LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Disa qytete për më shumë se një orë pa drita/ OST: U shkaktua nga një defekt, energjia elektrike është rikthyer në spitale dhe kopshte! Berisha: Shkaku janë vjedhjet

• Durrësi, Vlora, Saranda, Lushnja, Fieri dhe Berati janë përballur pasditen e sotme me ndërprerje të energjisë elektrike, për më shumë se një orë. • Shkak i këtij kolapsi u bë një defekt në linjën e transmetimit 220kV Tirana 2 – Rrazhbull. • Operatori i Sistemit të Transmetimit bëri me dije se sot në orën 17:37, si pasojë e defektit u ndërpre energjia në të gjitha nënstacionet e Rajonit Durrës, Lushnje, Fier, Vlorë, Kuçovë, Berat. • Më tej OST bën me dije se energjia u rikthye në nënstacionet e rajoneve të mësipërme, ku u vendosën në punë vetëm fidrat e rëndësisë së veçantë, spitalet dhe kopshtet e qytetit, duke lënë me kufizime të thella pjesën tjetër të popullatës. • Në orën 17:52, energjia u ndërpre përkohësisht dhe në Rajonin e Sarandës, e cila u rikthye përsëri në punë me kufizime. • Aktualisht, me kërkesë të OST-së për shkak të ngarkesës, po kryhet një rivendosje graduale e ngarkesës në rajonet e mësipërme, e cila po realizohet nga Dispeceria Qendrore TL, në bashkëpunim me Dispeceritë Rajonale të Durrësit, Beratit, Fierit, Gjirokastrës, Vlorës, në varësi të udhëzimeve dhe hapësirave deri në rivendosjen e skemës normale të furnizimit. • Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, ku shprehet se qeveria është përgjegjësja për situatën. • Ai shkruan se ndonëse digat në vendin tonë janë plotë, qytetarët janë sërish pa energji elektrike, për shkak të vjedhjeve të qeverisë sipas tij.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Ndërprerja e energjisë elektrike/ "Qytetet në errësirë totale", Berisha: Digat plotë! Shkaku vjedhjet!

Disa qytete për më shumë se një orë pa drita/ OST: U
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas ndërprerjes së energjisë mbrëmjen e sotme në disa qytete të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha bën qeverinë përgjegjëse për situatën. Ai shkruan se ndonëse digat në vendin tonë janë plotë, qytetarët janë sërish pa energji elektrike, për shkak të vjedhjeve të qeverisë sipas tij.

“Shqipëria në terr! Qyteti i Vlorës, Fierit, Durrësit, Lushnjës dhe Sarandës në “blackout,” errësirë totale. Digat plotë! Shkaku?! Vjedhjet! Sb”, thuhet në postimin e Berishës.

Disa qytete për më shumë se një orë pa drita/ OST: U

1 VITE ME PARE

Ndërprerja e energjisë elektrike në disa qytete/ OST: U shkaktua nga një defekt në linjën 220kV Tirana 2 – Rrazhbull

Disa qytete për më shumë se një orë pa drita/ OST: U
foto ilustruese

TIRANË- Disa qytete të vendit si Durrësi, Vlora, Saranda, Lushnja, Fieri dhe Berati janë përballur pasditen e sotme me ndërprerje të energjisë elektrike. Shkak i këtij kolapsi u bë një defekt në linjën e transmetimit 220kV Tirana 2 – Rrazhbull. 

Operatori i Sistemit të Transmetimit bëri me dije se sot në orën 17:37, si pasojë e defektit u ndërpre energjia në të gjitha nënstacionet e Rajonit Durrës, Lushnje, Fier, Vlorë, Kuçovë, Berat.

Pas rreth 30 minutash, u bë e mundur rikthimi i energjisë në nënstacionet e rajoneve të mësipërme, ku u vendosën në punë vetëm fidrat e rëndësisë së veçantë, spitalet dhe kopshtet e qytetit, duke lënë me kufizime të thella pjesën tjetër të popullatës.

Në orën 17:52, energjia u ndërpre përkohësisht dhe në Rajonin e Sarandës, e cila u rikthye përsëri në punë me kufizime. Aktualisht, me kërkesë të OST-së për shkak të ngarkesës, po kryhet një rivendosje graduale e ngarkesës në rajonet e mësipërme, e cila po realizohet nga Dispeceria Qendrore TL, në bashkëpunim me Dispeceritë Rajonale të Durrësit, Beratit, Fierit, Gjirokastrës, Vlorës, në varësi të udhëzimeve dhe hapësirave deri në rivendosjen e skemës normale të furnizimit.

1 VITE ME PARE

Prej më shumë se një ore ndërprerje, rikthehet pjesërisht energjia elektrike në Fier, Lushnje, Durrës, Vlorë dhe Sarandë

Disa qytete për më shumë se një orë pa drita/ OST: U
foto ilustruese

FIER- Energjia elektrike është rikthyer pjesërisht pas më shumë se një ore në Fier, Durrës, Vlorë dhe Sarandë. Zbukurimet e rrugëve dhe dritat janë ndezur në Fier, dhe është rikthyer energjia dhe në lagjet e qytetit.

Ndërkohë edhe në Lushnje është rikthyer energjia elektrike pas një ndërprerjeje që zgjati gati një orë. Në Vlorë, energjia elektrike mungoi për më shumë se 30 minuta në fshatrat Selenicë, Orikum e deri në Palasë.

Dyshohet se shkak i ndërprerjes ishte rënia e linjës së transmetimit 220 kv Kashar-Rashbull- Durrës, ndërsa grupet e punës ndodhen në terren. Pritet gjithashtu një reagim zyrtar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike lidhur me arsyet e sakta të ndërprerjes masive të energjisë në disa qytete të vendit.

1 VITE ME PARE

Ndërpritet energjia elektrike në disa qytete të vendit, shkak një defekt në linjën e tensionit të lartë

Disa qytete për më shumë se një orë pa drita/ OST: U
foto ilustruese

DURRËS- Energjia elektrike është ndërprerë prej disa minutash në qytetet e Durrësit, Fierit, Lushnje dhe Sarandës. Sipas raportimeve këto qytete janë në errësirë totale.

Sipas burimeve të informacionit nga OSHEE për mediat, dyshohet se ka pasur një defekt në një linjë të tensionit të lartë në zonën e Beratit. Ndërsa nga OSHEE Fier mësohet se kanë rënë linjat e OST si në Fier ashtu edhe në Elbasan.

Ndërkohë pa energji elektrike mbetën edhe Kavaja, Shkozeti e Rrogozhina. Në Vlorë, energjia elektrike mungoi po ashtu në fshatrat Selenicë, Orikum e deri në Palasë. Grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për kalimin e furnizimit me energji nga linjat dytësore.

nderprerje e energjise elektrike ne vend sali berisha operatori i sistemit të transmetimit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet