LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Deputetët replikojnë për pagat tek 'Ekonomia'/Shehaj e Spaho: Mos u tallni me njerëzit, në Albcontrol trajtohen me xhakuzi

• Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave është shoqëruar me debate të shumta sot. • Deputetët kanë kundërshtuar ligjin duke theksuar se diferenca mes titullarit dhe punonjësit për pagën është shumë e lartë. • Deputeti Edmond Spaho gjatë diskutimit është shprehur se në Institucione ka abuzime masive me pagat, duke përmendur këtu dhe Albcontrol, që sipas tij kanë xhakuzi. • Me debate është shoqëruar edhe ligji për rritjen e pagave për administratën publike. Ndërkohë që në fund të mbledhjes projektligjet e diskutuar janë miratuar.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

PD dhe PS bashkojnë votat, miratohet pr.ligji për rritjen e rrogës së deputetëve dhe ministrave 

Deputetët replikojnë për pagat tek 'Ekonomia'/Shehaj e
Mbledhja

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë pas debateve mes deputetëve dhe Ministres së Financave Delina Ibrahimaj kanë votuar sot rritjen e rrogave të deputetëve dhe ministrave. Në vendimin e miratuar ditën e sotme paga e një ministri nga 181 mijë që e ka sot shkon në 345 mijë lekë bruto.

Ndërsa paga e një deputeti nga 158 mijë lekë që është shkon në 330 mijë lekë bruto. Ndërkohë që paga e kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit shkon në 329 mijë lekë lekë. Ndërkohë që në mbledhjen e sotme të Komisionit kundër ka votuar vetëm deputeti Agron Shehaj. 

3 VITE ME PARE

Debate te 'Ekonomia'/ Deputetët-Ibrahimajt: Si ndihesh kur sheh që drejtorët do e kenë pagën më të lartë se ju

Deputetët replikojnë për pagat tek 'Ekonomia'/Shehaj e
Pamje nga komisioni

TIRANE- Mbledhja e sotme e Komisionit të Ekonomisë u përfshi nga replika mes deputetëve të opozitës dhe ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në lidhje me rritjen e pagave për administratën publike. Deputeti Agron Shehaj pyeti ministren sesi ajo ndihej kur shihte se nga tabela e propozimit për pagat, drejtorët do ta kenë pagën më të lartë se vetë ministrja.

Debatet në Komision: 

Delina Ibrahimaj: Paga në administratën publike do të shkojë në 900 euro në dy hapa. Hapi i parë sapo ka filluar dhe hapi i dytë do të jetë gjatë vitit të ardhshëm. Me përcaktimin e pagës së Presidentit si paga më e lartë, janë të lidhura edhe disa funksione të krijuara në kuadër të reformës në drejtësi. Praktikisht përfitojnë. Përsa i përket koeficentëve të pagës për pozicionet që kanë të bëjnë  me institucionet e Kuvendit dhe Ekzekutivit janë përshtatur pa ndryshuar nivelin aktual të pagave për ta rikonsideruar në një moment të dytë kjo për shkak se kemi pasur për qëllim të përqendrohemi fillimisht tek finalizimi i kësaj politike të re të rritjes së pagave për një kategori më të madhe përfituesish sikundër janë të gjithë punonjësit e administratës publike qendrore dhe vendore.

Agron Shehaj: Ju keni përjashtuar ministrat dhe deputetët nga propozimi për rritjen e pagave. Me këtë që keni bërë, nëse nuk gaboj, drejtorja e Përgjithshme, zonja Dhëmbi, do të ketë një rrogë më të lartë se tuajën.

Delina Ibrahimaj: Në fakt po. Propozimi që kemi sjellë në Kuvend, nuk parashikon rritje të pagave për ministrat dhe deputetët. Ne donim që të gjithë kategoritë e tjera të përfitonin nga rritja e pagave dhe në përfundim të kësaj, do të sillnim një nisëm për rishikimin e koeficentëve për anëtarët e kabinetit dhe deputetët. Do ta sjellim më pas si propozim.

Agron Shehaj: Ju po thoni që rrogat e deputetëve dhe ministrave janë më pak të rëndësishme sesa rrogat e punonjësve të tjerë të administratës. Ju duket normale që drejtorët që u shoqërojnë sot e kanë rrogën më të lartë se?

Delina Ibrahimaj: Qëllimi ka qenë që reforma të përfundonte dhe më pak të përcaktohej paga e ministrit dhe deputetit.

Agron Shehaj: Ju po vini këtu dhe po na ofendoni të gjithë.

Blerina Gjylameti: Po bëni të njëjtën pyetje 3 herë.

Agron Shehaj: Mos është një tallje, një farsë e kryeministrit? Ju vetë keni nevojë për rritje rroge, apo do ta sakrifikoni atë për të mirën e popullit?

Arbi Agalliu: Kuvendi që miraton pagën e Inspektorit, ka rrogë sa gjysma e inspektorit. Kjo nuk bën sens. Nëse duam të ruajmë dinjitetin e çdo individi, të nisë rritja me Presidentin, të shkojë te Kryeministri, të shkojë më pas te ministri e deputeti.

Edmond Spaho: Paga e deputetit nuk është indeksuar prej vitesh. Unë mban mend që me këtë pagë e kam filluar që në vitin 2005. Madje deputetit i thuhet edhe që të blejë makinën me lekët e tij dhe të bëjë punën e qeverisë.

Delina Ibrahimaj: Unë nuk kam thënë që nuk e vlerësojmë punën e deputetit apo ministrave. Thashë që pasi të zbatohet rritja për administratën, do të sjellim një propozim për rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Braçe i bashkohet opozitës për pagat, njëzëri me Spahon: Kemi diferencime shumë të mëdha, te Albcontrol janë me xhakuzi në punë

Deputetët replikojnë për pagat tek 'Ekonomia'/Shehaj e
Komisioni

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë është shoqëruar me debate sot teksa po diskutohet ligji për pagat. Deputetët Erion Braçe dhe Edmond Spaho kanë kritikuar ligjin duke theksuar se ka diferenca shumë të mëdha mes titullarit dhe punonjësit.  Spaho theksoi se ka abuzime masive me pagat në Institucione, duke përmendur këtu dhe Albcontrol, që sipas tij ka xhakuzi dhe bëjnë festa të harbuara.  

Pjesë nga diskutimet:

Erion Brace: Për shoqëritë aksionere ka ndonjë përcaktim në ligj?

Ermal Nufi: Nuk ka një përcaktim për këtë ligj Shoqëritë tregtare kanë ligjin për shoqëritë tregtare. Ato kanë një vendim bordi apo Këshilli mbikëqyrës që përcakton se kush është niveli i pagave

Brace: Kemi një diferencë të rrogave të drejtuesve të shoqërive tregtare me rrogat e punonjësve të tyre. Diferenca mes rrogës së titullarit dhe rrogës së punëtorit është shumë e madhe. Po marr sektorin e energjisë, të ujit apo të shërbimeve postare. Duhet të bëjmë një rregullim sepse siç edhe ju thoni që këto ndërmarrje janë të rëndësishme, nuk ka konkurrencë. Pagat e drejtuesve indeksohen të punonjësve jo. Ka një zhbalancim anormal. Tani si do të trajtohen rrogat e tyre në raport me inflacionin. Nuk kam dëgjuar të jetë indeksuar rroga e punëtorëve të këtyre ndërmarrjeve, mund të jenë të pambrojtur plotësisht.

Ermal Nufi: Ka qenë një periudhë e gjatë që nuk janë bërë indeksime dhe kjo po ndryshon me këtë ligj.

Braçe: Ka shoqëri tregtare pa konkurrencë, janë monopole

Spaho: Albcontrol, paga disa herë më të larta se Presidenti. Deri tani është bërë kokrra e qejfit kanë marrë çfarë kanë dashur. Xhakuzi, salep, masazhe, festa harbuese ja si shpërdorohen paratë dhe rasti është me Albcontrol. Nuk mund të ndodhë në një kompani shtetërore ku drejtuesi i saj të ketë rrogë më të lartë se Presidenti i Republikës, ky nuk është shtet.

 

edmond spaho agron shehaj albcontrol komisioni i ekonomise 23 maj 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet