LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dialogu/ Vuçiç i prerë për asociacionin: Të formohet ose s’ka dialog. Kurti: T'i përmbahemi propozimit, e jo interesit të njërës palë

• 27 shkurti po afron. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohen në Bruksel. • Së fundi, ishte i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Llajçak, ai që mund të ketë forcuar edhe më shumë zërat që e potencojnë rëndësinë e këtij takimi. • Ndërsa Joseph Borrell informoi dhe sekretarin amerikan të DASH, Anthony Blinken për dialogun. • Kurti tha sot se duhet që palët t'i përmbahen propozimit evropian, e jo interesit të njërës palë, ndërsa Vuçiç, u shpreh i prerë për asociacionin duke u shprehur se ose do duhet të formohet ose s’ka dialog. • Mediat e Kosovës kanë shkruar se kushti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të mos jetë njëetnik dhe ta ndryshojë emrin, në mënyrë që të merret në konsideratë formimi eventual i tij, paraqet ide për ndryshimin e Marrëveshjes së Brukselit.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Lajçak paralajmëron: Nuk duam ta detyrojmë Kosovën që të pranojë diçka kundër ligjeve të saj

Dialogu/ Vuçiç i prerë për asociacionin: Të
Lajçal

BRUKSEL- I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, deklaroi se pret që Kosova dhe Serbia të pranojnë planin e zbatimit të propozimin evropian për normalizimin e raporteve gjatë rundit të ri të dialogut që do të zhvillohet më 27 shkurt në Bruksel.

“Plani, që besoj se do të pranohet të hënën, do të jetë i detyrueshëm për të dyja palët. Nuk është një marrëveshje e përkohshme. Pas kësaj do të vazhdojë procesi i normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve, që duhet të përfundojë me nënshkrimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përpara se Kosova dhe Serbia të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, tha Lajçak në një intervistë për Tanjug.

Ai tha se në rundin e ri të dialogut të Brukselit do të diskutohet për afatet e zbatimit të propozimit evropian.

“Gjithçka për të cilën biem dakord nën ndërmjetësimin tim, nuk ka vetëm pjesën politike, por edhe atë që flet qartë se kush është përgjegjës për çfarë, në çfarë afati, kështu që kjo është edhe pjesë e propozimit tonë që do ta diskutojmë të hënën. Pra, plani i zbatimit. Do të kemi të definuar konkretisht se çfarë dhe në cilat afate duhet të bëhet dhe BE-ja do të luajë një rol qendror në monitorimin e përmbushjes së detyrimeve”, theksoi Lajçak.

Vitin e kaluar, Kosovës dhe Serbisë u është dorëzuar propozimi evropian për normalizim, apo siç njihej edhe si propozimi franko-gjerman. Kosova dhe Serbia kanë deklaruar se e pranojnë këtë propozim, teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se propozimi i Bashkimit Evropian është një bazë e mirë për negociata.

Propozimi evropian nuk është bërë publik. Megjithatë, Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në një draft, në të cilin nuk përmendet në mënyrë specifike njohja reciproke, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektimi i integritetit territorial, paprekshmëria e kufijve, njohja e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së që nga viti 2011. Kosova insiston që në një marrëveshje përfundimtare të përfshihet edhe njohja reciproke. Por, Serbia – që ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës është vijë e kuqe për të – kërkon një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

Marrë nga REL

3 VITE ME PARE

Kurti: Propozimi evropian do të sigurojë njohjen "de facto" nga Serbia

Dialogu/ Vuçiç i prerë për asociacionin: Të
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të enjten se aleatët perëndimorë përmes propozimit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë po synojnë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar dhe njohjen në realitet të saj nga Beogradi. Ai i bëri këto komente në Parlamentin e Kosovës pas kërkesave të opozitës për të sqaruar pozicionin e qeverisë para takimit të së hënës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian thanë se në takimin e 27 shkurtit pritet të diskutohet për propozimin evropian që u bë i njohur si nisma franko-gjermane, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Kryeministri Kurti tha se propozimi evropian nuk është produkt i negocimit por ka të bëjë me historinë prej më shumë se një dekade të dialogut të zhvilluar në Bruksel.

“Dhe nuk është as produkt i përfshirjes së kërkesave negociuese të palëve, nuk është që unë kam kërkuar diçka e është në atë propozim ose pala tjetër. Aleatët e Republikës së Kosovës e kanë dizajnuar pra si një pako që do të avancojë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar dhe i cili përmban njohjen 'de fakto' e gjithë kjo e bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara, e cila përbën një Kushtetutë të sistemit ndërkombëtarë pas Luftës së Dytë Botërore për marrëdhëniet ndërmjet shteteve të pavarura”, tha kryeministri Kurti.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti kritikoi kryeministrin për siç tha paqartësitë e tij lidhur me pozicionin që do të mbajë në takimin e së hënës në Bruksel.

“A insiston kryeministri vetëm për marrëveshje për njohje reciproke apo është i gatshëm t’i përpijë sharjet edhe kritikat ndaj oponentëve politikë që sot janë në opozitë dhe ta pranoj marrëveshjen pa njohje duke lënë problemin të hapur për qeverinë e ardhshme”, tha ai.

Zoti Hoti kërkoi debat parlamentar para dialogut dhe miratimin e një rezolute për siç tha formalizimin e qëndrimeve nga ana e kryeministrit.

Ndërsa, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i bëri thirrje qeverisë që të përmbyllë marrëveshjen me Serbinë, që sipas tij do të mundësonte largimin e agjendës ruse në Ballkan.

“I vetmi vend në botë besoj që nuk i gëzohet arritjes së marrëveshjes është Rusia. Rusia nuk ka asnjë interes që të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi përkundrazi ata kanë dëshirë që kjo me mbetë çështje e hapur dhe potencial çdo here qoftë për çrregullime apo destabilizim qoftë për një debat të vazhdueshëm politik rreth Kosovës apo stories së Kosovës. Si mundet me vepru Kosova? Po, mundet të hënën me e mbyllë marrëveshjen pra me e mbyll dhe jo vetëm me dhënë sinjale pozitive por me e mbyllë”, tha zoti Haradinaj.

Pergjatë debatit në parlament deputetët shtruan edhe çështjen e statusit të Kishës Ortodokse serbe në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti tha sot se propozimi përmban një pikë mbi këtë çështje që nuk nënkupton negociim mbi statusin e saj e as diskutim mbi të drejtat e veçanta.

“Më lejoni të ju kujtoj se statusi që Manastiret e Kishës Ortodokse Serbe kanë aktualisht në sistemin kushtetues të Kosovës është produkt i negociatave të Vjenës edhe propozimit të ish presidentit Ahtisari dhe një standard i tillë është përfshirë në Kushtetutën e Kosovës pavarësisht në atë kohë me kundërshtimin tim dhe subjektit politik që udhëheq. Një element të tillë të Kushtetutës tonë tashmë unë nuk mund ta ndryshojë. Pra e kam trashëguar andaj i takon një analize politiko-historike të përcaktojë se kush janë faktorët që ajo ka rezultuar të jetë e tillë”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se nuk do të pranojë asnjëherë që të përfshihet në marrëveshje diçka e veçantë apo privilegjuese rreth Kishës Ortodokse Serbe. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë tashmë e kanë pranuar në parim propozimin evropian i cili nuk parasheh njohjen e ndërsjellë ndërmjet të dyja vendeve por zotimin e palëve se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.

Por çështje e diskutueshme mbetet zbatimi i marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe. Beogradi kërkon që para se të flitet për propozimin evropian të zbatohet kjo marrëveshje ndërsa Prishtina ka hezituar ta zbatojë atë nga frika se Asociacioni mund të shndërrohet në një shtet brenda shtetit, ngjashëm me Republikën Serbe në Bosnje, megjithëse Shtetet e Bashkuara e kanë siguruar atë se kjo nuk do të ndodhë.

Marrë nga VOA

3 VITE ME PARE

Borrell takohet me Guetrres, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Dialogu/ Vuçiç i prerë për asociacionin: Të
Josep Borrell dhe Antonio Guterres

SHBA- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres me të cilin kanë diskutuar edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Këtë e kanë konfirmuar nga Bashkimi Evropian, duke thënë se Borell dhe Guterres kanë folur edhe për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Çështjet tjera të trajtuara gjatë bisedës ishin normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Procesi i Paqes në Lindjen e Mesme, Etiopia dhe Saheli”, thuhet nga zyra për media e BE-së.

Takimi ka ndodhur më 22 shkurt kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së filloi debatin e saj për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën, që përkon me shënimin e një viti që kur Rusia filloi luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës.

3 VITE ME PARE

Lajçak: Kurti dhe Vuçiç duhet ta pranojnë zyrtarisht planin franko-gjerman

Dialogu/ Vuçiç i prerë për asociacionin: Të
Miroslav Lajçak

KOSOVË- Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka thënë sot se takimi i 27 shkurtit që do të mbahet në Bruksel është tepër i rëndësishëm dhe se hapat e ardhshëm dhe pranimi i propozimit të BE-së varet edhe nga qëndrimet që do të mbajnë palët.

Diplomati sllovak ka thënë se qysh në shtator kanë folur me Kurtin dhe Vuçiqin për propozimin dhe se të dy, njëri në muajin janar dhe tjetri në muajin shkurt kanë thënë se e pranojnë propozimin. Megjithatë Lajcak thotë se ka ardhur koha që ata të pranojnë edhe zyrtarisht dhe publikisht propozimin e më pas të diskutohet për implementimin e tij.

Tani ka ardhur koha që ata të pranojnë zyrtarisht dhe publikisht propozimin dhe pastaj të diskutojnë zbatimin e tij,” ka thënë Lajçak për Tanjug.

Siç shtoi ai, është e rëndësishme që palët ta pranojnë zyrtarisht dhe publikisht dhe të diskutohen detaje të tjera. Lajçak thekson se nëse të dyja palët e refuzojnë propozimin, kjo do të dërgonte një sinjal negativ se nuk janë të gatshëm të normalizojnë marrëdhëniet dhe të shkojnë në rrugën evropiane.

3 VITE ME PARE

Tre ditë para takimit në Bruksel/ Vuçiç i prerë: Ose të formohet Asociacioni, ose faleminderit…kaq ishte

Dialogu/ Vuçiç i prerë për asociacionin: Të
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se lista e detyrimeve të pazbatuara nga Marrëveshja e Brukselit, e cila u përmend nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në thelb ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ata do të ​​thonë se çështja e energjisë nuk ka mbaruar. Tani problemi është a do të japin licencë, dhe pastaj a do të heqin licencën për të drejtat e shpërndarjes… Por të gjithë e dinë që thelbi është Asociacioni. Pra – ose do t’i qasen problemit të zgjidhjes së Asociacionit, ose: faleminderit, kaq ishte”, ka deklaruar Vuçiç, para takimit në nivel të lartë në Bruksel i cili do të mbahet më 27 shkurt.

Vuçiç gjithashtu ka thënë se situata për Serbinë nuk është e thjeshtë, por se duhet të ruhet paqja dhe të jetë gati për kompromise.

“Sigurisht që situata jonë nuk është e thjeshtë, sigurisht që e gjithë kjo është një performancë në të cilën presioni është në fund të fundit mbi ne, por nuk është kjo hera e parë as në histori, as në 10, 11 vjetët e fundit. Sa i përket presioneve politike ndaj Serbisë, ne duhet të ruajmë paqen, duhet të jemi të gatshëm për kompromise, por edhe të mos ia japim Serbinë askujt”, ka pretenduar ai.

I pyetur për bazat e policisë së Kosovës që janë ndërtuar në veri të Kosovës, Vuçiq ka thënë për këtë temë ka biseduar me njerëzit e KFOR-it, Lajçakun dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, si dhe me të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë me të cilët ka pasur takime. I pyetur nëse do të nënshkruhet diçka në takimin me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti më 27 shkurt në Bruksel dhe nëse Serbia do t’i përmbahet “vijave të kuqe”, Vuçiç ka pretenduar se Serbia do t’i përmbahet asaj që u tha në parlamentin serb në fillim të shkurtit, në seancën e posaçme për Kosovën.

3 VITE ME PARE

'Do përdorë politikën e karotës dhe shkopit'/ Politologu amerikan: Biden do ta detyrojë Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës

Dialogu/ Vuçiç i prerë për asociacionin: Të
Ivan Eland

KOSOVË- Drejtori i Qendrës për Paqe dhe Liri në Institutin e Pavarur të Uashingtonit, Ivan Eland, ka deklaruar se administrata e presidentit të SHBA, Joseph Biden, do të përdorë politikën e “karotës dhe shkopit” që, Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, raporton Euronews Serbia.

I pyetur nga gazeta serbe “Politika” nëse administrata e Biden-it mund të formulojë një zgjidhje që do të kënaqte edhe Beogradin edhe Prishtinën, Eland ka deklaruar se administrata e Bidenit është shumë më tradicionale në mbështetjen e saj për NATO-n sesa administrata e ish-presidentit Donald Trump, dhe si rrjedhojë, nuk ka gjasa që Biden t’i zbehë rezultatet e fitores së Aleancës në luftën kundër Serbisë në vitin 1999, transmeton Paparaci.

Administrata e Bidenit do të përdorë politikën “karota dhe shkopi” për të detyruar Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës. Me fjalë të tjera, që të dyja palët të respektojnë kufijtë dhe simbolet shtetërore dhe që Serbia të mos lobojë më që Kosova të mbetet jashtë organizatave ndërkombëtare, por që formalisht nuk do ta njohë Kosovën si shtet”, ka thënë Eland.

Ai ka pretenduar se Kosova tashmë është pajtuar për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pa kompetenca shtetërore, por vetëm pasi Beogradi të njohë pavarësinë e Kosovës.

3 VITE ME PARE

Haradinaj në Kuvend: Kosova të hënën mund ta mbyll marrëveshjen me Serbinë

Dialogu/ Vuçiç i prerë për asociacionin: Të
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot në Kuvend se Kosova të hënën, më 27 shkurt mund ta mbyll marrëveshjen me Serbinë, pasi sipas tij, i vetmi vend që nuk i gëzohet arritjes së marrëveshjes është Rusia. Haradinaj më herët u shpreh se Kosova me pranimin e propozimit evropian ec përpara në planin e sigurisë, Partneritetit për Paqe dhe NATO.

I vetmi vend që nuk i gëzohet arritjes së marrëveshjes është Rusia…, që nuk ka interes të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi dhe kjo çështje të mbetet e hapur e potencial për destabilizim ose për debat të vazhdueshëm politik…”, tha kryetari i AAK-së.

Ai sot deklaroi se Kosova mund të mbyllë të hënën marrëveshjen e jo vetëm të jap sinjale pozitive.

Pos në aspektin e sigurisë e mbrojtjes, Kosova mundet menjëherë me e shtu edhe një komponent kësaj marrëveshjeje, aspektin financiar e ekonomik”, tha Haradinaj, duke shtuar se rrjedhjet buxhetore për veriun janë duke u rritur.

Sipas tij është moment i mirë që Kurti e Qeveria të kërkojë ndihmë financiare, investime edhe përkrahje ekonomike për ta zbatuar më tutje jo vetëm rendin e ligjin në veri, por edhe zhvillimin ekonomik atje.

asociacioni i komunave serbe në kosovë albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës