LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Djegia e makinave në veri të Kosovës, arrestohet serbi, Lista Serbe: Kurti po krijon krizë të re. BE&SHBA: Kriminale

•Arrestimi i një serbi për djegien e makinave në Veri, i cili për autoritetet e Kosovës dyshohet se është anëtar i një organizate kriminale, ka ngjallur reagime.  •Lista Serbe, e cilësoi arrestimin "vazhdim të keqtrajtimit të popullit serb" dhe paralajmëroi reagime nëse nuk lirohet i arrestuari. •Ambasadorët perëndimorë në prishtinë kanë dënuar djegien e automjeteve, ndërsa e kanë quajtur veprimin kriminal dhe frikacak. •Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde e ka quajtur shqetësuese faktin që Lista Serbe nuk bëri një reagim për këto veprime. •Në orët e para të së shtunës u dogjën tre mjete në Leposaviç, në veri të vendit. •Dy prej tyre ishin me targa RKS, ndërsa njëra me targa të Beogradit. •Gjatë 3 ditëve të fundit, në veri të kosovës janë djegur në total 7 automjete. Të enjten dhe të premten u dogjën gjithashtu makina në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan. •Deri më tani nuk dihet kush janë autorët e ngjarjes.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Sulmi ndaj efektivëve në Veri, ambasadorët e SHBA-së dhe Gjermanisë: Ngjarje kriminale, Kosova të mbrojë qytetarët

Djegia e makinave në veri të Kosovës, arrestohet serbi, Lista
Kosovë

KOSOVË-Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se vendi i tij dënon “djegien kriminale të veturave në veri të Kosovës”.

“Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi që t'i mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënie për këto akte kriminale”, ka shkruar ai në Twitter.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rode, kërkoi të dinte përse Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë - nuk i dënoi incidentet në komunat në veri.

"Është shumë shqetësuese që Lista Serbe nuk e dënoi përsëri djegien e veturave të qytetarëve. Të gjithë duhet të jenë të bashkuar në dënimin e kësaj praktike", shkroi ai në Twitter.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, më pas deklaroi se këto pohime të ambasadorit gjerman janë të pasakta, ngase si tha ai, së bashku me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç, e kanë dënuar djegien e veturave në veri.

Më herët, më 2 prill, në një konferencë për media, Simiç tha se djegia e veturave me targa të Kosovës është “e papranueshme”.

Mbrëmjen e së shtunës janë djegur tri vetura në Leposaviç, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës. Dy prej veturave ishin me targa RKS, ndërsa njëra me targa të Beogradit.

Më 1 prill, Policia e Kosovës njoftoi se e kishte arrestuar një pjesëtar të komunitetit serb në Mitrovicën e Veriut nën dyshimin se, ndër të tjera, ka marrë pjesë në djegien e një veture.

Pas këtij arrestimi, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës e mbështetur nga Beogradi zyrtar, e cilësoi arrestimin në Mitrovicë të Veriut si "vazhdim të keqtrajtimit të popullit serb" dhe paralajmëroi se nëse i arrestuari nuk lirohet, do të shkaktohet “reagimi nga serbët”.

Marrë nga REL

3 VITE ME PARE

Ambasadori gjerman në Kosovë: Shqetësuese se përse Lista Serbe nuk i dënoi djegiet e makinave në veri

Djegia e makinave në veri të Kosovës, arrestohet serbi, Lista
Jorn Rohde

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas deklaratave të zyrtarëve serb, të cilët nuk dënuan aktin e djegies së veturave në veri të Mitrovicës. Rohde në një reagim në Twitter, e ka quajtur shqetësuese faktin që Lista Serbe nuk bëri një reagim për këto veprime.

Pse? Shumë shqetësuese fakti që Lista Serbe sërish nuk i ka dënuar zjarrvëniet në automjetet e qytetarëve. Të gjithë duhet të jenë të bashkuar për të dënuar këtë praktikë”, ka shkruar Rohde.

Gjatë tri ditëve të fundit në veri të Kosovës, iu është vënë zjarri veturave me targa të Kosovës, të cilat janë ri-regjistruar nga targat KM të lëshuar nga autoritetet e Serbisë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Situata e tensionuar në veri, Vuçiç kapet keq me gazetarin serb: Çfarë prisni, që të hyj me tanke në Kosovë?

Djegia e makinave në veri të Kosovës, arrestohet serbi, Lista
Aleksander Vucic

SERBI- Presidenti Aleksandër Vuçiç është treguar i ashpër kur është pyetur nga gazetarët për çështjen e targave të veturave në veri të Republikës së Kosovës. Ai tha se marrëveshja për targat s’ka afate, ndërsa kujtoi çfarë ndodhi në vitet ‘90 kur Serbia u përfshi në një sërë luftërash rajonale.

Po ju kujtoj, dje më keni bërë të njëjtën pyetje në Novi Pazar, dhe unë nuk kam problem me këtë, e kam problem me realitetin në të cilin dikush diskriminon popullin serb dhe nuk u jep mundësinë serbëve të kenë për çfarë është rënë dakord. Dhe Peter Stano konfirmon  se marrëveshja për tabelat është e kufizuar në kohë dhe nuk ka afate. Çfarë prisni të bëj: të hyja me tanke dhe pastaj të thoshe – na ktheve në vitet ’90. Nëse luftoj përmes negociatave, atëherë – siç mund ta shihni, nuk mjafton”, ka thënë Vuçiç.

Situata në Veriun e Kosovës është tensionuar sërish me rikthimin e djegies së makinave që kanë ndryshuar targat me Republika e Kosovës./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Arrestimi i serbit në veri të Kosovës, Lista Serbe: Po na keqtrajtojnë popullin, Kurti po krijon krizë të re

Djegia e makinave në veri të Kosovës, arrestohet serbi, Lista
Policia

KOSOVË- Policia e Kosovës ka arrestuar një pjesëtar të komunitetit serb në veriun e vendit nën dyshimet për përfshirje në sulm ndaj policisë dhe pronës së qytetarëve në zonë. Kjo ka nxitur reagimin e përfaqësuesve politikë serbë dhe të Beogradit.

Policia tha se i arrestuari i lindur në vitin 1987, dyshohet për përfshirje në një sulm me armë zjarri ndaj njësisë së Policisë së Kosovës dhe plagosjen e dy pjesëtarëve të saj. Në njoftimin e policisë thuhet se kundër tij ishte ngritur kallëzim penal për veprat penale "pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal”, "vrasje në tentativë", "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm" dhe "sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare".

Ai është i dyshuar edhe për djegien e disa makinave në rajonin e Zubin Potokut, të cilat kishin targa të Republikës së Kosovës. 

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, shkroi në rrjetet sociale se “djegia e veturave të qytetarëve tanë në veri e orkestruar nga Beogradi me qëllim të shkaktimit të frikës tek qytetarët tjerë është pa dyshim akt i rëndë kriminal”.

Lista Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës e mbështetur nga Beogradi, e cilësoi arrestimin "vazhdim të keqtrajtimit të popullit serb" dhe paralajmëroi reagime nëse nuk lirohet i arrestuari.

Për ta sqaruar, kjo nuk do të jetë ndonjë paralajmërim, por një kryengritje e përgjithshme për ta ndalur shtypjen e Albin Kurtit ndaj qytetarëve të pafajshëm”, thuhet në një deklaratë të kësaj liste.

Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti “po krijon një krizë të re”.

Kurti po përpiqet në çdo mënyrë të mundshme, përmes forcave të tij, të shkaktojë tensione në veri të Kosovës, për të nxitur reagimin e serbëve, të cilët më pas do t'i akuzonte për përshkallëzimin potencial të situatës në terren, vetëm për të shmangur detyrimet nga Ohri sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, thuhet në një reagim të kësaj zyre e cila nuk ka komentuar djegien e makinave në veri.

Ky është rasti i parë i arrestimit në lidhje me djegien e makinave. Gjatë tri ditëve të fundit të paktën 8 makina me targa të Kosovës, pronë e pjesëtarëve të komunitetit serb, janë djegur në veriun e vendit./Dosja.al

digjen makinat ne veri te kosoves

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet