LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Do jemi në parlament për buxhetin 2025", Bardhi pas mbledhjes së grupit të PD: Mosbindja civile dhe aksioni opozitar do të vazhdojnë

• Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në deklaratën e tij për mediat pas përfundimit të mbledhjes së deputetëve tha se opozita do të jetë në parlament për diskutimet mbi buxhetin e vitit 2025. • Bardhi tha se kjo nuk do të thotë rikthim në një marrëdhënie të plotë normale me Kuvendin, por se opozita do të jetë përballë mazhorancës për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe pensionistëve. • Ai u pyet nga gazetarët se për çfarë arsye u mor ky vendim, kur është e njëjta situatë si vitin e kaluar. • Bardhi tha se në rastin konkret aksioni i opozitës për zgjedhje të lira dhe aksioni i mosbindjes civile do të vazhdojë, por gjithashtu deputetët do të përmbushin edhe përgjegjësitë si përfaqësues të qytetarëve. •Në deklaratën për mediat, ai komentoi edhe thirrjen e ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato i cili i kërkoi opozitës t’i kthehet parlamentit. • Bardhi tha se ishte vendimi i kryeministrit Edi Rama nxjerrja e opozitës nga Kuvendi, ndërsa shtoi më tej se Gonzato duhet ti bëjë Ramës thirrje që të lejojë opozitën e vendit të bëjë detyrën e saj.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Opozita t'i kthehet parlamentit", Bardhi i përgjigjet Gonzatos: T'i bëjë thirrje Ramës që ta lërë opozitën të bëjë punën e saj

"Do jemi në parlament për buxhetin 2025", Bardhi pas
mbledhja e grupit

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në deklaratën për mediat komentoi edhe thirrjen e ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato i cili i kërkoi opozitës t’i kthehet parlamentit. 

Bardhi tha se ishte vendimi i kryeministrit Edi Rama nxjerrja e opozitës nga Kuvendi. Ai shtoi më tej se Gonzato duhet ti bëjë Ramës thirrje që të lejojë opozitën e vendit të bëjë detyrën e saj. 

"Është vendimmarrje e Ramës për të nxjerrë nga Kuvendi opozitën ndaj ata që deri dje i bënin thirrje opozitës të jenë brenda Parlamentit, uroj shumë që të gjejnë guximin dhe ti bëjnë thirrje Edi Ramës të lejojnë opozitën e vendit, të bëjë detyrën e përgjegjësinë e vendit. Rama është frikacak, nuk e do opozitën në Kuvend. Cilido që është këtu për t’i shërbyer interesit europian të Shqipërisë duhet tu thotë shqiptarëve të vërtetën.", tha Bardhi.

1 VITE ME PARE

"Të braktisësh parlamentin do të thotë ndërprerje e mosbindjes civile", Bardhi: E bëmë atë gabim në 2019, nuk do të ndodhë më

"Do jemi në parlament për buxhetin 2025", Bardhi pas
gazment bardhi

TIRANË- Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të deputetëve të PD, Gazment Bardhi u pyet nëse opozita do ta braktisë parlamentin. Ai tha se të ikësh nga parlamenti do të thotë ndërprerje e mosbindjes civile dhe nga përballja me qeverinë. Bardhi u shpreh se kjo nuk do të ndodhë, dhe shtoi se sa herë të shkelen të drejtat e opozitës, grupi parlamentar do reagojë. 

“Ne nuk kemi ikur ndonjëherë nga Parlamenti, ikja nga Parlamenti do të thotë që të ikësh nga mosbindja civile, do të thotë që të ikësh nga përballja me Qeverinë. Ne nuk bojkotojmë institucionet, por do të reagojmë rast pas rasti. Sa herë të ketë shkelje të të drejtave të opozitës, do të shikoni grupin parlamentar të reagojë. Ne jemi penguar të futemi në Kuvend, përballja me Gardën nuk ka qenë vendimmarrje e opozitës, por e mazhorancës. Ne kemi shkuar çdo të enjte për të marrë pjesë në seancat plenare. Kemi bërë njëherë gabimin në 2019, nuk e përsërisim më. Edi Rama ka frikë nga përballja, një frikacak që fshihet pas Elisës. Ne do të jemi në Komisione, për tu përballur me Qeverinë dhe mazhorancën”, tha Bardhi.

 

1 VITE ME PARE

Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PD, Bardhi: Do përballemi me qeverinë për buxhetin, do mbrojmë interesat e qytetarëve dhe pensionistëve

"Do jemi në parlament për buxhetin 2025", Bardhi pas
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së deputetëve.  Bardhi ka bërë me dije se do të marrin pjesë në seancën plenare ku do të diskutohet buxheti 2025. Sipas tij, kjo nuk do të thotë rikthim në një marrëdhënie të plotë normale me Kuvendin, por se opozita do të jetë përballë mazhorancës për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe pensionistëve. 

“Ky është buxheti i fundit i kësaj qeverie të korruptuar kërkon angazhimin e deputetëve të opozitës. Për të shndërruar nga borxhi i oligarkëve në buxhetin e qytetarëve. Këtë rol mund ta luajnë vetëm deputetët e opozitës. Sepse deputetët e mazhorancës siç e kanë shfaqur këto 12 vite janë si kartonë për t’i shërbyer interesit të Edi Ramës pa pasur në vëmendje fermerët, pensionistët, bizneset. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do jetë i angazhuar në një përballje intensive me mazhoracën gjatë gjithë procesit të diskutimit të projektbuxhetit 2025. Opozita do të jetë aty për mbrojtjen e interesit të qytetarëve dhe pensionistëve.", tha Bardhi. 

Kreu i grupit të PD-së u pyet nga gazetarët se për çfarë arsye u mor ky vendim, kur është e njëjta situatë si vitin e kaluar. Bardhi tha se në rastin konkret aksioni i opozitës për zgjedhje të lira dhe aksioni i mosbindjes civile do të vazhdojë, por gjithashtu deputetët do të përmbushin edhe përgjegjësitë si përfaqësues të qytetarëve. 

“Vitin e kaluar sic ju jeni dëshmitarë ne kishim shpallur vendimmarrje që nuk do ketë normalitet  pa u plotësuar kushtet që ne kishim shpallur. Në rastin konkret aksioni i opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe aksioni i mosbindjes civile do të vazhdojë. Por shtuar kësaj deputetët do të përmbushin përgjegjësitë e tyre si përfaqësues të qytetarëve. Prandaj dhe qëndrimi publik ne në raport me Kuvendin do të vendosim rast pas rasti. Kush ka menduar që opozita do të lërë terren Edi Ramës që të kalojë buxhetin e oligarkëve dhe jo të qytetarëve e ka gabim. Ne do jemi aty për të mbrojtur qytetarët”, tha ai. 

mbledhja e grupit të pd gazment bardhi

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës