Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
•Ka nisur procesi i votimit në Korçë. •Gara është mes kryebashkiakut aktual të Korçës, Sotiraq Filos dhe kandidates së koalicionit "Bashkë Fitojmë”, Ledina Aliolli. •Ndërkohë, një incident është raportuar në Kolonjë. • Kryebashkiaku i Kolonjës dhe kandidati i PS për Kolonjën, Erion Isai është goditur fizikisht në mesnatë nga disa simpatizantë të opozitës që i kanë bllokuar rrugën dhe e kanë kërcënuar. •Njëri nga simpatizantët e PD, Esmerald Kacolli, i është afruar Isait duke e goditur me grusht në fytyrë. •Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, akuzojnë Isain se po shpërndante para në këmbim të votës. •Pas kësaj ngjarje mësohet se kryetari i Bashkisë Kolonjë ka denoncuar rastin në komisariatin e policisë. •Policia ka arrestuar Kacollin, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë Xhemal Kalo, i cili akuzohet për pengim i qarkullimit te mjeteve.
12 artikuj për këtë temë.
POGRADEC- Zini Tollozhina, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Pogradec, Zini Tollizhina ka votuar në një prej qendrave të votimit. Në një prononcim të shkurtër për mediat, ai pretendon se administrata ka bërë presion në disa Qendra Votimi, por shtoi se pjesëmarrja deri më tani është e kënaëshme.
“Kam sinjale që administrata po bën presion në disa pika. Pjesëmarrja është e kënaqshme dhe qytetarët sot do të vendosin se kush do e qeverisë Pogradecin në vazhdim,”- tha ai.
KORÇË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho dhe kandidatja e koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Korçën, Ledina Aliolli mësohet se janë thirrur në Policinë e Vlorës, për të vërtetuar pretendimet e tyre lidhur me incidentet që kanë ndodhur në fshatin Zvezdë. Disa orë më parë deputeti u përplas me 2 persona të tjerë, ndërsa nga ana tjetër, Aliolli u shpreh se në lagjen nr. 17, Korçë, punonjës të administratës publike po intimidojnë votuesit.
"Në lidhje me dy raste të publikuara në media, njëri prej tyre deklarata e kandidates së PD-së shtetases L. A., e cila pretendon se në lagjen nr. 17, Korçë, punonjës të administratës publike po intimidojnë votuesit, ndërsa rasti tjetër një video ku shfaqet deputeti i PD-së shtetasi E.S., duke u konfrontuar fizikisht me një shtetas në një qendër votimi në fshatin Zvezdë, Maliq, me pretendimin se ai shtetas po intimidonte votuesit, ju informojmë se: Në të dy rastet është komunikuar me kandidaten L. A. dhe deputetin E. S., ku u është kërkuar që të paraqiten në Komisariatet e Policisë, për t'u pyetur dhe intervistuar në lidhje me sa pretendojnë. Në lidhje me pretendimet e tyre, në të dy rastet u është marrë deklarim nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Korçë dhe Maliq, ku në bashkëpunim me KZAZ Korçë dhe Maliq, po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme. Theksojmë se në asnjë prej rasteve të mësipërme, nuk është kërkuar ndërhyrja e Policisë në qendrat e votimit apo në ambientet përreth qendrave të votimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme,"- njofton Policia.
MALIQ- Në një prononcim për mediat, ka folur personi të cilin deputeti demokrat Edmond Spaho e tërhoqi sot nga krahu, brenda qendrës së votimit në Zvezde të Korçës. Ai u shpreh se është votues dhe se deputeti e mori zvarrë për ta nxjerrë jashtë duke e kërcënuar.
-Çfarë ndodhi?
Qytetari: Vjen Edmond Spaho, na merr zvarrë dhe na nxjerr jashtë.
-Kë mori, ty?
Qytetari: Mua e ca të tjerë.
-Pse, kishte ndonjë arsye?
Qytetari: Pse rrini këtu, ne ishim në radhë këtu për të votuar.
-Jeni votues?
Qytetari: Po, votues jemi. Ne ishim këtu në rresht. Ne votuam si iku Spaho. Ça duan deputetët këtu që vijnë e na kërcënojnë ne?!
-Të kërcënoi?
Qytetari: Ça?! Më tërhoqi zvarrë mo!
-Po ju votuat?
Qytetari: Po si s’votuam? Pse atë do pyes unë?! Po pres motrat dhe vëllezërit të vijnë, se nuk mund të dëgjoj të shara unë prej deputetëve. Shajti, si s’shajti! Na ndërpresin…
-Si quheni?
Qytetari: Unë Mondi, na turpëroi dhe emrin, ma vodhi!
KORÇË- Ledina Alolli kanditja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Korçës pasi ka votuar rreth mesditës, më pas ka denoncuar presionin që sipas saj po iu bëhet votuesve. Alolli tha se punonjës të administratës po intimidojnë votuesit.
“Në lagjen 17 kam informacione që më sinjalizojnë që punonjës të administratës po intimidojnë votuesit. Ju bëj thirrje të qëndrojnë larg këtij procesi”,-deklaroi Alolli.
KORÇË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka votuar. Në deklaratën pas votimit ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Korçës të votojnë për alternativën më të mirë.
Ndërkohë sa i përket incidentit në Maliq dhe Kolonjë ai shpreh keqardhje që koalicioni ‘Bashkë Fitojmë” po funksionon nëpërmjet dhunës. Gjithashtu ai akuzon Spahon se është i njëjti person që kërkon vëmendje nëpërmje gjesteve të shëmtuara e se kjo gjë sipas tij nuk i ka hije Korçës.
MALIQ- Deputeti demokrat, Edmond Spaho ka zbuluar arsyen e konfliktit brenda qendrës së votimit në Zvezde. Në një lidhje me mediat, Spaho bën të ditur se fillimisht mori njoftimin se një bandë ishte duke bllokuar procesin. Pasi mbërriti në qendrën e votimit, ai thotë se i dolën para disa persona që nuk e lanë të futej brenda.
'Më informuan se një bandë prej 50 vetash e Ilir Kondavinit bllokoi procesin, shkova atje, dy gorilla më dolën para dhe nuk më lejonin të kontaktoja. Ato më zinin rrugën, në këto kushte u detyrova që ti largoj. Dola jashtë, lajmërova Policinë, erdhën aty. Më pas erdhën një tufë tjetër, duke intimiduar mua dhe përfaqësuesit e mi. '
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho u konfliktua ditën e sotme me një person brenda qendrës së votimit në Zvezde. Bëhet me dije se Spaho ka tërhequr me forcë për krahu një prej personave që ndodhej brenda qendrës së votimit. Ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së këtij incidenti. Denoncimi për rastin është bërë nga kandidati i PS-së për bashkinë e Maliqit, Gëzim Topçiu./Dosja.al

KORÇË- Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Korçës, Sotiraq Filo ka votuar. Pas votimit ai foli edhe për mediat sa i përket problematikave të procesit të votimit. Ndër të tjera ai përmendi edhe dhunimin që u bë ndaj kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai.
“Procesi ka vijuar normalisht me përjashtim të disa qendra votimi me problamtikat që janë hasur me paisjet e verifikimit të id. Ftoj qytetarët të votojnë masivisht”,-tha Filo.
Lidhur me ngjarjen e Kolonjës Filo u shpreh se janë ngjarje të shëmtuara që s’duhet të përsëriten nga asnjë forcë politike.
MALIQ- Deputeti i Partisë Dempokratike Edmond Spaho është konfliktuar me një person në një qendër votimi. Ngjarja ka ndodhur në Maliq, në një qendër votimi në Zvevdë. Siç raportohet në media, Spaho është konfliktuar me një votues, të cilin e ka tërhequr nga krahu.
TIRANË- Kandidati i Partisë Socialiste për Kolonjës, Erion Isai ka dhënë deklaratën për mediat, pasi u dhunua nga disa persona mbesnatën e kaluar. Për mediat, Isai u shpreh se veprime të tilla nuk i shkojnë për shtat zonës.
Pretendimeve të kandidatit të koalicionit Berisha-Meta se ka qenë duke bërë fushatë, Isai iu përgjigjet se ishte duke pirë kafe me një mik.
“Veprime që nuk i kanë hije gjithë Shqipërisë jo vetëm Kolonjës. Më vjen keq për të gjithë incidentin e ndodhur dhe gjeja më e keqe është se kur të dalë në google Kolonja do të përmendet kjo. Nuk dua të viktimizohem por gara ka qenë shumë qytetarë. Nervoziteti tregon panik. Ishte një ngjarje që ndodhur mes të rrugës së bllokuar me makina, personi që arrita të identifikoj është anëtar i KZAZ të “BF”-së. Unë po konsumoja një kafe e kam këtë të drejtë, isha me një mikun tim aktor në makinë dhe safi im tregoi qytetari.
Mbrëmë më është dukur sikur po rixhirohej filmi ‘Kanan Tafili’ me historira bllokime rrugësh dhe absurditete, banalitete që nuk i kanë hije të gjithë Shqipërisë, jo vetëm Kolonjës që e ka treguar se dhunën e refuzon dhe e refuzon me forcë. Kolonja për këtë rast ka një shprehje shumë të bukur ‘gjarprit kur i vjen ngordhja del në rrugë’ dhe më vjen keq për gjithë incidentin dhe gjëja që më vjen më shumë keq është që kur të kërkohet në Google, Kolonjë do të dalë dhe kjo histori e shëmtuar. Shpresoj që t'i dalë rakia Lumanit.”- tha Isai.
TIRANË- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për dhunimin e kandidatit të PS në Kolonjë, Erion Isai. Policia bën të ditur se është vënë në pranga personi me inicialet E. K., 33 vjeç, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, si dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, për shtetasin Xh. K., 34 vjeç, të dy banues në fshatin Qinam, Kolonjë.
Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Qinam, shtetasi Xh. K., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, i ka prerë rrugën automjetit me të cilin po udhëtonte kryetari i bashkisë Kolonjë, shtetasi E. I. (njëkohësisht dhe kandidat i PS-së për zgjedhjet vendore) dhe më pas kanë debatuar me fjalë me njëri-tjetrin. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasi E. K., i cili e ka goditur me grusht në fytyrë, kryetarin e bashkisë Kolonjë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kolonjë/Goditi me grusht, për shkak të detyrës, kryetarin e bashkisë Kolonjë, vihet në pranga 33-vjeçari. Procedohet në gjendje të lirë edhe një shtetas tjetër, i përfshirë në konflikt, i cili pengoi me automjetin e tij, lëvizjen e automjetit me të cilin udhëtonte kryetari i bashkisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 33 vjeç, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, si dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, për shtetasin Xh. K., 34 vjeç, të dy banues në fshatin Qinam, Kolonjë. Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Qinam, shtetasi Xh. K., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, i ka prerë rrugën automjetit me të cilin po udhëtonte kryetari i bashkisë Kolonjë, shtetasi E. I. (njëkohësisht dhe kandidat i PS-së për zgjedhjet vendore) dhe më pas kanë debatuar me fjalë me njëri-tjetrin. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasi E. K., i cili e ka goditur me grusht në fytyrë, kryetarin e bashkisë Kolonjë.
Të gjitha veprimet procedurale për këtë rast janë kryer në drejtimin e Prokurorisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
TIRANË- Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai, të cilin e kanë akuzuar se po shpërndante para në këmbim të votës. Sipas reagimit të “Bashkë Fitojmë”, në momentin që dy palët janë përballur ka pasur shtyrje mes tyre.
"Vjen një informacion që në fshatin Qafëzes Erion Isai me stafin po kryenin fushatë, me të dhëna se po shpërndanin edhe lek. Shkon BF dhe përballen në fshatin Qinam.
Erion Isai del nga makina, duke provokuar dhe aty ka patur shtyrje dhe kapje me duar mes dy palëve. Bodyguardët e Isait kanë shtyre kandidatin e BF E’them Lumani, po ashtu edhe kryetari i PS Aldo Xhelili. Edhe nga ana e kandidatit Lumani është bërë denoncim"- thuhet në njoftim.
KOLONJË- Goditet kandidati i Partisë Socialiste Erion Isai gjatë orëve të mbrëmjes nga një simpatizant i PD pranë fshatit Qinam.
Isai ka qenë duke ecur me mjetin e tij kur e kanë ndalur në rrugë dhe është goditur. Nuk ka pasur ndërhyrje nga shoqëruesit e Isait por është njoftuar policia e cila ka shoqëruar agresorin. Aktualisht, agresori i identifikuar si Esmerald Kacolli është shoqëruar nga Policia.
Isai ka qenë në Qafëzezë duke u kthyer në banesën e tij, kur kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ethem Lumani së bashku me disa simpatizantë të opozitës kanë bllokuar rrugën dhe e kanë kërcënuar Isain.
Njëri nga simpatizantët e PD, Kacolli, që kishte bllokuar rrugën i është afruar Isait duke e goditur me grusht në fytyrë. Pas kësaj ngjarje mësohet se kryetari i bashkisë Kolonjë ka shkuar në komisariat për të bërë denoncimin përkatës.
Pritet që Policia të dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë./Dosja.al