LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përgjimet/ "Do ta mbys me thonj, qelbësirë, katundar i ndyrë", Veliaj shpërthen ndaj ministrit! Porositë e kryebashkiakut për vëllain e tij mbi mediat

• Përgjimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në paraburgimin e Durrësit janë publikuar. • Në përgjimet e fundit, Veliaj i kërkon bashkëshortes së tij Ajola Xoxës dhe vëllait të tij Arbër Veliaj që të flasin me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, që të mos transferohet në një IEVP tjetër dhe të shmangë kontrollet që i bëjnë në dhomat e paraburgimit. • Për këtë ka kërkuar nga Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj që të angazhojnë të gjithë të njohurit dhe miqtë që t’ia kërkojnë këtë gjë Ministrit të Drejtësisë. • Më tej, kryebashkiaku shpërthen ndaj ministrit Ulsi Manja, ku ndaj tij përdor edhe një fjalor ofendues, duke e quajtur "qelbësirë". • Kryebashkiaku shprehet gjithashtu se e kanë lënë me njerëz që kanë 100 vite burg duke i rrezikuar jetën dhe nuk do t’ia falë dhe "do ta mbysë me thonj". • Në disa përgjime të tjera, • kryebashkiaku nga qelia e burgut i kërkon vëllait të tij, Arbër Veliajt që të merret me mediat. • Në përgjime thuhet se Arbër Veliaj orientohet nga Veliaj që të takohet me gazetarët me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh. • Po ashtu, Veliaj e orienton që konferenca për mediat të bëhet me gazetarë normal, nga Top Channel, Report Tv, Tema, pa njoftim për shtyp që mos të vijnë gazetarët e SYRI-t apo MCN-ja. Erioni po kështu, i thotë që ata të bëjnë pyetje normale. • Sipas bisedave të transkriptuara konstatohet se kryebashkiaku Veliaj përcakton edhe editorialin në disa media, ku kërkon orë të caktuara për publikimin e statuseve të tij, me qëllim që ky lajm të përsëritet edhe në kohë televizive/lajme të mëvonshme.

2 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Sigurohuni që mos vijnë gazetarët e SYRI-t…", ja përgjimet e Veliajt dhe porositë e tij nga burgu për të vëllanë

Përgjimet/ "Do ta mbys me thonj, qelbësirë, katundar i
erion veliaj

TIRANË- Përgjime të reja të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit janë zbardhur në media. Kryebashkiaku nga qelia e burgut i kërkon vëllait të tij, Arbër Veliajt që të merret me mediat. Në përgjime thuhet se Arbër Veliaj orientohet nga Veliaj që të takohet me gazetarët Carlo, Mero apo edhe me Mirën me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh.

“Në orën 16:16, shtetasi Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, të cilës ndër të tjera, i kërkon që të bisedojë me Karlon e ta pyesë nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot. Ajola Xoxa e informon se nuk e ka numrin e Karlos, por Erioni e pyet “Po Albën, s'ke as Albën as Karlon?”.

Pas kësaj, Ajola i përgjigjet se numrin e Albës e ka dhe do ta pyesë. Erioni i thotë gjithashtu se numrin e Karlos mund t'ia japë edhe Renato.

Përgjimet/ "Do ta mbys me thonj, qelbësirë, katundar i

Në orën 16:21, Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij Arbërin, të cilit i kërkon që të pyesë Karlon nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot në darkë.

Në vijim të komunikimit, Arbëri i tregon se "kta shokët tanë” i kanë thënë që nesër do të zhvillohet konferenca me gazetarë. Erion Veliaj e orienton që takimi me gazetarët të bëhet me gazetarë normal, nga Top Channel, Report Tv, Tema, pa njoftim për shtyp që mos të vijnë gazetarët e SYRI-t apo MCN-ja. Erioni po kështu, i thotë që ata të bëjnë pyetje normale.

Në orën 16:22, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, dhe kjo e fundit i thotë se ka folur dhe i ka thënë që po e bëjnë gati AI (inteligjencë artificiale). I kanë marrë përgjigjet dhe po e bëjnë gati. Po kështu, Ajola i tregon se e ka pyetur nëse do që të japë intervistë, por i ka thënë jo. Të njëjtën gjë i kërkon edhe Erioni, të rrijë sa më larg (nënkupton intervistës).

Në orën 18:05, Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon që të flasë me Albin e"Ditës", sepse Geri Kokalari ka bërë një super intervistë te Report Tv, e kërkon që t'i japë prioritet intervistës së tij. Erioni i tregon se intervistën e tij do e publikojnë dy-tre gazeta, edhe Tema ndoshta. I kërkon që për këtë të bisedojë me Meron dhe Albin.

Në orën 18:07, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ku ky i fundit i tregon se “shokët tanë” i kanë thënë që intervistën (konferencën) ta bëjnë me të gjithë gazetarët, dhe për pyetjet që nuk duan të përgjigjen, do thotë se nuk flasin dot në këto momente. Më pas, Erion Veliaj i tregon Arbrit në lidhje me intervistën e Geri Kokalarit te Report Tv dhe i kërkon ta lidhë me Temën dhe Ditën (Gazeta), që t'i japin vëmëndje, pasi Shqiptarja do e bëjë patjetër.

Përgjimet/ "Do ta mbys me thonj, qelbësirë, katundar i

Në orën 19:55, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe i kërkon që të sigurohet që intervista e Geri Kokalarit të shpërndahet sot te Gazeta Dita, Tema dhe Shqiptarja, sigurisht edhe për gazetat nesër. Po kështu, i thotë se është mirë që edhe Amerikanët(avokatët amerikanë) të informohen se çfarë po ndodh në mënyrë sistematike. Kjo gjë, thotë Erioni, duhet të jetë në përditshmëri, "daily tasks".

Në orën 20:17, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe e pyet nëse amerikanët (avokatët) e arrijnë datën 11 (data e zhvillimit të seancës së Apelit). Arbrit i tregon se po mundohet të lidhet me ta dhe me shumë gjasa do të jenë në Shqipëri. Erion Veliaj i kërkon gjithashtu që ata të bëjnë një intervistë te Top-i. Ndërkohë, Arbri e njofton edhe në lidhje me konferencën e avokatëve, e cila është lënë të bëhet të nesërmen në orën 14:00, "off camera" "on record", që gazetarët t'i prodhojnë vetë lajmet. Arbri i tregon se takimi do të quhet "takim informative me avokatët e familjes Veliaj". Në bisedë, Erion Veliaj i kërkon që “duhet mbajt presingu lal se dita e martë është e pandryshueshme, kshu që katër ditë kemi'. "three days to freedom”. I kërkon Arbrit që “edhe thuaj të merret içik me kuç e me maç kush po ndjek gjëra?"

Në orën 20:30, Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajolën, të cilës i kërkon që “Thuaji ktyre qe ta shperndajne sa me shume edhe ta mbajne presionin se keto kater dite jane vendimtare" "Domethënë o dal këto katër ditë, o rri këtu edhe katër muaj. Kismet pastaj Gjykata e Lartë. Mbas Zgjedhjeve.” “Kshuqë është "vital". Këto katër ditë janë vendimtare", thuhet në përgjimet e publikuara.

Përgjimet/ "Do ta mbys me thonj, qelbësirë, katundar i

Gjithashtu të tjera detaje janë zbardhur ku theksohet se lajmi i bërë nga Ilir Yzeiri ku sulmohen prokurorët e SPAK është pasqyruar dhe në faqen e medias online që i përket Carlo Bollinos.

“Angazhimi i vëllait të tij, shtetasit Arbër Veliaj, bashkëshortes Ajola Xoxa, shtetasve Alban dhe Renato, për organizimin e fushatës mediatike, postimin kohë televizive dhe postime të ndryshme në media në rrjete sociale, marrje Online si Tema, Shqiptarja.com apo edhe portale të tjera. Vihet re, se shtetasi nën hetim Erjon Veliaj, por edhe bashkëbiseduesit e tij, drejtohen nga një person që përmendet në komunikime si "Redaktori”.

Nga komunikimet konstatohet se, shtetasi Arbër Veliaj orientohet nga shtetasi nën hetim që të takohet me gazetarët Carlo, Mero apo edhe me Mirën me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh. Ka diskutime në lidhje me kohën televizive te Top-i, e më konkretisht në emisionin Top Story të gazetares Grida Duma, si dhe për mbështetjen që merret nga ana e TV Klan, Report Tv, për publikimin e lajmeve në favor të tij, por dhe sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Përgjimet/ "Do ta mbys me thonj, qelbësirë, katundar i

Po kështu, sipas bisedave të transkriptuara konstatohet se shtetasi Erion Veliaj përcakton edhe editorialin në disa media, ku kërkon orë të caktuara për publikimin e statuseve të tij, me qëllim që ky lajm të përsëritet edhe në kohë televizive/lajme të mëvonshme. Rasti i publikimit të një artikulli të gazetarit Ilir Yzeiri është ilustrim i plotë i sa më sipër.

Në lidhje me këtë, rezulton se në faqen e medias online "Shqiptarja.com" është publikuar një artikull me titull "Ilir Yzeiri: Përse Dado Bani dhe Samet Gurguri duhet të...". Artikulli është publikuar në date 03.03.2025, ora 11:35. 

Përgjimet/ "Do ta mbys me thonj, qelbësirë, katundar i

Në përmbajtje të artikullit, lir Yzeirit bën një analizë kritike të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke ngritur akuza të forta për ndikimet politike dhe korruptive që ndodhin brenda strukturave të drejtësisë”, thuhet në dosje e përgjimeve të siguruar nga CNA.

1 VITE ME PARE

Përgjimet/ "Do ta mbys me thonj, qelbësirë, katundar i ndyrë", Veliaj shpërthen ndaj ministrit

Përgjimet/ "Do ta mbys me thonj, qelbësirë, katundar i
erion veliaj

TIRANË- Përgjime të reja të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj janë publikuar në media. Në përgjimet e fundit, Veliaj i kërkon bashkëshortes së tij Ajola Xoxës dhe vëllait të tij Arbër Veliaj që të flasin me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, që të mos transferohet në një IEVP tjetër dhe të shmangë kontrollet që i bëjnë në dhomat e paraburgimit.

Për këtë ka kërkuar nga Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj që të angazhojnë të gjithë të njohurit dhe miqtë, shtetasit Mero dhe G.S. që t’ia kërkojnë këtë gjë Ministrit të Drejtësisë.

Përpjekjet e shtetasit nën hetim Erjon Veliaj te ministri i Drejtësisë, në mënyrë që të mos transferohet në IEVP tjetër dhe të shmanget nga kontrollet që i bëhen në dhomat e paraburgimit. Për këtë gjë, shtetasi nën hetim bisedon me bashkëshorten dhe vëllain e tij, që të angazhojnë të njohurit, miqtë, shokët, shtetasit Mero dhe G.S, të cilët duhet të kërkojnë te ministri i Drejtësisë këtë gjë. Gjithashtu nga përmbajtja e komunikimeve të përgjuara përftohet edhe një e dhënë e rëndësishme që ka të bëjë me marrëdhënien mes dy personave nën hetim Erion Veliaj dhe G.S.”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.

Përgjimet/ "Do ta mbys me thonj, qelbësirë, katundar i

Më tej, kryebashkiaku shpërthen ndaj ministrit Ulsi Manja, ku ndaj tij përdor edhe një fjalor ofendues, duke e quajtur "qelbësirë". Kryebashkiaku shprehet gjithashtu se e kanë lënë me njerëz që kanë 100 vite burg duke i rrezikuar jetën dhe nuk do t’ia falë dhe "do ta mbysë me thonj".

“I kërkon që të merret me Ministrin e Drejtësisë, pasi sipas tij i kanë bërë zbor në burg, dhe nuk e pranon këtë sjellje duke e lënë me njerëz që kanë 100 vite burg, dhe se i ka rrezikuar jetën. Ajola i tregon se me të kanë folur të gjithë. Në lidhje me Ministrin e Drejtësisë, Erion Veliaj shprehet se i ka rrezikuar jetën, nuk do ta falë dhe do ta mbysë me thonj. I tregon se në lidhje me transferimin e pritshëm, punonjësit në IEVP, i kanë treguar e-mailin e dërguar prej tij, ku gjenden shtatë emrat për transferim. Ministrit të Drejtësisë i drejtohet me fjalët "Qelbësirë” dhe nuk ka për tía falur. Më të njëjtin fjalor flet edhe për Prokurorin Ols Dado, madje në bisedë me Ajolën i shprehet: "Le ta dëgjojnë të gjithë, qelbësirë, atij s'kam për t'ia fal, as Ols Dados, por sidomos Ulsi Qelbësirës..." Biseda e Erion Veliajt me Ajolën vazhdon ku ai flet sërisht për Ministrin e Drejtësisë, të cilin e quan qelbësirë, katunar i ndyrë, i ndyrë, i cili sipas tij e ka futur në burg dhe e ka vënë në gjumë, e nuk pranon që t'i bëhen kontrolle”, thuhet në përgjime.

Përgjimet/ "Do ta mbys me thonj, qelbësirë, katundar i

erion veliaj arber veliaj

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion