LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dimër në pranverë! Dëbora zbardh Librazhdin dhe Dibrën, bllokohet Rruga e Arbrit, anulohen lundrimet

Shqipëria do të përfshihet nga një mot me reshje të dendura shiu, shtrëngata dhe erë të fortë. Gjithçka do të nisë që në orët e para të mëngjesit. Vendi do të përfshihet nga vranësirat e shumta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu si fillim në zonat veriore. Zonat malore të Librazhdit janë zbardhur këtë mëngjes nga dëbora. Më konkretisht zona e Stebleves në Librazhd është përfshirë nga reshjet e dëborës. Deri më tani nuk raportohen problematika. Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonat malore të qarkut Dibrër kanë rënë reshje dëbore dhe për këtë shkak, aksi i rrugës së Arbrit, bypass- Qafë Murrizë, është bllokuar përkohësisht. Të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, duhet të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz. Gjithashtu është anuluar lundrimi detar që ishte planifikuar të bëhej gjatë ditës së sotme për linjën Vlorë Brindisi. Mot i keq ka pezulluar dhe lundrimin për mjetet e vogla dhe peshkarexhat.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Borë në pranverë? Ndryshon moti në fundjavë, e shtuna dhe e diela me reshje shiu dhe rebeshe

Dimër në pranverë! Dëbora zbardh Librazhdin dhe Dibrën,
Moti

TIRANË- Jemi zyrtarisht në pranverë, por dimri nuk po largohet. Kjo fundjavë do të jetë e freskët, sipas Metoalb, ku do të ketë kthjellime, vranësira dhe reshje. Sinoptikantja Lajda Porja deklaroi sot se e shtuna do të ketë edhe kthjellime me vranësira dhe reshje ndërsa e diela do të ketë edhe rebeshe.

"Më e keqja ka kaluar, pritet të kemi përmirësim të dukshëm, do kemi vranësira në pjesën e dytë të ditës, pas orës 3 do të ketë reshje të pakta. Fundjava është e paqëndrueshme. E shtuna do të ketë edhe kthjellime me vranësira dhe reshje. E diela do të ketë reshje dhe vranësira, nuk do të mungojë as rebeshet. Festat janë me mot të paqëndrueshëm, nuk do bëhet nami siç patëm mëngjesin e sotëm, nga temperaturat nga 24 gradë gjatë javës së kaluar, këtë javë nuk do të jenë më shumë se 18-19 gradë. Kjo pranverë është shumë e ngjashme me pranverën normale, duket jo shumë normale pasi gjatë dy dekadave të fundit nga ditë të ftohta dimri në ditë shumë të ngrohta, nuk do të mungojë edhe në maj ditë të freskëta apo reshje. Moti do të jetë më i qëndrueshëm më 22- 23 prill. Kjo është shumë normale me pranverën që kanë përjetuar prindërit tanë"- tha Porja.

3 VITE ME PARE

Dëbora bllokon Rrugën e Arbrit, policia apelon: Ndiqni aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz

Dimër në pranverë! Dëbora zbardh Librazhdin dhe Dibrën,
Dibër

DIBËR- Rruga e Arbrit është bllokuar për shkak të resjeve të dëborës. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se të gjithë drejtuesit e mjeteve që duan të  lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Njoftimi i policisë Dibër:

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonat malore të qarkut Dibrër kanë rënë reshje dëbore dhe për këtë shkak, aksi i rrugës së Arbrit , bypass- Qafë Murrizë, është bllokuar përkohësisht dhe subjekti kontraktor po punojn për pastrimin dhe hapjen e saj. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz. Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.

3 VITE ME PARE

Anulohet lundrimi për linjën Vlorë-Brindisi, dallgëzimi në det shkon deri në 7 ballë, pezullohet lundrimi dhe për peshkarexhat

Dimër në pranverë! Dëbora zbardh Librazhdin dhe Dibrën,
Deti

VLORË- Është anuluar lundrimi detar që ishte planifikuar të bëhej gjatë ditës së sotme për linjën Vlorë Brindisi. Shkak janë bërë ndryshimet e papritura të motit. Era e fortë që ka përfshirë gjirin e Vlorës dhe dallgëzimit në det që shkon në 6-7 ballë nuk e ka lejuar tragetin të dalë në det të hapur.

Gjithashtu është pezulluar dhe lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe peshkarexhat. Sipas informacioneve kapitaneria do qëndrojë i pezulluar deri në një njoftim të dytë.

3 VITE ME PARE

Dëborë në pranverë! Zbardhen zonat malore në Librazhd

Dimër në pranverë! Dëbora zbardh Librazhdin dhe Dibrën,
Librazhd

LIBRAZHD- Dëborë në pranverë! Zonat malore të Librazhdit janë zbardhur këtë mëngjes nga dëbora. Më konkretisht zona e Stebleves në Librazhd është përfshirë nga reshjet e dëborës. Deri më tani nuk raportohen problematika.

Sot Shqipëria është përfshirë nga një mot me reshje të dendura shiu, shtrëngata dhe erë të fortë. Vendi u përfshi që në mëngjes nga vranësirat e shumta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu si fillim në zonat veriore.

Deri në orët e mesditës, i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut, ku herë pas here pritet të jenë dhe në formë rrebeshi në zona të izoluara.

3 VITE ME PARE

FOTOT- Shiu bllokon rrugët në Durrës, përlasen tre makina pranë urës së Dajlanit

Dimër në pranverë! Dëbora zbardh Librazhdin dhe Dibrën,
Aksidenti

DURRËS- Tre makina janë përplasur këtë mëngjes në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Urës së Dajlanit në Durrës.

Shkak mësohet se është bërë moti i keq dhe lagështira në rrugë. Kjo gjë ka bërë që mjetet të rrëshqasin dhe të përplasen me njëra-tjetrën. Pasojat kanë qenë vetëm material, asnjë person nuk është lënduar nga aksidenti në fjalë.

3 VITE ME PARE

HARTA LIVE/ Rrebeshe shiu e shtrëngata, sot mos dilni pa çadër nga shtëpia! Bien dhe temperaturat

Dimër në pranverë! Dëbora zbardh Librazhdin dhe Dibrën,
Moti i keq

TIRANË- Shqipëria do të përfshihet nga një mot me reshje të dendura shiu, shtrëngata dhe erë të fortë. Gjithçka do të nisë që në orët e para të mëngjesit. Vendi do të përfshihet nga vranësirat e shumta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu si fillim në zonat veriore.

Deri në orët e mesditës, i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut, ku herë pas here pritet të jenë dhe në formë rrebeshi në zona të izoluara.

Pasditja do të sjellë përmirësim të përkohshëm të motit, por orët e mbrëmjes do të theksojnë vranësirat dhe reshjet në territor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë, duke u luhatur nga 4°C deri në 20°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

moti 14 prill 2023

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën