LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tra me pagesë në Parkun e Divjakës/ Banorët përplasen me Policinë, kërkojnë të heqin kabinën, 5 të proceduar penalisht

• Qytetarët e Divjakës kanë dalë në ditën e 5 të protestës. Por kësaj here Policia e Shtetit ka 'ndëshkuar'.• Sërish ata kundërshtojnë vendosjen e traut në hyrje të parkut kombëtar. • Sot në tubim, përveç qytetarëve morrën pjesë edhe deputetët demokratë Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi, ndërsa edhe sot mungonte deputeti socialist Erion Braçe. • Protesta nisi rreth orës 12:00 përballë Bashkisë së Divjakës. • Banorët kanë marshuar më pas drejt rrugës që të çon për tek Parku. • Në marshim janë bashkuar edhe banorë të tjerë të zonës, me pankarta në duar dhe thirrje për anulim të vendimit nga Ministria e Turizimit dhe Mbrojtjes. • Me nisjen e protestave, qytetarët u mblodhën sërish të dëmtonin sërish traun. Por për shkak të kordonit të Policisë së formuar para tyre, mundën që vetëm të thyenin xhamat e kioskës. • Demokratët Korreshi dhe Dhori bënë thirrje që protesta të vazhdojë deri në anulimin e vendimit që sipas tyre është kundër ligjit. Në të njëjtën linjë ishte edhe kreu i PD-së në Lushnje Eduart Sharka i cili gjithashtu ishte i pranishëm edhe në protestën e sotme. Sipas informacioneve të marra, trau do të vendoset pas një vendimi të marrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për vjeljen e të ardhurave nga zonat turistike. • Por dje u sqarua se vendimi do aplikohet vetëm për turistët.

12 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Protesta kundër traut në Divjakë, banorët gjejnë betonieren në Park (VIDEO)

Tra me pagesë në Parkun e Divjakës/ Banorët përplasen
betonierja në Parkun e Divjakës

DIVJAKË- Banorët kanë ndaluar kalimin e një betoniereje drejt Parkut të Divjakës duke e rrethuar, teksa ishin duke protestuar kundër vendosjes së traut. Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Dosja.al, banorët e shumtë në numër kanë ndaluar para makinerisë së ndërtimit ndërsa pranë tyre ndodhet edhe deputetja demokrate Ilda Dhori. 

Sot është dita e pestë që banorët e Divjakës protestojnë kundër vendosjes së traut në hyrje të parkut, ndërsa u janë bashkuar edhe deputetët demokratë Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi. Deri më tani është bërë e ditur se trau do të vendoset pas një vendimi të marrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për vjeljen e të ardhurave nga zonat turistike. Por, ditën e djeshme, Ministria doli me një njoftim duke bërë të ditur se pagesa do të vendoset vetëm për turistët./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Përfundon me duartrokitje protesta në Divjakë, qytetarët: Do jemi më shumë në numër nëse vendoset kabina

Tra me pagesë në Parkun e Divjakës/ Banorët përplasen
Qytetaret

DIVJAKË- Ka përfunduar protesta e banorëve në Divjakë. Banorët dhe deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori paralajmëruan se do të rikthehen sërish për të mbrojtur parkun, nëse rivendoset kabina. Për mediat, deputetja tha se policia po ruan kabinën e ministres Mirela Kumbaro, mirëpo shton se nuk duan që të bëjnë garë me efektivët, ndaj kërkon mirëkuptimin e tyre për ta hequr kabinën nga aty.

'Të hiqet ajo kabinë se prapë na kanë këtu. '- u shpreh një banor.

'Focat policore kanë mbrojtur kabinën e Mirela Kumbaros. Nuk jemi këtu për të bërë garë me policinë. Jemi këtu për t'i thënë Shqipërisë se do jemi këtu në rast se do ketë një ri-tentim. Tani mund të shpërndahemi. Do rikthehemi nëse do ketë një ritentim. Thirrja është për policinë se në rast se e vendosin traun ne do të vijmë këtu. Nuk do të ndodhë kurrë, siç fermerët kanë lënë punën e tyre në aera, ashtu dhe ne do të jemi këtu të gjithë bashkë dhe shumë më tepër në numër. '- tha Dhori, fjala e së cilës u shoqërua me duartrokitje nga banorët.

Në ditën e pestë të protestës, përveç qytetarëve po marrin pjesë edhe deputetët demokratë Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi. Deri më tani është bërë e ditur se trau do të vendoset pas një vendimi të marrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për vjeljen e të ardhurave nga zonat turistike. Por, ditën e djeshme, Ministria doli me një njoftim duke bërë të ditur se pagesa do të vendoset vetëm për turistët.

 

3 VITE ME PARE

PERSHKALLËZOHET protesta në Divjakë, banorët heqin tabelën sinjalizuese pranë kabinës

Tra me pagesë në Parkun e Divjakës/ Banorët përplasen
Protestuesit

DIVJAKË- Përshkallëzohet protesta e banorëve në Divjakë. Disa prej tyre kanë goditur kabinën e cila ndodhet në hyrje të parkut, ndërsa të tjerë kanë hequr tabelën sinjalizuese që ishte pranë saj. Qytetarët të shumtë janë mbledhur në hyrje të Parkut dhe me pankarta në duar kërkojnë shfuqizimin e vendimit të marrë. 

Në ditën e pestë të protestës, përveç qytetarëve po marrin pjesë edhe deputetët demokratë Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi. Deri më tani është bërë e ditur se trau do të vendoset pas një vendimi të marrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për vjeljen e të ardhurave nga zonat turistike. Por, ditën e djeshme, Ministria doli me një njoftim duke bërë të ditur se pagesa do të vendoset vetëm për turistët.

3 VITE ME PARE

Tensione në protestën e Divjakës/ Banorët shtyhen me policinë, thyejnë xhamin e kabinës

Tra me pagesë në Parkun e Divjakës/ Banorët përplasen
banorët thyejnë xhamin e kabinës

DIVJAKË- Situata e protestës në Divjakë është tensionuar. Banorët janë përplasur me policinë teksa kanë tentuar sërish të dëmtojnë apo të rrëzojnë traun siç bënë edhe në protestën e zhvilluar ditën e djeshme. Policia ka formuar një kordon për të mos i lejuar, por siç duket banorët kanë bërë rezistencë dhe kanë thyer xhamin e kabinës. 

Disa prej tyre janë të shpërndarë në hyrje të Parkut ndërsa disa të tjerë janë përpjekur të rrëzojnë sërish traun duke u shtyrë me forcat policore të cilët sot mësohen se janë mobilizuar me më shumë në numër. Nga ana tjetër edhe pjesëmarrja e qytetarëve të cilët kanë nisur prej mëngjesit të sotëm protestën nga Bashkia dhe më pas kanë marshuar te rruga e vetme që të çon drejt Parkut, sot është më e madhe./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Jam i majtë"/ Banori nga protesta në Divjakë: Rama t'a harrojë votën, këtu investova dhe humba

Tra me pagesë në Parkun e Divjakës/ Banorët përplasen
banori nga protesta e Divjakës

DIVJAKË- Protesta e banorëve të Divjakës ditën e sotme kundër vendosjes së traut elektrik në hyrje të Parkut, duket se ka qenë e pavaruar nga bindjet politike. Mes protestuesëve ishte edhe një banor i cili është shprehur se është i majtë, por kjo nuk i ka dhënë atij asnjë lloj përfitimi në çështjen që është duke protestuar. Banori tha se ka lënë emigrimin për të investuar në vendin e tij por ka humbur, e për këtë arsye ai thekson se nuk do të votojë pë rpartinë e kryeministrit Rama.

"Jam i majtë. Kam lënë kurbetin dhe erdha këtu investova dhe humba. Ka shumë korrupsion. Kryeministri Edi Rama dhe PS ta harrojnë votën. Kjo nuk na lejon ne të bëjmë një shëtitje në ajër të pastër", tha banori nga protesta. 

Sot është dita e pestë që banorët e Divjakës protestojnë për këtë çështje, ndërsa i pranishëm ishin edhe deputetët demokratë Saimir Korreshi dhe Ilda Dhori. Deri më tani është bërë e ditur se trau do të vendoset pas një vendimi të marrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për vjeljen e të ardhurave nga zonat turistike. Por, ditën e djeshme, Ministria doli me një njoftim duke bërë të ditur se pagesa do të vendoset vetëm për turistët./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Deputetja Dhori në protestën e Divjakës: Asnjë s'ka të drejtë të taksojë ajrin

Tra me pagesë në Parkun e Divjakës/ Banorët përplasen
Ilda Dhori në protestën e Divjakës

DIVJAKË- Deputetja demokrate Ilda Dhori i është bashkuar protestës së ditës së sotme të organizuar nga banorët e Divjakës të cilët prej 4 ditësh kundërshtojnë vendimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisti për vendosjen e traut elektrik në hyrje të Parkut. Teksa po marshonte nga bashkia drejt parkut bashkë me banorët, Ilda u shpreh se ky vendim nga ana e ministrisë është kundër ligjit pasi sipas saj nuk mund të vendoset taksë për kalimin në një rrugë nacionale, ose atë të vetmen që të çon në plazhin publik të Divjakës.

"Asnjë s'ka të drejtë të taksojë ajrin. Ky vendim arbritrat duhet të zhbëhet. Ka tentativë për t'iu nënshtruar. E paimagjinueshme sepse është një rrugë nacionale dhe e vetmja rrugë që të çon në plazhin public të Divjakës, në një nga plazhet me vijën më të gjatë bregdetare dhe duke filluar që këtu është e patolerueshme", tha deputetja demokrate. 

Sot është dita e pestë që banorët e Divjakës protestojnë për këtë çështje, ndërsa i pranishëm në ishte edhe deputeti demokrat Saimir Korreshi. Deri më tani është bërë e ditur se trau do të vendoset pas një vendimi të marrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për vjeljen e të ardhurave nga zonat turistike. Por, ditën e djeshme, Ministria doli me një njoftim duke bërë të ditur se pagesa do të vendoset vetëm për turistët./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

“Mbase për interesa”/ Braçe mungon në protestën kundër traut në Divjakë, Sharka: Ndryshe thotë, ndryshe bën

Tra me pagesë në Parkun e Divjakës/ Banorët përplasen
Eduart Sharka

DIVJAKË- Një ndër deputetët që kundërshtoi në mënyrë absolute vendosjen e traut në hyrje të Parkut të Divjakës ishte edhe deputeti socialist Erion Braçe. Por mungesa e tij në dytë radhazi në protestën e organizuar  nga banorët e zonës për këtë çështje, është vënë re nga deputetët demokratë dhe jo vetëm. Teksa ishte i pranishëm në marshimin e qytetarëve nga Bashkia drejt Parkut, kreu i PD-së në Lushnje Eduart Sharka tha se Braçe nuk po e shpreh siç duhet mbështetjen e tij ndaj kësaj kauze, pasi sipas tij ai duhet t'i ishte bashkuar protestës me vepra dhe jo vetëm me fjalë. 

"Po të lexosh atë që thotë duhet të ishte bashkuar protestës. Pastaj në rast se i thotë për të rritur interesat poliitk është punë për atë", tha Sharka nga protesta. 

Në ditën e pestë të protestës, përveç qytetarëve po marrin pjesë edhe deputetët demokratë Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi. Deri më tani është bërë e ditur se trau do të vendoset pas një vendimi të marrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për vjeljen e të ardhurave nga zonat turistike. Por, ditën e djeshme, Ministria doli me një njoftim duke bërë të ditur se pagesa do të vendoset vetëm për turistët./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Është në dëm të Parkut”/ Shtohet numri i protestuesëve në Divjakë, Sharka: Investimi shkon për rroga patronazhistësh

Tra me pagesë në Parkun e Divjakës/ Banorët përplasen
foto ilustruese

DIVJAKË- Kreu i PD-së në Lushnje, Eduart Sharka ka qenë sot i pranishëm në protestën kundër vendosjes së traut në Parkun e Divjakës bashkë me banorët e zonës. Ai u shpreh se vendimi për të shtuar kabinën elektrike me një taksë në parkun turistik është në dëm të zonës pasi turistët do të detyrohen të largohen pikërisht për shkak të kësaj takse. Vendimin nga ana e Ministrisë së Turizmit dhe mbrojtjes, Sharka e quan si investim për rrogat e patronazhistëve. 

"Unë them që shkon për roga patronazhistësh, por edhe po të shkonte për Parkun, dëmi është shumë më i madh nga përfitimi që do të ketë. Do mungojnë turistët që do të jetë në zonë. Ju kujtoj këtyre djemve të rinj këtu ka pas një tra në Divjakë, ku bëhej kontrbandë cigaresh. Ndoshta kjo qeveri ka ndërmend të bëjë kontrabandë dhe jo gjë tjetër", tha Eduart Sharka. 

Në ditën e pestë të protestës, përveç qytetarëve po marrin pjesë edhe deputetët demokratë Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi. Deri më tani është bërë e ditur se trau do të vendoset pas një vendimi të marrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për vjeljen e të ardhurave nga zonat turistike. Por, ditën e djeshme, Ministria doli me një njoftim duke bërë të ditur se pagesa do të vendoset vetëm për turistët./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Policia formon kordonin për t'i ndaluar, banorët mbërrijnë te Parku i Divjakës: Për çfarë kanë ardhur? O ta heqin ata, o neve

Tra me pagesë në Parkun e Divjakës/ Banorët përplasen
banorët e Divjakës në protestë

DIVJAKË- Vijon protesta e banorëve kundër vendosjes së traut elektrik në hyrje të Parkut të Divjakës. Forca të shumta policore kanë formuar një kordon për të mos i lejuar ata të kalojnë në vendin ku është vendosur trau. Megjithatë duket se edhe ditën e sotme parashikohet të ketë tensione, pasi njëri prej banorëve tha se prezencën e policisë nuk e marrin në konsideratë duke u shprehur i indinjuar se trau do të hiqet në një mënyrë ose tjetër. 

 "Për çfarë kanë ardhur? O ta heqin ata, o neve, s'ka zgjidhje tjetër", thotë një nga banorët që është duke protestuar tashmë në hyrje të Parkut të Divjakës. 

Sot është dita e pesët që ata protestojnë për këtë çështje, ndërsa u janë bashkuar edhe deputetët demokratë Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi. Deri më tani është bërë e ditur se trau do të vendoset pas një vendimi të marrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për vjeljen e të ardhurave nga zonat turistike. Por, ditën e djeshme, Ministria doli me një njoftim duke bërë të ditur se pagesa do të vendoset vetëm për turistët./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Protesta/ Banorët marshojnë nga bashkia te Parku i Divjakës, mbërrijnë furgonat me policë

Tra me pagesë në Parkun e Divjakës/ Banorët përplasen
banorët marshojnë te Parku i Divjakës

DIVJAKË- Është zhvendosur protesta e banorëve të Divjakës. Nga Bashkia, ata janë duke marshuar tashmë drejt rrugës së vetme që të çon drejt parkut, ndërsa mësohet se tashmë kanë mbërritur pranë zonës ku do të vendoset trau elektronik edhe forcat policore me furgona. 

Megjithatë siç duket edhe nga pamjet, qyetarët e pajisur me banderola në duar kanë vijuar marrshimin qetësisht. Deri më tani situata paraqitet e qetë, por nuk dihet ende nëse me ndërhyrjen e policisë protesta do të tensionohet. 

Në ditën e pestë të protestës, përveç qytetarëve po marrin pjesë edhe deputetët demokratë Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi. Sipas informacioneve të marra, trau do të vendoset pas një vendimi të marrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për vjeljen e të ardhurave nga zonat turistike. Por dje u sqarua se vendimi do aplikohet vetëm për turistët. / Dosja.al

3 VITE ME PARE

Protesta në Divjakë/ Korreshi u bashkohet banorëve: Qeveria po bën një çmenduri të radhës

Tra me pagesë në Parkun e Divjakës/ Banorët përplasen
Saimir Korreshi në protestën e Divjakës

DIVJAKË-  Deputeti i Partisë Demokratike Sajmir Korreshi u është bashkruar sot banorëve të Divjakës në protestën kundër vendosjes së traut në hyrje të Parkut Kombëtar Divjakë- Karavasta. Ai është shprehur se protesta do të vijojë derisa të përfundojë çmenduria e ministrisë. Ndërsa ka theksuar se protesta nuk ka ngjyrim politik dhe se të pranishëm duhet të ishin edhe deputetët e maxhorancës. 

"I përshëndes se po bëjnë një protestë të drejtë. Të hysh në një plazh publik, nuk ndodh që të taksohet. Kjo është e vetmja rrugë që ka akses për plazhin publik. Edhe pse taksë ka marrë bashkia, tani po merr dhe qeveria. Ka moskordinancë. Është çmenduri e radhës që po ndodh në këtë vend. Duhet të ishin në këtë protestë dhe deputetët e maxhorancës. Shoh këtu banorë që kanë votuar majtas. Sot që është ditë e premte, duhet ë ishin të gjithë këtu. Në momentin kur është nevoja, që këta qytetarë të kenë nga të gjitha krahët e politikës, për t’i dhënë zgjidhje. Kjo dëmton gjithë qytetarët, Divjakën. Të gjithë fukarenjtë këtu vinë të bëjnë plazh, nuk ikin dot në Dhërmi. Vijnë ata që s’kanë mundësi të ikin të paguajnë 30 mijë lekë, që të çojnë dy ditë plazh fëmijët dhe në fund të thonë. Do vijojmë deri sa të bëjë mbrapsht qeveria”, tha Koreshi.

Sot është dita e 5-të që banorët e Divjakës protestojnë për këtë çeshtje, ku deri më tani mësohet se marshimi ka qenë paqësor dhe se nuk ka ndërhyrje nga forca policore. E pranishme në këtë protestë është edhe deputetja e PD-së Ilda Dhori e cila ka bërë thirrje që banorët të mos tërhiqen. Dje Ministria e Turizmit pas kundërshtimit të banorëve për vendosjen e traut dhe konfliktimit me policinë në një njoftim ka bërë me dije se tarifa do të jetë vetëm për turistët që frekuentojnë zonën e jo për banorët e zonës./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Dita e 5-të/ Nis protesta kundër traut në Divjakë, banorët mblidhen para bashkisë

Tra me pagesë në Parkun e Divjakës/ Banorët përplasen
FOTO ILUSTRUESE

DIVJAKË- Ka nisur dita e 5-të e protestës nga banorët e Divjakës kundër vendosjes së traut në hyrje te Parkut Kombëtar Divjakë- Karavasta. Banorët janë mbledhur fillimisht në qendër të qytetit dhe më pas janë zhvendosur në sheshin para bashkisë për të ecur më këmbë drejt parkut. Deri më tani raportohet se protesta ka nisur paqësisht dhe nuk ka patur  incidente, pasi në bashki nuk kanë mbërritur ende forcat policore. 

Ndryshe nga protesta e djeshme, ku situata agravoi pasi banorët bënë rezistencë madje edhe zhvendosën traun i cili ishte në proces ndërtimi. Ndërkohë Ministria e Turizmit pas kundërshtimit të banorëve për vendosjen e traut dhe konfliktimit me policinë në një njoftim ka bërë me dije se tarifa do të jetë vetëm për turistët që frekuentojnë zonën e jo për banorët e zonës./ Dosja.al

trau te parku i divjakes

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet