All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Kuvend 4 ditë pas humbjes së zgjedhjeve/ Rama largohet nga seanca, Berisha mungon, Paloka e Noka: Maskaradë, bëhuni gati për përgjigjen tonë

•Pas zgjedhjeve të 14 Majit, deputetët iu rikthyen punës normalisht në sallën e Kuvendit. •Në seancën e parë pas pauzës së fushatës zgjedhore, u miratuan që në nisje të saj dy projektligjet që kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjeve për zhvillimin e integruar rajonal dhe ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna. •Diskutime mes mazhorancës dhe opozitës mbi procesin zgjedhor të 14 majit, nuk kishte shumë, pasi pas përfundimit të miratimit të projektligjeve, opozita u largua e po ashtu edhe një pjesë e madhe nga mazhoranca. •Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm mirëpo u largua sapo u miratuan projektligjet, ndërsa kryedemokrati Sali Berisha mungoi në seancë. •Në fund, disa nga deputetët e opozitës morën fjalën. Flamur Noka dhe Edi Paloka nuk e pranuan rezultatin e zgjedhjeve, madje Noka paralajmëroi Qeverinë se do t'u përgjigjen. •Jashtë seancës plenare, deputetët si Jorida Tabaku, Ferdinant Xhaferraj komentuan edhe vendimin e djeshëm të Enkelejd Alibeajt, i cili u dorëhoq nga kryesimi i PD-së. Për Tabakun ishte e papritur ndërsa për Xhaferrajn do ishte më mirë që të ndryshohej lidershipi.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

A e takove Bashën në një apartament? Balla befason me përgjigjen: Kam qenë në ashensor edhe me Berishën

Kuvend 4 ditë pas humbjes së zgjedhjeve/ Rama largohet nga seanca,
Sali Berisha,Taulant Balla dhe Lulzim Basha
All - Paragraf - 1

TIRANE- Taulant Balla mohoi që të jetë takuar në një apartament me ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha në muajin dhjetor 2022, pas  publikimit të disa pamjeve në media ku ata hynin në të njëjtin pallat përreth të njëjtës orë. Balla tha se nuk e ka takuar Bashën, ndërsa si për ironi kujtoi se në të shkuarën edhe me liderin e PD, Sali Berisha ka rastisur në ashensor por nuk është takuar. 

‘Jo nuk e kam takuar! Kam qëlluar në të njëjtin ashensor edhe me Sali Berishën. Nuk e kam takuar.’- tha Balla.

Pamjet në media u përshkruan si zbulimi i një takimi Balla-Basha në kulmin e përçarjes së brendshme të PD për çështjen e vulës. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Balla: Zgjedhjet e 14 majit, më të mirat. Në procesverbale, opozita nuk ka asnjë vërejtje! Të nisim punë me Zgjedhoren dhe Avokatin e Popullit

Kuvend 4 ditë pas humbjes së zgjedhjeve/ Rama largohet nga seanca,
Taulant Balla, kryetar i grupit PS

TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla  hodhi poshtë çdo akuzë për deformim të votave më 14 maj dhe i kërkoi grupit të Alibeajt në Kuvend, bashkëpunim për zgjedhjen e Avokatit të  Popullit dhe Reformën Zgjedhore. Balla tha se shumica parlamentare  e opozitës në Kuvend është e regjistruar më  shumë tek grupi i vulës si grup parlamentar.

"Nuk ka asnjë vërejtje nga asnjë palë.Zgjedhjet e 2023 janë më të mirat, nuk ka asnjë procesverbal me vërejtje. Unë po flas për qiellin, ju flisni për...

Vërejtjet dhe kontestimet janë vetëm në dokumentacionin zgjedhor. Nuk ka asnjë vërejtje në procesverbale. 

S’dua të bëj replikë me askënd, as shkopin që ka mbetur pa flamur e asaj që foli në emër të asaj që ka mbetur nga foltorja e Berishës, mendoj që historia që në këto vite që humbësi e sheh fajin te kundërshtari dhe asnjëherë nuk e bën një analizë se çfarë ka bërë gabim, është se të insistosh te gabimi është çmenduri.

Apeli im edhe pse opozita e nisi punën me bojkot të pranueshëm pas rezultatit në zgjedhje, thirrja ështyë që opozita t’i rikthehet punës në Kuvend. Duhet të punojmë për një sërë çështjesh që kanë rëndësi mes opozitës dhe mazhorancës. Jemi gati të vijojmë bashkëpunimin.

Opozita s’mund të marrë peng zgjedhjen e një organi të rëndësishëm kushtetues si Avokat i Popullit. Prej të hënës do i kërkojmë opozitës duhet të ulemi për të dakordësuar kandidatin që do të jetë dhe avokat i popullit”, tha Balla.

Ambrozia të sugjeroj që ti dhe çimi të merrni drejtimin e foltores. (Largohet)/Dosja.al

3 VITE ME PARE

Propozimi i Salianjit: Analizë dhe reflektim! Të mblidhet grupi parlamentar me të gjithë deputetët

Kuvend 4 ditë pas humbjes së zgjedhjeve/ Rama largohet nga seanca,
Ervin Salianji, kryetari i komanduar i grupit te vules

TIRANE- Ervin Salianji, kryetari i komanduar i grupit parlamentar 'Alibeaj' i njohur edhe si grupi i vulës, propozoi sot mbledhjen e grupit parlamentar të  PD me pjesëmarrjen e të dy grupeve për të  analizuar gjendjen ku është sot partia. Salianji tha se ka deputetë që kanë punuar kundër opozitës ose nuk janë angazhuar fare në zgjedhje, ndërsa tha se grupi i vulës pritet të fragmentarizohet edhe më tej për shkak të ambicieve personale.

“Gjithsecili që ka ambicie skema, apo do t’i përdorë këto momente të PD-së, duhet të reflektojë për interes të demokratëve. Opozita duhet të dokumentojë dhe të merret me veten. Gjithsecili duhet të ulet dhe të tejkalojë veten për të gjetur mekanizmat e duhur për t’u hapur drejt shoqërisë. Të gjithë deputetët e opozitës duhet të mblidhen bashkë dhe të gjejnë zgjidhje. Nëse nuk kanë interesa të përbashkëta me demokratët e bazës, opozita duhet të bëjë një riorganizim të ri. Nuk është momenti që të krijohen ngërçe të tjera për të bllokuar urat e komunikimit mes demokratëve, Ky është një moment që duhet ta lexojmë drejt rezultatin. U bënë disa zgjedhje që Rama nuk ndryshon. Vërtetohet ajo që themi që është një regjim, që Shqipëria nuk garanton dot zgjedhje të lira dhe të ndershme. Duke qenë se herë pas here po i kthehemi të njëjtës situatë, duhet të kemi ndryshime reale dhe gjithsecili duhet ta bëjë analizën në zonën ku ka bërë fushatë. Deputetët e PD-së që nuk bënë asnjë ditë fushatë nuk mund të kërkojnë llogari. Ka njerëz që kanë punuar edhe kundër. Në këtë sens duhet që të mbajnë përgjegjësi dhe të shohin çfarë kanë bërë vetë. Ata që kanë pasur përgjegjësi konkrete në zonat e tyre të mbajnë përgjegjësi për rezultatin”./Dosja.al

 

3 VITE ME PARE

“Me Berishën nuk bëhet”/ Dorëheqja e Alibeajt, Xhaferaj: Të japim kontributin për një lidership të ri

Kuvend 4 ditë pas humbjes së zgjedhjeve/ Rama largohet nga seanca,
Ferdinant Xhaferraj

TIRANË- Deputeti Ferdinand Xhaferaj ka folur për herë të parë për mediat pas humbjes në zgjedhje dhe pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt. Në ambientet e jashtme të Kuvendit, ai u shpreh se humbja e opozitës në zgjedhjet e 14 majit, erdhi për arsye të brendshme, por dhe për arsye që shkojnë përtej saj.

Xhaferaj tha se opozitës i duhet një lidership i ri, teksa shtoi se me Berishën nuk bëhet, por dhe pa të nuk bëhet, duke sugjeruar që ky i fundit të bëjë një hap pas.

"Në këto zgjedhje opozita mori atë rezultat që panë të gjitha pr shkaqe brenda opozitës por edhe për shkaqe të jashtme. Kur themi për shkaqe të brendshme ishte se nuk gjetëm gjuhën e përbashkët. Por raporti i ODHIR thotë që u përdor presion mbi votuesit, u përdor administrata.

Pamë dhunën verbalë që ushtroi zoti Rama në fushatë. Që vishej si për vitin 2030 dhe fliste dhe këndonte si në mesjetë. Nuk mund të flitet në 2023 që unë qyteteve nuk do i jap fonde. Rama me sistemin nuk mori më shumë se 750 mijë vota. Problemi është pse opozita nuk është në gjendje të tërheqë është 6% të shqiptarëve. Zoti Berisha me të shkuarën e tij, me marrëdhëniet që ka me ndërkombëtarët nuk premton perspektivë për më shumë se 500 mijë shqiptarë. E kemi pasur 13 vite drejtues dhe lokomotivë të trenit opozitar.

Por me Berishën në krye kjo punë nuk mund të bëhet por edhe pa Berishën nuk bëhet. Berisha të jetë vagon. Na duhet një drejtues që është në gjendje të projektojë më shumë se 500 mijë shqiptarë. Deri tani jemi në evidencë. Edhe Basha ka rolin e tij për të luajtur, secili duhet të shohë nga vetja. Edhe grupimi jonë ka marrë ato rezultate që ka marrë. Mund të jemi pjesë e një zgjidhje që shkon përtej nesh. Na duhet lidership i ri. Nuk ka zgjidhje tjetër. Ky është presioni që duhet bërë”

3 VITE ME PARE

Reagimi i opozitës pas humbjes në zgjedhje! Noka me tone të ashpra në Kuvend, paralajmëron: Bëhuni gati! Do u përgjigjemi

Kuvend 4 ditë pas humbjes së zgjedhjeve/ Rama largohet nga seanca,
Kuvendi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë. Pas humbjes së zgjedhjeve në 14 maj, nga foltorja e Kuvendit, Paloka tha se zgjedhjet u blenë me para droge. Ai paralajmëroi se do ti përgjigjen qeverisë, por duke mos dhënë më tej detaje për aksionin opozitar.

DEKLARATA:

Sot është një ditë që cdo shqiptar i ndershëm duhet të jetë kryeulur kur analizon dhe shikon që para dy ditësh u mbyll një proces më i turpshmi në historinë e Shqipërisë. Të dielën, në Shqipëri nuk kishte zgjedhje, kishte një proces votimi. Duhet të ketë një demokraci të konsoliduar, por të dielën kishte një narko-regjim. Në Shqipëri u tregua se vija ndarëse mes partisë-pushtetit dhe shtetit nuk ekziston. Në Shqipëri, u blenë të gjitha me para droge. Të gjitha ishin të PS për të blerë, vjedhur, dhunuar dhe terrorizuar procesin, vetëm e vetëm me 1 kusht. Që Rilindja të merrte pushtetin, banda e quajtur qeveri shkoi në zgjedhje me një moto; të gjithë pushtetin sovjetëve.

Pse ndodhi? Kjo tregon mentalitetin, nuk ishte imahjinuar, që kryeministri të thoshte po votuat opozitën do ju lemë pa bukë. Po e coni vendin në skajet e të pamundurës. Po i thoni shqiptarëve se jeni kavje, nuk ka vend në bote që po përdor këtë instrument. 

Elbasani e tregoi këtë. Po në Blesh? Po në Rrogozhinë? Vetëm që i gjithë pushteti të jetë i juaji.Bëhuni gati, do u përgjigjemi sikur jeni, një bandë kriminale. Nuk ka rrugë tjetër.

3 VITE ME PARE

"Ikim të gjithë në emigrim", Paloka nuk pranon largimin e Berishës: Rama ia vodhi, vini gishtin te hajduti, kush e mund këtë regjim putinist le të vijë ta provojë

Kuvend 4 ditë pas humbjes së zgjedhjeve/ Rama largohet nga seanca,
Edi Paloka,deputet

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka e kundërshtoi mundësinë e largimit të  Sali Berishës nga drejtimi i partisë pas humbjes në zgjedhjet lokale  të 14 majit. Në hyrje të seancës plenare, Paloka tha se zgjedhjet ishin të vjedhura dhe prandaj gishti i përgjegjësisë duhet të drejtohet te "hajduti" dhe jo te "viktima". Paloka tha se është i hapur për të bashkëpunuar me grupin e "vulës", por sipas tij, kushdo që akuzon opozitën për humbjen duhet të ofrojë zgjidhjen sesi mundet një regjim.

Pjesë nga fjala e Palokës: 

Nuk mund të dorëhiqet nga një post që se ka pasur, pse duhet të ikë Berisha meqë i vodhi Rama? 

Zgjedhjet i patë vetë ju si shkuan, përgjegjësitë tona janë ato që kam thënë. Realiteti është ky, një qeveri që vjedh dhe manipulon. Po e bëni si çobani me lopën. Po pra po, ne ose përballemi me këtë realitet me të gjitha mënyrat me një qeveri që nuk bën zgjedhje ose të ikim në shtëpi, dhe të vijnë ata që mund ta ruajnë lopën. Asnjë hap pas pse nuk ka të bëjë. Ju thoni hajde ti plotësojmë këtë dëshirë Ramës dhe të ikim ne të parët dhe të punojmë në emigrim. Koalicioni mori mbi 500 mijë vota, pa komisionerë, pa sigël, pa asgjë. Ti bëjmë analizat  siç duhet. Alibeaj e mbaroi misionin që kishte marrë. Rama do të bëjë më shumë se kaq. A ka ndonjëri nga ju që mendon se zgjedhjet ishin normale? Ky milet duhet të ulërasë sesi u vodh vota. Atëherë ju gazetarët bëni pyetje naive. Si bindet ai që i shkon krimineli në shtëpi i jep 50 mijë lekë? Duhet bërë analiza. Vini gishtin te hajduti, njëherë. Vendet e tjera kanë bërë revolucione, ne jemi në regjim putinist, një palaço bën diktaturën këtu. Unë e kam thënë, ja ikëm ne... Po kush më thotë zgjidhjen, unë kështu e kam thënë dhe kur iku Basha? Kush të dojë të vijë ta provojë. Difektet tona duhet ti rregullojmë të gjitha.

A do shpëtojmë  demokracinë dhe pluralizmin? Janë të mirëseardhur kushdo që thotë, unë e di mënyrën sesi rrëzohet. Të më  japë mënyrat. 

Keni humbur 200 mijë vota. Edhe te manipulimi. U vodh Kamza me votim elektronik. Para  se të  kërkoni llogari te opozita, hidhni gishtin te hajduti. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

FOTO-LAJM- Nis seanca plenare pas fushatës zgjedhore, Rama i pranishëm, betohen deputetët e rinj

Kuvend 4 ditë pas humbjes së zgjedhjeve/ Rama largohet nga seanca,
Kuvendi

TIRANË- Ditën e sotme ka rinisur seanca plenare pas fushatës zgjedhore. Në seancë janë betuar edhe deputetët e rinj që do të jenë pjesë e kuvendit, pasi kanë zëvendësuar deputetët që lanë mandatin për të kandiduar si kryetarë bashkie në zgjedhjet e 14 majit.

Janë betuar sot Frrok Gjini deputet i Partisë Socialiste në Shkodër pasi ka zëvendësuar Benet Becin i cili tashmë është kryebashkiaku i ri i Shkodrës.

Gjithashtu kanë marrë mandatin e deputetit për Partinë Demokratike dhe janë betuar në kuvend, Asllan Dogjani, që zëvendëson Belind Këlliçin, Ludovik Hasani që zëvendëson Zef Hilën dhe Qani Xhafa, që zëvendëson Luciano Boçin.

Po ashtu, i pranishëm në seancë ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili u largua më pas./Dosja.al

3 VITE ME PARE

A do pranojë drejtimin e PD? Tabaku: Nuk kam asnjë ambicie!

Kuvend 4 ditë pas humbjes së zgjedhjeve/ Rama largohet nga seanca,
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka bërë reagimin e parë një ditë pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj nga posti i tij. 

E pyetur nga gazetarët nëse do ta pranojë drejtimin e PD, ajo tha se çdo vendim që do merret do të konsultohet me kolegët. Po ashtu, ajo tha se dorëheqja e Alibeajt ishte e papritur për të. Tabaku shtoi se është takuar me sekretarin e përgjithshëm të PS mbrëmjen e djeshme por nuk dha detaje rreth takimit.

"Kam pritur që numëruesit të mbaronin punën. Unë kam të njëjtin qëndrim që kisha që në fillim të shtatorit. Kam bërë thirrje për të gjithë ata që janë në PD, pak rëndësi ka që mendojnë ndryshe, që PD duhet të ishte bashkë dhe të kishte ofertë të unifikuar. Kam bërë thirrje që secili prej nesh të mendonte më shumë se interesat e veta personale, kam bërë thirrje që PD të ndryshonte mendësinë, të ndryshonte ofertën, sjelljen. Në këtë moment kam kërkuar të mos përsërisim gabimet e së shkuarës, të reflektojmë, të mos vijojmë po njësoj me të njëjtat justifikime por të kalojmë një proces i cili do kohë por t’i japim kohë demokratëve dhe vetes për të kuptuar se ku gabuan. Nëse do kishim ndryshuar ofertën e PD do i kishim lënë vendin jo llumit, jo mllefit, jo sulmit, jo përçarjes por bashkimit dhe ofertës së PD në 1, situata do ishte ndryshe.

Ka ardhur momenti që të reflektojmë e të sillemi ndryshe. Shqipërisë i duhet një opozitë e fortë. Duhet të shohim nga vetja se çfarë bëmë gabim. Të pranojmë që PD s’është as më e madhe, as më e bashkuar, as më e fortë se këtë treguan rezultatet. S’mund të jemi refuzimi i shqiptarëve, por alternativa.

Dorëheqja e Alibeajt ishte e papritur për mua, mbrëmë kam patur një takim me Gazment Bardhin, kemi diskutuar për këtë çështje."

seance plenare 18 maj 2023

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje