LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dhuna e Rrajave/ Bllokohet gurorja në Borizanë, të arrestuarit lihen në burg

•Anëtarët e grupit 'Rraja' të cilët u arrestuan pas dhunës ndaj dy kushërinjve Maja, janë lënë në burg. •Gjykata e Tiranës caktoi për Ineidi Rraja, Andi Rraja dhe Eni Kullaj nga fisi i Rrajave masën e sigurisë 'arrest me burg', dhe për Kujtim Bërdaku, pronarin e lokalit ku ndodhi rrahja barbare 'detyrim paraqitje'. •Rrajat akuzohen se dhunuan dy pjesëtarë të fisit Maja pasi këta të fundit ishin ankuar për aktivitetin e gurores në fshatin Borizanë e cila i kishte shkaktuar dëmtime në banesat e tyre. •Ditën e sotme, Policia ka bllokuar, guroren në pronësi të Përparim Rrajës në Borizanë të Krujës. •Sipas policisë, bllokimi i aktivitetit në subjektin gurore "Delia Group" 300 m mbi fshatin Borizanë, u bë pas inspektimit të bërë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me AKBN dhe AKSEM. •Përveç kontrollit në këtë gurore u bë këqyrja e 9 banesave, të cilat dyshohet se janë dëmtuar nga aktiviteti i kësaj guroreje. •Gjatë këqyrjes morën pjesë edhe specialistë të Agjencisë Kombetare të Burimeve Natyrore, të cilët bënë matjet për të përcaktuar distancën midis guroreve dhe banesave objekt këqyrje. 

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Dhuna e fisit Rraja, Bilbil Majës: U takuam me inxhinierin për t’i kërkuar të përdorin më pak eksploziv

Dhuna e Rrajave/ Bllokohet gurorja në Borizanë, të arrestuarit
Gurorja dhe sherri

TIRANË- Zbardhet dëshmia e Bilbil Majës para grupit hetimor në lidhje me ngjarjen brutale të ndodhur në Krujë, ku ai dhe kushëriri i tij u dhunuan barbarisht nga anëtarë të grupit “Rraja”. Ai ka deklaruar se dy vëllezërit e deputetit të Partisë Socialiste e kanë goditur në kokë dhe trup ndërsa është qëlluar pa pushim nga të afërmit e tyre.

Bilbil Maja ka treguar se bashkë me Jashar Majën ishin ulur në lokalin ku ndodhi ngjarja me qëllim për të biseduar me inxhinierin e gurores që të përdoreshin sasi më të vogla eksplozivi sepse nga shpërthimet e pakontrolluara po u dëmtoheshin banesat.

“Papritmas në ambientet e lokalit kam shquar të hyjnë Xhemal dhe Flamur Rraja, të cilët kanë qenë të armatosur dhe më kanë kërkuar që të shtrihem në tokë. Mes tyre kam shquar dhe pronarin e gurores, të cilin e njoh me pseudonimin Çaku. Flamur dhe Xhemal Rraja, vëllezërit e deputetit të PS-së Rrahman Rraja, më kanë goditur në kokë e trup. Dhe persona të tjerë, të afërm të tyre na kanë goditur pa pushim duke na lënë pa ndjenja në lokal”, ka deklaruar Maja.

3 VITE ME PARE

Sulmi barbar në Fushë-Krujë, 3 pjestarët e 'Rrajave' lihen në burg, lirohet pronari i lokalit

Dhuna e Rrajave/ Bllokohet gurorja në Borizanë, të arrestuarit
Gjykata

TIRANË-Ditën e sotme dolën para gjykatës së Tiranës anëtarët e fisit të Rrajave që dhunuan tre ditë më parë banorët e e Borizanës.

Ineidi Rraja, Andi Rraja dhe Eni Kullaj nga fisi i Rrajave dhe Kujtim Bërdaku, pronari i lokalit ku ndodhi rrahja barbare, u paraqitën para trupës gjykuese për t'u njohur me masën e sigurisë.

Prokuroria kërkoi arrest me burg për Ineidi Rraja, Andi Rraja dhe Eni Kullaj, kërkesë e cila u pranua nga Gjylata. Pronari i akuzuar për mos kallëzim krimi u la në detyrim paraqitje./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'All in BLACK'/ Dalin para gjykatës grupi i Rrajave, njëri mban kokën ulur

Dhuna e Rrajave/ Bllokohet gurorja në Borizanë, të arrestuarit
Grupi i Rrajave

TIRANË- Tre anëtarët e fisit të Rrajave që dhunuan banorët e e Borizanës kanë dalë ditën e sotme para gjykatës së Tiranës. Para trupës gjykuese kanë dalë Ineidi Rraja, Andi Rraja dhe Eni Kullaj nga fisi i Rrajave dhe Kujtim Bërdaku, pronari i lokalit ku ndodhi rrahja barbare.

Pronari mund të gjykohet për mos kallëzim krimi ose për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Siç shihet edhe në foto, një prej tyre qëndron me kokën ulur, ndërsa të tjerët janë në pritje të vendimit të gjykatës./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Dhunuan barbarisht pjestarët e fisit Maja, grupi i Rrajave dalin sot para gjykatës (EMRAT)

Dhuna e Rrajave/ Bllokohet gurorja në Borizanë, të arrestuarit
Te ndaluarit

TIRANË- Ditën e sotme, në orën 11:00 do të dalin para gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë 4 nga të arrestuarit e fisit Rraja për dhunën ndaj dy kushërinjve të fisit Maja në Fushë-Krujë.

Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku dhe Andi Rraja, ishin të parët që u ndaluan nga policia më datë 07 korrik, për veprat penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’, ‘Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit’, ‘Moskallëzimi i krimit’ dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës’.

Pas tyre, të shtunën policia shoqëroi edhe 4 persona të tjerë që u identifikuan nga pamjet filmike si të përfshirë në aktet e dhunës. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe 6 persona të tjerë.

Në kërkim janë Xhelal Rraja, Rexhep Rraja, përkatësisht vëllai dhe djali i deputetit Rrahman Rraja që akuzohem nga policia si organizator, Flamur Rraja gjithashtu vëllai i deputetit socialist të dorëhequr, Klajdi Rraja.

Po kështu, në vazhdim të veprimeve hetimore dhe kqyrjes së pamjeve filmike u identifikuan dhe dy persona të tjerë të përfshirë të cilët u shpallën në kërkim, konkretisht shtetasit Edison Meta dhe Përparim Rraja, duke e çuar në 6 numrin e personave të shpallur në kërkim.

Këta persona kanë goditur me sende të forta dhe kërcënuar me armë shtetasit Bilbil Maja dhe Jashar Maja, mbi një konflikt të nisur për dëmet që pretendonin dy viktimat e sulmit që ishin bërë nga punimet e gurores së vëllezërve Rraja në fshatin Borizanë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Molla e sherrit' mes fiseve Rraja dhe Maja/ Bllokohet gurorja në Borizanë, kontrollohen 9 banesat e dëmtuara (VIDEO)

Dhuna e Rrajave/ Bllokohet gurorja në Borizanë, të arrestuarit
Gurorja

KRUJË- Gurorja 'Delia Group' e cila u më shkas për konfliktin e ashpër mes fiseve Rraja dhe Maja, nuk do të ushtrojë më aktivitetin, deri në përgatitjen e dokumentacionit dhe vlerësimit të tij, nga ana e AKBN dhe AKSEM. Kjo u bë e ditur ditën e sotme nga Polica e Shtetit, e cila publikoi edhe pamjet nga aksioni që u zhvillua një ditë më parë në këtë gurore.

Bllokimi është kryer pas inspektimit të bërë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me AKBN dhe AKSEM. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të mbështetura nga strukturat e Drejtorisë së Përgithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Autoritetin Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, ushtruan kontroll ne subjektin gurore "Delia Group".

Pas këqyrjes së sipërfaqjes ku kryhet aktiviteti i gurores, si dhe të dokumentacionit të saj, u vendos bllokimi i subjektit. Përveç kontrollit në këtë gurore u bë këqyrja e 9 (nëntë) banesave, të cilat dyshohet se janë dëmtuar nga aktiviteti i kësaj guroreje. Gjatë këqyrjes morën pjesë edhe specialistë të Agjencisë Kombetare të Burimeve Natyrore, të cilët bënë matjet për të përcaktuar distancën midis guroreve dhe banesave objekt këqyrje. 


NJOFTIMI I POLICISË: Bllokimi pas inspektimit të bërë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me AKBN dhe AKSEM. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të mbështetura nga strukturat e Drejtorisë së Përgithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Autoritetin Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, ushtruan kontroll ne subjektin gurore "Delia Group", me administrator shtetasin V. D., me vendndodhje rreth 300 metra mbi fshatin Borizanë, Njësia Administrative Thumanë, Bashkia Krujë.

Pas këqyrjes së sipërfaqjes ku kryhet aktiviteti i gurores, si dhe të dokumentacionit të saj, u vendos bllokimi i subjektit deri në përgatitjen e dokumentacionit dhe vlerësimit të tij, nga ana e AKBN dhe AKSEM. Përveç kontrollit në këtë gurore u bë këqyrja e 9 (nëntë) banesave, të cilat dyshohet se janë dëmtuar nga aktiviteti i kësaj guroreje. Gjatë këqyrjes morën pjesë edhe specialistë të Agjencisë Kombetare të Burimeve Natyrore, të cilët bënë matjet për të përcaktuar distancën midis guroreve dhe banesave objekt këqyrje. Aktet procedurale të përpiluara do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si pjesë e materialeve të referuara më parë, për ngjarjen e datës 02.05.2023.


Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikut 2023, ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan disa qytetarët të Borizanës për guroret, që i përkisnin familjes së deputetit të Partisë Socialiste. Organizatorët u kujdesën ta filmonin për t'ia treguar dhe të tjerëve pasojat që mund të ndodhin nëse ankohesh. Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja. Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre.

Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, e pikërisht në ato momente i kanë dhunuar. Pas ngjarjes së rëndë, deputeti Rrahman Rraja dha dorëheqjen, e më pas kryeministri Edi Rama shkarkoi ministrin Bledi Çuçin. Në vendin e tij, u vendos ministër i brendshëm Taulant Balla.

grupi i rrajave konflikti ne kruje

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet