LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Digjet qëllimisht "Benz"-i në Korçë/ Autori kapet nga kamerat, për pak merr flakë vetë, familjarët: S'kemi konflikte

•Digjet qëllimisht makina e Klodian Cacanit në Korçë. • Ngjarja ndodhi rreth orës 01:10, pranë vendit të quajtur “Ura e fajancës”. •Autori është kapur nga kamerat e sigurisë duke i vënë flakën mjetit të Cacanit. •Nga verifikimet e kryera, Cacani rezulton se nuk njihet si person me precedent penal. •Gjatë këqyrjes së kamerave të sigurisë është fiksuar autori që i vë zjarrin mjetit, duke i hedhur lëndë djegëse. •Ky person, ka marrë edhe dëmtime gjatë vendosjes së zjarrit. •Pavarësisht lëndimeve që pësoi, raportohet se ky person nuk është paraqitur të kërkojë ndihmë në asnjë prej spitaleve të zonës. •Familjarët tregojnë se janë tronditur nga ngjarja, duke hedhur poshtë se kanë konflikte. •Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Djalit i dogjën makinën gjatë natës, flet i ati: Jam njeri i punës, jo i drogës! Do e kenë bërë nga zilia

Digjet qëllimisht "Benz"-i në Korçë/ Autori
Demir Cacani

KORCË- Familja Cacani në Korçë mohon të ketë konflikte me njeri. Familja u zgjua e tmerruar në mes të natës pasi makina e tyre, e cila ishte parkuar para shtëpisë u dogj me benzinë dhe më pas autori u largua me vrap nga vendi i ngjarjes.

Babai i pronarit të mjetit, Klodianit, deklaron për mediat se nuk ka dyshime konkrete tek askush. Demir Cacani nuk e mohon faktin që djegia e makinës të jetë bërë për shkaqe zilie.

“Unë ishe duke fjetur. Në orën 01:10 dëgjova një shpërthim të vogël. U ngrita si i trembur. Kur dola në ballkon shikoj shpërthimin e madh. Dal dhe thërrita fëmijët. Dolën fëmijët në mënyrë të çrregullt se nuk dinim se çfarë të bënim. Njoftuam zjarrfikësen dhe erdhi dhe i falënderoj. Unë si kam bërë kujt keq. Konflikte jo, deri më sot jo. Unë jam njeri i punës, jo i kontrabandës, jo i drogës, jo i kumarit, duhanit dhe jo i rakisë. Tek ky dyqan kanë ngenë bukë kjo lagje. Nuk e di sa lekë kam falur. Çfarë kam pasur ua kam falur. Nga zilia.  Po të ishte ashtu, unë kam pasur dy makina dhe t’ia vinte më përpara zjarrin, po pse tani, që u bënë shtatë ose tetë? U bë kjo punë. Kjo është e gjitha”, tha ai.

3 VITE ME PARE

VIDEO- Pa maskë dhe me shishe benzine! Momenti kur i vihet flaka makinës, autori u dogj edhe vetë

Digjet qëllimisht "Benz"-i në Korçë/ Autori
Digjet makina

KORÇË- Publikohen pamjet nga zjarrëvënia e mjetit “Benz” në pronësi të Klodian Cacanit në Korçë. 

Nga pamjet filmike të siguruara nga 'Syri' shihet një person që i vë zjarrin mjetit, duke i hedhur lëndë djegëse, ndërsa mësohet se ka marrë dëmtime gjatë vendosjes së zjarrit. Ai shihet pa maskë dhe me një shishe benzinë në dorë.

Deri më tani autori nuk është identifikuar dhe nuk është paraqitur për ndihmë në asnjë spital të juglindjes./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Shkrumbohet nga flakët makina e parkuar në Korçë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Digjet qëllimisht "Benz"-i në Korçë/ Autori
Foto ilustruese

KORÇË- Një makinë është shkrumbuar gjatë natës së kaluar në vendin e quajtur “Ura e fajancës”. Pronari i mjetit është shtetasi Klodian Cacani, i cili nga verifikimet e kryera, rezulton se nuk njihet si person me precedent penal.

“Më datë 06.04.2023, rreth orës 01:10, pranë vendit të quajtur “Ura e fajancës”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. C., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë këqyrjes së kamerave të sigurisë, është fiksuar një person që i vë zjarrin mjetit, duke i hedhur lëndë djegëse. Autori i dyshuar ka marrë dëmtime gjatë vendosjes së zjarrit. Pavarësisht lëndimeve që pësoi, raportohet se ky person nuk është paraqitur të kërkojë ndihmë në asnjë prej spitaleve të zonës

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit./Dosja.al

digjet makina ne korce korce klodian cacani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet