LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

15 ditë pas tërmetit në Turqi dhe Siri! Thellohet bilanci i viktimave nga lëkundjet e djeshme me magnitudë 6.4, rinisin aksionet nëpër rrënoja

• Zhvillime të reja nga tërmeti i ri i shënuar në Turqi dhe Siri datë 20 shkurt, pasditen e djeshme. •  Bilanci i viktimave në ditën e 15 të tërmetit të fuqishëm i 6 shkurtit është rritur, pasi lëkundje të reja sizmikike me magnitudë 6.4 u raportuan edhe pasditen e djeshme në Hatay, zonë e cila ndodhet në kufi me Sirinë. • Paraprakisht raportohet se, numri i personave që kanë humbur jetën nën rrënoja nga tërmeti i fundit është rritur në 11 ndërsa mbi 600 të tjerë kanë mbetur të plagosur. •  Emergjencat civilke dhe grupet e kërkim-shpëtimit kanë nisur sërish kërkimet në rrënoja ndërsa shpresa për të mbijetuar shuhet dita ditës. • Ndërsa banorët që ndodhen pranë zonës bregdetare janë paralajmëruar se duhet të largohen sa më parë, pasi niveli i ujët pritet të rritet me 50 centimetra. • Tërmeti i pasdites së djeshme, ishte me qendër në qytetin Defne, në provincën Hatay të Turqisë, një nga rajonet më të goditura në tërmetin me magnitudë 7.8 që goditi më 6 shkurt. •  Ai u ndje në Siri, Jordani, Qipro, Izrael dhe deri në Egjipt dhe u pasua nga një tërmet i dytë, me magnitudë 5.8 ballë. Ritheksojmë se, 8 njerëz u vranë nga tërmeti i fundit që goditi rajonin kufitar të Turqisë dhe Sirisë, dy javë pasi tërmetit të madh që vrau më shumë se 47,000 njerëz dhe dëmtoi ose shkatërroi qindra mijëra shtëpi.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ I mbijetoi tërmetit vdekjeprurës, vogëlushja 5- vjeçare i fryn qirinjve të tortës mes rrënojave

15 ditë pas tërmetit në Turqi dhe Siri! Thellohet bilanci i
Berfin

TURQI- Momente emocionuese janë filmuar nga Hatay, një nga zonat më të prekura nga tërmetet e fundit vdekjeprurëse në Turqi. Në rrjet është duke u bërë virale një video ku një 5- vjeçare e cila i mbijetoi tërmetit të fuqishëm dy javë më parë, sot ka festuar ditëlindjen mes rrënojave të ngelura nga qyteti i shkatërruar. E rrethuar nga fëmijë, punonjës, vullnetare e prindërit e saj, vogëlushja e cila quhet Birfin ka fryrë qirinjtë e tortës teksa buzëqeshte e lumtur. 

Ishte një ditë shumë e bukur”, është shprehur vogëlushja.

SHIKO VIDEON KËTU

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) deklaroi se pas tërmetit me magnitudë 6,4 që ndodhi dje në provincën jugore turke Hatay, ndodhën edhe 90 pasgoditje, më e madhja prej të cilave ishte 5,8 ballë. Njoftohet gjithashtu se gjatë natës në rajon janë dërguar 6.000 tenda për qytetarët dh se dërgimi i çadrave do të vazhdojë gjatë gjithë ditës me rrugë ajrore dhe tokësore.Tërmeti i fundit vjen dy javë pas tërmeteve shkatërruese me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë që goditën Turqinë jugore më 6 shkurt, nga të cilat jetën humbën mbi 41 mijë persona.

3 VITE ME PARE

Tërmeti i fuqishëm në Turqi/ Fakulteti i Arkitekturës bëhet 'njësh' me tokën, shkallët nuk lëvizin

15 ditë pas tërmetit në Turqi dhe Siri! Thellohet bilanci i
Shkalla në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin Mustafa Kemal

TURQI- Tërmeti 6.4 ballë që u shënua pasditen e djeshme në Hatay në Turqi ka sjellë shkatërrimin e dhjetëra banesave e godinave të reja. Nga godina e Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin Mustafa Kemal, gjithçka është rrafshuar përveç shkallëve të emergjencës. Aty duket qartë se vetëm shkallët që përdoren në raste emergjence mbeti në këmbë ndërsa godina u rrëzua e gjitha.

Tërmeti i fuqishëm i pasdites së 20 shkurtit u shënua në Hatay në kufi me Sirinë, dy javë pas tërmeteve më të forta prej 7.8 dhe 7.7 ballë të shkallës Rihter më 6 shkurt. Përveç Turqisë dhe Sirisë, pasgoditjet e reja të fuqishme u ndjenë edhe në Liban, Izrael, Qipro, madje edhe në Egjipt. Thellësia ishte 10 km, nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC). Me mijëra ndërtesa të tronditura nga tërmetet e dy javëve më parë, zonat e goditura nga tërmeti janë një kurth i mundshëm vdekjeje edhe për ata që i shpëtuan tërmetit 2 javë më parë.

3 VITE ME PARE

Tërmeti i ri në Turqi/ Shkon në 11 numri i viktimave, mbi 600 të plagosur

15 ditë pas tërmetit në Turqi dhe Siri! Thellohet bilanci i
Tërmeti në Turqi

TURQI- Nurmi i viktimave nga tërmeti i pasdites së djeshme në Turqi, me magnitudë 6.4 është rritur sërish. Nga 8 numri i viktimae ka shkuar në 11. Mediat turke raportojnë se qindra persona janë nxjerrë të plagosur nga rrënojat, ndërsa emergjencat civile kanë vijuar me kërkimet. 

Tërmeti i fuqishëm i pasdites së 20 shkurtit u shënua në Hatay në kufi me Sirinë, dy javë pas tërmeteve më të forta prej 7.8 dhe 7.7 ballë të shkallës Rihter më 6 shkurt. Përveç Turqisë dhe Sirisë, pasgoditjet e reja të fuqishme u ndjenë edhe në Liban, Izrael, Qipro, madje edhe në Egjipt. Thellësia ishte 10 km, nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC). Me mijëra ndërtesa të tronditura nga tërmetet e dy javëve më parë, zonat e goditura nga tërmeti janë një kurth i mundshëm vdekjeje edhe për ata që i shpëtuan tërmetit 2 javë më parë.

3 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Ishte duke folur për tërmetin, momenti kur deputeti turk ia mbath pas lëkundjeve të forta të tokës

15 ditë pas tërmetit në Turqi dhe Siri! Thellohet bilanci i
Deputeti Turk

TURQI- Deputeti turk, Lutfi Kasıkçı, i cili ishte në Hatay duke dhënë një prononcim për mediat për situatën aktuale kur nisën lëkundjet e forta të tërmetit 6.4 ballë. Ai u pa duke u larguar me vrap pasi ishte shumë pranë godinave të mëdha. Ky moment u filmua nga kamerat e sigurisë që tregonin deputetin që largohej me shpejtësi.

Dy tërmete të tjera u regjistruan dje në Hataj dhe Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmeti i parë ishte me magnitudë prej 6.4 ballësh ndërsa i dyti me 5.8 shkallësh të Rihterit. Deri tani raportohet për 8 persona të vdekur nga ky tërmet i ri dhe mbi 600 të tjerë u plagosën. Ndërsa numri total i vikitmave ka kaluar 47.000 në të dy vendet, Siri dhe Turqi. 

3 VITE ME PARE

Foshnja e tërmetit e quajtur 'Mrekulli' rikthehet te familja e saj, birësohet nga halla

15 ditë pas tërmetit në Turqi dhe Siri! Thellohet bilanci i
Aya

TURQI- 'Aya' e cila në shqip përkthehet 'Mrekulli', foshnaj e cila lindi në Siri në mes të rrënojave të tërmetit vdekjeprurës së 6 shkurtit ka lënë spitalin dhe ka shkuar në shtëpinë e saj të re me familjen e hallës së saj. Vajza, e cila ndodhej në spital prej disa orësh pas tërmetit të 6 shkurtit, doli nga spitali të shtunën dhe u adoptua nga halla dhe xhaxhai i saj, të cilët i vendosën një emër të ri, Afraa.  Nëna e Afraas vdiq në tërmet së bashku me babanë dhe katër vëllezërit e motrat. Një ditë pasi foshnja mbërriti në spital, zyrtarët atje e quajtën Aya, arabisht për "një shenjë nga Zoti".

Historia e Afraas është shpërndarë gjerësisht në media dhe njerëz nga e gjithë bota janë ofruar ta ndihmojnë atë, mes të cilëve disa kanë kërkuar ta birësojnë. Megjithatë, të afërmit që e morën atë thanë se, sado të vështira të ishin rrethanat, vendi më i mirë për foshnjën ishte familja.

Të hënën, Afraa po kujdesej nga xhaxhai i saj, Khalil al-Saëadi, i cili jetonte me të afërmit në qytetin Jinderis në veri të Sirisë pasi shtëpia e tij u shkatërrua gjithashtu nga tërmeti. Al-Saëadi dhe gruaja e tij kanë katër vajza dhe dy djem dhe tani Afraa do të jetojë me kushërinjtë e saj.

"Ajo është një nga fëmijët e mi tani. Unë nuk do të bëj dallim mes saj dhe fëmijëve të mi nga gjashtë fëmijët e tij. Ajo do të jetë më e dashur se fëmijët e mi, sepse do të mbajë të gjallë kujtimin e babait, nënës dhe vëllezërve të saj”, tha ai. 

Ai tha se vajza u mbajt në spital për gati dy javë derisa të bëheshin dokumentet për adoptimin e saj. Babai i Afraas, Abdullah Turki Mleihan, ishte me origjinë nga fshati Khsham në provincën lindore Deir el-Zour, por u largua në vitin 2014 pasi grupi i Shtetit Islamik pushtoi fshatin. 

3 VITE ME PARE

Tërmeti në Turqi/ Gjeoshkencëtari paralajmëron: Stambolli duhet të ketë kujdes, Hatay ka shkarkuar energji

15 ditë pas tërmetit në Turqi dhe Siri! Thellohet bilanci i
Prof. Dr. Naci Görür

TURQI- Gjeoshkencëtari turk, Prof. Dr. Naci Gorur ka deklaruar se provinca që u godit mbrëmë, Hatay, për një kohë nuk do të ketë probleme me tërmete. Ndërkohë që dy tërmetet me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballë, që ndodhën me një distancë prej tre minutash në Hatay, krijuan panik në rajon, Prof. Dr. Naci Gorur dha informacione kritike. Gjeoshkencëtari ndau analizën e tij të parë të tërmetit në profilin e tij personal në Twitter.

"Miq, në Hataj ka pasur tërmete 6.4 e më të vogla. Pas tërmeteve të Marashit, ne prisnim tërmete të kësaj magnitudë në Hatay dhe Adana. Në fakt, unë, Celal Şengör dhe miqtë tanë të gjeoshkencës e njoftuam. Kjo ndodhi në Maraş. Duhet të jemi të kujdesshëm edhe në Adana dhe Qipro. Këto paralajmërime bazohen në transferimin e energjisë në rajon. Po kështu, për arsye të ngjashme duhet të jemi të kujdesshëm në çarjet e Malatya, Ovacık dhe Nazimiye-Karakoçan rreth Malatyas. Është e dobishme që autoritetet dhe njerëzit tanë të jenë të kujdesshëm”, shkroi ai. 

Dy tërmete të tjera u regjistruan dje në Hataj dhe Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmeti i parë ishte me magnitudë prej 6.4 ballësh ndërsa i dyti me 5.8 shkallësh të Rihterit. Deri tani raportohet për 8 persona të vdekur nga ky tërmet i ri dhe mbi 600 të tjerë u plagosën. Ndërsa numri total i vikitmave ka kaluar 47.000 në të dy vendet, Siri dhe Turqi. 

3 VITE ME PARE

S'ka qetësi në Turqi, 8 persona të vdekur, mbi 600 të plagosur si pasojë e tërmetit të ri

15 ditë pas tërmetit në Turqi dhe Siri! Thellohet bilanci i
Pallati

TURQI- 8 njerëz kanë vdekur pas tërmetit 6.4 shkallë të Rihterit që ka goditur të hënën jugun e Turqisë. Më shumë se 680 njerëz janë plagosur në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmetit të 20 shkurtit. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë vetëm dy kilometra, sipas Qendrës Evropiane Sizmologjike.

Ky tërmet vjen dy javë pas dy tërmeteve mbi 7 shkallë të Rihterit që kanë lënë të vdekur mbi 44 mijë njerëz në Turqi dhe Siri. Të vdekurit nga tërmeti i së hënës janë gjetur në qytetet Antakia, Defne edhe Samandagi, ka thënë ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu, duke u bërë thirrje njerëzve që të mos qëndrojnë në ndërtesat potencialisht të rrezikshme.

Soylo ka thënë se 213 njerëz janë plagosur në Turqi. Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se 470 njerëz kanë vizituar spitalet pas tërmetit, i cili është raportuar të jetë ndier edhe në Egjipt dhe Liban.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë ditë më parë se puna për ndërtim të gati 200.000 banesave në 11 provincat e prekura nga tërmeti në Turqi, do të nisë muajin e ardhshëm.

termet ne turqi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet