LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Digjet fabrika e sfungjerëve në Tiranë, asfiksohen dy punonjës e dërgohen në spital

• Zjarr në Tiranë. Fabrika e sfungjerëve përfshihet nga flakët. Si pasojë e zjarrit është asfiksuar një punonjës. Ai ndodhej në fund të fabrikës në Misto Mame dhe nuk mundi të dilte në kohë. • Punonjësi është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Dëmet material si pasojë e flakëve janë gjithashtu të shumta. • Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po luftojnë me flakët që janë përhapur duke rrezikuar banesa e biznese përreth. • Shkaku për rënien e zjarrit mësohet se ka qenë aksidental gjatë procesit të prodhimit të sfungjerëve.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Zjarri në fabrikën e sfugjerëve, Policia: Asfiksohen dy persona, janë jashtë rrezikut për jetën

Digjet fabrika e sfungjerëve në Tiranë, asfiksohen dy

TIRANË- Dy persona janë asfiksuar nga zjarri i cili nisi ditën e sotme në fabrikën e sfungjerit në kryeqytet. Policia informon se tymi i shkaktuar nga zjarri kanë mbetur të asfiksuar dy persona, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Tashmë ka nisur puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të informacionit për zjarrin e rënë në një magazinë me materiale sfungjeri, në "Misto Mame", ju bëjmë me dije se pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse u bë e mundur fikja e zjarrit. Nga tymi i shkaktuar nga zjarri kanë mbetur të asfiksuar 2 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

3 VITE ME PARE

Zjarri në fabrikë/ Shefi i zjarrfikësve: Flakët u shuan, u nisën mjetet nga 3 stacione

Digjet fabrika e sfungjerëve në Tiranë, asfiksohen dy
Zjarri

TIRANË- Shefi i parandalimit të zjarrit Arjan Ahmetaj bëri të ditur për mediat se dy janë personat që u asfiksuan nga zjarri që nisi në fabrikën e sfungjerit në Tiranë. Për 'News24' Ahmetaj tha se falë masave mbrojtëse të vetë fabrikës dhe ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve nga tre stacione në Tiranë, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua.

“Janë nisur mjetet nga 3 stacionet. Nga punonjësit është ndërhyrë me fikëset e zjarrit që në momentet e para. Pastaj kanë ardhur shërbimet e specializuara dhe brenda pak minutash e kanë neutralizuar zjarrin. Kjo është një fabrikë e prodhimit të sfungjerit, e cila është kontrolluar dhe para 10 ditësh. Subjekti i ka masat e mbrojtjes dhe shpëtimit, falë tyre, zjarri është izoluar dhe shuar në një kohë të shkurtër. Kanë qenë dy punonjës të asfiksuar, që janë transportuar në spital dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut. Do vazhdojmë hetimin për të zbuluar shkaqet e zjarrit”, tha Ahmetaj.

3 VITE ME PARE

VD-Zjarri në Kombinat, asfiksohet një person, niset me urgjencë në spital

Digjet fabrika e sfungjerëve në Tiranë, asfiksohen dy
Zjarr në fabrikë

TIRANË- Një person është asfiksuar nga zjarri që u aktivizua në fabrikën e sfungjerëv në Kombinat. Mësohet se personi në fjalë është dërguar me urgjencë në spital. Ai është një punëtor i frabrikës, por nuk i dihet ende identiteti. Gjithashtu, nuk bëhen me dije detaje nga gjendja e tij shëndetësore pas asfiksimit.

Zjarri u aktivizua këtë mesditë. Tymi i madh mbuloi të gjithë zonën e Misto Mames dhe Dosja.al solli pamje nga vendi i ngjarjes. Zjarrfikësit ndodhen në fabrikë e po luftojnë me flakët, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. 

3 VITE ME PARE

Zjarri në fabrikën e sfungjerëve, policia del me njoftim zyrtar: Ka dëme materiale

Digjet fabrika e sfungjerëve në Tiranë, asfiksohen dy
Zjarri në fabrikën e sfungjerëve

TIRANË- Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me zjarrin që ka përfshirë fabrikën e sfungjerëve në Misto Mame. Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se zjarri ka shkaktuar dëme materiale, por nuk ka persona të lënduar. Zjarri është aktivizuar këtë mesditë, por shkaqet nuk dihen ende. 

Njoftimi i policisë:

Në datë 30.08.2022, në "Misto Mame", ka rënë zjarr në një magazinë me materiale sfungjeri dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

3 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Kombinati në flakë! Zjarri ra në fabrikën e sfungjerëve

Digjet fabrika e sfungjerëve në Tiranë, asfiksohen dy
Zjarr në fabrikën e sfungjerëve

TIRANË- Fabrika e sgungjerëve në Kombinat ka marrë flakë. Dosja.al mëson se pamjet që tregonin Kombinatin e mbuluar nga tymi vijnë nga fabrika e sfungjerëve në të cilën është aktivizuar një vatër zjarri. Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa shkaqet e aktivizimit të flakëve nuk dihen ende.

 

3 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Zjarr i madh në Selitë, tymi mbulon zonën

Digjet fabrika e sfungjerëve në Tiranë, asfiksohen dy
Zjarr në Selitë

TIRANË- Zjarr i madh është aktivizuar në Selitë. Mësohet se flakët janë aktivizuar këtë mesditë në periferi të Tiranës. Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur saktësisht, por Dosja.al ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se tymi i madh ka mbuluar zonën.

 

Nuk dihet se cila godinë është përfshirë nga flakët dhe deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Tiranës.

zjarr ne fabriken e sfungjereve

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën