LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ç'do ndodhë brenda PD? Salianji dhe Bardhi mbledhin vota për kryetar grupi, Berisha: Bashkim, por pa "AliBashën". Alibeaj: "Zeni" s'më blen dot!

• Një ditë pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt nga posti i kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike, kanë nisur reagimet nga brenda selisë blu. • Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi kërkoi dje për takim Jorida Tabakun, ndërsa postin e kreut të grupit parlamentar tashmë e synon edhe Ervin Salianji. • Ervin Salianji, i cili po mbledh firmat për kryetar grupi, kur të njëjtën gjë po bën edhe Gazment Bardhi, tha se si Bardhi, ashtu edhe Jorida Tabaku nuk bënë asnjë ditë fushatë në këto zgjedhje, ndaj dhe kërkoi një mbledhje të të gjithë deputetëve. • Nga ana tjetër, kryedemokrati Sali Berisha ndërkohë tha se do të bashkëpunonte me këdo në PD-në zyrtare por vetëm me Enkelejd Alibeajn dhe Lulzim Bashën jo. • Kundërreagimi erdhi nga Alibeaj, i cili iu përgjigj se "Zeni" (djali i Berishës, Shkëlzeni) nuk mund ta blinte me para. Por pa e zgjatur më shumë deklaratën e tij. • Nga ish-kreu i PD-së, ende nuk ka asnjë reagim lidhur me çfarë po ndodh me "të djathtën". • Megjithatë ka edhe reagime të tjera; ka deputetë që duan bashkim, por me kusht që kreu i PD-së të mos jetë më Sali Berisha. •

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"I përjashtuar përgjithmonë nga PD"/ Alibeaj i përgjigjet Berishës: Je në katastrofë elektorale, Ramës i duhesh ti dhe soji yt

Ç'do ndodhë brenda PD? Salianji dhe Bardhi mbledhin vota
Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj

TIRANE- Enkelejd Alibeaj, ish-kreu i grupit të "vulës" i është përgjigjur deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili njoftoi sot se dera është e hapur për çdokënd që do të bashkohet, përveç Alibeajt dhe Lulzim Bashës. Në një reagim në rrjetet sociale, Alibeaj thotë se Berisha është duke përjetuar një katastrofë elektorale ndërsa thotë se Berisha bashkë me "sojin dhe sorrollopin e tij"i duhet Edi Ramës. Ndër rreshta, ai i kujton të birin, të cilit i referohet indirekt si "Xeni".

Përgjigja e Alibeajt për Berishën: 

Pasi u bojkotua masivisht nga demokratët dhe shqiptarët, Sali Berisha vazhdon të hedhë llum dhe baltë si e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar katastrofës së vet elektorale. I përjashtuari i madh nga politika, me 103 mijë vota demokratësh kundër tij e me 200 mijë të tjerë që e refuzuan dëshmoi qartë kush i ka shërbyer kujt!
Edi Ramës i duhet Sali Berisha dhe soji e sorollopi i tij i korruptuar për të justifikuar korrupsionin ku është zhytur ai dhe qeveria e tij.
Unë nuk kam qenë kurrë e nuk jam me parimin e Xenit, për tu paguar për gjithçka.
Sali, dorëheqja ime është akt që shkon për të mirën e demokratëve, largimi yt është çlirim dhe frymarrje për ta.

Alibeaj drejtoi për gati 1 vit grupin e njohur si "grupi i vulës" ndërsa dje dha dorëheqjen. Rezultati i grupit në zgjedhje ishte i papërfillshëm duke mos fituar në asnjë bashki./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Berisha: 2 persona janë të larguar nga PD, Lul Brava dhe Alibasha, jemi të hapur për të gjithë

Ç'do ndodhë brenda PD? Salianji dhe Bardhi mbledhin vota
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se PD është e hapur të mirëpresë këdo që kërkon ti bashkohet, përfshirë edhe grupin e vulës, por e njëjta derë është e mbyllur për Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn. Në një deklaratë për mediat nga selia e PD, Berisha tha se fitorja e PS ishte "tmerrfitore" e bazuar në mekanizma ala Putin. 

Sali Berisha: Qendrimi dhe deklarata ime dhe e partisë është kjo. Dy persona janë të larguar nga PD, Lul Brava dhe Alibasha që mori vetëm sot shpërblim nga Edi Rama 220 mijë euro. PD është e hapur për  të gjithë. Pengjet e Edi Ramës u përdorën në mënyrën më të pamëshirshme nga ai për  të goditur opozitën shqiptare. Përsa i përket atij rezultati iu bëj thirrje ti lexoni rezultatet me realizëm. PD iu mohua logo, PD iu mohua kryetari i koalicionit. E di si e bëri Edi Rama, kur ringu ishte përgatitur për ndeshje, me mekanizma ala putin, shpalli veten fitimtar duke  moslejuar kundërshtarin të hyjë në ring. ç'fitore është ajo?  Ajo është tmerr fitore. Pasojat ishin për PD, por më të këqija ishin për të. Ai parashikoi që ajo të ishte kolpo di grazia. Ti jepte një goditje asgjësuese, përfundimtare, por u përball me të kundërtën. Aktet e tij, kriminale. 510 mijë shqiptarë u ngritën mbi të gjitha, 200 mijë u përjashtuan nga listat u ngritën dhe i thanë që opozita është e pamposhtur. Këto zgjedhje janë farsë. Ne jemi zotuar se do të mbrojmë votën. Mediat po përpiqen të bëjnë fajtor viktimën dhe jo hajdutin. Ky është akt amoraliteti. Ata të dy janë larguar vetë nga partia./Dosja.al

3 VITE ME PARE

A do të rikthehet Basha në PD? Çollaku: Nëse merr mbështetjen e demokratëve, patjetër që po!

Ç'do ndodhë brenda PD? Salianji dhe Bardhi mbledhin vota
Kreshnik Collaku

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka komentuar zhvillimet më të fundit nga kampi blu.

Për 'Euronews Albania', Çollaku tha se vetë ish-kryeministri Berisha duhet të marrë një rol aktiv në bashkimin e PD-së, ku nëse gjendet vullneti i përbashkët mund të mbahet dhe një kongres pajtimi.

"Si një baba i madh i kësaj shtëpie, nëse mund ta quajmë kështu zotin Berisha, duhet ai ta ndihmojë bashkimin e demokratëve. Duhet t’i ndihmojë demokratët të bashkohen. Kjo është rruga ku dihet të shkojmë. Në rast se ky vullnet ndodh pastaj pjesa tjetër janë procedura që mund të ndiqen. Një Kongres pajtimi dhe bashkimi I strukturave të të dyja palëve që ndodhen në të gjithë territorin"

Në lidhje me një rikthim të Bashës në krye të PD-së, Çollaku tha se nuk ka dijeni në lidhje me projektet politike të zotit Basha, por theksoi se kushdo që merr votëbesimin e demokratëve mund ta drejtojë PD-në.

“Basha ka drejtuar me problematikat e veta por në mënyrë serioze Partinë Demokratike. Unë bëj pjesë te njerëzit që mendojnë se çdokush pa asnjë lloj përjashtimi ka të drejtën të bëhet pjesë e këtij momenti. Unë jam i çuditur pse nuk është angazhuar në mënyrë më publike në këtë fushatë. Nuk e di se si e ka projektin e tij personal politik apo ambicien e tij, nëse e ka ta ballafaqojë me demokratët dhe nëse merr mbështetjen e tyre patjetër mund ta drejtojë PD-në, apo çdokush tjetër që mund të marrë mbështetjen e demokratëve”.

3 VITE ME PARE

“Me Berishën nuk bëhet”/ Dorëheqja e Alibeajt, Xhaferaj: Të japim kontributin për një lidership të ri

Ç'do ndodhë brenda PD? Salianji dhe Bardhi mbledhin vota
Ferdinant Xhaferraj

TIRANË- Deputeti Ferdinand Xhaferaj ka folur për herë të parë për mediat pas humbjes në zgjedhje dhe pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt. Në ambientet e jashtme të Kuvendit, ai u shpreh se humbja e opozitës në zgjedhjet e 14 majit, erdhi për arsye të brendshme, por dhe për arsye që shkojnë përtej saj.

Xhaferaj tha se opozitës i duhet një lidership i ri, teksa shtoi se me Berishën nuk bëhet, por dhe pa të nuk bëhet, duke sugjeruar që ky i fundit të bëjë një hap pas.

"Në këto zgjedhje opozita mori atë rezultat që panë të gjitha pr shkaqe brenda opozitës por edhe për shkaqe të jashtme. Kur themi për shkaqe të brendshme ishte se nuk gjetëm gjuhën e përbashkët. Por raporti i ODHIR thotë që u përdor presion mbi votuesit, u përdor administrata.

Pamë dhunën verbalë që ushtroi zoti Rama në fushatë. Që vishej si për vitin 2030 dhe fliste dhe këndonte si në mesjetë. Nuk mund të flitet në 2023 që unë qyteteve nuk do i jap fonde. Rama me sistemin nuk mori më shumë se 750 mijë vota. Problemi është pse opozita nuk është në gjendje të tërheqë është 6% të shqiptarëve. Zoti Berisha me të shkuarën e tij, me marrëdhëniet që ka me ndërkombëtarët nuk premton perspektivë për më shumë se 500 mijë shqiptarë. E kemi pasur 13 vite drejtues dhe lokomotivë të trenit opozitar.

Por me Berishën në krye kjo punë nuk mund të bëhet por edhe pa Berishën nuk bëhet. Berisha të jetë vagon. Na duhet një drejtues që është në gjendje të projektojë më shumë se 500 mijë shqiptarë. Deri tani jemi në evidencë. Edhe Basha ka rolin e tij për të luajtur, secili duhet të shohë nga vetja. Edhe grupimi jonë ka marrë ato rezultate që ka marrë. Mund të jemi pjesë e një zgjidhje që shkon përtej nesh. Na duhet lidership i ri. Nuk ka zgjidhje tjetër. Ky është presioni që duhet bërë”

3 VITE ME PARE

"Ikim të gjithë në emigrim", Paloka nuk pranon largimin e Berishës: Rama ia vodhi, vini gishtin te hajduti, kush e mund këtë regjim putinist le të vijë ta provojë

Ç'do ndodhë brenda PD? Salianji dhe Bardhi mbledhin vota
Edi Paloka,deputet

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka e kundërshtoi mundësinë e largimit të  Sali Berishës nga drejtimi i partisë pas humbjes në zgjedhjet lokale  të 14 majit. Në hyrje të seancës plenare, Paloka tha se zgjedhjet ishin të vjedhura dhe prandaj gishti i përgjegjësisë duhet të drejtohet te "hajduti" dhe jo te "viktima". Paloka tha se është i hapur për të bashkëpunuar me grupin e "vulës", por sipas tij, kushdo që akuzon opozitën për humbjen duhet të ofrojë zgjidhjen sesi mundet një regjim.

Pjesë nga fjala e Palokës: 

Nuk mund të dorëhiqet nga një post që se ka pasur, pse duhet të ikë Berisha meqë i vodhi Rama? 

Zgjedhjet i patë vetë ju si shkuan, përgjegjësitë tona janë ato që kam thënë. Realiteti është ky, një qeveri që vjedh dhe manipulon. Po e bëni si çobani me lopën. Po pra po, ne ose përballemi me këtë realitet me të gjitha mënyrat me një qeveri që nuk bën zgjedhje ose të ikim në shtëpi, dhe të vijnë ata që mund ta ruajnë lopën. Asnjë hap pas pse nuk ka të bëjë. Ju thoni hajde ti plotësojmë këtë dëshirë Ramës dhe të ikim ne të parët dhe të punojmë në emigrim. Koalicioni mori mbi 500 mijë vota, pa komisionerë, pa sigël, pa asgjë. Ti bëjmë analizat  siç duhet. Alibeaj e mbaroi misionin që kishte marrë. Rama do të bëjë më shumë se kaq. A ka ndonjëri nga ju që mendon se zgjedhjet ishin normale? Ky milet duhet të ulërasë sesi u vodh vota. Atëherë ju gazetarët bëni pyetje naive. Si bindet ai që i shkon krimineli në shtëpi i jep 50 mijë lekë? Duhet bërë analiza. Vini gishtin te hajduti, njëherë. Vendet e tjera kanë bërë revolucione, ne jemi në regjim putinist, një palaço bën diktaturën këtu. Unë e kam thënë, ja ikëm ne... Po kush më thotë zgjidhjen, unë kështu e kam thënë dhe kur iku Basha? Kush të dojë të vijë ta provojë. Difektet tona duhet ti rregullojmë të gjitha.

A do shpëtojmë  demokracinë dhe pluralizmin? Janë të mirëseardhur kushdo që thotë, unë e di mënyrën sesi rrëzohet. Të më  japë mënyrat. 

Keni humbur 200 mijë vota. Edhe te manipulimi. U vodh Kamza me votim elektronik. Para  se të  kërkoni llogari te opozita, hidhni gishtin te hajduti. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

A do pranojë drejtimin e PD? Tabaku: Nuk kam asnjë ambicie!

Ç'do ndodhë brenda PD? Salianji dhe Bardhi mbledhin vota
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka bërë reagimin e parë një ditë pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj nga posti i tij. 

E pyetur nga gazetarët nëse do ta pranojë drejtimin e PD, ajo tha se çdo vendim që do merret do të konsultohet me kolegët. Po ashtu, ajo tha se dorëheqja e Alibeajt ishte e papritur për të. Tabaku shtoi se është takuar me sekretarin e përgjithshëm të PS mbrëmjen e djeshme por nuk dha detaje rreth takimit.

"Kam pritur që numëruesit të mbaronin punën. Unë kam të njëjtin qëndrim që kisha që në fillim të shtatorit. Kam bërë thirrje për të gjithë ata që janë në PD, pak rëndësi ka që mendojnë ndryshe, që PD duhet të ishte bashkë dhe të kishte ofertë të unifikuar. Kam bërë thirrje që secili prej nesh të mendonte më shumë se interesat e veta personale, kam bërë thirrje që PD të ndryshonte mendësinë, të ndryshonte ofertën, sjelljen. Në këtë moment kam kërkuar të mos përsërisim gabimet e së shkuarës, të reflektojmë, të mos vijojmë po njësoj me të njëjtat justifikime por të kalojmë një proces i cili do kohë por t’i japim kohë demokratëve dhe vetes për të kuptuar se ku gabuan. Nëse do kishim ndryshuar ofertën e PD do i kishim lënë vendin jo llumit, jo mllefit, jo sulmit, jo përçarjes por bashkimit dhe ofertës së PD në 1, situata do ishte ndryshe.

Ka ardhur momenti që të reflektojmë e të sillemi ndryshe. Shqipërisë i duhet një opozitë e fortë. Duhet të shohim nga vetja se çfarë bëmë gabim. Të pranojmë që PD s’është as më e madhe, as më e bashkuar, as më e fortë se këtë treguan rezultatet. S’mund të jemi refuzimi i shqiptarëve, por alternativa.

Dorëheqja e Alibeajt ishte e papritur për mua, mbrëmë kam patur një takim me Gazment Bardhin, kemi diskutuar për këtë çështje."

enkelejd alibeaj ervin salianji sali berisha pd

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë