Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Ka dështuar një atentat në Lezhë. Një automjet që po lëvizte nga Tirana drejt Lezhës është përballur me një pritë në hyrje të qytetit. • Drejtuesi i mjetit ka arritur të manovrojë dhe u ka shpëtuar plumbave. Por, ai është aksidentuar me një tjetër mjet. • Për momentin nuk ka njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit, por bëhet me dije se nuk ka asnjë person të lënduar. Ngjarja është mbyllur vetëm me dëme materiale, por identitetet e personave të përfshirë nuk janë zbardhur ende.
3 artikuj për këtë temë.
LEZHË- Asnjë i plagosur nga atentati në Lezhë! Paraprakisht raportohet se automjeti drejt të cilit është qëlluar, ka arritur që tu shpëtojë plumbave, vetëm me dëme materiale. Mjeti po lëvizje nga Tirana drejt Lezhës, kur iu bë prita.
Drejtuesi arriti të manovronte dhe për t'ju shpëtuar plumbave, u aksidentua me një tjetër mjet. Për rrjedhojë, dëmet janë vetëm materiale.
Shikoni pamjet:
LEZHË- Fotoja që po shikoni vjen nga Lezha, ku është raportuar se është qëlluar me breshëri plumbash një automjet. Siç shihet nga pamjet, zona është e rrethuar nga forca të shumta policie. Gjithashtu, të pranishëm janë edhe banorë të zonës që janë panikosur nga zhurma e shkaktuar.
Makina është qëlluar teksa lëvizte nga Tirana drejt Lezhës. Nuk dihet ende nëse ka të plagosur apo viktima nga ngjarja në fjalë.
LEZHË- Të shtëna me armë zjarri në Lezhë! TopChannel raporton se është qëlluar me breshëri plumbash drejt një makine në ecje. Drejtuesi i mjetit që është qëlluar ka manovruar dhe në përpjekje për t'i shpëtuar atentatit, është përplasur me një tjetër mjet.
Deri më tani nuk raportohet për viktima apo të plagosur. Pritet njoftimi i policisë dhe të tjera detaje nga vendi i ngjarjes.