LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dështon sërish Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Opozita bllokon sallën, mbledhja zhvillohet online

• Mbledhja në komisionin për Reformën Zgjedhore është mbyllur pa nisur ende. • Deputetët e Opozitës vazhduan me aksionin e tyre duke ndezur zhurmuese në sallë. • Deputetët e opozitës bllokuan mbajtjen e Komisionit pasi mazhoranca nuk i lejon ata të vendosin bashkëkryetarin e kësaj reforme. • Deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se mazhoranca nuk do që të bëjë reforme zgjedhore por se po përpiqen që të blejnë vota për të bërë zgjedhje kushtetuese. • Ky aksion ka ardhur pasi mazhoranca nuk po i jep asnjë të drejtë Opozitës për Komisionet Hetimore dhe për bashkëkryetarin e këtij komisioni. • Komisioni për Reformën Zgjedhore e zhvilloi mbledhjen online pas bllokimit që shkaktuan deputetët e opozitës. • Në mbledhjen online, Alibeaj i bëri thirrje kryetare së Kuvendit që të garantohen kushtet që Komisioni të jetë me prezencë fizike. • Ndërsa Gjiknuri tha se ky variant diskutimi nuk ishte i preferuari i tyre, por ishin të detyruar ta zhvillonin mbledhjen në këtë formë.

9 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Miratimi i kalendarit të punimeve u bë online, Gjiknuri: Mazhoranca garanton gjithëpërfshirje, opozita të mos bllokojë punimet

Dështon sërish Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Opozita
Damian Gjiknuri

TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, ka folur për mediat pasi u miratua kalendari i punimeve ku tha se në cilësinë bashkëkryetarit do të garantojë gjithëpërfshirje dhe përfaqësim nga të gjitha palët. Gjiknuri tha se puna e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore duhet t’i interesojë më shumë opozitës dhe në këto kushte apeloi që të heqin dorë nga skenarët e bllokimit.

“Asnjë zë aty nuk është i papërfaqësuar, ato pretendime që lidhen me veto, ajo është një zë më shumë për të penguar. Nuk duhet të ndalemi në çështjet e vetos, të gjithë palët kanë ekspertët e tyre dhe kemi kërkuar dhe ekspertë të OSBE-ODIHR. Vullneti i mazhorancës është që të garantojë të gjitha palët për gjithëpërfshirje dhe transparencë. Që të gjitha flukset e opozitës që janë në Kuvend, të vijnë me propozime konkrete, t’i diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje konkrete me pretendimet e tyre. Mos e pengoni zhvillimin e komisionit pasi është në interesin tuaj...PS mund të jetë edhe e qetë me këtë Kod Zgjedhor, sepse është në pushtet. Opozita duhet të jetë e interesuar dhe nuk e kuptoj se pse opozita tenton të bllokojë një çështje, që është në interesat e saj. Hajde diskutojmë mbi çështjet që i shqetësojnë ata. Ata po zihen për një karrige dhe koha ikën”, tha Gjinkuri ndër të tjera.

2 VITE ME PARE

Zgjedhorja online/ Gjiknuri: Ky variant diskutimi nuk është i preferuari, por jemi të detyruar

Dështon sërish Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Opozita
Komisioni për Reformën Zgjedhore online

TIRANA- Teksa mbledhja u zhvillua online, bashkëkryetari i komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se diskutimi po zhvillohet online për shkak të sjelljeve të deputetëve të opozitës. Gjiknuri tha se ishte e pavend t’i vihet faji administratës së Kuvendit për faktin se mbledhja u kalua në formatin online. Ai shtoi se varianti online nuk është i preferuari i tyre, por në kushte ki ndodheshin, ishin të detyruar.

“Do ishte e pavend t’i vihet faji administratës së Kuvendit ku deputetët hyjnë në sallat ku u takon të jenë dhe vendosin të bëjnë sjellje vandale. Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit kanë parashikuar masa për këta deputetë por nuk parashikohen masa të tjerë kur bëhet çdo veprim për të penguar mbledhjen. Varianti online nuk është i preferuari ynë por në kushte kur jemi të detyruar po e zhvillojmë kështu”, tha Gjiknuri.

2 VITE ME PARE

Komisioni Zgjedhor online/ Alibeaj: Të garantohen kushtet që Komisioni të jetë me prezencë fizike

Dështon sërish Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Opozita
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, ka folur në nisje të punës së mledhje së zhvilluar online. Alibeaj iu drejtua kryetares së Kuvendit, duke i kërkuar të garantojë kushtet që komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore të zhvillohet me prezencë fizike dhe jo online.

“Duhet të jemi të drejtë dhe të sinqertë me ecurinë e komisionit dhe ngjarjet e fundit. Thirrja ime, siç ishte edhe një javë më parë, dhe po e them prapë i adresohet zonjës Nikolla, në cilësinë e kryetares së Kuvendit që të garantojë zhvillimin normal të veprimtarisë normale të veprimtarisë së këtij Komisioni. Nga ana ime do jetë kërkesa sistematike dhe insistuese, që nga ana e autoriteteve të garantojë zhvillimin aktiv dhe fizik të veprimtarisë së Komisionit të Reformës Zgjedhore. Deputetët e PD i qëndrojmë asaj, që mbledhjet e komisioneve, jo vetëm e këtij, por të gjitha komisionet të jenë me prani fizike”, tha ai.

 

2 VITE ME PARE

U bllokua nga Opozita, Komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhet online

Dështon sërish Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Opozita

TIRANË- Komisioni për Reformën Zgjedhore pritet që të mblidhet online ditën e sotme. Mësohet se mbledhja do të nisë në orën 12, pasi në mbledhja sallë u bllokua nga Opozita. Pas mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore në mënyrë online, është parlajmëruar që deputeti socialist, Damian Gjiknuri të dalë në deklaratë për mediat.

Deputetët opozitarë kanë vendour që të bllokojnë mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Deputetët e Opozitës janë ulur në të gjitha vendet e ta pranishmëve për Reformën Zgjedhore. Ndërkohë që ky aksion ka ardhur pasi mazhoranca nuk po i jep asnjë të drejtë Opozitës për Komisionet Hetimore dhe për bashkëkryetarin e këtij komisioni. 

2 VITE ME PARE

"Kemi dërguar kërkesë nga 47 deputetë që komisioni të rikompozohet", Bylykbashi: Jemi të gatshëm të marrin pjesë në mënyrë aktive

Dështon sërish Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Opozita
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se ata kanë dërguar ditën e djesme një kërkesë të firmosur nga 47 deputetë që komisioni për Reformën Zgjedhore të rikompozohet. Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi ka theksuar se konsensusin për këtë komisionin po e kërkojnë edhe ndërkombëtarët. Por Bylykbashi ka theksuar se Rama nuk e do një gjë të tillë dhe se ka bllokuar rotacionin politik.

"Sot ishte përsëri prova se si PS nuk kërkon një reformë zgjedhore konsensuale me një komision bipartizan që funksionon mbi bazën e konsensusit. OSBE/ODIHR u shpreh shumë qartë, tradita 20-vjeçare është një praktikë e mirë jo vetëm për rajonin, por edhe për OSBE-në. E thënë e zeza mbi të bardhë, pra është ajo që kërkojmë ne në mënyrë konstante. Një komision që përbëhet gjysma nga mazhoranca, gjysma nga opozita, secila palë përfshin të gjithë faktorët politike dhe partitë politike brenda saj. Bashkëkryetarët që mbajnë veton i takojnë partisë më të madhe në mazhorancë dhe partisë më të madhe në opozitë, që është PD që ne përfaqësojmë me kërkesë të qartë të pothuajse 50 deputetëve të parlamentit. Është rrëzuar njëherë kërkesë qartazi në vullnetin e shprehur të Edi Ramës për të mos bërë reformë konsensuale, në thyerje të traditës 20-vjeçare, të asaj që ka prodhuar atë që siç thotë ODIHR përbën një bazë të shëndoshë për zgjedhje demokratike, që ka garantuar dy herë rotacion politik.

Edi Rama këtë nuk e do, ka bllokuar rotacionin politik nëpërmjet zgjedhjeve të manipuluara në vitet 2017, 2019, 2021 dhe 2023. Pavarësisht këtij qëndrimi, PD dhe gjithë opozita, gjithë koalicioni opozitar ka shprehur vazhdimisht gatishmërinë për të gjetur konsensus për të trajtuar atë që kërkojnë partnerët me deklaratën e fundit fare qartë edhe nga OSBE/ODIHR. Kjo është kërkesa e re, e dorëzuar dje në parlament, ku 47 deputetë kanë firmosur sërish kërkesën që komisioni i Reformës Zgjedhore të rikompozohet në përputhje me vullnetin e shumicës dërrmuese të opozitës. Përsëri ne presim që mazhoranca të lërë lojën që bën me segmente të vogla. Shqipëria nuk ka nevojë për një politikë të njëanshme që mbështetet mbi paterica. Është shumë e rëndësishme që të trajtojmë ato që janë shqetësime thelbësore dhe jo të krijohen mazhoranca false në parlament.

Edi Rama e ka deklaruar qartë, do kërkojë një shumicë numerike, kurse ajo që ne ofrojmë është ajo që kërkonte Edi Rama me të drejtë kur PS ishte në opozitë. Kjo është kaq e thjeshtë, nuk ka asnjë gjë më të thjeshtë se kaq. Ajo që kërkon Edi Rama është që ndërkohë që të gjithë e dinë se ka më pak se 1.7 milionë shtetas në Shqipëri, ai përsëri do bëjë zgjedhje si në vitin 2021, ku votojnë 1.7 milionë votues. Këtu nuk ka popullsi, Edi Ramës i dalin shifra më të larta. Ky është standardi i zgjedhjeve që ai kërkon, ky është standardi i zgjedhjeve që ne duam të zhbëjmë nëpërmjet komisionit konsensual konstruktiv që rekomandon OSBE/ODIHR," tha Bylykbashi.

2 VITE ME PARE

"Kanë marrë me dhunë bashkëkryesimin", Salianji për Reformën Zgjedhore: Do përpiqen të blejnë vota për të bërë zgjedhje kushtetuese

Dështon sërish Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Opozita
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se mazhoranca nuk do që të bëjë reforme zgjedhore. Duke folur për mediat, Salianji është shprehur se ata kanë marrë me dhunë bashkëkryesimin dhe se po përpiqen që të blejnë vota për të bërë zgjedhje kushtetuese. Salianji u shpreh se kjo është tallje me qytetarët dhe pengmarrje e drejtuesve të dalë me votat e PD-së.

"Deputetët që kanë marrë me dhunë bashkëkryesimin kishin konfirmuar pjesëmarrjen por e bojkotuan si 2 vite me radhë. Nuk duan reformë, e thanë hapur se si do adresojnë problematikat, do përpiqen të blejnë vota për të bërë zgjedhje kushtetuese. Kjo është tallja me qytetarët dhe pengmarrje të drejtuesve të dalë me votat e PD. Ky është regjimi që kemi," tha Salianji.

Deputetët opozitarë kanë vendour që të bllokojnë mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Deputetët e Opozitës janë ulur në të gjitha vendet e ta pranishmëve për Reformën Zgjedhore. Ndërkohë që ky aksion ka ardhur pasi mazhoranca nuk po i jep asnjë të drejtë Opozitës për Komisionet Hetimore dhe për bashkëkryetarin e këtij komisioni. 

2 VITE ME PARE

Tensione në komisioni për Reformën Zgjedhore, deputetët ndezin zhurmuese në sallë

Dështon sërish Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Opozita
Komisioni

TIRANË- Mbledhja e sotme në komisionin për Reformën Zgjedhore ka nisur dhe është mbyllur me tensione pasi deputetët ndezën zhurmuese në sallë. Deputetët e opozitës bllokuan mbajtjen e Komisionit pasi mazhoranca nuk i lejon ata të vendosin bashkëkryetarin e kësaj reforme. 

Gjatë mbledhjes e cila zgjati shumë pak deputetët e opozitës zunë vendet e kolegëve të tyre socialist ndërsa më pas rrinë në telefon dhe bisedojnë me njëri-tjetrin. Më pas ata kanë ndezur xhurmues duke sjellë që mbledhja të mbyllet shumë shpejt akoma pa nisur.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Të gjithë në telefon, pamje nga Komisioni për Reformën Zgjedhore, deputetët e opozitës të ulur në vendet e socialistëve

Dështon sërish Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Opozita
Komisioni per Reformen Zgjedhore

TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, deputetët e opozitës kanë bllokuar mbajtjen e Komisionit për se mazhoranca nuk i lejon të vendosin bashkëkryetarin e kësaj reforme. 

Të gjithë deputetët e opozitës kanë zënë vendin e kolegëve të tyre socialist. Ndërkohë që siç shihet, po rrinë në telefon dhe po bisedojnë me njëri-tjetrin. 

 
2 VITE ME PARE

Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Opozita përsërit skenarin, bllokon sallën

Dështon sërish Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Opozita
Foto Ilustruese

TIRANË- Komisioni për Reformën Zgjedhore mesa duket nuk do të zhvillohet as ditën e sotme. Kjo pasi opozita ka vazhduar me të njëjtët skenarë si të premten e kaluar. Deputetët e Opozitës kanë shkuar në sallën ku pritet që të mblidhet ky komision dhe janë ulur në vendet e anëtarëve të këtij komisioni.

Deputetët opozitarë kanë vendour që të bllokojnë mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Deputetët e Opozitës janë ulur në të gjitha vendet e ta pranishmëve për Reformën Zgjedhore. Ndërkohë që ky aksion ka ardhur pasi mazhoranca nuk po i jep asnjë të drejtë Opozitës për Komisionet Hetimore dhe për bashkëkryetarin e këtij komisioni. 

komisioni per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet