policia i ka identifikuar të gjithë personat. Mësohet gjithashtu se 6 të rinjtë mbrëmjen e së mërkurës i kanë vizituar edhe disa miq të tjerë, por këta kanë qëndruar pak dhe janë larguar. 

Në dy apartamentet policia gjeti pije alkoolike, dy pistoleta dhe një jelek antiplumb, po ashtu u konstatuan edhe shenja të konsumimit të lëndëve narkotike. Ndërkohë, vajza ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe në dëshminë e saj paraprake para policisë ka deklaruar se është ndjerë e rrezikuar dhe se ka qenë bashkë me dy vajza të tjera dhe 3 djem dhe se ata e kishin ftuar. Ajo është shprehur se ka qenë e frikësuar kur ka parë që mbanin armë dhe i ka kërkuar ndihmë familjarëve. Pasi është qetësuar ajo ka deklaruar se nuk është dhunuar.

sajma qordja joni sadikaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet