LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dhunohet për shkak të detyrës gazetari bashkë me gruan. Në kërkim dy autorët, Hila: S'më pengojnë të them të vërtetën!

• Gazetari Elvis Hila është dhunuar ditën e sotme për shkak të detyrës. Pre e sulmit ka rënë edhe bashkëshortja e tij. Vetë gazetari Hila ka bërë kallëzimin në Polici, në të cilin ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur këtë pasdite dhe se gjithçka lidhet me një lajm që ai ka publikuar për Fran Amerin, një qytetar i shpallur fajtor për veprën penale "Falsikim Dokumentesh". • Hila thotë se fillimisht është tleefonuar nga dy personat e shpallur në kërkim për ngjarjen në fjalë Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri, të cilët i kanë lënë takim. Në momentin që është përballur me ta, gazetari thotë se personat në fjalë kanë nisur ta kërcënojnë dhe t’i kërkojnë llogari për lajmin. Më pas e kanë dhunuar. Mes tyre ka ndërhyrë dhe bashkëshortja e Hilës, të cilën e kanë qëlluar gjithashtu. • Burrë e grua kanë përfunduar në spital, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga spitali, gazetari u shpreh se dhuna ndaj tij, nuk do ta pengojë që të vijojë të bëjë raportimin e ngjarjeve.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

U rrah në Lezhë, zbardhet dëshmia e gazetarit: Donin të më nxirrnin me forcë nga makina, gruaja telefonoi policinë, por e qëlluan

Dhunohet për shkak të detyrës gazetari bashkë me gruan.
Elvis Hila

LEZHË- Është zbardhur dëshmia e gazetarit Elvis Hila, i cili u dhunua këtë pasdite në Lezhë. Në kallëzimin e bërë prej tij, Hila thotë se se pas publikimit të një lajmi është telefonuar nga një person, i cili e ka sharë, ofenduar dhe kërcënuar. Më pas ai thotë se është telefonuar edhe nga një person tjetër, me të cilin la edhe një takim. Hila tregon se ka qenë bashkë me partneren e tij dhe kanë shkuar tek vendi që lanë për t’u takuar, kur janë përballur me dy persona, të cilët kanë tentuar ta nxjerrin me forcë nga mjeti. Në këto momente thotë Hila, nga makina e tij ka zbritur bashkëshortja, e cila ka tentuar të telefonojë policinë, por është goditur me grusht nga personat në fjalë.

Dëshmia:

Rreth orës 16:42 isha me bashkëshorten time dhe jam telefonuar nga një tjetër shtetas me numrin “+355693638336″ i prezantuar si shtetasi Paulin Pergjini dhe me kërkoi që të takoheshim përballë Bar Firence në afërsi të rrugës së spitalit. Kur jam afruar aty e kam telefonuar numrin në fjalë dhe ka dalë nga një automjet tip Golf 6 i cili ishte i parkuar në anë të rrugës. Nga kjo makinë ka dale edhe shtetasi Indrit Ameri, emrin e të cilit nuk e di. Më thanë që të parkoja makinën dhe të dilja nga makina. Unë e parkova në anën e rrugës së vjetër të spitalit dhe aty me janë afruar personat në fjalë të cilët unë i identifikova si Paulin Përgjini dhe personi tjetër me Indrit Ameri dhe filluan të më kërkonin llogari dhe të më kërcënonin në lidhje me lajmin e publikuar.  Pasi unë nuk pranova të zbrisja nga makina tentuan të më hapnin derën e makinës dhe në këtë moment ka zbritur bashkëshortja ime shtetasja Benereta Hila që t’u thoshte që të largoheshin. Pasi bashkëshortja ime tentoi t’i largonte nga dera e makinës dhe po mundohej të telefononte policinë, shtetasi me Indrit Ameri i ka rënë me dorë telefonit dhe pasi ajo është ulur për të marrë telefonin ky shtetas e ka goditur me grusht në pjesën e pasme të qafës. Dhe më pas kanë ardhur në drejtimin tim dhe ka tentuar të më nxjerrë me forcë nga makina.  Pasi nuk arritën të më nxirrnin nga makina shtetasit Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri më kanë goditur me shkelma dhe grushte. Bashkëshortja ime ka hipur në makine dhe jemi larguar drejt spitalit ku dhe morëm mjekimet e duhura. Proces verbalin e kallëzimit pasi e lexoj dhe konfirmoj se thëniet e mia janë shkruar drejt dhe e kuptoj çfarë kam thënë, e firmos pa asnjë vërejtje.

3 VITE ME PARE

Dhunimi i gazetarit me gruan/ Reagon Begaj: Rasti të hetohet, cënimi i fjalës së lirë është e papranueshme

Dhunohet për shkak të detyrës gazetari bashkë me gruan.
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar lidhur me dhunimin e gazetarit Elvis Hila dhe gruas së tij, ngjarje e ndodhur ditën e sotme në Lezhë, për shkak të detyrës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Begaj dënon rastin në fjalë, ndërsa u shpreh se institucionet shtetërore duhet të hetojnë dhe zbardhin ngjarjen sa më shpejt. Ai gjithashtu shtoi se cënimi i fjalës së lirë dhe dhuna ndaj gazetarëve është e paparanueshme në një shtet demokratik. 

'Dënoj me forcë dhunimin e gazetarit të Report TV në Lezhë, Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij. Tek sa i uroj një shërim të shpejtë zotit Hila dhe bashkëshortes, inkurajoj institucionet shtetërore përgjegjëse të hetojnë dhe zbardhin sa më shpejt këtë ngjarje. Cënimi i fjalës së lirë, presioni dhe mbi të gjitha dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme në një shtet demokratik!', shkruan Begaj. 

Si ndodhi ngjarja? 

Gazetari Elvis Hila është dhunuar ditën e sotme për shkak të detyrës. Pre e sulmit ka rënë edhe bashkëshortja e tij. Vetë gazetari Hila ka bërë kallëzimin në Polici, në të cilin ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur këtë pasdite dhe se gjithçka lidhet me një lajm që ai ka publikuar për Fran Amerin, një qytetar i shpallur fajtor për veprën penale "Falsikim Dokumentesh". Hila thotë se fillimisht është tleefonuar nga dy personat e shpallur në kërkim për ngjarjen në fjalë Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri, të cilët i kanë lënë takim. Në momentin që është përballur me ta, gazetari thotë se personat në fjalë kanë nisur ta kërcënojnë dhe t’i kërkojnë llogari për lajmin. Më pas e kanë dhunuar. Mes tyre ka ndërhyrë dhe bashkëshortja e Hilës, të cilën e kanë qëlluar gjithashtu. Burrë e grua kanë përfunduar në spital, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

3 VITE ME PARE

Dhunimi i gazetarit Hila, policia: Gruaja ndërhyri dhe e qëlluan

Dhunohet për shkak të detyrës gazetari bashkë me gruan.
Elvis Hila

LEZHË- Policia e Lezhës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me dhunimin e gazetarit Elvis Hila. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 në Lezhë. Autorët e ngjarjes, Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri, sipas policisë janë shpallur në kërkim. 

Njoftimi i policisë Lezhë. Goditen për shkak të detyrës një gazetar, shpallen në kërkim autorët e dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasit I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati. Këta shtetas, rreth orës 16:40, në qytet Lezhë, i kanë dalë përpara shtetasit E.H., 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar, si dhe e kanë dhunuar fizikisht bashkë me bashkëshorten e tij shtetasen B. H., e cila në ato momente ka ndërhyrë. Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se, këta shtetas e kanë dhunuar fizikisht gazetarin për shkak të detyrës. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

3 VITE ME PARE

Dhunohet gazetari në Lezhë, dy persona e ndaluan dhe e rrahën bashkë me gruan

Dhunohet për shkak të detyrës gazetari bashkë me gruan.
Elvis Hila

LEZHË- Gazetari Elvis Hila është dhunuar ditën e sotme për shkak të detyrës. Pre e sulmit ka rënë edhe bashkëshortja e tij. Vetë gazetari Hila ka bërë kallëzimin në Polici, në të cilin ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur këtë pasdite dhe se gjithçka lidhet me një lajm që ai ka publikuar për Fran Amerin, një qytetar i shpallur fajtor për veprën penale "Falsikim Dokumentesh". Hila thotë se fillimisht është tleefonuar nga dy personat e shpallur në kërkim për ngjarjen në fjalë Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri, të cilët i kanë lënë takim. Në momentin që është përballur me ta, gazetari thotë se personat në fjalë kanë nisur ta kërcënojnë dhe t’i kërkojnë llogari për lajmin. Më pas e kanë dhunuar. Mes tyre ka ndërhyrë dhe bashkëshortja e Hilës, të cilën e kanë qëlluar gjithashtu. 

Kallëzimi: Jam me vendbanim në adresën e lartë përmendur, dhe punoj si gazetar i Report TV dhe Shqiptarja.com prej 10 vitesh. Sot me date 25.01.2023 kam publikuar nje lajm ne portalin Shqiptarja.com dhe televizjonin Report Tv ku une punoj, ne kete lajm behet fjale per vendimin qe eshte dhene me date 24.01.2023 nga Gjykata e Shkalles se Pare Lezhe ne lidhje me denimin e shtetasit Fran Ameri per vepren penale "Falsifikim dokumentash". Pasi lajmi eshte publikuar ne medjat ku une punoj rreth ores 14:47 te dites se sotme me ka telefonuar nga numri I telefonit "+355693076906 djali I tij duke me share, ofenduar dhe kercenuar ne lidhje me publikimin e bere. Rreth ores 16:42 isha me bashkeshorten time dhe jam telefonuar nga nje tjeter shtetas me numrin "+355693638336" I prezantuar si shtetasi Paulin Pergjini dhe me kerkoi qe te takoheshim perballe Bar Firence ne afersi te rruges se spitalit. Kur jam afruar aty e kam telefonuar numrin ne fjale dhe ka dale nga nje automjet tip Golf 6 I cili ishte I parkuar ne ane te rruges. Nga kjo makine ka dale edhe shtetasi Indrit Ameri, emrin e te cilit nuk e di. Me thane qe te parkoja makinen dhe te dilja nga makina. Une e parkova ne anen e rruges se vjeter te spitalit dhe aty me jane afruar personat ne fjale te cilet une I identifikova si Paulin Pergjini dhe personi tjeter me Indrit Ameri dhe filluan te me kerkonin llogari dhe te me kercenonin ne lidhje me lajmin e publikuar. Pasi une nuk pranova te zbrisja nga makina tentuan te me hapnin deren e makines dhe ne kete moment ka zbritur bashkeshortja ime shtetasja Benereta Hila qe tu thoshte qe te largoheshin. Pasi bashkeshortja ime tentoi ti largonte nga dera e makines dhe po mundohej te telefononte policine shtetasi me Indrit Ameri I ka rene me dore telefonit dhe pasi ajo eshte ulur per te marre telefonin ky shtetas e ka goditur me grusht ne pjesen e pasme te qafes. Dhe me pas kane ardhur ne drejtimin tim dhe ka tentuar te me nxjerre me force nga makina. Pasi nuk arriten te me nxirrnin nga makina shtetasit Paulin Pergjini dhe Indrit Ameri me kane goditur me shkelma dhe grushte. bashkeshortja ime ka hypur ne makine dhe jemi larguar drejt spitalit ku dhe morem mjekimet e duhura. Proçes verbalin e kallzimit pasi e lexoje dhe konfirmoj se thenjet e mia jane shkruar drejt dhe e kuptoj cfare kam thene, e firmos pa asnje verejtje.

elvis hila dhunohet elvis hila fran ameri indrit ameri paulin pergjini

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë