LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Diplomatë amerikanë dhe evropianë në Kosovë, Lajçak: Takimi me Kurtin nuk ishte i lehtë

• Të dërguarit e posaçëm të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak së bashku me këshilltarët e presidentit francez Emannuel Macron, të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni vizituar sot Kosovën. • Qëllimi ishte takimi me liderët e vendeve dhe nxitja e dialogut ndërmjet palëve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre përmes nismës franko-gjermane.  • Takimi i diplomatëve të huaj me kryeminitrin Albin Kurti ka zgjatur mbi dy orë dhe tema kryesore ishte raporyti me Serbinë, por gjithashtu u diskutuan edhe në lidhje me situatën e përmbytjeve në Kosovë, pas motit të keq. • Pas përfundimit të takimit me Kurtin, Miroslav Lajçak ka deklaruar se ata kanë pritur më shumë mirëkuptin nga ana e tij për propozimin e BE-së.  • Në përfundim të vizitës në Kosovë, diplomatët do të nisen drejt Serbisë për tu takuar me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç. • Propozimi synon të sigurojë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të deritashme të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. • Kosova po përballet me presion ndërkombëtar që të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. • Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit Derek Chollet e kërkoi urgjentisht këtë gjë gjatë një vizite në rajon javën e kaluar. Ai tha se Asociacioni duhet të themelohet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe ai është një detyrim ligjor. • Serbia kërkon që ky mekanizëm të krijohet sipas marrëveshjes së arritur në vitin 2015, që parasheh përgjegjësi të gjera në disa fusha, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte gjetur shkelje të shumta në marrëveshje dhe sipas opinionit të saj, asociacioni mund të krijohet vetëm sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. • Për gati 12 vjet Kosova dhe Serbia janë përfshirë në bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe kanë nënshkruar mbi 30 marrëveshje, por sfidë mbetet zbatimi i tyre që ka çuar shpesh edhe në tensione të larta si ato të vitit që lamë pas.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Pas Kosovës diplomatët nisen drejt Serbisë, takohen me Vuçiç

Diplomatë amerikanë dhe evropianë në Kosovë,
takimi i vucic me diplomatet

SERBI- Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështjeve të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këshilltarë për politikën e jashtme dhe të sigurisë të Presidentit të Republikës së Francës dhe kancelarit të Republikës Federale të Gjermanisë, Emanuel Bono dhe Jens Plettner dhe këshilltarit diplomatik të Kryeministrit të Republikës së Italisë, Francesco Tala.

Ata kanë ardhur në Beograd nga Prishtina, ku më herët gjatë ditës së sotme kanë biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Katërshes së madhe iu bashkua edhe Francesco Talo, këshilltari politik i kryeministrit italian Georgia Meloni. Arsyet e hyrjes së Italisë në rrethin e vendeve që do të përcaktojnë dhe kontrollojnë hapat e mëtejshëm në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

3 VITE ME PARE

Kurti ‘profilizohet’ si adresa kryesore e bisedimeve, pesëshja s’e takoi sot Presidenten Vjosa Osmani

Diplomatë amerikanë dhe evropianë në Kosovë,
Vjosa Osmani

KOSOVË- Ndonëse vizitën e top diplomatëve në Kosovë e kishte paralajmëruar vetë Presidentja Vjosa Osmani, sot nuk pati takim mes saj dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë që erdhën në Prishtinë.  Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i dërguar special i Gjermanise, Jens Plötner, i dërguar special i Francës, Emmanuel Bonne, i dërguari special i Italisë, Francesco Maria Talò  dhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, qëndruan në Prishtinë sot paradite.

Ajo që quhet “top 5-she” e diplomatëve erdhën në Kosovë për diskutim me Kryeministrin Albin Kurti. Nga Brukseli ishte njoftuar se pas takimit me Kurtin, diplomatët do ta takojnë Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Diplomatët tashmë ndodhen në Beograd, ku janë paraparë prononcime për gazetarë diku rreth orës 17:00.

Lajçaku do ta vizitojë Kosovën e Serbinë këtë të premte. Në Prishtinë do të takohet me kryeministrin Albin Kurti e në Beograd me presidentin Aleksandar Vuçiq, ku do të diskutohen hapat e ardhshëm në normalizimin të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Në këtë vizitë emisari Lajçak do të përcillet nga këshilltarët për politikë të jashtme të presidentit të Francës, kancelarit të Gjermanisë dhe kryeministrit të Italisë, si dhe nga zv. sekretari amerikan Gabriel Escobar”, ka thënë gjatë javës që shkoi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Pra, në agjendën e këtij formacioni diplomatik nuk ishte një takim me Presidenten Osmani, e cila një muaj më parë ka njoftuar për vizitën e sotme të Lajcakut me kolegë. 

“Po besoj që në pjesën e parë të janarit do të vinë në Kosovë. Besoj që në atë takim do t’iu bashkohet edhe emisari i ShBA-së”, kishte thënë Osmani.

Presidentja thoshte se vizita e tyre do të bëhej me qëllim të intensifikimit të dialogut me Serbinë për një marrëveshje normalizimi. Edhe pse, zakonisht diplomatët e huaj ndalën edhe në zyrë të Osmanit për takim, tanimë duket se çështja e marrëveshjes së madhe është kanalizuar vetëm në Kryeministri dhe për raportet me Serbinë si duket bisedohet vetëm me Kurtin.

Pas dy orësh diskutime, Lajcak u deklarua për takimin e diplomatëve me Kurtin. Ai tha se u fol për normalizimin e raporteve me Serbinë, bazuar në planin e njohur si franko-gjerman, që i është dorëzuar Kryeministrit në shtator.

Qëllimi i takimit ishte të diskutojmë propozimin për normalizim që ia kemi paraqitur në shtator e më pas në dhjetor. Kemi më shumë se dy orë në takim që do të thotë se takimi nuk ishte i lehtë, ishte i gjatë, por shumë i hapur dhe i sinqertë. Është shumë herët të bëjmë ndonjë deklaratë dramatike sepse jemi në mes të misionit dhe do vazhdojmë në Beograd. Nuk mund të them shumë”, u ka thënë Lajcak gazetarëve.

“Ne kemi pritur kuptim më të mirë të mundësive që ky propozim i ofron. Shpresoj të mbërrijmë atje, tek mirëkuptimi i plotë si dhe shfrytëzimi i plotë i potencialit që ka ky propozim. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë”, ka thënë ai.

Përfaqësuesit evropianë dhe amerikanë kanë shpeshtuar vizitat në Prishtinë dhe në Beograd, prej shtatorit, kur Kurtit dhe Vuçiçit i propozuan një kornizë, sipas së cilës do të arrihej një marrëveshje për normalizim të raporteve. 

Marrë nga Gazeta Express

3 VITE ME PARE

Mediat serbe raportojnë për ultimatum ndaj Vuçiç nga diplomatët: Ose marrëveshje, ose sanksione

Diplomatë amerikanë dhe evropianë në Kosovë,
Aleksander Vucic

SERBI- Mediumi serb, “Novosti”, raporton se pesë diplomatët evropian do t’i shkojnë me ultimatum në takim, presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Siç pretendohet, emisari evropian, amerikan, gjerman, francez dhe ai Italian, do të kërkojnë që Serbia të pranojë planin evropian për marrëveshjen finale, ose do të përballet me sanksione. Por përveç sanksioneve, raportohet edhe për “lëvizje të vështira” nga fuqitë ndërkombëtare.

"Ose do të pranoni dokumentin e Parisit dhe të Berlinit, ose do të përballeni me pasoja që nuk përjashtojnë sanksionet dhe lëvizjet edhe më të vështira nga ana jonë," shkruhet.

Vuçiç, sipas këtij raportimi është takuar me patriarkun Porifirije për ta informuar rreth këtyre zhvillimeve. Takimi pritet të ndodhë pasdite dhe veç kësaj, në orën 17:00 është paralajmëruar edhe konferencë për media. Në një prononcim të shkurtër për media, Lajçak pas takimit me Kurtin e vlerësoi si diskutim të vështirë, por të sinqertë. Sipas tij, diskutimi i fokusua rreth propozimit për normalizimin e marrëdhënieve, që u propozua në shtator e pastaj në dhjetor, e që njihet si plani franko-gjerman.

“Të gjithë këto fuqi janë vendosur prapa kësaj inciative. Dhe natyrsht, qëllimi i këtij takimi me kryeminsitrin Albin Kurti ishte diskutimi i propozimit për normalizimin e marrëdhënieve që e kemi prezantuar në shtator e pastaj në dhjetor. Ne shpenzuam më shumë se dy orë me kryeministrin, që tregon se takimi ishte i gjatë, nuk ishte i lehtë, por ishte shumë i sinqertë dhe shumë i hapur. Është shumë herët të thuhet ndonjë deklaratë dramatike” tha ndër të tjera Lajçak pas takimit.

Tutje Lajçak duket të jetë ndarë jo aq mirë nga takimi me Kurtin pasi tha se ka pritur më shumë mirëkuptim për mundësitë e ofruara nga propozimi franko-gjerman, që tash është edhe propozim i Brukselit. Në një fjali, Lajçak lë të nënkuptohet se po e kritikon kryeministrit kosovar, pasi deklaron se ka pritur më shumë mirëkuptim.

“Jemi në mes të misionit tonë, ne do të vazhdojmë për në Beograd. S’ka shumë çka mund të them. Sidoqoftë, çka mund të them në këtë pikë është që ne kemi pritur më shumë mirëkuptim për mundësitë e ofruara nga ky propozim. Shpresoj që do të arrijmë aty te mirëkuptimi i plotë dhe shfrytëzimi i plotë i mundësive të këtij propozimi. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë” vlerësoi ai.

3 VITE ME PARE

Lajçak: Kemi pritur më shumë mirëkuptim për propozimin e BE-së

Diplomatë amerikanë dhe evropianë në Kosovë,
Miroslav Lajcak

KOSOVË- Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në një deklaratë para mediave, tha se delegacioni i emisarëve ndërkombëtarë ka pritur më shumë mirëkuptim rreth mundësive që ofron propozimi për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Lajçak tha të premten se qëllimi i takimit me kryeministrin Kurti, ishte diskutimi i propozimit për normalizim, të cilin, siç tha ai, i kishin prezantuar Kurtit në shtator, si dhe më vonë në muajin dhjetor[ të vitit të kaluar].

“Është shumë herët për të bërë deklarata dramatike, sepse, siç e dini, ne jemi në mesin e misionit tonë dhe do të vazhdojmë për në Beograd, kështu që nuk kam shumë çfarë të them. Por, dua të them se megjithatë, në këtë pikë, ne kemi pritur që të kuptohen më mirë mundësitë që i ofron ky propozim. Shpresoj të mbërrijmë atje, te mirëkuptimi i plotë, si dhe shfrytëzimi i plotë i potencialit që ka ky propozim. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë”, tha Lajçak të premten në Prishtinë.

Në takim me kryeministrin Kurti, përveç Lajçakut morën pjesë emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i Francës, Emmanuel Bonne, ai i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe Francesco Talon, këshilltar i kryeministres së Italisë. Lajçak theksoi se Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja janë të përkushtuara për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe këtë, sipas tij, e dëshmon prania e emisarëve të SHBA-së, Gjermanisë, Italisë dhe Francës në takim.

Emisarët ndërkombëtarë qëndruan në Prishtinë me qëllim të intensifikimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pas vizitës në Prishtinë, ata do të shkojnë në Beograd, ku do të takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Vizitat në të dyja vendet synojnë të përgatisin terrenin për vazhdimin e dialogut në nivel të lartë në Bruksel. Propozimi i BE-së apo plani franko-gjerman, iu dorëzua autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd në fund të verës dhe mbështetet nga Franca, Gjermania dhe SHBA-ja. Zyrtarët në Prishtinë kanë thënë se ky propozim paraqet një bazë të mirë për të vazhduar dialogun me Serbinë, ndërsa ata në Beograd kanë thënë se nuk është i favorshëm për ta.

Plani, në të cilin ka pasur qasje REL, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë. Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara - për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë - por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane.

Nga Serbia, po ashtu, kërkohet që të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Disa burime në Bruksel dhe në kryeqytetet kryesore evropiane e konfirmuan vërtetësinë e propozimit. Propozimi i ka dhjetë pika dhe nëse palët pajtohen me të, ai do të hapë rrugën për vazhdimin e dialogut drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese. Sipas propozimit, palët do të zhvillonin marrëdhënie të mira fqinjësore mes vete, duke u bazuar në të drejtat e barabarta, si dhe do t’i njihnin simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë pasaportat, targat e veturave, diplomat dhe vulat doganore.

Të gjitha mospajtimet, sipas këtij propozimi, Kosova dhe Serbia do t’i zgjidhnin me mjete paqësore, duke u përmbajtur nga kërcënimet apo përdorimi i forcës. Një ditë para vizitës së të dërguarve të posaçëm perëndimorë në Kosovë dhe në Serbi, këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se nuk pret ndonjë zgjidhje gjatë takimeve të 20 janarit, por theksoi se “është një pikë e rëndësishme kthese” dhe se “shpresojmë në këtë proces - në javët e ardhshme, të shohim përparim të vërtetë”.

“Arsyeja përse SHBA-ja po i bashkohet kësaj vizite, ka të bëjë me rëndësinë që i kushtojmë këtij procesi dhe mbështetjen tonë për këtë proces. Ne shpresojmë në këtë proces - në javët e ardhshme, ne shpresojmë të shohim përparim të vërtetë”, ka thënë Chollet.

Synimi i bllokut evropian është që takimi Kurti-Vuçiq të mbahet para fundit të muajit janar. Herën e fundit që ata u takuan për bisedime ishte 21 nëntori i vitit 2022. Viti 2023 është paraparë të jetë vit i dinamizmit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjatë të cilit synohet përmbyllja e këtij procesi. Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog me ndërmjetësimin e BE-së që nga viti 2011. Prishtina kërkon që një marrëveshje finale me Serbinë të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Beogradi dëshiron një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

Marrë nga REL

3 VITE ME PARE

Më shumë se dy orë diskutim me Kurtin, Lajçak: Takim i gjatë e i hapur, por jo i lehtë

Diplomatë amerikanë dhe evropianë në Kosovë,
Zyrtaret e huaj

KOSOVË- Takimi i kryeministrit Albin Kurti me pesë emisarët specialë për dialogun Kosovë-Serbi ka përfunduar pas dy orësh. Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me Kurtin në një deklaratë për media tha se takimi ishte i gjatë dhe jo i lehtë.

“Ne jemi këtu me një delegacion të fuqishëm…. që është sinjal se ne jemi të zotuar për një normalizim të raporteve Kosovë-Serbi… Takimi zgjati më shumë se dy orë, i gjatë, i hapur, i sinqertë, por jo i lehtë”, tha Lajçak para mediave.

3 VITE ME PARE

Nis takimi i Kurtit dhe pesë emisarëve specialë për dialogun Kosovë-Serbi

Diplomatë amerikanë dhe evropianë në Kosovë,
Zyrtaret e huaj

KOSOVË- Ka nisur takimi i kryeministrit Albin Kurti me pesë emisarët për dialogun Kosovë-Serbi. Në takim me Kurtin janë ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i deleguari amerikan Gabriel Escobar. Kësaj radhe me Lajçakun dhe Escobarin janë edhe tre këshilltarët e jashtëm të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Jens Plettner, Emmanuel Beaune dhe Francesco M. Talo po ndihmojnë dialogun Kosovë-Serbi. Bashkësia ndërkombëtare i ka shtuar përpjekjet për intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Për këtë çështje para disa dite për vizitë në Kosovë ishte edhe këshilltari i lartë amerikan, Derek Chollet, ndërsa për dialogun Kosovë-Serbi në fillim të vitit ishte e i dërguari britanik Stuart Peach.

Chollet një ditë më parë theksoi se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të kërkojë “zgjedhje të vështira” dhe “guxim politik”. Ai thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të formohet, por thekson se “Asociacioni në formën e Republikës Srpska është një vijë e kuqe që SHBA-ja s’do do ta lejojë”.

Ndërkaq, i dërguari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach gjatë vizitës në Serbi ditë më parë tha se pret një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dy vende fqinje.

diplomatet ne kosove e serbi dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë