LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Pjesëmarrja e qytetarëve në proces arrin 50%! Arrestohen 11 persona për shit-blerje votash, REZULTATET e para

 • Maqedonia e Veriut voton sot për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe këshilltarë në 80 komuna. • Votimi ka nisur në orën 7:00 dhe do të vazhdojë deri në 19:00 të mbrëmjes. • Lista e Votuesve përfshin 1,832,415 votues të cilët pritet të votojnë në 3,474 qendra votimi në vend për 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunale, ose gjithsej 10,490 kandidatë. • Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish, pra kandidatë të pavarur. • Qyteti i Shkupit ka numrin më të madh të kandidatëve për kryetar, 16. • Zgjedhjet po monitorohen nga 1,451 vëzhgues në gjithsej, nga të cilët 807 janë vendas dhe 644 janë vëzhgues ndërkombëtarë.

12 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

Rezultatet e para nga zgjedhjet e RMV! Koalicioni shqiptar VLEN fiton në 9 komuna, ja si renditen subjektet e tjera politike

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Pjesëmarrja e
Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka publikuar rezultatet fillestare jozyrtare për zgjedhjet lokale, pasi janë numëruar 25.82% e votave për kryetarë komunash. Sipas këtyre rezultateve të pjesshme, OBRM-PDUKM (VMRO-DPMNE) është në avantazh të dukshëm, duke kryesuar në 51 komuna.

Ndërkohë, renditja për subjektet e tjera politike është si më poshtë:

-Koalicioni shqiptar VLEN – kryeson në 9 komuna
-Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), e udhëhequr nga BDI – kryeson në 7 komuna
-LSDM dhe aleatët – kryesojnë në 7 komuna
-Partia Demokratike e turqve – kryeson në 1 komunë

Për Bashkinë e Shkupit dhe disa komuna të tjera, ende nuk ka rezultate të disponueshme.

 

9 MUAJ ME PARE

“SHKRUHET HISTORIA!”/ Zgjedhjet lokale në RMV, zgjidhet për herë të parë një kryetar shqiptar në Çashkë

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Pjesëmarrja e
Arbër Ademi

MAQEDONI E VERIUT- Një zhvillim historik ka ndodhur në zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut, ku për herë të parë në Komunën e Çashkës është zgjedhur një kryetar shqiptar. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, gjatë një konference për media, ku theksoi rëndësinë e këtij rezultati për përfaqësimin shqiptar në këtë komunë.

“Sapo më njoftuan bashkëpartiakët është shkruar historia për herë të parë një shqiptar do ta drejtojë Komunën e Çashkës. Pra, Suat Shaqiri është kryetar, në Çashkë shkruhet historia për herë të parë me kryetar shqiptar”, ka thënë Ademi.

Ademi shpalli fitoren në komunën e Gostivarit dhe njoftoi se kandidatët e AKI-së për Strugën dhe Kërçovën shkojnë në balotazh me kandidatët e VMRO-DPMNE-së.

“Edhe në tre Komuna ët tjera, në Gostivar pa balotazh që në raundin e parë. Që sonte kryetar i Gostivarit është zoti Valbon Limani. Në Kërçovë dhe në Strugë kandidatët tanë shkojnë në balotazh kundrejt dy kandidatëve të VMRO-së”, tha Arbër Ademi./ Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin REZULTATET e para

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Pjesëmarrja e
Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Qytetarët e Maqedonisë së Veriut votuan këtë të dielë në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe këshilltarët komunalë në 80 komuna, si dhe në qytetin e Shkupit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 81 njësi vendore. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe përfundoi në 19:00, me numërimin që nisi menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), deri në orën 18:30, pjesëmarrja në zgjedhje ishte 46.65%, një përqindje që konsiderohet mesatare krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Ndërkohë, rezultatet e para jozyrtare tregojnë një avantazh të koalicionit shqiptar VLEN, i cili pretendon fitore që në raundin e parë në disa komuna me shumicë shqiptare.

Përmes një deklarate për mediat, VLEN bëri të ditur se ka pritshmëri për fitore në Çair, Tetovë, Saraj, Bogovinë, Zhelinë dhe Tearcë. Në disa prej këtyre komunave, përfaqësues të koalicionit kanë nisur festimet pas mbylljes së votimit.

9 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, Aleanca Kombëtare për Integrim: Presim të shkruajmë histori

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Pjesëmarrja e
Arbër Ademi

MAQEDONI E VERIUT- Pas mbylljes së raundit të parë të votimeve për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, reagoi përmes një konference për media. Ademi ngriti shqetësimin se përdorimi i policisë gjatë ditës së votimit ka ndikuar te votuesit, duke e cilësuar si presion të papranueshëm ndaj procesit demokratik.

Megjithatë, ai u shpreh optimist për rezultatin, duke theksuar pritshmëri pozitive në komunën e Çashkës, ku sipas tij gara është zhvilluar me mbështetje të gjerë për kandidatin e Aleancës.

“Ne presim që sonte të shkruajmë histori. Mjafton të numërohen votat, të numërohet vullneti i qytetarëve dhe ne besojmë thellësisht se Çashka do të jetë shqiptare,” përfundoi zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim./ Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Rezultatet e para të zgjedhjeve në RMV! Festë me fishekzjarre, koalicioni shqiptar VLEN në avantazh në Çairit të Shkupit dhe Tetovë

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Pjesëmarrja e
Foto nga vendi

MAQEDONI E VERIUT- Pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe mbylljes së qendrave të votimit në Maqedoninë e Veriut, koalicioni shqiptar VLEN deklaroi në një konferencë për media se pret fitore që në raundin e parë në disa komuna me shumicë shqiptare.

“Presim fitore pothuajse në secilën komunë. Jemi optimistë se në disa prej komunave se gara do të mbyllet që në rrethin e parë. Kjo mendon se vlen për komunën e Çairit, jemi afër fitores edhe në komunën e Tetovës në raundin e parë, gjithashtu të njëjtën e presim në komunën e Sarajit, në komunën e Bogovinës, Zhelinës dhe Tearcës. Jemi në proces të grumbullimit të informatave”, deklaron VLEN.

Ndërsa janë në proces të grumbullimit të të dhënave nga terreni, mbështetësit e VLEN kanë nisur festimet me fishekzjarrë në disa zona./ Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, kryeministri Mickoski optimist: Presim fitore historike për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Pjesëmarrja e
Hristijan Mickoski

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet lokale që u mbajtën këtë të diel në vend. Në një deklaratë për media, ai u shpreh optimist për rezultatin, duke theksuar se pret një fitore historike për partinë e tij, VMRO-DPMNE, dhe koalicionin që drejton.

"Bazuar në informacionin që kemi aktualisht në dispozicion, mund të them se dita e zgjedhjeve po kalon në mënyrë paqësore dhe dinjitoze, siç pritej, dhe në përputhje me sjelljen e qytetarëve maqedonas. Pres që të përfundojë në të njëjtën mënyrë dhe që rezultatet të shënojnë një tjetër fitore historike për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin, tha kryeministri Hristijan Mickoski për mediat të dielën pasi votoi në qendrën e votimit në komunën Karposh gjatë raundit të parë të zgjedhjeve lokale të vitit 2025," tha kryeministri maqedonas./ Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut! Ministri i Brendshëm: Dyshime për shit-blerje votash, regjistrohen 91 denoncime! Ja sa persona janë arrestuar

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Pjesëmarrja e
Pançe Toshkovski

MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, në një deklaratë për mediat pas mbylljes së procesit të votimit, deklaroi se zgjedhjet lokale të së dielës kanë qenë ndër më të qetat dhe demokratiket e mbajtura ndonjëherë në vend.

Sipas tij, janë regjistruar 91 denoncime për parregullsi, kryesisht për dyshime për blerje votash, fotografim të votës dhe tentativa të tjera të paligjshme. Nga denoncimet, 11 persona janë arrestuar, ku 4 janë liruar, ndërsa 7 të tjerë po ndiqen penalisht dhe ndodhen në procedurë të mëtejshme hetimore.

9 MUAJ ME PARE

Maqedonia e Veriut votoi sot! Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve: Pjesëmarrja deri në orën 18:30 ka qenë 49,98%

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Pjesëmarrja e
Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Maqedonia e Veriut votoi këtë të diel për raundin e parë të zgjedhjeve lokale, ku qytetarët zgjodhën kryetarët e komunave dhe këshilltarët komunalë në 80 komuna dhe në Shkup (81 njësi gjithsej). Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), deri në orën 18:30, kishin votuar 49.98% e qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore. Komuna me pjesëmarrjen më të ulët ishte ajo e Vrapçishtit, me vetëm 24.41%.

Procesi zgjedhor u zhvillua në 3,474 qendra votimi dhe përfshiu 1,832,415 qytetarë me të drejtë vote. Në zgjedhje morën pjesë; 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 grupe qytetarësh të pavarur. Në total, garuan 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista për këshilltarë komunalë. Shkupi kryeson me numrin më të madh të kandidatëve për bashkiak, me 16 emra në garë.

Zgjedhjet u ndoqën nga 1,451 vëzhgues, 807 vendorë dhe 644 ndërkombëtarë, që monitoruan procesin në të gjithë territorin. Sipas sondazheve paraprake, VMRO-DPMNE, partia në pushtet, është favorite për të fituar shumicën e komunave. Ndërkohë, LSDM, opozita maqedonase, përballet me një krizë të brendshme që nga humbja në zgjedhjet parlamentare të majit 2024.

Një garë e ngushtë po zhvillohet në komunat me shumicë shqiptare, rreth 15 komuna, ku betejën kryesore e zhvillojnë; Koalicioni qeveritar shqiptar VLEN dhe Aleanca Kombëtare për Integrim, e udhëhequr nga BDI. Pas përfundimit të votimit në orën 19:00, ka nisur procesi i numërimit të votave, që sipas praktikës, kryhet në vetë qendrat e votimit./ Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Mbyllet procesi i votimit, pjesëmarrja e qytetarëve shkon në 39% deri në orën 17:00

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Pjesëmarrja e
Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet këtë të diel raundi i parë i zgjedhjeve lokale, ku qytetarët votojnë për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë në 80 komuna, si dhe në Shkupin metropolitan (81 njësi në total). Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), deri në orën 17:00 pjesëmarrja në votime ka arritur në 39% të trupës zgjedhore.

Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe ka përfunduar në orën 19:00, pas së cilës do të nisë numërimi i votave në qendrat e votimit./ Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Pjesëmarrja e qytetarëve në proces shkon në 20,17% deri në orën 13:00

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Pjesëmarrja e
Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet këtë të diel raundi i parë i zgjedhjeve lokale, ku qytetarët votojnë për kryetarët e komunave dhe këshilltarët komunalë në gjithsej 81 njësi administrative, përfshirë edhe qytetin e Shkupit. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, deri në orën 13:00 kishin ushtruar të drejtën e votës 20.17% e qytetarëve të regjistruar në listat zgjedhore.

Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në orën 19:00. Votimi po zhvillohet në 3,474 vendvotime, ku 1,832,415 qytetarë mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2025, ka gjithsej 309 kandidatë për kryetarë komunash dhe 576 lista për anëtarë të këshillave komunale me gjithsej 10,490 kandidatë./ Dosja.al

 

9 MUAJ ME PARE

Maqedonia e Veriut zhvillon sot zgjedhjet lokale/ Procesi po monitorohet nga 1451 vëzhgues vendas dhe të huaj

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Pjesëmarrja e
Foto ilustruse

MAQEDONIA E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut po zhvillohen zgjedhjet lokale. Raundi i parë po vëzhgohet nga 1,451 vëzhgues vendas dhe të huaj. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, këtu janë të përfshirë  807 vëzhgues vendorë dhe 644 ndërkombëtarë.

ODIHR dhe OSBE kanë sasin më të madhe të vëzhduesve, me një numër prej 524 personash. Pas kësaj vjen SHBA me 30 vëzhgues, Parlamenti Evropian me 12 vëzhgues dhe Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës me 10 vëzhgues. Ndërsa ambasadat e Shqipërisë, Francës, Holandës, Turqisë, Britanisë, dhe Hungarisë kanë një numër relativisht të vogël vëzhguesish.

Vëzhguesit po ndjekin me vëmendje procesin e votimin, i cili ka filluar sot në orën 7 të mëngjesit. Paralelisht me procesin po ndjekin edhe shkeljet e mundshme nga ana e votuesve, procedurën e rregullt të votimit dhe garantimin e privatësis gjatë votimit.

ODIHR dhe Parlamenti Evropian do  të publikojnë raportet paraprake me vlerësime dhe rekomandime për përmirësimin e procesit zgjedhor, i cili po m,bahet në Maqedonon e Veriut./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Maqedonia e Veriut në zgjedhje, voton sot për 80 kryetarë dhe këshilltarë komunash

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Pjesëmarrja e
Foto ilustruse

MAQEDONIA E VERIUT- Maqedonia e Veriu do të votojë sot për të zgjedhur 80 kryetarë dhe këshilltarë komunash. Në këto zgjedhje do të marrin pjesë 22 parti dhe 19 koalicione. Ndërsa 119 grupe votuesish janë kandidatë të pavarur.

Rreth 1,832,415 votues, priten të votojnë në në 3,474 qendra votimi në vend. Ata do të votojnë për 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunale. Votimi do të fillojë në orën 7 të mëngjesit dhe do të përfundoj në orën 7 të mbrëmjes. Ndërsa zgjdhjet do të moniotorohen 807 vendas dhe 644 vëzhgues ndërkombëtarë, pra në totoal do të monitorohen nga 1,451 vëzhgues.

Votuesit do të identifikohen me një kartë identiteti ose pasaportë. Votimi do të realizohet në mënyrë të fshehtë. Është bërë me dije se votimi në grup familjarë apo prania me armë apo mjete të tjera të dyshuara, do të ndalohet rreptësisht nga policia./Dosja.al

zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet