LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

DITA 6 e TRAZIRAVE në Francë/ Humb jetën një zjarrfikës, 157 arrestime, Macron mbledh sot krerët e institucioneve

•Franca ka hyrë në ditën e gjashtë të protestave, pas vrasjes së 17-vjeçarit, Nahel nga oficeri i policisë. •Një zjarrfikës 24-vjeçar ka humbur jetën në përpjekje për të shuar zjarrin në Saint-Denis, të ndezur nga protestuesit. •Tensionet duket se janë në rënie me 157 arrestime gjatë natës, një numër ky më i ulët se ditët e fundit. •Ministria ka njoftuar se tre policë të forcave të rendit janë plagosur gjatë përplasjeve me protestuesve. •Raportohet për 352 zjarre në rrugët publike, ku 297 automjete morën flakë dhe 34 ndërtesa u dogjën. •Për të përballuar dhunën në Francë, janë vendosur 45,000 policë. •Ndërkohë prsidenti i Francës Emmanuel Macron pritet të takohet sot me krerët e Parlamentit.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Ndaloni dhunën dhe plaçkitjen'/ Protestuesit sulmuan shtëpinë e kolegut të tyre, kryetarët e Bashkive të Francës nisin marshimet

DITA 6 e TRAZIRAVE në Francë/ Humb jetën një
Francë

FRANCË- Trazirat në Francë duket se po qetësohen, pas pesë ditësh protesta të dhunshme si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së adoleshentit Nahel M nga efektivi i policisë rrugore.  

Megjithatë, presidenti Emmanuel Macron i ka kërkuar ministrisë së brendshme që të shtojë forcat e policisë në rrugë. Të hënën, kryebashkiakët kërkuan që të mbahen mitingje jashtë bashkive për të protestuar kundër dhunës dhe plaçkitjes, shkruajnë mediat e huaja. 

Në Nanterre, vendlindja e Nahelit, kryebashkiaku Patrick Jarry tha se ishte i kënaqur që dhuna ishte ulur, por shtoi se nuk duhet të harrojë incidentin që ndezi këtë situatë dhe nevojën e vazhdueshme për drejtësi.

Më vonë pasdite, disa qindra njerëz morën pjesë në një tubim në L'Haÿ-les-Roses në mbështetje të Vincent Jeanbrun, kryetarit të bashkisë, shtëpia e të cilit u sulmua nga rebelët, të cilët qëlluan me raketa mbi gruan dhe fëmijët e tij të arratisur, duke i thyer këmbën dhe duke plagosur një prej tyre.  Ngjarja po trajtohet si vrasje e mbetur në tentativë. 

3 VITE ME PARE

Franca 'në këmbë' për vrasjen e 17-vjeçarit/ VIDEOJA që po 'çmend' rrjetin, i riu 'shtron' drekën në rrugë mes përleshjeve

DITA 6 e TRAZIRAVE në Francë/ Humb jetën një
I riu

FRANCË- Një video e një të riu duke drekuar i vetëm mes përleshjeve në Francëështë kthyer virale në rrjet. Videoja e postuar ka mbledhur miliona shikime. Nga njëra anë, protestuesit hedhin sende ndaj policëve të armatosur, në mes është ndezur zjarr dhe në këtë atmosferë të tensionuar, një i ri është ulur i pashqetësuar duke ngrënë.

Ndjekësit në rrjetet sociale janë argëtuar me këtë skenë. Shumë njerëz kanë komentuar duke thënë se kjo është diçka normale në Francë ose askush nuk mund të ndërhyjë midis një francezi dhe “baugette-s” së tij.

3 VITE ME PARE

Vrasja e 17-vjeçarit në Francë! Në fokus legjislacioni dhe trajnimi i policisë

DITA 6 e TRAZIRAVE në Francë/ Humb jetën një
foto ilustruese

FRANCË- Vdekja me armë zjarri nga policia e 17-vjeçarit Nael që shkaktoi një valë trazirash në Francë ka sjellë në fokus legjislacionin mbi praktikat e policisë ashtu edhe nëse ata janë të trajnuar siç duhet për rolin e tyre, raporton CNNgreece.

Nahel M ishte personi i tretë i vrarë gjatë një ndalese për kontroll këtë vit pas 13 vdekjeve vitin e kaluar. Shumica e viktimave ishin me ngjyrë ose me origjinë arabe. 

Në vitin 2017, pas një ndryshimi në ligj, rrethanat në të cilat oficerët e policisë mund të hapin zjarr janë edhe kur drejtuesi ose pasagjerët e një automjeti shpërfillin urdhrin për të ndaluar dhe konsiderohen se përbëjnë një kërcënim për oficerin. Ndryshimi i ligjit u vendos pas presionit nga sindikatat e policisë kur në vitin 2016 një oficer policie në një periferi të Parisit pësoi djegie të rënda kur një grup të rinjsh hodhën kokteje molotov në makinën e tij. 

Kritikët e legjislacionit argumentojnë se ligji është aq i paqartë sa që i takon oficerëve të policisë të vendosin nëse një shofer është një kërcënim apo jo. Ndërkohë ish-ministri i brendshëm Bernard Cazeneuve beson se problemi nuk është ligji por mungesa e profesionalizmit apo trajnimit të policisë.

3 VITE ME PARE

Trazirat në Francë për vrasjen e 17-vjeçarit! Macron pritet të takohet me krerët e Parlamentit

DITA 6 e TRAZIRAVE në Francë/ Humb jetën një
Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti Emmanuel Macron do të takohet sot me krerët e të dy dhomave të parlamentit pasi protestat e dhunshme në Francë për vrasjen e adoleshentit Nahel M nga oficeri i policisë duket se po qetësohen, raporton The guardian.

Macron do të takohet gjithashtu të martën me kryetarët e 220 qyteteve të prekura nga protestat, tha zyra e tij, pas një takimi të krizës të dielën mbrëma me ministrat e qeverisë. 

3 VITE ME PARE

Trazirat në Francë! Humb jetën në krye të detyrës një zjarrfikës

DITA 6 e TRAZIRAVE në Francë/ Humb jetën një
foto ilustruese

FRANCË-  Një zjarrfikës 24-vjeçar vdiq në përpjekje për të shuar zjarrin në Saint-Denis gjatë protestave pas vrasjes së 17-vjeçarit Nahel në Nanterre, shkruajnë mediat e huaja.

“Ndërsa po luftonte zjarrin e disa automjeteve në një parking nëntokësor në Saint-Denis, një zjarrfikës 24-vjeçar vdiq në Paris, pavarësisht ndihmës së shpejtë nga shokët e skuadrës”,- njoftoi ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin.  

protesta ne france

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet