LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Do hapim ambasada të reja, buxhet me rritje 20% në 2025!" Ambasadorët në takimet e Ramës me diasporën, Hasani në Komisionin për Çështjet Evropiane: E kanë detyrim, nuk pati flamuj as logo partiake

• Komisioni për Çështjet Evropiane, po shqyrton sot në parimin e ligjit “Për Buxhetin e vitit 2025”, për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për përpunimin e anëtarëve të Bashkimit Evropian. • Po ashtu sot në këtë Komision zhvillohet seanca dëgjimore me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi ecurinë e procesit të negociatave. • Në nisje të fjalës së tij, ministri Hasani foli për planet diplomatike për vitin e ardhshëm, të konsideruar si objektiva për të përparuar në progresin europian. • Hasani, gjatë fjalës së tij, zbuloi planifikimin e një buxheti me rritje 20% krahasim me vitin e kaluar, i cili përfshin edhe diasporën. • Ministri Hasani foli për planet e qarta që Shqipëria të realizojë aspiratat europiane, për të hapur 2 grupkapituj të rinj vitin e ardhshëm, teksa theksoi arritjen e misionit për 2030 për ta çuar vendin në BE. • Hasani theksoi angazhimin e Shqipërisë për të krijuar një imazh të fortë e të besueshëm duke mbajtur komunikime të hapura me vendet e BE, apo dhe pjesëmarrja në procesin e Berlinit dhe takimi rajonal. • Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku tha se ambasadorët kanë marrë pjesë në takime elektorale të Ramës, por për ministrin e Jashtëm takimet e tilla nuk kanë qenë elektorale, por takime me diasporën. • Po ashtu Tabaku hodhi akuza se ka përfshirje në 48 raste të ambasadorëve apo trupës diplomatike në takime politike apo fushatë elektorale me Ramën, ministra dhe deri në kryetarë bashkie dhe drejtues të PS-së. • Ministri Hasani e mohoi këtë dhe deklaroi se ambasadorët dhe trupi diplomatik kanë detyrë të marrin pjesë në takime zyrtare sipas profilit të tyre. Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka ngritur çështjen e rihapjes së Ambasadës shqiptare në Indi. • Tabaku tha se dikur kjo ambasadë ishte funksionale dhe u mbyll, duke ngritur pyetjen për arsyet përse po hapej tashmë. • Nga ana tjetë ministri për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani, India është fuqia e 5-të ekonomike në botë dhe me trajektore për tu bërë vendi i tretë. • Ai shtoi se edhe në Indonezi është i njëjti qëllim. • Hasani tha se Indonezia është një vend i organizuar, me nivel ekonomik të lartë dhe MPJE dëshiron qasje edhe për faktin se ka një marrëdhënie jo miqësore me Kosovën, për të negociuar për njohjen.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Rihapja e Ambasadës shqiptare në Indi/ Hasani: Është fuqia e 5-të ekonomike në botë dhe me trajektore për tu bërë vendi i tretë

"Do hapim ambasada të reja, buxhet me rritje 20% në 2025!"
Igli Hasani

TIRANA- Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka ngritur çështjen e rihapjes së Ambasadës shqiptare në Indi. Tabaku tha se dikur kjo ambasadë ishte funksionale dhe u mbyll, duke ngritur pyetjen për arsyet përse po hapej tashmë.

Nga ana tjetë ministri për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani, India është fuqia e 5-të ekonomike në botë dhe me trajektore për tu bërë vendi i tretë. Ai shtoi se edhe në Indonezi është i njëjti qëllim. Hasani tha se Indonezia është një vend i organizuar, me nivel ekonomik të lartë dhe MPJE dëshiron qasje edhe për faktin se ka një marrëdhënie jo miqësore me Kosovën, për të negociuar për njohjen.

“Siç e dimë India është fuqia e 5-të ekonomike në botë dhe me trajektore për tu bërë vendi i tretë. E vërtetë ajo që thatë ju zonja kryetare se është hapur dhe mbyllur dhe me arsye banale në atë kohë, por duam të forcojmë marrëdhëniet, diplomatike dhe ekonomike, në të mirë të vendit, ndaj edhe po hapet përsëri.

Edhe në Indonezi i njëjti qëllim, ai është një vend i organizuar, me nivel ekonomik të lartë dhe duam qasje edhe për faktin se ka një marrëdhënie jo miqësore me Kosovën, për të negociuar për njohjen e Kosovës. Ka munguar përfaqësimi diplomatik shqiptar edhe në Nairobi dhe Kenia dhe ka arsye për hapjen e tyre. T‘i përgjigjemi gjithë zhvillimeve nevojave dhe kërkesave që vendi ka dhe ky është qëllimi”, tha Hasani.

1 VITE ME PARE

Komisioni për Çështjet Europiane/ Ministri Hasani zbulon planet diplomatike: Do hapim ambasada të reja, buxhet me rritje 20% në 2025

"Do hapim ambasada të reja, buxhet me rritje 20% në 2025!"
Ministri Igli Hasani

TIRANË- Këtë të hënë mbahet mbledhja e Komisionit për Çështjet Europiane për të diskutuar shqyrtimin në parim të projektligjit "Për Buxhetin e vitit 2025", parashikuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe seanca dëgjimore me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli hasani, mbi ecurinë e procesit të negociatave.

Në nisje të fjalës së tij, ministri Hasani foli për planet diplomatike për vitin e ardhshëm, të konsideruar si objektiva për të përparuar në progresin europian.

“Projektbuxheti i vitit 2025, Procesi i Berlinit, planet për anëtarësimin dhe integrimin në BE, Integrimi dhe progresi rajonal i integrimit, janë planet tona për vitin e ardhshëm, për të hedhur hapa më tej në progresin evropian. Angazhimi në organizatat ndërkombëtare, meqe jemi pjesë e organizmave si UNESCO dhe OBK. Thellimi i marrëdhënieve me SHBA, Britaninë, vendet e BE, Ballkanin perëndimor, fqinjët tanë si Italia dhe Greqia dhe partnerët ekonomikë, diplomacia ekonomike dhe tregtare për zhvillim, toli i diaspores dhe forcimi i lidhjeve me komunitetin jashtë vendit, si shërbimet e diaspores dhe në konsullata apo mbrojtja e shqiptarëve që janë jashtë. Mbështetja e Kosoves me dialog konstruktiv dhe bashkëpunim të ngushtë“, tha Hasani në hyrje të fjalës së tij në Komisionin për Integrimin në Europë.

Hasani, gjatë fjalës së tij, zbuloi planifikimin e një buxheti me rritje 20% krahasim me vitin e kaluar, i cili përfshin edhe diasporën.

“Kemi parashikuar një buxhet me 635 mln lekesh rritje shtesë, ose 20 për qind në krahasim me vitin e kaluar, angazhim të palëkundur për forcimin e diplomacisë. Në këtë buxhet përfshihet mbështetja përfaqësive të reja, misione diplomatik e konsullore, forcimi i marrëveshjeve për asociim-stabilizim me BE dhe vendet e rajonit, forcimi lidhjeve me BE dhe organizmat ndërkombëtare. Mbështetje për diasporën, rrjeti efektiv për shqiptarët jashtë dhe mbështetje për shërbimet ekskluzive jashtë”, tha ministry i Jashtëm.

Ministri Hasani foli për planet e qarta që Shqipëria të realizojë aspiratat europiane, për të hapur 2 grupkapituj të rinj vitin e ardhshëm, teksa theksoi arritjen e misionit për 2030 për ta çuar vendin në BE. Hasani theksoi angazhimin e Shqipërisë për të krijuar një imazh të fortë e të besueshëm duke mbajtur komunikime të hapura me vendet e BE, apo dhe pjesëmarrja në procesin e Berlinit dhe takimi rajonal.

“Më 15 tetor 2025 kongresi dytë ndërqeveritar Luksemburg me negociatat e rëndësishme për Shqipërinë, me mesazh të qartë se jemi të gatshëm për anëtarësim dhe kontribuojme për stabiliteti. Më 30 tetor hapëm dy kapituj të rinj me BE dhe shumë e rëndësishme. Polonia merr presidencën e BE dhe do kërkojmë të na ndihmojë të hapim 2 kapituj të rinj shpresojmë të avancojmë më tej drejt integrimit. Kemi synim arritjen e misionit për 2030 për ta çuar vendin në BE, transformimin dhe integrimin, për të hapur 2 grupkapituj të rinj deri në fund të vitit të ardhshëm. Mbajtja e komunikimit të hapur me vendet e BE, pjesëmarrja në nismat rajonale si procesi berlinit dhe takimi rajonal. Të ndërtojmë imazh të fortë dhe të besueshëm për shqipërinë dhe ne jemi të angazhuar. Kemi plan të qartë që shqipëria të realizojë aspiratat europiane, jemi të bindur se do e realizojmë deri në vitin 2030 dhe kjo kërkon bashkëpunim nga ne dhe të gjithë së bashku”, shpjegoi Hasani në fjalën e tij.

1 VITE ME PARE

"E kanë detyrim, s'pati flamuj as logo partiake!" Ambasadorët në takimet e Ramës me diasporë, Hasani: Nuk jemi në fushatë elektorale, hapet më vonë

"Do hapim ambasada të reja, buxhet me rritje 20% në 2025!"
Igli Hasani

TIRANA- Nuk kanë munguar debatet në Komisionin për Çështjet Europiane lidhur me pjesëmarrjen e ambasadorëve në takimet e kryeministrit Edi Rama me diasporën në kuadër të turit "Krenar për Shqipërinë".  Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku tha se ambasadorët kanë marrë pjesë në takime elektorale të Ramës, por për ministrin e Jashtëm takimet e tilla nuk kanë qenë elektorale, por takime me diasporën.

Po ashtu Tabaku hodhi akuza se ka përfshirje në 48 raste të ambasadorëve apo trupës diplomatike në takime politike apo fushatë elektorale me Ramën, ministra dhe deri në kryetarë bashkie dhe drejtues të PS-së.  Ministri Hasani e mohoi këtë dhe deklaroi se ambasadorët dhe trupi diplomatik kanë detyrë të marrin pjesë në takime zyrtare sipas profilit të tyre.

Pjesë nga deati në Komision:

Tabaku: A ka një koment ministria e jashtme lidhur me përfshirjen e ambasadorëve në fushatën elektorale dhe në procesin electoral të kryeministrit Edi Rama?

Hasani: Nuk jemi në fushatë elektorale, hapet më vonë, s’ka pasur aktivitet partiak apo politik. Kanë qenë takimet e kryeministrit me përfaqësues të diasporës, në vendet e BE apo SHBA dhe Angli, por s’është përdorur parullë, postera apo batuta politike dhe thirrje. Kanë qenë takime me diasporën, për të ardhmen, europën, progresin dhe të mirat për shqiptarët. Për asnjë moment s’është folur për pjesë programi partiak. Ata kanë shoqëruar kryeministrin dhe kanë detyrim si ambasadorë.

Nuk jemi në fushatë elektorale. Ju e dini më mirë se unë fushata hapet shum ëmë vonë. Së dyti për asnjë moment nuk ka pasur takim partiak apo politik, por kanë qenë takime të kryeministrit me përfaqësues të diasporës në qytete të rëndësishme nëpër botë. Nuk është përdorur asnjë logo, asnjë Flamur, asnjë batutë që kanë të bëjnë me partinë që ai drejton. Është folur për Shqipërinë, e shqiptarët, e luftën kundër korrupsionit e të mirave që duam ti japim shqiptarëve. Në asnjë moment nuk është folur për pjesë të programeve partiake. Më e rëndësishmja diplomatët kanë detyrimin që të shoqërojnë kryeministrin e vendit të tyre,  në ato aktivitete ku marrin pjesë. Nuk kanë mbajtur Flamur apo parrulla, por kanë shoqëruar kryeministrin. E kanë detyrim edhe për liderin e opoziztës, sipas ceremonialit shtetëror. Të mos keqintepretojmë asnjë moment.

Tabaku: Në ato takime ka qenë pjesë edhe Blendi Klosi si përfaqësues i PS. Gjithashtu janë 48 aktivitete që i kam numëruar vetë ku trupa diplomatike është bërë pjesë dhe ku ka pasur raste ku për 25 minuta është folur kundër opozitës, ndaj kundërshtarit. Këtu është kaluar caku. Nuk duhet të kalohet caku dhe ata nuk duhet të ishin bërë pjesë. Kanë qenë aktivitete politike me prezencë edhe të sekretarit të përgjithsëm i partisë. Për mua ka një cak qe nuk duhet kaluar. Përfaqësuesit e trup diplomatike nuk duhet të marrin pejsë në ato takime. E kanlon cakun kur flitet 25 minuta pa ndërprerje për kundërshtarin.

Klosi: Faleminderit që më përmendët emrin. Ka pasur takime me diasporën, me shqiptarët dhe trupi diplomatik e ka detyrim t’i mbështesë e të marrë pjesë në këto aktivitete. Akltivitetet janë bërë jashtë orarit zyrtar dhe ju lejohet të marrin pjesë edhe shërbimi diplomatic. Statusi nepunësit civil e lejon dhe mund ta referoj. Ligji nëpunësit civil parashikon dhe nuk kufizohet. Janë aktivitete diaspore dhe jo politike. Ju kërkoj dhe ftoj edhe ju të bëheni pjesë sepse diaspora i tkaon popullit shqiptar, të gjithëve Shqipërisë. Edhe ju keni të drejtën e votës së diasporës, pjesë e pandarë e fushatave tona elektorale. Edhe ju keni caktuar përfaqësues për Diasporën.

Hasani: Mund të vini dhe ju? Hajdeni dhe ju.

Tabaku: Ka një cak që nuk duhet kaluar. Përfaqësuesit diplomatikë nuk mund të marrin pjesë në aktivitete partiake. Kalon cakun kur flitet 25 minuta për kundërshtarin.

komisioni per çeshtjet europiane

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje