LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dhuna e fisit Rraja/ Ndryshime në qeveri, Rama shkarkon Bledi Çuçin, Ministër i Brendshëm vendoset Taulant Balla (REAGIMET)

• Ndryshime në kabinet. • Kryeministri Edi rama vendosi ditën e sotme të shkarkonte Ministrin e Brendshëm Bledar Çuçi. • Shkarkimi i Çuçit erdhi pas ngjarjes së rëndë dy ditë më parë në krujë, ku fisi i Rrajave dhunoi dy qytetarë me shkopinj bejsbolli dhe armë. • Rama në vend të Çuçit emëroi Taulant Ballën, kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. • Në vend të Ballës ende nuk dihet se kush do të vendoset. • Ndërkohë që ndryshimet në qeveri nuk janë pritur mirë nga opozita. • Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka deklaruar se vendimi i Ramës është shumë herë më e rëndë se sa dhuna e fisit Rraja ndaj dy qytetarëve. • Reagime ka pasur dhe nga radhët e PSD-së, ku kryetari i degës Elbasan Erion Murataj ka deklaruar se emërimi i Ballës e ka turpëruar Ministrinë e Brendshme. • Gazetari Bledian Koka është shprehur se Rama çoi në krye të Ministrisë së Brendshme një person që po hetohet për lidhje me bandat e organizuara. 

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Shkarkimi i Çuçit, VOA: Bëhet Ministri i katërt që është shkarkuar nga Rama

Dhuna e fisit Rraja/ Ndryshime në qeveri, Rama shkarkon Bledi
Taulant Balla dhe Bledi Cuci

TIRANË- Kryeministri Edi Rama shkarkoi të shtunën ministrin e Punëve të Brendshme Bledar Çuçi, dhe pritet të propozojë në këtë post kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Zoti Rama njoftoi përmes Twitter-it se do t’i zyrtarizojë këto propozime të hënën pranë Presidentit të Republikës.

Ai nuk dha ndonjë hollësi më shumë mbi arsyet e shkarkimit, madje ashtu si edhe herë të tjera, vlerësoi zotin Çuçi “për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë”.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të opozitës, Gazment Bardhi, e lidhi shkarkimin e ministrit Çuçi me ngjarjet, që ndodhën së fundi në Fushë-Krujë, ku familjarë të deputetit socialist, Rrahman Rraja, dhunuan dy shtetas në një lokal.

Ai shkroi në Twitter se shkarkimi i ministrit Çuçi ishte i merituar, por zoti Rama po e dorëzonte ministrinë e Brendshme në duart e krimit të organizuar, duke lënë të kuptohet se është kundër emrit të ri të propozuar.

“Vetëm në qeverinë e Edi Ramës ndodh që ministrat e Brendshëm të emërohen jo për të luftuar, por për të forcuar dhe konsoliduar më tej lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes“, shënoi zoti Bardhi.

Ndërsa ministri Çuçi theksoi përmes Facebook-ut se për dy vite “punoi në këtë detyrë të vështirë me integritet dhe bashkë me skuadrën e Ministrisë së Brendshme kemi adresuar shumë sfida që lidhen me sigurinë, rendin publik, emigracionin, gjendjen civile dhe pushtetin vendor”.

Po të hënën, krahas propozimeve drejtuar Presidentit për ndryshimin e ministrit të Brendshëm, pritet një mbledhje e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të shqyrtohen procedurat e zëvendësimit të deputetit Rraja, i cili dorëzoi mandatin si ligjvënës, pasi djali dhe vëllezërit e tij kryesuan grupin e dhunuesve kundër dy shtetasve në Fushë Krujë.

Pritet që agjendës së kësaj mbledhje t’i shtohet edhe tema e ndryshimeve në qeveri si dhe zëvendësimi i mundshëm i zotit Balla në detyrën e kryetarit të grupit parlamentar.

Pas ish ministrave të brendshëm Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj dhe Aleksandër Lleshaj, ministri Çuçi bëhet ministri i katërt socialist, që shkarkohet nga kjo detyrë gjatë 10 viteve të qeverisjes socialiste. Pas ndryshimit të ministrit të Brendshëm zakonisht në Shqipëri ndodhin edhe ndryshime në radhët e drejtuesve të policisë.

Marrë nga VOA

3 VITE ME PARE

Kryetari i partisë së Tom Doshit në Elbasan: Emërimi i Ballës turpëron Ministrinë e Brendshme

Dhuna e fisit Rraja/ Ndryshime në qeveri, Rama shkarkon Bledi
Erion Murataj

ELBASAN- Kryetari i Partisë Social-demokrate në Elbasan Erion Murataj ka deklaruar se emërimi i Taulant Ballës si ministër e turpëron Ministrinë e Brendshme. Me anë të një postimi në Facebook, Murataj ka shkruar se Rama sapo i vuri kapakun rrokadës së torrës në qeveri. Sipas tij më mirë do të ishte të vendosej vetë Rrahman Rraja në Ministrinë e Brendshme.

Postimi i Plotë:

Edi Rama sapo i vuri kapak me rrokadën e torrës në qeveri. Më mirë do ishte vet Rrahja në atë detyrë të paktën ai dhe rraca e tij kanë burrërinë të rrahin e vrasin ditën me diell , jo natën , jo pa' burrërisht , jo si zvarranik që i qesh cnderimit publik . Nëse e deshe me brekët në fund të këmbëve atë institucion sapo ja dole. I pari që merr përsipër t'ia ul quhet Erion Murataj!

3 VITE ME PARE

Bledian Koka: Rama vendosi në Ministrinë e Brendshme njeriut që po hetohet për lidhje me bandat e organizuara

Dhuna e fisit Rraja/ Ndryshime në qeveri, Rama shkarkon Bledi
Bledian Koka

TIRANË- Gazetari Bledian Koka ka komentuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për vendosjen e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme. Me anë të një postimi në Facebook, Koka shkruan se Rama vendosi në krye të Ministrisë së Brendshme njëriun që po hetohet nga SPAK për lidhje me banda të organizuara. Koka shkruan se Balla mund të jetë ministër i çdo Ministrie, por vetëm i Ministrisë së Brendshme jo.

Postimi i Plotë:

Urime bandave te Elbasanit, Fierit dhe Krujes! Edi Rama ka propozuar Minister te Brendshem Taulant Ballen, njeriun qe po hetohet nga SPAK per lidhjet me bandat e organizuara dhe 2 tenderat qe u ka dhene po Ministria e Brendeshme. Taulant Balla sot mund te ishte minister i cdo ministrie, jo per merite por per sherbetorin e palodhur qe eshte. Por vetem i Ministrise se Brendshme jo! Sot Taulant Balla po emerohet minister i Brendshem perpara se aty te zbarkoje SPAK per tenderat qe kane perfunduar ne llogarite e bandave te Elbasanit me porosi te Taulant Balles dhe miratim te Bledi Cucit! p.s...kurre me shume se sot krimi i organizuar nuk ka pasur nje perfaqesim kaq direkt ne Ministrine e Brendshme!

3 VITE ME PARE

U shkarkua si Ministër, Bledi Çuçi asnjë fjalë për ngjarjen: Kam shërbyer me integritet, suksese Taulantit

Dhuna e fisit Rraja/ Ndryshime në qeveri, Rama shkarkon Bledi
Bledi Cuci

TIRANË- Ministri i Brendshëm i shkarkuar Bledar Çuçi ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në kabinet. Me anë të një postimi në Facebook, Çuçi ka falenderuar Ramën, ndërkohë që ka theksuar se në këtë post ka shërbyer me integritet. Ndërkohë që në këtë post Çuçi nuk ka thënë asgjë për ngjarjen që dhe solli shkarkimin e tij, por i ka uruar pasardhësit të tij sukese. 

Postimi i Plotë:

Falënderoj kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë këto dy vite e gjysmë në detyrën e vështirë të Ministrit të Brendshëm. Për mua ka qenë nder dhe përgjegjësi e madhe të ushtroja këtë funksion të lartë publik dhe shumë të rëndësishëm. Prej ditës së parë kur e mora atë detyrë e deri më sot kam punuar e shërbyer me integritet dhe bashkë me skuadrën e Ministrisë së Brendshme kemi adresuar shumë sfida që lidhen me sigurinë, rendin publik, emigracionin, gjendjen civile dhe pushtetin vendor. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që ishin krah meje në këtë rrugëtim sfidues. Suksese Taulantit në sfiden e re, për të vijuar me reformat transformuese në këtë ministri e veçanërisht në Policinë e Shtetit.

3 VITE ME PARE

"Erdhi në pushtet me premtimin për të bërë shtet"/ BIRN: Rama dorëzon Çuçin pas dhunës së bandave ndaj qytetarëve në Fushë Krujë

Dhuna e fisit Rraja/ Ndryshime në qeveri, Rama shkarkon Bledi
Bledi Cuci dhe Edi Rama

TIRANË- Deputeti socialist Bledi Çuçi nuk do të jetë më ministër i Brendshëm, shkarkuar nga kryeministri Edi Rama, i cili nuk dha arsye për ndryshimin. Çuçi u shkarkua vetëm pak më shumë se 24 orë nga publikimi i një videoje që tronditi kombin me mesazhin që përçonte.

Çuçi do të zëvendësohet në këtë pozicion nga Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. “…uroj që ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese,” deklaroi Rama, i cili erdhi në pushtet  fillimisht me premtimin se “do të bëjë shtet” por që tashmë mbart një seri skandalesh të lidhjeve mes politikës dhe krimit, në disa nga qarqet kryesore të vendit.

Deputeti i opozitës Gazmend Bardhi, i cili u përball me Ballën në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 në qarkun e Elbasanit, kritikoi zgjedhjen e Ramës duke e cilësuar atë “kapitullim të shtetit.”

“Botërisht dihet që Ministrat e Brendshëm emërohen për të luftuar krimin e organizuar. Vetëm në Qeverinë e Edi Ramës ndodh që të emërohen për të forcuar dhe konsoliduar më tej lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes!”, deklaroi Bardhi pas emërimit të Ballës.

Një video e publikuar të premten shpalosi para qytetarëve në nivel kombëtar një nivel të paprecedent dhune të bandave kriminale si dhe riktheu pikëpyetjet mbi aftësinë e Policisë së Shtetit për të kryer funksionin e vet themelor, kontrollin e territorit.

Në video, anëtarë të familjes Rraja në Fushë-Krujë shfaqen duke rrahur me shkopa bejzbolli dhe duke kërcënuar me pistoletë dy qytetarë, për arsye se këta të fundit ishin ankuar në polici për dëmet që kishin pësuar në banesa nga shpërthimet në një gurore të shfrytëzuar nga kjo familje.

Të shtunën, ministri Çuçi dhe drejtori i policisë Muhamet Rrumbullaku njoftuan “riorganizimin tërësor” të komisariatit të Fushë Krujës, ndërsa ushtruesit kryesorë të dhunës janë në arrati dhe policia i bëri atyre thirrje publike që të dorëzohen.

Pak orë më vonë, Rrahman Rraja, deputeti socialist i zonës, deklaroi dorëheqjen dhe tërheqjen nga politika si dhe u kërkoi ndjesë viktimave të dhunës. Ai i bëri thirrje të birit, i cili shfaqet në video duke ushtruar dhunë, të dorëzohet.

Deputetët apo ish deputetët socialistë kanë një histori të gjatë dhune kriminale, nga e cila duket se shpëtojnë lehtë.

Në vitin 2015, deputeti Armando Prenga qëlloi mbi disa qytetarë me armë me synimin shfrytëzimin e një rezervati natyror peshku. Prokuroria e konsideroi ngjarjen “plagosje e lehtë me dashje” dhe ai shpëtoi me një periudhë të shkurtër burgosjeje. Ndonëse jo më deputet, edhe në zgjedhjet për pushtetin vendor të 14 majit, emri i tij u shfaq si aktivist socialist.

Ish-deputeti tjetër Arben Ndoka, një i dënuar për trafik qeniesh njerëzore, dërgoi dhunën banditeske në korridoret e Kuvendit të Shqipërisë duke rrahur me grushte deputetin e opozitës Genc Strazimiri për shkak se ky i fundit zbuloi në parlament dënimin e tij për trafik qeniesh njerëzore në Itali. Dhunuesi tjetër, Pjerin Ndreu është aktualisht kryetari i Bashkisë Lezhë. Ndoka dhe Ndreu u shpallën të pafajshëm nga Gjykata e Lartë për dhunën.

Marrë nga Reporter.al

3 VITE ME PARE

Ndryshimet në qeveri, Gazment Bardhi: Vetëm Rama i emëron Ministrat për të forcuar krimin e organizuar

Dhuna e fisit Rraja/ Ndryshime në qeveri, Rama shkarkon Bledi

TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka komentuar ndryshimet në qeveri ditën e sotme. Me anë të një postimi në Twitter, Bardhi shkruan se akti i sotëm i kryeministrit Edi Rama është shumëfish më i rëndë se sa ngjarja që solli shkarkimin e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit.    

Postimi i Plotë:

Botërisht dihet që Ministrat e Brendshëm emërohen për të luftuar krimin e organizuar. Vetëm në Qeverinë e Edi Ramës ndodh që emërohen për të forcuar dhe konsoliduar lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes! Akti i sotëm i Edi Ramës është shumëfish më i rëndë sesa vetë ngjarja që solli shkarkimin e merituar të ish Ministrit Çuçi! Dorëzimi i Ministrisë së Brendshme në duart e krimit të organizuar është kapitullim i shtetit!

3 VITE ME PARE

Edi Rama shkarkon Ministrin Çuçi, vendin e merr Taulant Balla: E falenderoj për punën korrekte

Dhuna e fisit Rraja/ Ndryshime në qeveri, Rama shkarkon Bledi
Taulant Balla, Edi Rama dhe Bledi Cuci

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra Ministrin e Brendshëm Bredar Çuçi. Me anë të një postimi në Twitter, Rama ka publikuar dhe dokumentet e shkarkimit të Çuçit, ndërkohë që vendin e tij e merr Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. Shkarkimi i Çuçit erdhi pas dhunës masive të dy vëllezërve të fisit Maja nga grupi i Rrajave në Krujë. Në postim, Rama ka falendëruar Çuçin për punën korrekte, ndërkohë që ka uruar dhe zëvëndësin e tij.

Postimi i Plotë:

Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim.

Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikit 2023, ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan disa qytetarët të Borizanës për guroret, që i përkisnin familjes së deputetit. Organizatorët janë kujdesur ta filmojnë për t'ia treguar dhe të tjerëve pasojat që mund të ndodhin nëse ankohesh. Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja. Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre. Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, e pikërisht në ato momente i kanë dhunuar.

shkarkohet bledi cuci edi rama taulant balla taulant balla emerohet minister i brendshem

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën