Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Vazhdon bojkoti i mësimit nga pedagogët. • Pedagogët protestuan sot përpara universiteteve publike në të gjithë vendin. • Ata kërkojnë rritje pagash dhe kushte më të mira pune, përfshirë edhe financimin për kërkime shkencore. • Mësimi është bojkotuar në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, e Korçë. • Pedagogët nuk e pranuan rritjen 15% të pagës ndërsa iu përgjigjën edhe kryeministrit Edi Rama që mblodhi paralelisht rektorët e Universiteteve për tju thënë se rritje pagash nuk ka. • Pedagogët thanë se rritja e rankimimit që kërkon Rama nuk bëhet pa financim ndërsa thanë se gjendja aktuale e universiteteve është skandaloze. • Pedagogët thanë se nesër do të vazhdojë protesta në orën 10:00, dhe bojkoti vazhdon.
12 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi deklaroi se orët e humbura mësimore do të zëvendësohen. Në në dalje për mediat, Kovaçi tha se arsyet që studentët zgjedhin degën e infermierisë është sepse ata duan se duan të largohen drejt Gjermanisë.
“Do vazhdojmë protestën tonë 7% është i pavlefshëm për të ndryshuar situatën e arsimit të lartë. Bojkoti do të vazhdojë çdo ditë derisa qeveria të premtojë se do plotësohen kërkesat. Sot nuk do të ketë mësim, studentë të na mirëkuptojnë. Mi 75% e publiku kanë mbështetur idenë se kemi të drejtë në kërkesat tona. Kryeministri të financojë universitete e rretheve. Të profilizohen Universitetet e rretheve. Të gjithë e kanë mendjen të largohen nga Shqipëri, ndaj të gjithë janë regjistruar për infermieri në Vlorë. Erdhi në fshehtësi dhe iku në fshehtësi. Përshkallëzimi nuk e duam, s’duam të ndërpresim mësimin, por është më seriozët. Do i zëvendësohen orët e mësimit, në orë shtesë, fundjavë. Studentët janë dakord që kërkesat tona janë të drejta. S’kemi pasur komunikim me Ministrinë e Arsimit”, tha ai.
TIRANË- Pedagogu i Mjekësisë, Erges Eskiu ka denoncuar rektorin Arben Gjata. Në një dalje për mediat, Eskiu tha se pedagogët e mjeksisë po intimidohen nga Gjata në mënyrë që të mos dalin në protestë. Po ashtu Eskiu ka theksuar se pedagogët që nuk po dalin të protestestojnë kanë frikë semos shkarkohen nga puna.
“Ka një konsesguence mes pedagogëve për rritje rroge. Pedagogët po bëjnë nga dy-tre punë, pasi nuk u dalin rrogat për shpenzimet e tyre. Kërkesat e pedagogëve po kërkojnë vetëm dyfishim rrogash. Nga rektori Arben Gjata po intimidohen pedagogët, kanë hallë se mos shkarkohen nga puna. Këtë vit më është kërkuar nga studentë të aplikoja sërish dhe kam aplikuar. Tani do të mbështes fuqimisht protestën e pedagogëve, duhet të futen edhe studentët. Konviktet janë në kushte mizerable. Tani detyrohen të shkojnë në shtëpi me qira, qiratë janë rritur. Tarifa e shkollës në Austri është tre herë më e ulët se këtu. Çmimin e naftës prej katër vitesh e kemi më shtrenjtë se Gjermania. Shtëpitë janë shtrenjtuar vetëm prej drogës sepse kriminelëve nuk u dhimbset ajo që fitojnë, këto i vuajnë çiftet e reja”, tha ai.
ELBASAN- Një pedagoge në Universitetin e Elbasanit ka deklaruar se kërkesat e tyre janë që të arrijnë pedagogët e Kosovës. Duke folur për News 24, pedagogia ka deklaruar se në protestën e tyre ka dhe pedagogë që duan që të protestojnë por ngurrojnë që të dalin.
"Sot jem i në ditën e dytë të protestës. Kemi zgjedhur një itinerar tjetër sot. Kemi ardhur në korpusin qëndror për ta bërë më evidente protestën. Ka kolegë që duan të na bashkohen por nuk e di pse ndihen të pasigurtë për të dalë. Kërkesat tona lidhen me pagen, me kërkimin shkencor, po kërkojmë që të na kthehet dinjiteti. Duan që të shkojmë të behemi baraz me pedagogët e Kosovës," tha pedagogia.
DURRËS- Pedagogët në Universitetin e Durrës kanë deklaruar se protesta e tyre do të vazhdojë. Duke folur për News 24, një pedagog në Durrës, ka theksuar se ata nuk janë dakord me rritjen e rrogës prej 7% dhe se duan që rroga të rritet me 50% brenda dy viteve.
"Nuk jemi aspak dakord për rritjen e rrogës 7 %. Ne kemi bërë kërkesë për rritjen e rrogës 50% në 2 vite. Natyrisht që do vazhdojmë me protestat dhe besojmë se shumica e tyre do të plotësohen," tha pedagogu.
TIRANË- Një zëvendës pedagog ka deklaruar se rritja 8% e rrogës nuk u del për asgjë. Duke folur për News24, ai tha se rroga që ai çon në shtëpi është 470 mijë lekë dhe se nuk u del që të mbëjnë familjen e tyre. Po ashtu zëvendës pedagogu ka shtuar se ata nuk do të ndalen deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.
"Ne kemi kërkuar me ngulëm, na kanë thënë që e kemi të drejtë por nuk n e kanë dhënë. Pjesën praktike e bëjmë ne që jemi zëvëndës pedagogë. Ne 8% i pagës nuk ka zë. Në protestën e pedagogëve në vitin 2004, ne u lanë në harresë. Duhet të ndihemi të vlerësuar nga kjo protestë. Ne jemi shumë të këmbëngulur në kërkesat tona. Rroga imë që çoj në shtëpi është 470 mijë lekë. A është e drejt kjo?. Po mundohemi dhe të bëjmë një punë të dytë," tha zëvendës pedagogu.
TIRANE- Pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës nuk e pranojnë rritjen 15% të pagës, pasi kjo rritje nuk prek të gjithë stafin akademik. Për News 24, një nga pedagogët e pranishëm në protestë deklaroi se kjo rritje është një bazë për studentët ndërsa tha se bojkoti do të vazhdojë.
“Çdo ditë, do të jemi në bojkot, deri sa të ulemi me qeverinë për të plotësuar kërkesat tona. Ka dy arsye që s’e pranojmë këtë rritje prej 15%. Nuk përfshihet i gjithë stafi. Rritja është barrë për studentët. Nuk e pranojmë këtë. Sot do të mblidhet Këshilli Studentor. Sot do të vijohet bojkot, në orën 10 takim dhe më pas do të vendosim.”, tha ai.
Ndërsa një pedagog tjetër konfirmoi se në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës nuk bëhet mësim. “Di të them se në fakultetin e Shkencave nuk bëhet mësim. Mund të shihni të kontrolli sallat e leksioneve. Mund të ketë ndonjë rregullthyes, por secili është i lirë. Nëse nuk ju pëlqen greva dhe kërkesa për rritje page, atëherë janë të lirë. Është mbështetur nga 93% e stafit. Ne do ta ndalojmë bojkotin, nëse do të rriten. I ka mbledhur sot në takim rektorët.”, pohoi ai./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Sindikatës së Pedagogëve, Alekandër Kovaçi iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili tha sot se pedagogët duhet të punojnë për rritjen e rankimit të universiteteve. Nga protesta e sotme para Universitetit Politeknik, Kovaçi tha sa se fillimisht Universitetet duhet që të financohen dhe më pas të bëhet rankimi i tyre.
"Të nderuar kolegë, sindikata deklaron vijimin e protestës në ditët në vijim. Në formën e ndërprerjes së procesit mësimor gjithë ditën dhe mbledhjen në fakultete në orën 10:00, protesta do të vazhdojë. vetëm kështu do të kthehet nderi ynë. Misioni ynë do të vazhdojë, universiteti është vendi i shpresës, por çfarë shprese do të sjellin universitetet tona. Ne jemi në gjendje të mjerueshme. Nuk ka çfarë rankimesh të bëjë Rama kur nuk ka asnjë financim.
Protesta do të vazhdojë, studentët na mirëkuptojnë. Mbështetja e protestës po vazhdon edhe në rrethe. Kryeministri duhet që të financojë Universitetet. Pse infiermeria ka mbikuota në çdo Universitet? Sepse duan që të ikin sa më parë nga vendi. Orët mësimore do të zëvendësohen. Studentët janë dakord me protestën. Presim komunikim nga Ministria e Kultutës për të mbyllur këtë protestë sa më parë," tha Kovaçi. /Dosja.al
TIRANË- Një pedagoge në Fakultetin e Histori Filologjisë ka nisur protesta e pedagogëve. Një pedagoge ka deklaruar se studentët janë me ta dhe se do të bojkotojnë të gjithë bashkë deri sa të plotësohen këkesat e tyre. Po ashtu ajo ka deklaruar se ata nuk do bëjnë mbrapsht në tërheqjen e kërkesave të tyre.
"Rektorët duhen të na kishin mbledhur se si do bëhet 8%. Është absurditet që ata që u kanë dhënë votën nuk marrin mundimin që të na mbledhin dhe të bisedojmë. Nuk e shoh me shqetësim nxitjen për konfliktet mes studentëve dhe pedagogëve. Studentët janë mbështetja jonë, janë më të pafajshmit në këtë mes, më të pakapshmit, ata e dinë se ne nuk ua bëjmë dot leksionet as me slider sepse nuk ka infrastrukturë. Të mos krijojmë më trauma sociale, e kemi traumatizuar këtë popull në ekstrem. Jemi akoma në kohë të Migjenit është e turpshme. Unë s’jam përfaqësuese e Sindikatës, por për intelektualin absurdi kurrë nuk mund të bëhet normale, ndoshta për njeriun e zakonshëm po, për ne jo. E keqja është të mos zgjate ky proces, të diskutojmë sepse bëhet fjalë për të ardhmen e këtij kombi”, tha një pedagoge.

TIRANË- Studentët kanë deklaruar se do të bashkohen në protestën e pedagogëve. Duke folur për mediat, studentët kanë deklaruar se ata nuk po shohin asnjë përmirësim në Shqipëri dhe ata do të mbështesin çdo protestë që sjell normalizimin e vendit.
"Kemi dalë posaçërisht për bojkotin, po presim dhe të tjerët që të na bashkohet. Ne mbështesim atë që të gjithë studentët duan. Nuk po shohim asnjë përmirësim. Ne duam që mos të ikin studentët që të mos e lënë Shqipërinë mbapa. Në rastin tonë ka ndodhur që persona në fjalë kanë bërë vitin e parë dhe më pas e kanë lënë. ne duam që të kontriubojmë për vendin tonë," tha një studente.
TIRANË- Një pedagoge ka deklaruar se proesta e tyre do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesës së tyre. Ajo ka thënë se ata janë në koordimin me sindikatën për vazhdimin e protestës.
"Jemi këto për protestë. Nga sindikata kemi njoftime për protestën, nga qeveria nëse do kishte reagime edhe ju do e merrnit vesh. Protesta do të vazhdojë," tha një pedagoge.
TIRANË- Shumë studentë përballen me pedagogë që janë të paaftë dhe të korruptuar. Ishte kjo deklarata e studentit Emiljano Kita për Euronews Albania. Ai u shpreh se ka shumë pedagogë të mirë, ama ka dhe korrupsion që përbën një problem serioz. Një student tjetër, Resi Koçiaj tha se ka dëgjuar për raste të tilla në universitetet e Politeknikut, Shkencave të Natyrës dhe Elbasanit.
“Mbaj mend një rast konkret që më shkruajti dhe një shoqe nga Elbasani dhe më tha që një pedagog u denoncua publikisht në një emision dhe u shkarkuar 2 muaj, më pas erdhi përsëri në universitet duke i kërcënuar,” – tregoi Emiljano.
Ditën e sotme pedagogët vijojnë me protestën e tyre. Ato do të mblidhen në orën 10:00 përballë universiteteve për të vijuar me thirrjet për rritje pagash.