Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Ditëlindja kthehet në përplasje me armë zjarri. •Një konflikt i çastit ka bërë që mbrëmjen e së shtunës në Tapizë të fshatit Qerekë të Fushë-Krujës, dy persona të mbeten të plagosur me armë zjarri. •3 persona janë vënë në pranga të policisë në Fushë-Krujë, pas plagosjes me armë zjarri të Lorenc Canit. •Xhentil Sefa 25 vjeç është arrestuar nga policia, pasi plagosi me arme shokun e tij Lorenc Cani, teksa po festonin ditëlindjen e këtij të fundit në një lokal në Qerekë. •I riu dyshohet se në gjendje të dehur ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të shokut të tij Lorenc Cani, e më pas është vetplagosur në dorë. •Policia po ashtu ka arrestuar edhe Flogert Kallari, edhe ky shok i dy të rinjve, për moskallëzim të krimit. •Në pranga ka rënë edhe Hygert Muja, pronar i lokalit, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. •Muja rezulton se pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, ka fshehur armën e krimit, ka hequr gëzhojat nga vendngjarja dhe ka prishur vendin e ngjarjes.
3 artikuj për këtë temë.
FUSHË- KRUJË- Zbulohen identitetet e personave të përfshirë në plagosjen në Fushë-Krujë. Të arrestuarit janë identifikuar si Xhentil Sefa, autori, Hygert Muja, pronari i lokalit dhe Flogert Kallari, miku i dy të plagosurve.
Hygert Muja, në gjendje të dehur ka plagosur me armë zjarri shokun e tij dhe më pas veten në dorë. Sipas, policisë, të rinjtë ishin ulur në të njëjtën tavolinë, mirëpo më pas nisi konflikti. Ata ishin duke festuar një ditëlindje, por situata ka dalë jashtë kontrollit. Muja qëlloi me armë Kallarin, e më pas u vëtplagos.
Pas ngjarjes është vënë në pranga autori 25-vjeçar, si dhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, për prishje të vendit të ngjarjes dhe fshehje të provave, dhe një tjetër person, shok i të plagosurve, për moskallëzim krimi.
FUSHË-KRUJË- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për plagosjen e dyfishtë që ndodhi gjatë natës në Tapizë. Sipas hetimeve, personat e përfshirë në konflikt, ishin ulur së bashku në të njëjtën tavolinë, në lokalin e shtetasit H. M., në Qerek Tapizë. Dyshohet se në gjendje të dehur, shtetasi Xh. S., ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe në rrethana ende të paqarta, ka plagosur shtetasin L. C. (shok i tij) dhe më pas është vetëplagosur në dorë. Të dy shtetasit e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka vënë në pranga personin me inicialet Xh. S., 25 vjeç, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 24 vjeç, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi: F. K., 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Krujë. Plagosi me armë zjarri, një shtetas (shok i tij) dhe më pas veten, vihet në pranga 25-vjeçari. Në pranga edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, për prishje të vendit të ngjarjes dhe fshehje të provave. Arrestohet edhe një shtetas tjetër (shok i shtetasve të plagosur), për moskallëzim të krimit. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pistoletë me të cilën u krye plagosja. Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Krujë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. S., 25 vjeç, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 24 vjeç, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi: F. K., 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, rezulton se këta shtetas ishin ulur së bashku në të njëjtën tavolinë, në lokalin e shtetasit H. M., në Qerek Tapizë.
Dyshohet se në gjendje të dehur, shtetasi Xh. S., ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe në rrethana ende të paqarta, ka plagosur shtetasin L. C. (shok i tij) dhe më pas është vetëplagosur në dorë. Të dy shtetasit e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën. Po nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi H. M., pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, ka fshehur armën e krimit, ka hequr gëzhojat nga vendngjarja dhe ka prishur vendin e ngjarjes. Gurpi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
FUSHË- KRUJË- Plagosen dy persona. Në fshatin Tapizë, dy persona janë plagosur me armë zjarri. Një person ka qëlluar me armë zjarri ndaj shokut të tij dhe më pas është vetëplagosur. Dyshohet se autori ka qënë në gjendje të dehur në momentin kur qëlloi ndaj shokut e më pas vetes. Ende nuk bëhen të ditur identitetet e tyre.
Policia ka vënë në pranga autorin, ndërsa ka sekuestruar armën e krimit.
Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë.