LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SKANDAL në Vlorë/ Dhunoi kamarierin, oficeri Ardian Isufi pezullohet nga detyra! I përfshirë dhe një person me të kaluar kriminale! Rama: Polici të përjashtohet pa kthim

• Një episod dhune i paprecedentë është regjistruar në ambientet e një hoteli në Vlorë. •Një kamarier, 18 vjeç është dhunuar nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një person tjetër që rezulton me të kaluar kriminale. • Oficeri Ardian Isufi dhe Leart Bino kanë nisur t'i kërkojnë llogari kamarierit, pse kishte sjellë në tavolinën e një shishe uji më tepër se sa ishte porositur. Isufi, ish-shefi i qarkullimit në Vlorë, është i pari që e prek kamarierin, ndërsa Bino, një person me precedentë penalë, ka nisur më pas ta godasë disa herë. • Ngjarja ka shqetësuar klientët e pranishëm, pjesën tjetër të stafit përfshirë edhe turistë të huaj, të cilët janë larguar të tmerruar nga skena e paprecedentë e dhunës. • Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Policia e Shteti, ku është njoftuar se Ardian Isufi është pezulluar nga detyra si oficer i Policisë Kufitare në Dibër. • Në njoftimin e Policisë së Shtetit , thuhet se Isufi, teksa ishte jashtë shërbimit u përfshi një episodin e dhunës në një lokal në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë. • Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe një 53-vjeçar, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe një person tjetër. Aktualisht, Isufi ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë. • I riu që punonte si kamarier ka treguar se u dhunua për shkak se një shishe uji ishte dërguar gabimisht në tavolinën e tyre. Pasi ju ka thënë që mos të ofendojnë se porosia ishte ngatërrua dy burrat e kanë ndjekur dhe e kanë goditur me shpulla dhe grushte. • Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Vlorë ku një kamarier u dhunua nga oficeri i Policisë Kufitare në Dibër, Ardian Isufi, pasi ka dërguar një shishe uji gabimisht në tavolinën e tij. • Rama shkruan se pezullimi nga detyra i efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë, është vetëm masa e parë që duhet të pasohet nga përjashtimi i këtij individi pa kthim në radhët e policisë, si edhe nga dorëzimi i tij në duart e drejtësisë sapo të dalë nga spitali. • Kreu i qeverisë shton se në pakon e masave të reja të reformës së kontrollit të territorit, janë përshirë edhe rritje të peshës së përgjegjësisë para ligjit të të gjithë punonjësve të shtetit që operojnë në kontakt më komunitetet e me qytetarët, të cilëve nuk do t’u tolerohen shkeljet e asnjë natyre që cenojnë komunitetin apo qytetarin, qoftë gjatë orëve të shërbimit qoftë jashtë orëve të shërbimit. • Gazetari Enerik Mehmeti është proceduar gjithashtu në lidhje me ngjarjen në Vlorë ku oficeri Ardian Isufi dhunoi një kamarier 18-vjeçar. • Polcia bën me dije se gazetari u procedua për veprën penale “Plagosja e Lehtë me Dashje” pasi kur ngjarja agravoi ka ndërhyrë sikurse edhe pronari i hotelit Vasil Bedinaj. • Mësuesja e kamarierit 18-vjeçar që u dhunua nga oficeri i policië në Vlorë ka reaguar pas ngjarjes tronditëse. • Mësuesja Vali Veshaj ka thënë se 18-vjeçari ishte nxënës i shkëlqyer dhe se punonte për të siguruar shpenzimet e maturës. • Arsimtarja ka bërë një apel të drejtpërdrejtë, nëpërmjet mediave, ndaj institucioneve shtetërore, duke theksuar se dhuna ndaj një të riu që përpiqet ndershmërisht të ndërtojë të ardhmen është e papranueshme.

9 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

"Donin të më qëllonin edhe mua!" Flet kamarieri që i mori porosinë oficerit: Më shau, djali i tha ta heq unë ujin e vogël s’është nevoja të na ofendosh

SKANDAL në Vlorë/ Dhunoi kamarierin, oficeri Ardian Isufi pezullohet
Kamarieri

VLORA- Kamarieri, 17-vjeçar, që mori porosinë e oficerit Ardian Isufi dhe Leart Bimos ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Vlorë ku kolegu i tij u dhunua. Ai u shpreh se nuk e kishte ngatërruar porosinë, siç ata pretendonin dhe donin ta qëllonin dhe atë. 17-vjeçari ka treguar se Isufi dhe Bimo gjithashtu para dhunë i kanë ofenduar dy të rinjt.

"Arsyeja pse ndodhi ky konflikt ishte sepse unë shkova të merrja porosinë edhe më thanë do më sjellësh një ujë të vogël, një ujë të madh edhe një kafe. Ngaqë kishim shumë ngarkesë nga restoranti erdhi djali tjetër, edhe i tha ky nuk të thash për ujin e vogël, por vetëm për ujin e madh, nuk kam faj unë që është ai…edhe më shau mua pastaj, djali i tha ta heq unë ujin e vogël, s’është nevoja të na ofendosh, ata shkuan e qëlluan me dacka, donin të më qëllonin edhe mua", tha kamarieri tjetër.

Si ndodhi ngjarja?

Një episod dhune i paprecedentë është regjistruar në ambientet e një hoteli në Vlorë. Një kamarier, 18-vjeç është dhunuar nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një person tjetër që rezulton me të kaluar kriminale.

Oficeri Ardian Isufi dhe Leart Bino kanë nisur t'i kërkojnë llogari kamarierit, pse kishte sjellë në tavolinën e një shishe uji më tepër se sa ishte porositur. Isufi, ish-shefi i qarkullimit në Vlorë, është i pari që e prek kamarierin, ndërsa Bino, një person me precedentë penalë, ka nisur më pas ta godasë disa herë.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Policia e Shteti, ku është njoftuar se Ardian Isufi është pezulluar nga detyra si oficer i Policisë Kufitare në Dibër. Në njoftimin e Policisë së Shtetit, thuhet se Isufi, teksa ishte jashtë shërbimit kur u përfshi një episodin e dhunës në një lokal në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë.

Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe një 53-vjeçar, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe një person tjetër. Aktualisht, Isufi ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë. 

10 MUAJ ME PARE

"Rinia nuk po e gjen veten askund!" Kamarieri u dhunua nga oficeri për një shishe ujë, mësuesja e të riut: Po punon për shpenzimet e maturës, është me sjellje model

SKANDAL në Vlorë/ Dhunoi kamarierin, oficeri Ardian Isufi pezullohet
18-vjeçari i dhunuar

VLORA- Mësuesja e kamarierit 18-vjeçar që u dhunua nga oficeri i policië në Vlorë ka reaguar pas ngjarjes tronditëse. Mësuesja Vali Veshaj ka thënë se 18-vjeçari ishte nxënës i shkëlqyer dhe se punonte për të siguruar shpenzimet e maturës. Arsimtarja ka bërë një apel të drejtpërdrejtë, nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale, ndaj institucioneve shtetërore, duke theksuar se dhuna ndaj një të riu që përpiqet ndershmërisht të ndërtojë të ardhmen është e papranueshme.

“Djali është nxënësi që sapo ka mbaruar klasën e njëmbëdhjetë dhe është me dhjeta. Është me një sjellje model dhe ka pjekurinë dhe kulturën që i mungon personit përballë. Është djalë i mrekullueshëm dhe po punon për shpenzimet e maturës. Unë që po ju shkruaj jam mësuesja kujdestare e tij. Shteti të marrë masa se kjo është rinia e cila nuk e gjen veten askund,” ka thënë mësuesja.

SKANDAL në Vlorë/ Dhunoi kamarierin, oficeri Ardian Isufi pezullohet

Si ndodhi ngjarja?

Një episod dhune i paprecedentë është regjistruar në ambientet e një hoteli në Vlorë. Një kamarier, 18-vjeç është dhunuar nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një person tjetër që rezulton me të kaluar kriminale.

Oficeri Ardian Isufi dhe Leart Bino kanë nisur t'i kërkojnë llogari kamarierit, pse kishte sjellë në tavolinën e një shishe uji më tepër se sa ishte porositur. Isufi, ish-shefi i qarkullimit në Vlorë, është i pari që e prek kamarierin, ndërsa Bino, një person me precedentë penalë, ka nisur më pas ta godasë disa herë.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Policia e Shteti, ku është njoftuar se Ardian Isufi është pezulluar nga detyra si oficer i Policisë Kufitare në Dibër. Në njoftimin e Policisë së Shtetit, thuhet se Isufi, teksa ishte jashtë shërbimit kur u përfshi një episodin e dhunës në një lokal në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë.

Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe një 53-vjeçar, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe një person tjetër. Aktualisht, Isufi ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë. 

10 MUAJ ME PARE

Oficeri dhunoi kamarieri 18-vjeçar në Vlorë/ Gazetari ndërhyn gjatë agravimit të situatës, procedohet penalisht (EMRI)

SKANDAL në Vlorë/ Dhunoi kamarierin, oficeri Ardian Isufi pezullohet
Foto nga vendi i ngjarjes

VLORA- Gazetari Enerik Mehmeti është proceduar gjithashtu në lidhje me ngjarjen në Vlorë ku oficeri Ardian Isufi dhunoi një kamarier 18-vjeçar. Polcia bën me dije se gazetari u procedua për veprën penale “Plagosja e Lehtë me Dashje” pasi kur ngjarja agravoi ka ndërhyrë sikurse edhe pronari i hotelit Vasil Bedinaj.

Pjesë nga njoftimi:

Në orën 22:00 tek tavolina e shtetasve Ardjan Isufi dhe Leart Bimo rezulton se ka shkuar pronari i lokalit shtetasi Vasil Laver Bedini, i datëlindjes 07.07.1972, banues në lagjen “Pavarësia 2”,Vlorë, dhe pas disa çastesh debatesh situata ka agravuar në konflikt fizik duke u përfshirë edhe gazetari lokal Enerik Mehmeti si dhe disa shtetas të tjerë ende të paidentifikuar.

Nga ky konflikt ngelën të dëmtuar shtetasit Ardjan Isufi (i shtruar në spital) dhe Leart Bimo. Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë u proceduan shtetasit:

Vasil Bedinaj, për veprën penale “Plagosja e Lehtë me dashje”.
Enerik Mehmeti, (gazetar), për veprën penale “Plagosja e Lehtë me Dashje”.
Leart Bimo, për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje”.

Si ndodhi ngjarja?

Një episod dhune i paprecedentë është regjistruar në ambientet e një hoteli në Vlorë. Një kamarier, 18-vjeç është dhunuar nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një person tjetër që rezulton me të kaluar kriminale.

Oficeri Ardian Isufi dhe Leart Bino kanë nisur t'i kërkojnë llogari kamarierit, pse kishte sjellë në tavolinën e një shishe uji më tepër se sa ishte porositur. Isufi, ish-shefi i qarkullimit në Vlorë, është i pari që e prek kamarierin, ndërsa Bino, një person me precedentë penalë, ka nisur më pas ta godasë disa herë.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Policia e Shteti, ku është njoftuar se Ardian Isufi është pezulluar nga detyra si oficer i Policisë Kufitare në Dibër. Në njoftimin e Policisë së Shtetit, thuhet se Isufi, teksa ishte jashtë shërbimit kur u përfshi një episodin e dhunës në një lokal në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë.

Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe një 53-vjeçar, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe një person tjetër. Aktualisht, Isufi ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë. 

10 MUAJ ME PARE

Dhunoi kamarierin 18-vjeçar në Vlorë, ndërhyrja e pronarit "bën për spital" oficerin e Policisë

SKANDAL në Vlorë/ Dhunoi kamarierin, oficeri Ardian Isufi pezullohet
Foto nga vendi i ngjarjes

VLORA- Pas përshkallëzimit të konfliktit me dhunën e ushtruar ndaj kamarierit 18-vjeçar në Vlorë, raportohet se në ngjarje janë përfshirë edhe një 53-vjeçar, pronari i hotelit në lagjen “Pavarësia 2”, dhe një person tjetër. Pas kësaj ndërhyrjeje, Isufi ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë sepse dukshëm edhe ai "e ka pësuar".

Një episod dhune i paprecedentë është regjistruar në ambientet e një hoteli në Vlorë. Një kamarier, 18-vjeç është dhunuar nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një person tjetër që rezulton me të kaluar kriminale.

Oficeri Ardian Isufi dhe Leart Bino kanë nisur t'i kërkojnë llogari kamarierit, pse kishte sjellë në tavolinën e një shishe uji më tepër se sa ishte porositur. Isufi, ish-shefi i qarkullimit në Vlorë, është i pari që e prek kamarierin, ndërsa Bino, një person me precedentë penalë, ka nisur më pas ta godasë disa herë.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Policia e Shteti, ku është njoftuar se Ardian Isufi është pezulluar nga detyra si oficer i Policisë Kufitare në Dibër. Në njoftimin e Policisë së Shtetit, thuhet se Isufi, teksa ishte jashtë shërbimit kur u përfshi një episodin e dhunës në një lokal në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë.

Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe një 53-vjeçar, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe një person tjetër. Aktualisht, Isufi ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë. 

10 MUAJ ME PARE

Kamarieri u dhunua nga oficeri për një shishe ujë, Berisha: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar ndaj të riut në shërbim

SKANDAL në Vlorë/ Dhunoi kamarierin, oficeri Ardian Isufi pezullohet
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Vlorë ku një kamarier u dhunua nga oficeri i Policisë Kufitare në Dibër, Ardian Isufi, pasi ka dërguar një shishe uji gabimisht në tavolinën e tij. 

Berisha shkruan në rrjetet sociale se dënon me forcën më të madhe këtë dhunë të shëmtuar ndaj të riut në shërbim. Ai ka publiuar dhe një mesazh të "qytetarit dixhital".

Në mesazh shkruhet se Isufi së bashku me Laert Bimon, një person me rekorde të rënda kriminale kanë dhunuar kamarierin për shkak se ai u dha një bidon me shumë me ujë. Sipas mesazhit, ngjarja ka ndodhur mes turistëve dhe klientëve. 

POSTIMI:

Akt dhune dhe krimi! Ish-shefi i Qarkullimit në Vlorë godet kamarierin 17 vjeçar për fajin e vetëm se ju solli një shishe uji tepër! Dënoj me forcën më të madhe këtë dhunë të shëmtuar ndaj të riut në shërbim. Shikoni videon dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Doktorr Nje super skandal ka ndodhur ne Vlore mbreme, eshte dhunuar kamarieri 17 vjecar per 1 shishe uje me teper qe coi ne tavoline. Ardian Isufi, ish shefi i qarkullimit Vlore se bashku me Laert Bimon, nje person me rekorde te renda krriminale kane dhunuar kamarierin per shkak se ai ju dha nje bidon me shume me uje. Ngjarja skandaloze e kryer nga njerez skandaloze dhe kriminele ka ndodhur mes turisteve dhe klienteve. Kjo ngjarje eshte nje kembane alarmi per te gjithe, ne momentin qe kur Krimi dhe uniforma e shtetit ndajne tavolinen bashke!

10 MUAJ ME PARE

Kamarieri u dhunua nga oficeri, Rama: Të përjashtohet pa kthim në radhët e policisë! Të dorëzohet në duart e drejtësisë

SKANDAL në Vlorë/ Dhunoi kamarierin, oficeri Ardian Isufi pezullohet
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Vlorë ku një kamarier u dhunua nga oficeri i Policisë Kufitare në Dibër, Ardian Isufi, pasi ka dërguar një shishe uji gabimisht në tavolinën e tij. Rama shkruan se pezullimi nga detyra i efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë, është vetëm masa e parë që duhet të pasohet nga përjashtimi i këtij individi pa kthim në radhët e policisë, si edhe nga dorëzimi i tij në duart e drejtësisë sapo të dalë nga spitali.

Kreu i qeverisë shton se në pakon e masave të reja të reformës së kontrollit të territorit, janë përshirë edhe rritje të peshës së përgjegjësisë para ligjit të të gjithë punonjësve të shtetit që operojnë në kontakt më komunitetet e me qytetarët, të cilëve nuk do t’u tolerohen shkeljet e asnjë natyre që cenojnë  komunitetin apo qytetarin, qoftë gjatë orëve të shërbimit qoftë jashtë orëve të shërbimit.

Ai ka theksuar se çdo punonjës i shtetit që zotëron një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo që shfrytëzon një hapësirë publike për të nxjerrë fitim, përveç ndëshkimeve të njëjta për të gjithë do të ndiqet penalisht dhe do përjashtohet nga detyra pa të drejtë kthimi në sektorin shtetëror për një numër të konsiderueshëm vitesh.

REAGIMI:

Pezullimi nga detyra i efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë, është vetëm masa e parë që duhet të pasohet nga përjashtimi i këtij individi pa kthim në radhët e policisë, si edhe nga dorëzimi i tij në duart e drejtësisë sapo të dalë nga spitali.

Ndërkohë në pakon e masave të reja të reformës së kontrollit të territorit, janë përshirë edhe rritje të peshës së përgjegjësisë para ligjit të të gjithë punonjësve të shtetit që operojnë në kontakt më komunitetet e me qytetarët, të cilëve nuk do t’u tolerohen shkeljet e asnjë natyre që cenojnë  komunitetin apo qytetarin, qoftë gjatë orëve të shërbimit qoftë jashtë orëve të shërbimit.

*Shembull: Çdo punonjës i shtetit që zotëron një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo që shfrytëzon një hapësirë publike për të nxjerrë fitim, përveç ndëshkimeve të njëjta për të gjithë do të ndiqet penalisht dhe do përjashtohet nga detyra pa të drejtë kthimi në sektorin shtetëror për një numër të konsiderueshëm vitesh.

SKANDAL në Vlorë/ Dhunoi kamarierin, oficeri Ardian Isufi pezullohet

10 MUAJ ME PARE

Bashkë me një tjetër dhunoi kamarierin në Vlorë se ngatërroi porosinë, pezullohet nga detyra oficeri i policisë, Ardian Isufi

SKANDAL në Vlorë/ Dhunoi kamarierin, oficeri Ardian Isufi pezullohet
foto nga incidenti

TIRANË- Oficeri i Policisë Kufitare në Dibër, Ardian Isufi, i cili ka qenë dhe ish-shef qarkullimi në Vlorë, është pezulluar nga detyra pasi dhunoi një kamarierin e një hoteli në qytetin bregdetar.  Në njoftimin e Policisë së Shtetit , thuhet se Isufi, teksa ishte jashtë shërbimit u përfshi një episodin e dhunës në një lokal në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë. 

Pasi kamarieri ka dërguar në tavolinë një shishe uji gabimisht, Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit në Vlorë bashkë me Leart Bino, një person me precedentë penalë, e kanë ndjekur të riun deri ta banaku dhe më pas e kanë goditur. 

Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe një 53-vjeçar, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe një person tjetër. Aktualisht, Isufi ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Reagim i Policisë së Shtetit

Pezullohet nga detyra një oficer policie i përfshirë në një konflikt fizik jashtë shërbimit, në qytetin e Vlorës

Pas përfshirjes jashtë orarit të shërbimit në një konflikt fizik, në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave, të oficerit të Policisë Kufitare Dibër.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur ndaj Nënkomisar A. I., me detyrë Oficer Policie në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, procedurën disiplinore të rëndë, bazuar në Ligjin nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, që parashikon masa për:

-raste të sjelljeve që diskreditojnë imazhin dhe dëmtojnë besimin e publikut tek Policia e Shtetit, të kryera jashtë ushtrimit të detyrës;

-kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionit apo shërbimit policor në tërësi.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se Nënkomisar A. I., jashtë shërbimit dhe në shoqërinë e shtetasit L. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, është konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasin A. B., 18 vjeç. Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe shtetasit V. B., 53 vjeç, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe E. M.

Aktualisht, Nënkomisar A. I. ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë.

Për këtë rast vijojnë veprimet procedurale nga oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur të reagojë me vendosmëri ndaj çdo rasti që cenon besimin e qytetarëve. Ajo fton qytetarët të denoncojnë çdo veprim të paligjshëm apo sjellje të papërshtatshme nga punonjësit e saj, duke garantuar trajtim të paanshëm dhe konform ligjit.

10 MUAJ ME PARE

"Njëri më qëlloi me shpullë dhe dy herë me grusht", zbardhet dëshmia e kamarierit që u dhunua në Vlorë nga ish-shefi i qarkullimit dhe një tjetër person

SKANDAL në Vlorë/ Dhunoi kamarierin, oficeri Ardian Isufi pezullohet

VLORË- I riu që punonte si kamarier në një hotel në Vlorë dhe që u dhunua nga dy persona ka folur për mediat lidhur me ngjarjen. Ai ka treguar se u dhunua për shkak se një shishe uji ishte dërguar gabimisht në tavolinën e tyre. 

Pasi ju ka thënë që mos të ofendojnë se porosia ishte ngatërruar, Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit në Vlorë dhe Leart Bino, një person me të kaluar kriminale, e kanë ndjekur kamarierin deri te banaku dhe e kanë goditur. 

“Erdhën dy zotërinj dhe u ulën në tavolinë. Porosinë e mori dikush tjetër, unë vetëm e shpërndava. Porosia ishte një ujë e madhe, një e vogël dhe një makiato. Kur ua çova, njëri prej tyre më tha: ‘Vetëm një ujë sill, se ai tjetri është rrotë k…’. I thashë që s’ka problem, e heq ujin, por s’ka nevojë të shash, se ka ndodhur pa dashjeVijnë të dy burrat nga 40 vjeç e sipër më ndoqën deri në banak. I thashë ‘të lutem mos më kap me dorë’. Ishte dhe menaxheri aty. Njëri më qëlloi me shpullë dhe dy herë me grusht, në fytyrë dhe qafë. Më hodhi syzet. Mirë që nuk mi theu. Sapo i kam mbushur 18 vjeç”, ka rrëfyer i riu.

Ngjarja ka shqetësuar klientët e pranishëm, pjesën tjetër të stafit përfshirë edhe turistë të huaj, të cilët janë larguar të tmerruar nga skena e paprecedentë e dhunës.

10 MUAJ ME PARE

VIDEO/ "Ke sjellë një shishe ujë tepër", ish-shefi i qarkullimit në Vlorë dhe një person me të kaluar kriminale dhunojnë kamarierin e një hoteli

SKANDAL në Vlorë/ Dhunoi kamarierin, oficeri Ardian Isufi pezullohet
pamje nga incidenti

VLORË- Një episod dhune i paprecedentë është regjistruar në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës në Vlorë. Një kamarier është dhunuar nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një person tjetër që rezulton me të kaluar kriminale.

Siç shihet në video, këta dy persona kanë nisur t'i kërkojnë llogari kamarierit, pse kishte sjellë në tavolinën e një shishe uji më tepër se sa ishte porositur.

Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit në Vlorë, është i pari që e prek kamarierin, ndërsa Leart Bino, një person me precedentë penalë, ka nisur ta godasë disa herë.

Ngjarja ka shqetësuar klientët e pranishëm, pjesën tjetër të stafit përfshirë edhe turistë të huaj, të cilët janë larguar të tmerruar nga skena e paprecedentë e dhunës.

ardian isufi leart bino vlore

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi