LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Dita e Verës"/ Aktivitete në Elbasan dhe Tiranë, Rama dhe Berisha urojnë nga 'kryeqyteti i festës'

• Sot festohet Dita e Verës. • 14 Marsi u prit në Tiranë e në rrethe me muzikë, lojëra dhe argëtim. •Bashkia e Tiranës organizoi një sërë aktivitetesh gjatë ditës së sotme, të cilat përfshinë të madh e të vogël. •I gjithë kryeqyteti duke nisur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, parku “Rinia”, lulishtja tek sheshi “Skënderbej”, sheshi “Nënë Tereza” si dhe zona tek Blloku u kthyen sot në arenë festive. •Deri në orën 16:00 u bllokuan disa akse rrugore. •Në Elbasan, festa nisi që në mesnatë, e vijoi edhe sot. •Të shumtë ishin qytetarët që zgjodhën që ditën e sotme ta kalonin në Elbasan. •Fluksi i madh i njerëzve u dallua edhe nga trafiku i rënduar që ishte krijuar në hyrje të qytetit. •Të pranishëm në Elbasan, ishin edhe kryeministri Edi Rama e kryedemokrati Sali Berisha, të cilët takuan qytetarët e përcollën urimet për këtë ditë të veçantë.

11 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VIDEO- Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Vetëm blihet!

"Dita e Verës"/ Aktivitete në Elbasan dhe Tiranë, Rama
Sali Berisha

ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, së bashku me gruan e tij Liri Berisha ishin të pranishëm në panairin e përvitshëm në Elbasan me rastin e Ditës së Verës. Lirie Berisha, u ndal në një nga stendat ku shiteshin çanta. Zonja, pasi mori në dorë një çantë, shitësja tentoi t’ia dhurojë, por ka ndërhyrë Berisha, duke shtuar se: në panair çdo gjë blihet.

Më pas, Lirie Berisha mori çantën e më pas pagoi 40 mijë lekë.

 

3 VITE ME PARE

Dita e verës/ Pamjet me dron nga Elbasani, njerëzit 'pushtuan' panairin

"Dita e Verës"/ Aktivitete në Elbasan dhe Tiranë, Rama
Qytetaret

ELBASAN- Mijëra qytetarë vizituan ditën e sotme Elbasanin në Ditën e Verës. Dita e Verës solli në Elbasan qytetarë nga zona të ndryshme të vendit, Kosova, por edhe turistë të huaj. Atmosfera festive e nisur një javë më parë kulmoi me koncertin e madh të natës së verës, ndërsa 14 marsi gjeti zgjuar që në orët e para të mëngjesit të mëdhenj e të vegjël për të festuar ardhjen e stinës së ngrohtë.

Pamjet me dron, tregojnë numrin e lartë të njerëzve që vizituan sot Elbasanin.

3 VITE ME PARE

Berisha vizitë në familjen autoktone elbasanase: Elbasani do të kurorëzohet me fitore në datën 14 maj!

"Dita e Verës"/ Aktivitete në Elbasan dhe Tiranë, Rama
Sali Berisha

ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte prezent ditën e sotme në një familje autoktone elbasane. Së bashku me bashkëshorten dhe deputetin Luçiano Boçit, Berisha kaloi pak kohë në familjen Dinaku. Ai u shpreh se familja i ka dhënë jetë partisë, falë përpjekjes dhe mbështetjes që po i jep akoma. Më tej, gjatë takimit, Berisha komentoi edhe çështjet që po prekin më së shumti shqiptarët, siç është shpopullimi. 

DEKLARATA E BERISHËS:

Jam shumë i nderuar që jam sot këtu. Ju falenderoj shumë për këtë mikpritje, dhe për të gjithë gjithëmbështetjen që familja juaj e nderuar i ka dhënë jetë PD, përpjekjeve të saj, mbështetjen që ju i jepni sot, Luçiano Boçit, i cili na nderon të gjithëve ne me vetitë, moralin, me zotësinë e tij. Unë e di që ju po bëni gjithçka për fitoren e tij dhe jam shumë optimist, se ky mundim dhe kjo përpjekje e juaja, së bashku me përpjekjen e Luçianos dhe të gjithë demokratëve të Elbasanit do të kurorëzohet me fitore në datën 14 maj.

Ndërron natyra, ndërron shoqëria, ndërron pushteti. Këto janë lajmëtaret e këtyre ndryshimeve të mëdha. Në gëzime ju ardhshim gjithmonë, dhe gjithnjë e më mirë ta presim këtë ditë. Kësaj radhe me ndryshime të mëdha për vitin tjetër. I lutemi Zotit! Çelebija, Elbasanin e përshkruan më mirë nga çdo qytet tjetër. Nga të gjitha qytetet në Shqipëri ai në krye nxjerr Elbasanin. I ka shëtitur të gjitha. Elbasanin e përshkruan qytetin e 420 çesmave, 600 saraje, 4000 shtëpi. E përshkruan një qytet shumë të zhvilluar, të bukur dhe ndalet shumë ne përshkrimin e tij. Isha pardje në Pogradec. Me probleme, vetëm turizëm veror dhe situata enokomike jo e mirë, kudo. Vetëm largimi i 1/3 së shqiptarëve në këto vite, do të thotë 1/3 më pak konsum.

Basha ishte një zhgënjim i jashtëzakonshëm. Por, zhgënjimi më madh ishte se ai përfaqësonte një gjeneratë të re, duhet të mbillte shpresë në mbarë Shqipërinë. E vërteta është që, kur këta diplomatët po e mbështesnin, një politikan i majtë, kundërshtar i imi i majtë u thotë që: me këtë mbështetje që ju po bëni, po bëni gabimin më të rëndë për Shqipërinë, sepse ai pati gjithçka në dorë dhe nuk meritoi asgjë! Dhe ju doni ta  mbani që të na deskritoni ne si gjeneratë. Ai ishte majtas, ishte pak a shumë gjeneratë e tij. Dhe me të drejtë thotë, ju me këtë që po bëni, po i bëni Shqipërisë një dëm shumë të madh, sepse po baltosni nëpërmjet tij të gjithë gjeneratën e vet dhe kjo qe një e vërtetë e pamohueshme, sepse askush nuk priste që ai të tregonte cilësi të tilla politike dhe morale që asnjë nuk i ka bërë në 30 vite. Pa kurrfarë karakteri. Njeriu kur i vjen e keqja e përballon, kurse ai ra viktimë e asaj afere me Nik Muzinin, si i çoi paratë, ku s’i çoi paratë. Ku i mori paratë, ku s’i mori paratë.

Po njeriu e bën transparencën, sepse e kupton që ka një jetë përpara, dhe qartëson gjithçka dhe nuk e merr me vete mbi shpinë, duke dëmtuar sa të mundet për një lloj kapërcimi në mënyrën më skandaloze.

Natyrisht, ai ka gjetur Ramën, i cili nuk njeh asnjë parim, asnjë normë. Se të marrësh peng opozitën është krimi më i madh që mund të bësh. Demokraci pa opozitë nuk ka. Demokracia është pluralizëm, asnjë formë tjetër nuk ekziston jashtë pluralizmit real.

Sepse ka dy lloje pluralizmi. Fals, e ka patur për 40 vjet Polonia, ka patur partinë komuniste dhe partinë fshatare, dhe thonin që jemi pluralist, jemi shtet me pluralizëm. Ja, fshatari si të ishte një seksion i partisë komuniste. Tito çfarë bënte? I fuste në parlament të gjitha levat e partisë, dhe thoshte ja ku është pluralist parlamenti. Fronti, rinia, gruan të gjitha i sillte si subjekte.

Ramiz Alia në fund e bëri këtë për ta servirur këtë si punë pluralizmi. Mirëpo, këto do kalojnë, sigurisht. Do të marrin përgjigjen e merituar.

Më të fortë jemi, shumë e vërtetë.

Jemi më të fortë, por ku është e keqja. Tragjikja është se, të humbësh në 8 vjet 1/3 e kombit, nuk ka më të rëndë. Kjo 1/3 përbën bazën e tërheqjes të së paku dhe të një 1/3 tjetër.

Po qe se nuk ndryshojmë kësaj here, ne nuk e di se ku do shkojmë. Por, ne do ndryshojmë, jam shumë i sigurt që do ndryshojmë. Edi Rama e ndien shumë këtë. Ai parashikon humbjen, disfatën dhe përpiqet të kapet me çdo formë. Por, largimi i 1 milionë shqiptarëve në 8 vjet nuk ka ndodhur kurrë.

Gjithnjë e konsideroja diktaturën pushtim të brendshëm, e quaja unë me veten timee. Sot, është një pushtim i brendshëm në kuptimin që pasuritë publike, kombëtare, nuk shndërrohen në asgjë për qytetarët. Plaçkiten, vidhen, shpërdorohen, bëhen, por qytetarët nuk përfitojnë prej tyre dhe këta largohen e largohen, ndaj edhe do shumëfishohen forcat që këtë fushatë të firmosin fitoren e Luçiano Boçit.

Çdo shqiptar duhet ta dijë që, rruga e Kombit i sjell Shqipërisë çdo vit 300 deri në 400 milionë euro të ardhura. Ne me vërshimin e kosovarëve, të cilët në dallim të qartë nga ne, kanë traditë uikendin. Ne nuk e kemi patur shumë traditë uikendin, kurse këta po.

Edhe sot ata, shkojnë në bankë sot edhe marrin 300 euro për të kaluar uikendin. Në Kosovë e kanë humë traditë që të largohen për të shkuar diku, dhe tani vijnë masivisht në Shqipëri, në Tiranë, në Durrës.

Pra, nuk është vetëm fluksi i verës, ata vijnë gjithë vitin. Por, po ecin shumë mirë, janë shumë më mirë se ne. Qartësisht!

Po ecin më mirë se ne. Në 15 vite arritën të na parakalojnë me rroga, me pensionet. Kanë rend, siguri dhe ligj shumë më të mirë në të gjithë treguesit që iu bëhet vlerësimi i treguesve.

Përshembull, ky treguesi i fundit që ishte për funksionimin e shtetit ligjor, ata ishin 50 vende më para se ne. Ne renditeshim ndën Vietnamin, ata renditeshin 50 vende mbi ne. Po ecin, dhe kjo ecje është shumë pozitive.

Për jugosllavët që kanë mbetur aty e përdorin edhe si argument për dy kombi, ç’ka është edhe shumë anti-shqiptare.

Qendrimet e kryeministrit, jo me fjalë por me vepra, janë si të mbështes qytetarët. 100 euro pensionisti. 100 euro studenti. Po qeveria kështu funksionon.

 Këtu, kjo është një qeveri që vetëm për qytetarët nuk mendon. Këta kanë krijuar një rrjet. Këto kohë po vjedhin në mënyrë të tmerrshme në tendera, sepse i ka shpërndarë para bashkive, dhe ata po bëjnë tendera krejtësisht abuziv, kudo.

Megjithatë, i kanë edhe këto javë se pushteti i tyre do fillojë perëndimin e plotë në 14 maj.

Ju falenderoj edhe njëherë me shumë përzemërsi për këtë pritje kaq miqësore, kaq bujare dhe ju uroj edhe njëherë gëzuar ju të gjithëve, miqve tuaj dhe qytetarëve të Elbasanit.

3 VITE ME PARE

Festimet për ditën e Verës! Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit, qindra automjete presin në radhë

"Dita e Verës"/ Aktivitete në Elbasan dhe Tiranë, Rama
Rruga

ELBASAN- Festimet për ditën e Verës kanë krijuar trafik të rënduar në hyrje të Elbasanit. Edhe pse mesditë, shumë qytetarë kanë vendosur të udhëtojnë në drejtim të Elbasanit me automjetet e tyre, duke bërë që të bllokohet hyrja e qytetit.

Janë me qindra automjete që po presin në radhë për të hyrë në Elbasan, duke krijuar trafik të rënduar.

Festimet për ditën e verës kanë nisur që një ditë më parë në Elbasan. Panairi në qendër të qytetit është kthyer në atraksion për shumë qytetarë. Sot, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha ishin prezentë në Elbasan./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Berisha iu bashkohet festimeve të Ditës së Verës, vendos veroren në Elbasan, mesazhi i liderit të PD-së

"Dita e Verës"/ Aktivitete në Elbasan dhe Tiranë, Rama
Sali Berisha

ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zgjedhur që t’i bashkohet festimeve sot në Elbasan, që është dhe qyteti simbol i festimit të Ditës së Verës. Sapo ka zbritur nga automjeti, Berisha është pritur me entuziazëm nga mbështetësit e tij, me thirrjet; ‘o yll’, “Berisha, o hero, ty gjithë Shqipëria të do”.

Berishës i vendosën dhe një verore në dorë, simbolikë e kësaj feste. Përballë gazetarëve, Berisha u shpreh se kjo ditë simbolizon ndërrimin, lulëzimin dhe ndryshimin.

'Urimet më të përzemërt qytetarëve të Elbasanit, për këtë ditë gëzimi, feste për Elbasanin, i cili sot është edhe kryeqyteti i saj dhe mbarë shqiptarët. Këtu sot kanë ardhur pelegrinë nga mbarë Shqipëria, në këtë kontekst, Elbasani është sot kryeqytet i pelegrinazhit shqiptar. Por nuk mund të mos theksoj se kjo ditë, është njëkohësisht simbol i ndërrimit, i lulëzimit, i ndryshimit. Natyra fillon e ndërron kostumin e saj, moti vjen tjetër. 14 maji do të ndjekë një ndryshim të thellë dhe qytetarët e Elbasanit do të mbështesin me besim të madh, një intelektual të shquar, një qytetar shembullor, por edhe një politikan të mirënjohur, Luçiano Boçin për qytetar të parë të qytetit.
Edhe njëherë, urimet më të përzemërta për këtë festë, Hirushen e festave tona, siç e ka quajtur Faik Konica.'- tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Lule, ballokume dhe aktivitete/ Tirana feston Ditën e Verës, “pushtohet” nga fëmijët

"Dita e Verës"/ Aktivitete në Elbasan dhe Tiranë, Rama
Parku

TIRANË- Aktivitetet argëtuese, ngjyrat, lulet dhe fëmijët e gëzuar kanë pushtuar dy sheshet kryesore të Tiranës në Ditën e Verës. 100 aktivitete të shpërndara në 10 zona po mbahen sot në kryeqytet. Ato përfshijnë të gjithë grupmoshat, nga fëmijët deri tek të rriturit, të cilat kanë nisur që prej mëngjesit e do të vijojnë deri pas mesnatë.

Në sheshin “Skënderbej” do të performojë Ansambli i Tiranës dhe ai Kombëtar. Do të ketë këngëtarë e Dj, mes tyre edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Enisa.

Sheshi “Nënë Tereza” i është dedikuar aktiviteteve sportive, ku fëmijë të moshave të ndryshme janë ndarë në grupe dhe po luajnë futboll, basketboll, tenis e sporte të tjera. Tek Parku i Liqenit Artificial për fëmijët është Cirku Tiranës, banda e qytetit dhe po zhvillohen lojëra argëtuese.

Ndërsa në orët e pasdites do të ketë koncert festiv për të gjitha moshat. Në mënyrë që këto aktivitete të zhvillohen sa më lirisht, do të ketë bllokim të rrugëve në kryeqytet.

Sheshi “Nënë Tereza” do të jetë i bllokuar deri në orën 18:00 të datës 14 mars. Ndërsa në rrugën ‘Ibrahim Rugova” bllokimi do të vijojë deri në orën 23:00.

Po ashtu do të jetë i bllokuar prej së martës në 8 të mëngjesit e deri në orën 16:00 Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët që lidhen me të./Topchannel

3 VITE ME PARE

Rama në Elbasan: Nuk e harrojmë premtimin për pensionistët, kësti i parë do shpërndahet në prill

"Dita e Verës"/ Aktivitete në Elbasan dhe Tiranë, Rama
Edi Rama

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat nga Elbasan dhe ka uruar Ditën e Verës. Rama është shprehur se kjo ditë shënon një rikthim në stinët që sjellin më shumë optimizëm.

“Kemi një proces që me rritjen e pagës minimale duhet të rrisim edhe pagat e tjera. E kemi nisur si vrima e fundit e kavallit në rajon, sot shkojmë në një pozicion edhe më të mirë në rajon. Dua të uroj pensionistët, jo vetëm që nuk e kemi harruar premtimin për t’iu shpërndarë një tjetër mbështetje por sic e kemi thënë, taksa mblidhet, kësti i parë në prill e menjëherë do shikojmë sesi kryesorja në administrimin e të ardhurave, do jetë për pensionistët. Urime dhe gëzuar paçi një stinë me diell dhe dritë.”, tha Rama.

3 VITE ME PARE

Dita e Verës bën bashkë Ramën dhe Berishën! Dy liderët festojnë sot në Elbasan

"Dita e Verës"/ Aktivitete në Elbasan dhe Tiranë, Rama
Berisha dhe Rama

ELBASAN- Dita e Verës ka bërë bashkë në një vend kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën. Rama ka mbërritur në orën 10:00 në Elbasan, e ka vendosur të përshkruajë në këmbë panairin. Në masa të rrepta sigurie, kreu i Qeverisë së bashku me kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatjën përshkron sheshin. 

"Dita e Verës"/ Aktivitete në Elbasan dhe Tiranë, Rama

Ndërsa nga ana tjetër, kreu i PD-së, Sali Berisha ka lajmëruar se në orën 11:00 do të jetë në panairin e ditës së verës në Elbasan. Nuk dihet nëse do ketë një takim të rastësishëm në panair, apo Rama do largohet më parë. 

'Gëzuar nga zemra ditën e verës miq! Festën e ndërrimit, çeljes së luleve, bukurisë së natyrës dhe së bashku me të, edhe njeriut. Le të urojmë një ndryshim të mirë për të gjithë shqiptarët! Me këtë rast, ju ftoj të më ndiqni në orën 11.00 në Panairin e Ditës së Verës në Elbasan! #sb- shkruan Berisha.

3 VITE ME PARE

Dita e Verës/ Aktivitete në Tiranë dhe Elbasan, koncerti në sheshin ‘Skëndërbej’

"Dita e Verës"/ Aktivitete në Elbasan dhe Tiranë, Rama
Elbasan

TIRANË- Një sërë aktivitetesh janë organizuar edhe në Tiranë dhe në Elbasan për të festuar Ditën e Verës. Rreth 100 aktivitete pritet të mbahen gjatë gjithë ditës së sotme, ndërsa festa do të kulmojë me një koncert në sheshin ‘Skëndërbej’ ku në orën 13:00 do të performojë këngëtarja shqiptare Enisa. Ndërsa mbrëmja do të mbyllet me një “Street party”në zonën e ish-Bllokut dhe shfaqja më e madhe e dronëve në rajon në zonën e Liqenit Artificial.

Ndërsa Bashkia Elbasan, ka organizuar një sërë aktivitetesh, ndërsa festimet kanë nisur që ditën e djeshme.

Aktivitetet në Elbasan:

Parada e Karnavaleve, Bulevardi “ Aqif Pasha” ora 09.00

Koncert për fëmijë “ Mirëseerdhe pranverë” Sheshi “ Gensher” ora 10.00

Panairi i Zejeve, Lulishtja “ Aqif Pasha” ora 10.00 – 20.00

Ekspozitë : “ Elbasani nën penel”, Sheshi “ Kozma Naska”, ora 10.00 – 12.00

Arena e Sportit, Stadiumi “ Elbasan Arena” ora 11.00 – 12.30

Koncert festiv: Diell n’elbasan”, Sheshi “ Gensher” ora 11.00 – 12.30

3 VITE ME PARE

Festimet për Ditën e Verës/ Sot devijohet trafiku deri në orën 16:00, bllokohet lëvizja e mjeteve në disa rrugë

"Dita e Verës"/ Aktivitete në Elbasan dhe Tiranë, Rama
Dita e veres

TIRANË- Me rastin e Ditës së Verës, bashkia e Tiranës do të organizojë një sërë aktivitetesh festiv për të gjitha grup moshat, të cilat do të nisin që në orët e para të ditës dhe do të përfundojnë vonë pas mesnate. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve, ku janë planifikuar zhvillimi i aktiviteteve.

RRUGËT E BLLOKUARA:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish Hotel Dajti”

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga ura e ish Hotel Dajtit deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi”

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Gjergj Filipi” dhe gjithë sheshi “Nënë Tereza”

Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzim i Gjykatës së Lartë me dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Rruga “Ibrahim Rugova” nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me Bulevardi “Bajram Curri “.

– Në rrugët “Lek Dukagjini”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl “Papa Gjon Pali II”, në Bulevardin “Zhan D’ Ark dhe Bulevardin “Bajram Curri”.

Për segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” drejtim i detyruar djathtas.

– Të gjitha linjat që kalojnë në rrugën “Abdi Toptani” të devijojnë në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” me drejtim bulevardin “Bajram Curri.

-Linja “Tirana e Re” do të devijojë tek sheshi “Willson” dhe tek Bulevardi “Zogu I”.

3 VITE ME PARE

Sot Dita e Verës! Festa pagane si traditë që u reziston shekujve, çfarë simbolizon për qytetarët

"Dita e Verës"/ Aktivitete në Elbasan dhe Tiranë, Rama
Foto ilustruese

TIRANË- Sot kalendari shënon 14 Mars, dita e Verës. Festimet kanë nisur që një natë para, ku qytetarët kanë ndezur zjarrin që simbolizon djegien e dimrit dhe të këqijat dhe për të rikthyer dritën e shpresës tek njerëzit. 

Në vigjilje të natës se Ditës së Verës, çdo shtëpi është e mbushur me një gëzim të veçantë, është një ndjesi që i pushton njerëzit fare pa e kuptuar. Ndoshta nga ndikimi i diellit, gjelbërimit apo shpërthimit të farës dhe sytheve që janë shprehje e begatisë dhe vazhdimësisë. Shtëpia mbushet plot me gjëra të mira dhe me bollëk.

Porta zbukurohet me lule dhe lastarë të gjelbër, te cilët simbolizojnë futjen e mirësisë dhe natyrës. Gjatë kësaj nate të afërmit, por edhe shokë e miq të ardhur nga viset e tjera, këndojnë këngë te vjetra te shoqëruar me kuzhinën me nam te Elbasanit. Disa nga gjellët, qe nuk i gjen ne vend tjetër, janë tava me pistil, tava e kosit, kabunia, çomleku, gjeli i detit etj. Gjate kësaj nate fillon te ndahet edhe hiseja e nesërme për njerëzit me te afërm.

14 Marsi shënon Ditën e Verës, por festimet kanë nisur që një natë para, ku qytetarët kanë ndezur zjarrin që simbolizon djegien e dimrit dhe të këqijat dhe për të rikthyer dritën e shpresës tek njerëzit.

14 Marsi është një ditë festive e veçantë në Shqipëri, e cila nuk festohet në asnjë vend tjetër të botës. Dita e Verës filloi të festohej masivisht në të gjithë Shqipërinë, por rrënjët i ka në qytetin e Elbasanit, në qendrën e Shqipërisë. Jo vetëm rrënjët, por dhe gjithë traditat, gatimet dhe mënyra e festimit, janë ekskluzivitet i kësaj zone. Elbasani ka meritën se ka mbajtur gjallë për shekuj këtë festë, dhe gjithë ritet e saj. /Dosja.al

dita e veres sali berisha edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet