LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dhunohet për vdekje 89-vjeçari në Mallakastër, arrestohen autorët, të afërmit: Hera e dytë nga të njëjtët persona

•Dhunohet për vdekje 89 vjeçari, Çaush Shehaj i cili prej ditës së djeshme ndodhej në spitalin e Fierit. •I moshuari ishte duke u mjekuar pasi kishte marrë goditje të rënda nga dy grabitësit Ervis Halimi 22 vjeç dhe Musa Gudo 28 vjeç, të cilët nën kërcënimin e automatikut, i kanë marrë një shumë parash brenda banesës së tij. •Ata kanë arritur të marrin 5 mijë lekë nën kërcënimin e armës.  •Një i afërm i viktimës ka treguar se viktima ra pre e grabitjes edhe një javë më parë, por autorët nuk morën asgjë.  •Policia ka proceduar penalisht edhe 16 vjeçarin F.Ç nën akuzën e ‘moskallëzimit të krimit’. • Autorët do hetohen për veprat penale: “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, "Plagosje e rëndë me dashje", “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe "Moskallëzimi i krimit".

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTOT/ Këta janë grabitësit që dhunuan për vdekje 89-vjeçarin për t’i marrë paratë, njëri i dënuar për përdhunim

Dhunohet për vdekje 89-vjeçari në Mallakastër, arrestohen
Musa Gudo dhe Ervis Halimi

MALLAKASTËR- Personat që po shikoni në foto janë Musa Gudo dhe Ervis Halimi, të arrestuarit për grabitjen dhe vrasjen e Çaush Shehajt në Klos. Fotot e tyre janë publikuar nga gazetari Arsen Rusta në profilin e tij në Facebook. Ata janë vënë tashmë në pranga dhe akuzon për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”.

Musa Gudo është një person me precedent penalë. Në vitin 2020, ai është dënuar me dy vite burg pasi u shpall fajtor për përdhunimin e 23-vjeçareje në Fier.

Të dy të rinjtë u futën në shtëpinë e Shehajt një natë më parë. Nën kërcënimin e armës, ata dhunuan 89-vjeçarin dhe i morën një shumë parash. Çaush Shehaj u dërgua në spital ku dhe ndërroi jetë.

3 VITE ME PARE

Shehaj u dhunua për vdekje, fqinjët: Mbante një kasafortë të Enver Hoxhës, po ku kishte lekë brenda ajo

Dhunohet për vdekje 89-vjeçari në Mallakastër, arrestohen
Niperit e viktimes

MALLAKASTËR- Fqinjët e Caush Shehaj e përshkruajnë atë si një njeri shumë të mirë. Ata kanë treguar se viktima mbante në shtëpi një kasafortë të para shumë viteve, ndonëse aty nuk kishte lekë.

“Pse vdiq Caushi? Joo? Burri më i mirë në fshat, ka qenë tregtar. E kanë vjedhur më parë dhe më parë”.

“Kanë tentuar ta vjedhur, këta 2 djemtë, kanë ardhur dhe dje dhe e kanë rrahur. Ata nga zona jonë janë, po kanë ikur në Fier me qira, e kishte kasafortën e Enverit dhe mendonin se kishte lekë, po ku kishte ajo”, tregojnë fqinjët.

Grabitja ndodhi mëngjesin e datës 19 nëntor. Autorët e dyshuar janë Ervis Halimi 22 vjeç dhe Musa Gudo dhe do të hetohen si dhe për ”Moskallëzim krimi” është vënë nën hetim dhe një 16-vjeçar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarri tip automatik me një krehër me fishekë. Nipërit e 89-vjeçarit, Asqeri Çela dhe Astrit Çela thonë se i afërmi i tyre është dhunuar në mënyrë barbare nga grabitësit. 

3 VITE ME PARE

I moshuari vdiq pas grabitjes me armë, i afërmi: Është hera e dytë që i ndodh, e vranë lakuriq

Dhunohet për vdekje 89-vjeçari në Mallakastër, arrestohen
Nipi i viktimes

MALLAKASTËR- Çaush Shehaj, 89-vjeçari i cili ra pre e grabitjes me armë ditën e djeshme në banesë, humbi jetën sot në spital. I moshuari, u grabit nga Ervis Halimi dhe Musa Gudo, të cilët tashmë janë vënë në pranga. Për mediat, i afërmi i viktimës, ka treguar se kjo ishte hera e dytë që 89-vjeçari binte pre e grabitjes. Ai shton se Shehaj nuk kishte shumë para, e se jetonte vetëm me gruan, pasi 4 fëmijët banojnë jashtë shtetit. 

'Jetonte me gruan, fëmijët i ka jashtë vendit, e vranë në shtëpi për t'i marrë paratë. Nuk kishin përkrahje, kjo është hera e dytë që shkojnë për ta vjedhur, policia nuk mori masa. Ata mendonin për lek të madh po nuk kishte. Ai kishte 4 fëmijë, 3 në Greqi dhe një në Francë.'- tha i afërmi.

Nipi i tij, nga ambientet e spitalit shprehet se kjo është hera e dytë që i moshuari grabitet dhe sipas tij, nga i njëjti person.

“Jo jemi indinjuar, por nëse ka shtet, nëse ka ligje, në qoftë se ka Perëndi lart, se ne ndiejmë keqardhje të jashtëzakonshme, nëse ka ligje ata për mua duhen varur. Të punosh një jetë të tërë, dhe të të vijë tjetri të të marrë, të të dhunojë të të vrasë për djersën tënde është sakrificë e madhe. E vranë në 2 të natës, lakuriq, e kanë shëmtuar, e kanë masakruar, nga fytyra, nga brinjët, nga kofshët, e kanë bërë nuk i duket mishi i bardhë”, tha një prej nipave.

Çaush Shehaj u grabit ditën e djeshme në banesën e tij në fshatin Klos. Dy autorët, Ervis Halimi dhe Musa Gudo, u futën me dhunë në banesën e të moshuarit, e nën kërcënimin e armës i morën një shumë parash. I moshuari, u dërgua në spital, mirëpo nuk mundi t'i përballonte dot plagët e marra. Autorët do të hetohen për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, "Plagosje e rëndë me dashje", “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe "Moskallëzimi i krimit".

3 VITE ME PARE

U dhunua nga autorët teksa po i grabisnin banesën në Mallakastër, humb jetën në spital 89-vjeçari

Dhunohet për vdekje 89-vjeçari në Mallakastër, arrestohen
Spital

MALLAKASTËR-Ka ndërruar jetë në spital Çaush Shehaj, 89-veçari i cili ra pre e grabitjes me armë në banesën e tij. Autorët e dyshuar të ngjarjes, Ervis Halimi, 22 vjeç dhe Musa Gudo, 28 vjeç janë arrestuar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të djeshëm në fshatin Klos, Mallakastër. Dy autorët e dyshuar, nën kërcënimin e armës kanë grabitur vetëm 5000 lekë. I moshuari pas ngjarjes, u dërgua në spital ku dhe ndërroi jetë nga plagët e marra.

Autorët do të hetohen për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, "Plagosje e rëndë me dashje", “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe "Moskallëzimi i krimit".

3 VITE ME PARE

Grabitje me armë në Mallakastër/ Autorët 'terrorizojnë' 89-vjeçarin, i marin paratë, vihen në pranga (EMRAT)

Dhunohet për vdekje 89-vjeçari në Mallakastër, arrestohen
Tentative vjedhje

MALLAKASTËR- Grabitet një 89-vjeçar në fshatin Klos. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, rreth orës 02:30. 

Dy autorët, Ervis Halimi dhe Musa Gudo (tashmë të arrestuar), u futën me dhunë në banesën e të moshuarit, e nën kërcënimin e armës i morën një shumë parash. I moshuari, me inicialet Ç.SH, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 

Po ashtu, policia ka vënë nën hetim edhe personin me inicialet F. Ç., 16 vjeç, banues në Roskovec, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit". Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarri tip automatik me një krehër me fishekë. Dy autorët do të hetohen për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, "Plagosje e rëndë me dashje", “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe "Moskallëzimi i krimit".

NJOFTIMI I POLICISË:

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale të Policisë, zbardhet vjedhja me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, e ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në fshatin Klos, Mallakastër.
Finalizohet operacioni policor i koduar "Klosi”. Vodhën me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, një shumë parash, në banesën e një të moshuari, arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar.

Sekuestrohet arma e zjarrit dhe automjeti që autorët përdorën gjatë vjedhjes. Rreth orës 08:00 të datës 19.11.2022 është njoftuar salla operative se në orën 02:30, në fshatin Klos, Mallakastër, kishte ndodhur një vjedhje me dhunë, në një banesë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën për zbardhen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, bazuar dhe në inteligjencën informative, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i personave që, nën kërcënimin e armës së zjarrit, i morën me dhunë një shumë parash, shtetasit Ç. Sh., 89 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Bazuar në provat e grumbulluara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në ndërveprim me të gjitha strukturat e DVP Fier dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Klosi", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. H., 22 vjeç, banues në Fier dhe M. G., 28 vjeç, banues në Portëz, Fier.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi F. Ç., 16 vjeç, banues në Roskovec, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit". Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarri tip automatik me një krehër me fishekë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, "Plagosje e rëndë me dashje", “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe "Moskallëzimi i krimit".

caush shehaj grabitje ne mallakaster

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë